Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673

    SHBA kundėr Topallit: Na nxori nga Kuvendi kur fliste Ina Rama

    Pėrfaqėsues tė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara dhe diplomatė tė tjerė tė akredituar nė vendin tonė janė dėbuar nga zona e vendeve diplomatike nė Parlament para se kryeprokurorja tė paraqiste raportin vjetor. Lajmi qė ėshtė mbajtur sekret nga administrata e Kuvendit ėshtė bėrė publik nga njė letėr zyrtare e ambasadorit amerikan, John Withers e cila prej dy ditėsh ndodhet nė tavolinėn e punės sė kryeparlamentares, Jozefina Topalli.

    TIRANE-Njė incident i rėndė diplomatik ėshtė shkaktuar nė seancėn parlamentare tė 17 korrikut, pikėrisht ditėn kur Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama, paraqiti nė njė sallė pothuajse bosh raportin vjetor pėr luftėn kundėr kriminalitetit dhe korrupsionit. Pėrfaqėsues tė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara dhe diplomatė tė tjerė tė akredituar nė vendin tonė janė dėbuar nga zona e vendeve diplomatike nė Parlament para se kryeprokurorja tė paraqiste raportin vjetor. Lajmi qė ėshtė mbajtur sekret nga administrata e Kuvendit ėshtė bėrė publik nga njė letėr zyrtare e ambasadorit amerikan, John Withers e cila prej dy ditėsh ndodhet nė tavolinėn e punės sė kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Duke shprehur shqetėsimin e tij pėr kėtė ngjarje tė rėndė Withers e hap letrėn e tij me fjalėt “u trondita dhe u zhgėnjeva kur mėsova se pėrfaqėsues tė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe diplomatė tė tjerė tė akredituar u dėbuan nga zona e vendeve diplomatike nė Parlament para se Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, tė paraqiste nė Parlament raportin vjetor lidhur me aktivitetet e zyrės sė saj”.
    Ai kritikon hapur sjelljen arrogante tė administratės sė Kuvendit duke vėnė mandej nė dukje se “dėbimi i stafit tim nga zona e posteve diplomatike ngre dyshime serioze lidhur me angazhimin e Parlamentit jo vetėm pėr tė qenė i hapur dhe transparent, por edhe pėr bashkėpunimin tonė nė kėtė pėrpjekje tė rėndėsishme”. Withers gjithashtu thekson se “mbetem thellėsisht i shqetėsuar nga ky veprim dhe nga vėshtirėsitė nė rritje nė tė cilat po has stafi im dhe ai i misioneve tė tjera diplomatike nė gjetjen e mundėsisė pėr tė ndjekur seancat parlamentare”. Nė kėtė kontekst ai i drejtohet kryeparlamentares, Topalli duke i kėrkuar qė ta garantojnė se “ky incident nuk do tė pėrsėritet mė dhe se Parlamenti do tė bashkėpunojė nė tė ardhmen pėr tė lehtėsuar mundėsinė e pjesėmarrjes sė misioneve tė huaj nė seancat e tij”. Nė letrėn e tij zyrtare ambasadori amerikan nėnvizon faktin se “pjesėmarrja jonė nė seancat parlamentare ėshtė njė shprehje thelbėsore e angazhimit dhe interesit tė vazhdueshėm pėr procesin. Prania jonė nuk ėshtė vetėm pėr arsye informimi, por konsiderohet edhe si njė shfaqje publike e mbėshtetjes pėr Parlamentin dhe Prokurorinė e Pėrgjithshme, nė atė qė duhet tė jetė njė objektiv i pėrbashkėt”. Nė funksion tė tė njėjtit qėndrim Withers sqaron se “qeveria amerikane, nėpėrmjet programit OPDAT, ka siguruar burime dhe financime tė mjaftueshme pėr tė ndihmuar qeverinė shqiptare nė arritjen e objektivave tė saj nė luftėn kundėr korrupsionit nėpėrmjet reformės nė sistemin gjyqėsor”. Ndaj dhe sipas tij “programet tona tė trajnimit po ndihmojnė si sistemin gjyqėsor ashtu edhe zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr tė pėrmirėsuar punėn nė shqyrtimin e krimeve tė rėnda dhe korrupsionit”.
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  2. #2
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Brari he re s'do na sjellesh ndonje shkrim ku del Ambasadori Amerikan e administrata e ambasades se USA jane komunista e kopila te Enverit. Ose ndonje shkrim ku te na thuash se jane te tere vegla te Edi Rames dhe mafjes.

    Si re Brari do ja lesh kete njolle te zeze partise pa kundershtime fare? Apo te kutjohet xhaxhi Enveri tek nxirrte cdo perfaqsues jashte vendit se nuk donte deshmimtar internacional.

    Brari... fol Brari fol pse rri urt
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po kshu eshte kur u le grave ndonje gje ne dore. Tani po e kuptoj pse Sala do te rrise numrin e grave ne postet vendimarrese
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    le te kapen prape me ameriken se do shohin prapadiellin kollaj fare. aq hajvaner jane qe besojne se po i nxorren jashte parlamentit ata nuk do jene ne dijeni cfare thuhet aty brenda.. edhe nje femije se beson kete.. por kjo zonja calamani, qenka me e vogel se nje femije.. embrion fare.

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Po kshu eshte kur u le grave ndonje gje ne dore. Tani po e kuptoj pse Sala do te rrise numrin e grave ne postet vendimarrese
    Skam cte shtoj me teper.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #6
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Po kshu eshte kur u le grave ndonje gje ne dore. Tani po e kuptoj pse Sala do te rrise numrin e grave ne postet vendimarrese
    S'me kishte vajtur ne mend qe kjo eshte taktike e shkelqyer.
    Kur kishte burra ne kryesi i iken e formuan parti te tjera. Keto femrat i dominon si pimp Sala.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi Lexo Postimin
    S'me kishte vajtur ne mend qe kjo eshte taktike e shkelqyer.
    Kur kishte burra ne kryesi i iken e formuan parti te tjera. Keto femrat i dominon si pimp Sala.
    Te tipit te zonjes Topalli po,femer e etur per pushtet dhe per kost , tip si kjo ben ate qe i thone Berisha and company .....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Po kshu eshte kur u le grave ndonje gje ne dore. Tani po e kuptoj pse Sala do te rrise numrin e grave ne postet vendimarrese
    O Hylli, c'ke me grate? C'te kane bere? Per kuriozitet vere Salen dhe Topallin ne peshore. Kush rendon me teper? Si thua? (te dy nje soj jane po he, mos e vri mendjen per rezultatin)

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Pse duhet te me bejne ndonje gje qe te kem mendim per grate ne politiken shqiptare
    Per koke tende me keq se meshkujt, leqe ajo Topalli thone pallohet me 2 truproje njeheresh, si ka lene gje mangut ca historive nga blloku i udheheqjes ahere.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    ..
    ..
    ..
    ..
    ..
    .

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Anxhi* : 23-07-2008 mė 16:10

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •