JA DHE NJE TURP TJETER NE SHOQERINE E SOTME SHQIPTARE.
JEPNI MENDIMET TUAJA PER PERHAPJEN E GJUHES DHE INVESTIMEVE GREKE NE SHQIPERI
Gjuha e dyte e Shqiperise
Greqishtja eshte duke u perhapur me shpejt midis shqiptareve, sesa ne zonat etnike greke ne jug te vendit
Nga Iota Myrtsioti
SELANIK - Ne Elbasan, ne qender te Shqiperise, nje punonjes policie me uniforme ndalon nje makine me targa greke per nje kontrroll te zakonshem. Ne nje greqishte perfekte, ai pyet shoferin per patenten, lejen e qarkullimit dhe lejen e qendrimit.
"Me falni, por kur e keni mesuar nje greqishte kaq te paster?" pyet shoferi.
"Ketu ne qytetin tone, eshte nje kurs dy here ne jave ne nje shkolle private per gjuhe te huaja. Une shkoj atje bashke me tim bir", pergjigjet polici, duke shtuar dhe nje keshille per t'u ruajtur nga kthesat e ngushta ne vazhdimin e rruges, dhe nga siperfaqja rreshqitese e saj.
Mijera njerez ne Shqiperi jane duke mesuar greqisht, dhe jo vetem ata qe ndodhen ne zonat etnike greke dhe e mesojne ate nga gjysherit e tyre, ose ata te cilet kane jetuar ne Greqi per nje fare kohe. Greqishtja eshte duke u mesuar ne me shume se 100 institute private per gjuhet e huaja ne Korce, Elbasan, Gjirokaster, Pogradec, Tirane, Vlore dhe kudo tjeter.
Greqishtja eshte gjuha e huaj qe flitet me gjeresisht ne Shqiperi; besohet se ne dy nga tre familje shqiptare, ka te pakten nje person qe e flet greqishten.
"Ne Shqiperine e sotme, greqishtja eshte gjuha e biznesit, ekonomise, dhe kultures", thote Stavro Daios, nje grek etnik ne Shqiperi, qe studion ne Universitetin e Selanikut. Ai thote, qe ne nje kohe kur edukimi i gjuhes greke eshte duke vdekur ne zonat etnike greke, si ne Gjirokaster dhe Sarande, ne pjesen tjeter te Shqiperise ajo eshte duke u mesuar me ne masivitet. "Ne vitin shkollor 1989-1990, studentet grekofon ne zonat etnike greke ishin 7.500 dhe rreth 700 mesues. Sot ka vetem 1.000 nxenes dhe 100 mesues", thote ai. Shqiptaret, nderkohe jane duke mesuar greqisht ne shtepite e tyre dhe jane duke lexuar libra ne greqisht (ose libra greke). "Zorba" e Nikos Kazantzakis dhe permbledhja e botimeve te Constantine Cavafy jane kthyer ne best-seller. Mbi 140 libra te shkrimtareve greke jane perkthyer ne shqip.
Kater vjet me pare, shkolla Arsakeio eshte hapur ne Tirane dhe gezon vleresimet me te larta nga shqiptaret. Ajo eshte shkolla e pare private greke ne Shqiperi, e hapur si pjese e nje marreveshjeje greko-shqiptare. Drejtori i saj, Sappho Mazaraki, i ka thene te perditshmes greke, qe aventura eshte kthyer ne nje sukses. "Kur ne hapem shkollen, ishte nje sipermarrje shume ambicioze. Megjithate, ne patem sukses dhe Arsakeio konsiderohet si nje nga shkollat me te mira ne Shqiperi, ku ka gjithashtu dhe shkolla private angleze, italiane, franceze dhe turke", thote ai. "Tabela e zanoreve kombinon elementet e sistemeve te te dy vendeve, duke respektuar origjinen etnike, fene dhe zakonet vendase".
Ne fillim, shkolla pati 77 femije ne klasat e para dhe te dyta fillore, dy mesues greke dhe tri shqiptare. Sot jane 300 nxenesit qe frekuentojne 8-vjecaren.
"Nje e treta e nxenesve tane jane shqiptare, midis te cileve ka dhe etnike greke ose femije te grekeve te cilet jetojne ketu, te cileve u mesohen nje sere gjerash, si ne shqip ashtu dhe ne greqisht", shtoi Mazaraki.
Ne rrethin e Korces, 500 shqiptare ndjekin kurset e gjuhes greke ne institutet, te cilat jane nen kujdesin e organizatave jo-qeveritare dhe jo me perfitime kulturore, te cilat i permbledh "Vellazeria", e themeluar nga biznesmenet dhe agjensite greke. Duke iu referuar Costas Yiannis, presidentit te kesaj shoqerie, interesi i treguar eshte i madh. "Ka madje dhe familje te tera, qe vijne mesojne greqisht dhe programe te ndryshme kompjuteri. Ata paguajne vetem nje euro ne muaj, si nje kontribut per shoqaten", thote Yannis, i cili do te hape nje shkolle private dhe ne Korce.
"Kathimerini"
Krijoni Kontakt