Close
Faqja 22 prej 34 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 337
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e mo shoku teli .. i je shtuar dhe ti ketire falangave envero taulanto ballo shyto arapoiste ..
    mir ben.. ka nevoje mafia per hungerimet tuaja..


    lavdi 3 korrikasve..

    qe ju a prene vrullin..ju miljardereve me nick ..socialiste..

    te fala albe malltezo fatime ve te anil bash edvin ballave..
    kam frike te te them zoti brari se e dyshoj fort qe nuk mund te jesh zoteri ti me kete gjuhe qe perdor lart e poshte forumit.. une mor brar, kur ti dhe kompani i thoshit edhe komshiut 'shoku', nuk e kisha kete mundesi sepse isha i persekutuar familjarisht nga ata falangodashes qe sot udheheqin shqiperine. ti dhe tipat e tjere qe mbroni sharjet e rrugacit komunist berishe dhe fjalorin e tij aq flagrant per cfare do njeri te rregullt, nuk jeni asgje me shume se mbeturinat e atij sistemi qe denoi familjen time.. jeni grahmat e fundit te tij.. ju jeni komuniste te lindur qe vdesin e rrine pa buke deri ne vetmohim vetem qe mos shajne dhe vene me shpatulla per muri idhullin qe ju ka qorruar. dje i faleshit dulles, sot saliut, neser kujt te vije nga komunistoizmi juaj. jeni gjynah.

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    teli ..leri denglat se ste shkojne..
    ne te gjitha shkrimet ketu je cfaqur si nje enverist.. e na thua se qenke persekutuar..
    genjeshtar..ose i shitur kok e kembe..



    nje lakmus do ti dhe te del boja..

    ja po te fus ne banko prove un ty faqe burrave ketu..

    cmendon per altin arapin dhe zabit broken?

  3. #213
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    teli ..leri denglat se ste shkojne..
    ne te gjitha shkrimet ketu je cfaqur si nje enverist.. e na thua se qenke persekutuar..
    genjeshtar..ose i shitur kok e kembe..



    nje lakmus do ti dhe te del boja..

    ja po te fus ne banko prove un ty faqe burrave ketu..

    cmendon per altin arapin dhe zabit broken?
    qenke vertet i cudicem brar.. enversit dhe tipik diktator eshte ai qe mbron ti ne kete forum.. me nxirr nje post apo qofte nje rresht te vetem qe qenkam me enverin.. si mos shpifni ju kur ju kane mesuar qe ne djep te tille.. me fotografine e dulles prane pije qumeshtin kur ishe bebe.. provokimet i keni mesuar mire ju sigurimsat..

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    • Nga Tedi Blushi
    Kryeministri kanosi Ballėn vetėm sepse ky i fundit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se “pėr shkak qė ka dalė emri i vajzės sė Sabri Godos, kryeministrit i ka plas sherri nė shtėpi"

    TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka kanosur pėr vrasje deputetin e opozitės, Taulant Balla. “Ta dish mirė se do tė vras! Ti nuk shkel mė i gjallė nė kėtė Parlament. Unė do tė tė vras!”, - ishin kėto fjalėt kėrcėnuese me tė cilat shefi i qeverisė paralajmėroi ligjvėnėsin socialist gjatė punimeve tė djeshme kuvendore, qė degjeneruan rreth orės 01:50. Jashtė ēdo etike morale, me njė fjalor tėrėsisht banal e poshtėrues, kryeministri kanosi Ballėn vetėm sepse ky i fundit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se “pėr shkak qė ka dalė emri i vajzės sė Sabri Godos pėr ministre tė Shėndetėsisė, kryeministrit i ka plas sherri nė shtėpi, se dhe vajza e tij do me u bėrė dhe ajo ministre, pse jo dhe kryeministre”. Ndaj Ballės u tentua madje tė ushtrohej dhe dhunė fizike nga tre ligjvėnėsit demokratė, Edi Paloka e Rahim Kaleci si dhe nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tė cilėt disa herė u orvatėn ta godisnin atė me grusht nė fytyrė. Nga ana tjetėr, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kėrkuar ndėrhyrjen e Gardės pėr nxjerrjen jashtė tė deputetit Balla, gjė qė ka sjellė dhe ndėrprerjen mė pas tė seancės. “Kapeni pėr zhelesh e nxirreni jashtė!”, - tha Topalli. Por pavarėsisht kėrcėnimeve tė saj nė adresė tė punonjėsve tė Gardės: “Nxirreni urgjent jashtė atė vagabond, se do ju shkarkoj!”, ata kanė mbajtur njė qėndrim vėrtet dinjitoz nė respekt tė ligjit. Mė pas opozita ka braktisur punimet, ndėrsa shefi i qeverisė ka marrė njė kafe pėr t’u qetėsuar.
    Pėrjashtimi
    Pas sherrit nė seancė, Byroja e Parlamentit vetėm me pjesėmarrjen e anėtarėve tė maxhorancės pezulloi pėr dy javė me 4 vota pro dhe njė kundėr deputetin socialist, Balla. Nė relacionin e vendimit thuhet se Balla ka pėrdorur njė gjuhė ofenduese dhe provokuese, duke krijuar probleme nė mbarėvajtjen e Parlamentit. Ka qenė kryeparlamentarja Topalli ajo qė propozoi vendimin, i cili u pranua nga anėtarėt pjesėmarrės, demokratėt Fatos Beja, Ramiz Ēoba si dhe nga republikani Arjan Madhi, ndėrsa u kundėrshtua nga deputeti i pavarur, Spiro Peēi.
    Opozita
    Opozita ka reaguar ashpėr menjėherė pas incidentit tė ndodhur nė Parlament. PS mblodhi grupin e saj parlamentar, ku pėr herė tė parė pas kaq kohėsh ishte edhe kryetari Edi Rama. Pas debateve dhe diskutimeve tė shumta u vendos qė PS tė rikthehet nė Parlament, me idenė pėr tė forcuar mė shumė luftėn opozitare. Por nuk kanė munguar edhe zėrat kundėr kthimit. Ka pasur deputetė qė janė shprehur se tė gjithė deputetėt duhet tė mos shkojnė nė seancė pėr 15 ditė, aq sa ėshtė dėnuar Balla. Propozimi tjetėr ka qenė qė PS tė kėrkojė ngritjen e njė komisioni tė posaēėm pėr verifikimin e gjendjes shėndetėsore tė kryeministrit.

    Biseda e plote ne parlament
    Taulant Balla
    Tė nderuar kolegė deputetė, njė ndėr arsyet mė tė rėndėsishme qė kryeministri ėshtė larguar mė herėt se tė gjithė deputetėt nga seanca sot, ėshtė qė pėr shkak se ka dalė emri i vajzės sė Sabri Godos pėr ministre tė Shėndetėsisė, kryeministrit i ka plas sherri nė shtėpi se dhe vajza e tij do me u bėrė dhe ajo ministre pse jo dhe kryeministre. Tė nderuar kolegė deputetė, pėrballė njė kryeministri dhe qeverie mashtruese, ėshtė e kotė qė nė analizėn e kėtij buxheti tė hyjmė nė detaje dhe shifrat e tij.
    (ndėrhyn Sali Berisha)
    Jot mėmė dhe jot shoqe ēfarė do tė bėhet, jot motėr ē’do tė bėhet?
    Taulant Balla
    Po s’e di..
    Sali Berisha
    Ē’do bėhet, fundėrrinė jot motėr?
    Taulant Balla
    Ej, mbush ti mor..!
    Sali Berisha
    Fundėrrinė do tė bėhet jot motėr? Prostitutė motelesh do tė bėhet?
    Taulant Balla
    Po si nuk tė vjen turp mor, ej po ē’je ti mor..
    (Berisha i bėn me shenjė Topallit)
    (ndėrhyn) Jozefina Topalli
    Ulu zoti Balla, ulu, ulu! Nė fakt, ky e meriton me e kap pėr zhelesh e jashtė!
    Sali Berisha
    Dėgjo o qelbėsirė muti mė kupto apo jo. Jot motėr tė shkėr... hoteleve apo moteleve? S’tė vjen turp..
    Taulant Balla
    O zotėri tė vijė turp pėr kėto qė thua. Ja ky ėshtė morali i kryeministrit tonė. Po pusho, mor pusho! Ē’ėshtė ky mo, ky ėshtė i ēmendur mo.
    Sali Berisha
    Qepe o shkėr…
    (Deputetėt ēohen nė kėmbė. Edi Paloka i afrohet foltores dhe shtyn me dhunė Taulant Ballėn. Ndėrhyn Andis Harasani duke e tėrhequr pas Palokėn)
    Jozefina Topalli
    Kapeni e nxirreni jashtė atė zotėrinė, kapeni e nxirreni jashtė. Vagabond, ik andej ik. Dil jashtė edhe nuk hyn mė!
    Sali Berisha (ēohet nė kėmbė dhe u drejtohet deputetėve tė PS)
    Nuk u bė ky me pėrmend nji e dy vajzėn time, ky vėllai i prostitutės
    (Deputetėt e PS)
    Ēa thu mo, a je nė terezi!
    Jozefina Topalli (u drejtohet deputetėve tė PS)
    Ju duhet t’i tėrhiqni vėmendjen atij!
    Sali Berisha (i drejtohet Taulant Ballės duke e kėrcėnuar)
    Ta dish mirė se do tė vras! Ti nuk shkel mė i gjallė nė kėtė Parlament. Unė do tė tė vras!
    Taulant Balla
    Hajde more. Ik o i ēmendur!
    Jozefina Topalli
    Ndėrpritet seanca, ai zotėria del jashtė
    (Tė gjitha mediave vizive u ndėrpritet sinjali. Vetėm televizioni publik TVSH vazhdon transmetimin)
    Jozefina Topalli (ēohet nė kėmbė dhe i afrohet podiumit ku ulet qeveria dhe urdhėron oficerėt e Gardės ta nxjerrin Ballėn me dhunė jashtė)
    Nxirreni jashtė atė vagabond, urgjent tani. Mos mė shikoni ashtu se do ju shkarkoj
    (Garda nuk ndėrhyn)
    Sali Berisha
    Do ta mbyll gojėn o shkėr…
    (Rahim Kaleci ushtron dhunė ndaj Taulant Ballės, duke tentuar ta godasė me grusht por frenohet nga deputetėt e PS-sė. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ēohet i irrituar nė kėmbė dhe tenton gjithashtu tė godasė me grusht Taulant Ballėn. Ai gjithashtu frenohet nga deputetėt e PS-sė. Nė kėtė moment deputetėt e PS-sė bashkė me Ballėn largohen tė gjithė nga salla).
    (d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Tekst origjinal, pėr dramė origjinale qė nuk do tė duhej ta shihnin fėmijėt nėn 18 vjeē.

  5. #215
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Familja e kryeministrit dhe zogjtė e bollave

    24.07.2008


    E kam fjalėn pėr sherrin nė Parlamentin e vendit tim natėn e sė hėnės tė 21 korrikut 2008 mes njė deputeti tė pakulturė, tė trashė denbabaden, tė padijshėm, karrem, mashė, bir kompleksesh tė pafundme, qė e flet me komplekse edhe gjuhėn e nėnės (... kryeministrit i ka plas sherri nė shtėpi, se dhe vajza e tij do me u bėrė dhe ajo ministre, pse jo dhe kryeministre...), si tė huajt qė s’e dinė shqipen mirė (a thua tė jetė shqiptar nga rrėnjėt ky shakllaban, pispilluq, sharlatan i paedukatė), dhe Kryeministrit tė vendit tim, qė vetėm u mbrojt, qė vetėm mbrojti fėmijėn e tij, vajzėn e tij, siē do tė bėnte ēdokush qė i thotė vetes njeri.
    Qė nė krye po them se po tė mos bėnte ashtu siē bėri Kryeministri im Sali Berisha, po tė mos reagonte ashtu siē reagoi (biles, pak dhe butė reagoi) nuk do tė ishte Kryeministėr i imi. Nuk do ta pranoja thellė vetes sime si Kryeministėr. Do tė ndjehesha shumė keq i fyer, i pėrbuzur, i pėrbaltur, i mundur, i zhgrryer, i frikėsuar, i prerė nė besė, nėse Sali Berisha nuk do tė reagonte ashtu siē reagoi. Sepse do tė ndjehesha krejt krejt i pasigurtė unė nė dorėn e tij, nėn drejtimin e tij, nėn mbrojtjen e tij. Nėse ai nuk do t’i dilte zot vetės sė tij, fėmijės sė tij, vajzės sė tij, si mund tė shpresoja e tė ėndėrroja unė se mund tė mė mbronte mua, qytetarin Kryeministri im.
    Shakllabani, sharlatani, karabullaku, zog bolle, provokatori i ultė e i pacipė doli qėllimshėm tė fyente Kryeministrin dhe vajzėn e tij, familjen e tij. Doli me qėllim tė qartė tė zbatonte kėshillat qė ia kanė dhėnė, tė fyente. Dhe kur mori pėrgjigje, u ndje i fyer, u mek. Se atij i dhembi pėr familjen e tij, por nuk mendoi kur fyu familjen e tjetrit. Shumė i paedukatė. Ai nuk mund ta bėntė atė gjest rrugaēėror me ansjė njeri, me asnjė deputet dhe aq mė pak mund ta bėnte me kryeministrin e vendit apo titullarėt e tjerė tė lartė tė shtetit. Ē’punė kishte ai shakllaban me familjen e Kryeministrit. Pse duhej nga foltorja e parlamentit tė flitej pa asnjė shkak pėr familjen e Kryeministrit apo vajzėn e Kryeministrit. Pse duhej? Sali Berisha reagoi. Me tė drejtė. Nuk mund tė reagojė ai qė e ka bishtin tė shkelur. Ai qė nuk ka kė mbron, ai qė nuk ka kujt t’i dalė zot, ai qė e din se nuk i zėn vend mbrojtja, se nuk mbrohet e keqja. Por Sali Berisha ka kė mbron, se e ka tė shenjtė familjen, i ka tė shenjtė fėmijėt dhe tė gjithė thonė bindshėm se fėmijėt i ka shembull.
    Mbase duhet t’i tregoj lexuesit se kurrė nė jetėn time nuk e kam parė apo takuar Argita Berishėn, vajzėn e Kryeministrit, pėrveēse ia kam parė foton nė shtyp, kurrė nuk e kam parė djalin e Kryeministrit, kurrė nuk e kam takuar dhe as kam folur me Sali Berishėn apo zonjėn e tij. Por unė e nderoj pėr pėrkushtimin qė ka, pėr seriozitetin qė ka, pėr punėn qė bėn, pėr ndryshimet qė po bėn nė Shqipėri. Dhe e di se nuk ka nė dorė ēelsat e gjithēkaje nė kėtė vend, se ndryshe ne do tė ishim prej kohėsh vend anėtar i Nato-s, anėtar i BE-sė, do tė ishte ndėrtuar prej kohėsh arteria e shqiptarėve Vlorė - Durrės - Kukės - Prishtinė, etj etj.
    Sali Berisha pra u mbrojt. Siē do tė bėnte ēdo shqiptar i mirė.
    U ndje e fyer opozita. Opozita qė nuk din mė tė opozitojė. Opozita qė vetėm me moralin ka probleme, me familjen ka probleme. Edhe ajo opozita qė u turr tė shqyente Kryetaren femėr tė Parlamentit shqiptar. Ajo opozita e mocionit tė leshit kundėr kryetares sė kuvendit qė deklaroi edhe pas sherrit se don ta aktivizojė mocionin e leshit kundėr saj. Edhe ajo opozita qė nuk e din se ēfarė ėshtė familja, gruaja, fėmija. Edhe ajo opozita qė ngre nė krahė hopa fėmijėt e botės duke luajtur top pa ngritur kurrė nė krahė hopa e pa pėrkėdhelė kurrė fėmijėt e vet. Edhe ajo opozita qė nuk e ka pėr gjė t’i shahen padrejtėsisht fėmijėt, gratė, motrat, vėllezėrit. Ajo opozita e atyre sorollopėve qė pse mushkat e dikujt prishėn vijėn e ujit tė mullirit, doli njėri trim dhe vrau mushkat me pushkė!!! Opozita e baballarėve e bijve mushkėvrarės. Opozita e atyre tė gjashtėve drejtuesve tė shtabit partizan (shtetarė tė rėndėsishėm mė vonė nė shtetin komunist) qė e dėnuan me pushkatim bijėn e botės pse dyshonin ose donin tė ishte e vertetė tė ishte puthė me partizanin... Ajo opozita e bijve tė atyre qė hodhėn nė erė varrin e Nėnės Mbretėreshė... Ajo opozita e atyre qė kanė ditur gjithmonė tė pėrdhosin varret, tė pshurrin mbi varre, tė vjedhin varret, tė dėbojnė eshtrat, tė hedhin nė lumė eshtrat e njerzve, tė fshehin eshtrat. Ajo opozita e atyre qė fyejnė varret, qė fyejnė kufomat, qė pordhosin kufomat. Opozita e atyre qė e dinė mirė se si dhunohen varret edhe tė tė afėrmve...
    Ajo opozita qė s’e ka pėr gjė tė dalė me bythė e hallate jashtė, tė bashkėjetojė e kurvėrojė nė ēeta e grupe ilegale kurvėrimi.
    Ajo opozita qė nuk e din dhe as e kupton vlerėn e familjes. Dhe del dhe kritikon Berishėn. I thotė tė kėrkojė falje. Kujt t’i kėrkojė falje? Kaq shumė cinizėm kundėr Berishės, qė i ofrojnė shansin apo mundėsinė tė tjetėrsohet, tė mos jetė ai qė ėshtė. Nėse do tė ishte tjetėr e nėse do tė ishte ndryshe nga sa u tregua atė natė Sali Berisha, vėrtetė duhej tė dilte e tė kėrkonte falje shqiptarėve se nuk do tė ishte i zoti tė donte e tė mbronte familjen e tij e vajzėn e tij. Mua pėrsonalisht duhej tė mė kėrkonte falje nėse do tė bėnte ndryshe, nėse do tė kthente faqen tjetėr. Por duhet tė kesh familje, duhet tė kesh fėmijė, duhet tė kesh vajzė qė ta kuptosh se ēdo tė thotė tė duash e tė mbrosh familjen tėnde e vajzėn tėnde. Kėtu ku pėrmenda faqen tjetėr, po shtoj diēka pėr Jezu Krishtin qė e lexova nė Gazetėn 55, prej tė madhit Gjergj Fishta. “I lumi Jezu Krisht Herodin e pat quejt dhelpen; per Farizej pat thanė se janė zogj bollash; kur Sh’Pjetri muer me e kshillue, qė tė mos diste m’kryq per njerz, i thotė : M’u hiq, eh djall; mos m’shtje nė tė keq... Ma teper, i lumi Jezu Krisht, tue pa se tempulli i Jeruzalemit ishte ba pazar prej njerzve tė kqi, aj, qė ishte zemer-butė e i pėrvujtė- e qė kishte msue me dashtė edhe anmikun – s’u tha, jo, atyne njerzve tė kqi : por muer nji kamzhik nė dorė e pa i pvetė se ku u dhimbte a ku u digjte, filloj me t’i rrahė pa kurrfarė mshiret...”. Tė mos bėsh atė qė bėri Sali Berisha, tė mos reagosh e tė mos mbrosh fėmijėn tėnd, familjen tėnde, do tė thotė tė jesh krejt i degjenėruar, do tė thotė tė mos e kesh problem nėse ta shajnė gruan, motrėn apo vajzėn. Do tė thotė qė duhet tė ketė tė drejtė sharėsi e fyesi, do tė thotė se ke familje, grua apo vajzė llom e plot vese. E ēfarė faji ka Sali Berisha pse vajza e tij Argita qė jeton nė familjen e saj, qė ka jetėn e saj, nuk ka vese. Ēfarė faji ka Argita Berisha qė nuk ka vese. Qė nuk vjedh buxhetin e kėtij shteti. Qė punon nė punėn e vet. Qė fiton nga aftėsitė e veta. Qė edhe pa e detyruar ligji, por vetėm pėr transparencė tregoi pasurinė. Apo ėshtė faj i saj pse punon privatisht. Sepse kolopuēėt e sotėm komunistė-socialistėt e rinj janė kundėr aktiviteteve private. Janė kundėr profesionit tė avokatit apo juristit. Kujt i dhemb kaq fort qė Argita Berisha nuk ka vese. Kujt i dhemb qė ajo nuk pėrdor fondet publike, qė nuk vjedh nė shtet. Kujt i dhemb qė familjen e Sali Berishės shqiptarėt e marrin si model. Kujt i dhemb pse pėr familjen Berisha nuk dėgjojmė telenovela tradhėtie, abuzimi, droge, prostitucioni, burgosje. Kujt i dhėmb pse Sali Berisha jep shembullin se si duhet tė mbrohet familja shqiptare. Por kėtė veshtirė ta kuptojnė ato qė e shohin familjen dhe shtėpinė si banorė dy-tre orėsh apo njė natėsh tė njė moteli, hoteli apo konvikti tė pėrbashkėt. Vėshtirė ta kuptojnė ato qė shesin gjithė pasuritė e vjedhura pėr tė shpėtuar fėmijėt nga droga apo prostitucioni. Vėshtirė ta kuptojnė ato qė nuk dinė kė kanė grua apo dashnore dhe nuk dinė se me sa vajza apo djem shkojnė fėmijėt e tyre pėr tė fituar eksperiencė kurvėrishte pėr jetėn. Vėshtirė ta kuptojnė ato qė nuk e dinė se ēdo tė thotė familje shqiptare, traditė e kėsaj familje. Vėshtirė ta kuptojnė ato qė kanė spiunuar babain e tyre, nėnėn apo motrėn e tyre. Vėshtirė ta kuptojnė modernėt tanė se ē’do tė thotė tė duash e tė mbrosh familjen, tė duash e tė mbrosh fėmijėt e tu. Nė atė Parlament, tė gjithė mbajmė mend se si janė bėrė si bisha deputete e deputetė tė ndryshėm, tė lartė nė poste ose jo, kur u janė pėrmendė krimet, vjedhjet e maskaralleqėt qė kanė bėrė fėmijėt e tyre, vrasjet apo pėrdhunimet qė kanė bėrė fėmijėt e tyre. Por u janė thėnė me fakte dhe sėrish ata deputetėt-prindėr tė fėmijėve qė kanė bėrė krime, kanė ulėritur e janė lebetitur, janė ējerrė nė mbrojtje tė fėmijėve tė tyre, edhe pse e kanė ditur se fėmijėt e tyre edhe kanė vrarė njerėz. Tė gjithė mbajmė mend se nė atė parlament janė vrarė njerėz, janė derdhė plumba, ėshtė derdhė gjak. Nga opozita e sotme kanė ndodhur tė gjitha. Ulėrijnė opozitarėt.
    Po Sali Berisha qė u fye, a nuk ėshtė njeri si gjithė ne. Po familja e tij, fėmijėt e tij, a nuk janė si gjithė tė tjerėt. Tė bėsh tabelė qitje familjen e Kryeministrit, fėmijėt e tij ėshtė maskarallėku mė i madh qė po ndodh ndėr ne. Ėshtė akti mė i spnsorizuar kundėr Sali Berishės. Edhe ato qė betohen me duar tė palara mbi Bibėl apo Kuran, qė betohen se kanė mbėrthyer nė grushtet e tyre tė pista tė vėrtetat e kėtij vendi dhe se janė e verteta vetė, janė tė shumėsponsorizuar nga antiberishėt pėr tė pėrbaltur Sali Berishėn. Dhe pėr ta pėrbaltur e denigruar nė gjėnė mė tė shėnjtė tė tij, nė familjen. Por ato sponsorizuesit dhe tė sponsorizuarit pėr tė denigruar familjen Berisha dhe kėshtu vetė Berishėn, pėr ta bėrė tė sigurtė humbjen e Berishės nė zgjedhjet e ardhshme, harrojnė vetėm njė gjė tė vockėl. Harrojnė qė kjo Shqipėria jonė ėshtė kaq e vogėl saqė nuk mbetet gjė pa u marrė vesh. Harrojnė se nė kėtė Shqipėrinė tonė ka kaq shumė vullnetarė qė tė tregojnė gjithēka e pėr kėdo sa ėshtė e pabesueshme. Ata antiberishėt, njė ēetė e vogėl ish-lėpirėsish tė Berishės dhe tė pushtetit tė tij prej gati dy dekadash, ata qė kanė pėrfituar prej tij, nga shpirtmadhėsia e tij, nga besimi qė ai u ka lėshuar, qė aktualisht kanė vėnė syze dhe na diktojnė tė gjithve qė duhet ta shohim Shqipėrinė dhe Sali Berishėn me syzet e tyre, qė duan tė na i venė edhe ne syzet e tyre, i kanė ēiftet apo pushkėt me kripė ose ujė dhe e kanė barutin tė lagur. Nuk u shkrep kundėr Sali Berishės ndonėse hedhin shashka pėrditė. Ata miqtė e djeshėm, lėpiresit e djeshėm, eminencat e neveritshme tė djeshme, shėrbetorėt spiunė, bij spiunėsh e komunistėsh duarpėrlyer me gjak, nuk kanė asnjė tė drejtė tė na japin falas urrejtjen qė kanė pėr Sali Berishėn, tė na ushqejnė me urrejtje pėr Sali Berishėn, pse Sali Berisha ua vuri kufirin te thana. Pse Sali Berisha u tha, mjaft mė vodhėt poste, ofiqe e pasuri, mjaft abuzuat me mua e me emrin tim, se nuk paski patur masė nė shpėrdorime dhe paski qenė tė pangopur. Pra ajo ēetė antiberishė qė llomotit pėrditė e pėrnatė, si tė vetmit mentarė tė kėtij vendi, nuk mund tė kenė besueshmėrinė sepse janė si plehrat nė qese qė i flak Sali Berisha sepse kanė ndotur edhe Sali Berishėn pabesisht duke u hequr si miq tė tij.
    E ndėrsa Berisha hesht, miqtė nuk sillen si miq e tė heshtin por me tė gjitha armėt e mundshme luftojnė Sali Berishėn se paguhen rėndshėm pėr kėtė vepėr.

    Nga Rexhep Shahu
    Rexhep Shahu qenkerka dhe me **** se kryeministri i tij. shkurt muhabetit dava koqesh. Neser pasneser kur te vrase dike berisha do dale kufoma fajtor, sepse Berisha ka te drejta sublime.

    hajde karagjozllek hajde.

    E te jesh kaq injorant, drite shkurter apo skllav i dikujt nuk mund ta kisha imagjinuar kurre. OSe Saliu i paguan mire keta njerez ose ne kemi nje problem teper te larte matuferie ne Shqiperi. Dhe duke qene se problematikja Matuferi ka dhe aksese ne Media ben mese te qarte sepse ky vend ka mbetur aty ku eshte.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    paska nje batalon personal taulant armanaj ketu..

    lavdi berishes.. qe na dha lirine e fjales..se akoma zp-izmi vetem do bilbiloste trojeve shqiptare..

    --

    Pak minuta pas ndėrprerjes sė seancės, Kryetari i PS ka uruar nė telefon deputetin kamikaz


    Incidenti nė Parlament u inspirua nga mesazhi i Ramės pėr Ballėn


    Incidenti nė Parlament ėshtė inspiruar nga njė mesazh i dėrguar nga Rama nė drejtim tė deputetit socialist, Balla. Kryetari socialist i ka kėrkuar deputetit nė fjalė qė tė niste fjalimin e tij kundėr buxhetit me njė insinuatė tė ulėt dhe rrugaēėrore, e cila ka pasur si objekt familjarėt e kryeministrit. Deputeti socialist ka qenė i fundit nė listėn e gjatė tė deputetėve tė kėsaj partie, gjatė njė senace maratonė, ku PS kundėrshtonte miratimin e superbuxhetit 300 milion dollarėsh. E gjitha ka pasur si synim krijimin e njė incidenti pėr tė zhvendosur vėmendjen nga arritja e qeverisė nė drejtim tė incidentit tė provokuar.

    Dihet, qė kryetari i PS komunikon me mesazhe me dy nga deputetėt kryesorė tė PS, qė janė Braēe dhe Balla, njė racė mjeranėsh dhe inferiorėsh nga tė gjitha drejtimet, tė cilėt duke mos pasur asnjė vlerė individuale prej kohėsh janė shndėrruar nė lexues tė rregullt tė mesazheve qė u dėrgon Rama. Duke ditur se shumė prej deputetėve tė tjerė tė kėsaj partie kanė refuzuar tė marrin kėtė rol, vullnetarė kamikazė kanė dalė dy figurat e sipėrpėrmendura. Vetėm pak minuta pas incidentit nė sallėn e Kuvendit, Rama ka marrė nė telefon deputetin socialist, Balla, duke e pėrgėzuar atė. Tė nesėrmen e incidentit, edhe pas kėrkesės sė Ballės, tė frikėsuar, Rama ka mbledhur Kryesinė ku ka pranuar publikisht se ka qenė ai ideatori i incidentit tė ndodhur nė Kuvend. Kryetarja e Grupit parlamentar tė PS dhe me radhė deputetė tė tjerė tė PS, janė urdhėruar nga Rama qė tė bėjnė mbrojtjen e tij nė Parlament. Nuk ėshtė hera e parė, qė Rama shfaqet si manipulues dhe shpikėsi i shpifjeve dhe trillimeve qė sjellin pasoja nė destabilitetin politik.


    Berisha: Provokatorėt, fėlliqėsira njerėzore


    Kryeministri Berisha i kėrkoi dje kryetarit tė opozitės Edi Rama, tė heqė dorė nga provokacionet nė Kuvendin e Shqipėrisė. Duke dėnuar ashpėr sjelljen rrugaēėrore tė demonstruar nė mėnyrė tė vazhdueshme nga njė prej kamikazėve tė Ramės nė Kuvend, sa herė qė janė nė diskutim ēėshtje tė rėndėsishme. Kreu i qeverisė e cilėsoi kėtė sjellje si provokacion tė iniciuar nga Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama. Ai tha se, provokimet janė sjellje tė ulta, tė cilat nuk duhet tė pranohen as nė shoqėri dhe kategorikisht nė sallėn e Parlamentit. "Lidhur me ngjarjen e kaluar mos mendoni, se unė shpėrblej provokatorė, hiqeni nga mendja, provokatori pėrbėn mė tė ndyrėn e tė gjitha specieve. Ai qė merr pėrsipėr tė provokojė dhe e di qė ka njė rrethanė qė mund ta realizojė, ai pėrbėn njė fėlliqėsirė tė vėrtetė njerėzore. Dhe j`ua them kėtu, provokacioni nuk shpėrblehet kurrė", u shpreh kreu i mazhorancės gjatė fjalės sė tij. Nė vijim, ai i bėri thirrje kryetarit tė Partisė Socialiste tė heqė dorė nga provokacione tė tilla, pasi nuk janė tė hijshme pėr njė vend demokratik si dhe pėr institucionin e Parlamentit. "Po i them Edi Ramės kėtu nga kjo sallė, lėri mesazhet e turpshme dhe letrat e hapura se, unė kam 20 vjet nė politikė. Dhe i bindur tė jetė ai, se mund tė shėrbehet me dy mercenarė, por asgjė, asgjė nuk ia atribuoj askujt, pėrveē atij. Ky ėshtė njė Parlament, unė vi kėtu pėr tė biseduar me qytetarėt. Provokatori ėshtė kategoria mė e ulėt e individit", vijoi mė tej kryeministri. Kreu i qeverisė mė pas vijoi diskutimin lidhur me buxhetin suplementar, duke nėnvizuar se ky ėshtė njė buxhet, i cili faktikisht para sė gjithash ėshtė dėshmi madhore e shembjes sė sistemit kleptokratik qė opozita aktuale kishte ndėrtuar nė Shqipėri. Ndėr tė tjera, kryeministri Berisha ka reaguar edhe ndaj deklaratave tė opozitės kundėr ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės. Kreu i qeverisė rikujtoi PS duhet tė pėrgjigjet pėr 300 milion dollarė qė u mblodhi qytetarėve nga taksa pėr kėtė rrugė. "E quaj atė njė nga shėrbimet qė Zoti mė dha mundėsi sė bashku me bashkėpunėtorėt e mi ta bėj. Keni marrė 300 milion dollarė taksa nga shqiptarėt dhe ende nuk i dihet se ku janė dhe i keni marrė pėr atė rrugė", tha kryeministri, duke vėnė nė dukje se rruga po ndėrtohet dhe qeveria do tė ndėrtojė dhe rrugė tė tjera. Nė kėtė kontekst, kryeministri tha se, do tė ndėrtohet rruga e Arbėrit dhe do tė fillojė nė fund tė kėtij viti, do tė ndėrtohet rruga e Vermoshit, dhe tė gjitha rrugėt, tė cilat i lidhin shqiptarėt dhe i japin mundėsi atyre tė lidhen me territoret shqiptare, por edhe me Europėn dhe do tė kenė akses tė plotė nė det, nė ajėr dhe kudo. "Ne po bashkojmė ekonominė me tė gjitha vendet e Europės, ku shkojnė paratė, e keni shumė herė ju kėtė pėr mbledhjen e lekėve tė rrugėve dytėsore, dhe ai projekt do tė realizohet dhe janė tė siguruar 400 mln USD. Rrugėt e Shqipėrisė do tė asfaltohen dhe Shqipėria do tė ecė me ritme tė shpejta drejt zhvillimit", vijoi mė tej kryeministri nė fjalėn e tij.


    Paloka: Opozita po merr si dobėsi tolerancėn e ofruar nga shumica


    Deputeti i Partisė Demokratike, Edi Paloka, tha gjatė seancės sė djeshme se kryetari i PS-sė ka ngarkuar dy tipa qė tė prishin gjithmonė seancat plenare, duke shpėrndarė nėpėrmjet foltores sė Kuvendit, trillime, shpifje dhe provokacione, qė pėrbėjnė edhe politikėn zyrtare tė Edi Ramės. "E gjithė kjo qė ndodhi, nuk e vė nė dyshim qė askujt nuk i vjen mirė pėr atė situatė tė krijuar, por kjo qė ndodh ėshtė politikė e kryetarit tuaj, ėshtė ai natyra tipike e provokuesit qė sa e sa seanca tė tilla sjellin sherre nė Parlament dhe situata tė ngjashme. Sa pėr fjalorin, ju keni pse skandalizoheni, keni pas kryetar Fatos Nanon, keni Edi Ramėn, atė fjalor e keni fjalor zyrtar tė partisė tuaj", tha Paloka. Janė dy prototipa, nuk ju akuzojmė tė gjithėve,øjanė dy prototipa nga ju, qė kanė vetėm njė detyrė tė vijnė kėtu dhe tė provokojnė me trillime. "Pas gjithė kėtyre gjėrave qė po ndihemi tė dhunuar edhe nė pushtet, Taulanti i Fatimes do tė na vijė edhe nėpėr shtėpira, kush nga ju zotėrinj do tė duronte qė sa tė dilte kėtu nė podium tė flitej pėr vajzėn e tij? Thatė qė ju kemi pėrmendur familjen, por nuk mbaj mend t`iu kemi pėrmendur as gra, as motra dhe as goca, kurrė s'i kemi pėrmendur. Nė radhė tė parė, jemi shqiptarė dhe tė gjithė e dimė se sa tė ndjeshėm janė njerėzit nė kėto aspekte. Ēėshtė ky ēuni i Fatimes qė del kėtu orė pas ore, flitet pėr buxhetin dhe ai fillon vajza e Berishės kėshtu?", tha Paloka nė fjalėn e tij. Ai shtoi se nė aq kohė sa ka qenė deputet edhe nė opozitė nuk kam arritur asnjėherė ta marr fjalėn nga vendi, qoftė edhe pėr procedurė. "Kam folur vetėm kur kam patur fjalėn nė rendin e ditės nga Partia Demokratike, sepse edhe ai qė ishte garant nuk ta jepte fjalėn. Pas gjithė kėtyre erdhėm nė pushtet dhe pikėrisht se kishim vuajtur ato qė kishim qenė nė opozitė, futėm njė koefiēent pėr garant me opozitėn", tha Paloka, duke theksuar se mazhoranca aktuale i ka ofruar opozitės tolerancė shumė mė tepėr se sa duhet. "Ēfarė nuk keni bėrė nė kėtė, e keni kthyer nė estradė me bilbila, daulle, dhe borie, e keni kthyer nė cirk, duke hypur sipėr tavolinave, keni folur ēfarė ju ka dashur qejfi, dhe sa ja ka dash qejfi, e keni shkelur rregulloren, Kushtetutėn dhe tė gjitha me radhė. Dhe ne, prapė jemi nė pushtet dhe nuk arrijmė tė flasim dot, e merr fjalėn Eiron Braēe 17 herė nė seancė, e drejta e tij, shkel rregulloren me kohėn qė ka nė dispozicion dhe nė fund fare, vjen kėtu dhe proteston dhe thotė s`po mė lini qė tė flas", vijoi mė tej deputeti i PD-sė, duke theksuar se opozita po kapėrdiset tepėr, duke shfrytėzuar edhe tolerancėn e ofruar nga shumica.


    Blerina TOSLLUKU





    Kuvendi miraton nen pėr nen buxhetin shtesė 2008 prej 300 mln USD


    Berisha: Buxheti suplementar dėshmi e suksesit tė qeverisė


    Kuvendi miratoi gjatė seancės sė djeshme nen pėr nen buxhetin suplementar, i cili parashikon shpėrndarjen e 300 milion dollarėve pėr rritjen e pagave, pensioneve dhe investime nė rrugė e vepra tė tjera publike. Ky buxhet ėshtė rezultat i tejkalimit tė tė ardhurave tė mbledhura gjatė pjesės sė parė tė vitit 2008, nė njė kohė kur qeveria ka implementuar njė politikė tė uljes sė ndjeshme tė taksave. Kryeministri Berisha tha se, ky buxhet ėshtė njė dėshmi e qartė dhe konkrete e luftės kundėr korrupsionit, kontrabandės, evazionit fiskal dhe informalitetit. Kreu i qeverisė tha se, nė vitin 2007 ishin 250 miliard lekė njė vit mė vonė u bėnė 303 miliard lekė mė shumė nė buxhet. "Nė Shqipėri nuk ėshtė se kanė shpėrthyer puse tė mėdha gazi apo nafte, nuk ėshtė se janė gjetur miniera floriri, e shqiptarėve janė dhe do t'u mbetet lufta kundėr korrupsionit", theksoi kreu i qeverisė gjatė diskutimit tė buxhetit. "Po t`u referoheni zėrave, kėto tė ardhura janė rritur, pasi ėshtė bėrė revulucioni mė i thellė fiskal qė ka njohur Europa. Sėrish ka korrupsion, por muri i sistemit kleptokratik ėshtė shembur", u shpreh numri njė i ekzekutivit, duke bėrė njė krahasim tė thjeshtė me 3 vite mė parė, ku 1.4 miliard dollarė tė ardhura pėrfundonin nė xhepat e pushtetarėve dhe jo qytetarėve. Duke iu referuar tatimit mbi vlerėn e shtuar, e cila nuk ka ndryshuar nė krahasim me vitin 2005, kreu i qeverisė tha se, nė vitin 2005 tė ardhurat nga kjo taksė ishin 64 miliard lekė, ndėrsa nė vitin 2008 janė 104 miliard lekė. Kreu i ekzekutivit tha se, kėto tė ardhura janė rritur me 40 miliard lekė mė shumė krahasuar me vitin 2005, kur vendin e drejtonin socialistėt. Ai tha se, rritja akumulative e ēmimeve ėshtė njė e vėrtetė e pamohueshme, por theksoi se pėr tė gjithė ata qė besojnė tek abc e inflacionit, indeski i rritjes sė ēmimeve ka qenė 9.2% nė tre vjet, ndėrsa rritja e tė ardhurave nga TVSH ėshtė 90%. Kreu i ekzekutivit tha se, kjo ėshtė njė dėshmi e qartė se ėshtė shembur kalbėsira e kleptokracisė. Kreu i ekzekutivit u ndal dhe nė akcizat, tė cilat siē tha ai, kanė qenė gjahu i kontrabandistėve dhe i pushtetarėve. "Doganierėt kėrcėnoheshin dhe me armė pėr akcizat, kjo mbahet mend mirė, se shqiptarėt kanė memorie dhe pėr kėtė punė ka dhe dosje. Si janė dhe si kanė qenė akcizat nė vitin 2005, janė vjelur 18.5 miliard lekė. Sa janė vjelur nė vitin 2008? 37.5 miliard lekė apo 19 miliard mė shumė", tha kreu i ekzekutivit, duke shtuar se sėrish ka konbtrabandė, sepse ėshtė e pamundur ta bėsh zero atė, por fakti qė janė rritur dy fish akcizat, dėshmon pėr njė luftė dy herė mė shumė eficente kundėr kontrabandės. Mė tej, numri njė i ekzekutivit u kėrkoi deputetėve qė, nėse gjejnė ndonjė shifėr gabim, tė dalin e t`u thonė shqiptarėve dhe kryeministri do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr kėtė. Ai shtoi se, kėto shifra janė tė vėrteta dhe askush nuk mund t'i mohojė ato. "Kėto para qė janė mbledhur nga duart e evazorėve dhe kondrabandistėve do tė konvertohet pėr shqiptarėt nė vepra publike, rrugė, ujėsjellėsa, kanalizime, shkolla dhe shumė projekte tė tjera", tha kreu i mazhorancės gjatė miratimit tė buxhetit shtesė nė Kuvend.


    Elis KUĒI






    Opozita voton verbėrisht kundėr buxhetit suplementar


    Opozita e majtė ka ridėshmuar edhe njėherė qėndrimin e saj destruktiv dhe refraktar, duke votuar kundėr buxhetit suplementar, i cili parashikon shpėrndarjen e 300 milion dollarėve pėr rritjen e pagave, pensioneve dhe shtimin e investimeve nė rrugėt kryesore e dytėsore nė tė gjithė vendin. Pėrfaqėsuesit e opozitės nuk kanė dhėnė asnjė argument pėr kundėrshtimin e buxhetit, por nėnvizuan se ky ishte thjesht njė vendim i tyre politik. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se e veēanta e kėtij buxheti qėndron nė faktin se, prezantohet nė njė kohė kur nė Shqipėri po zbatohet niveli mė i ulėt i taksės sė sheshtė, kundrejt vendeve tė tjera. Bode ka vlerėsuar se, realizimi i tė ardhurave dhe shpenzimeve pėr pjesėn e parė tė kėtij viti, arriti nė rreth 135 miliard lekė nga 130.9 lekė tė parashikuara, duke u realizuar nė masėn 103.17 %. Shpenzimet e pėrgjithshme tė shtetit nė fund tė qershorit arritėn nė rreth 137.3 miliard lekė nga rreth 148.9 miliard lekė tė parashikuara, ose me njė realizim 92.3 pėr qind. "Kundrejt sė njėjtės periudhė tė vitit 2007, kėto shpenzime rezultojnė rreth 31.9 miliard lekė mė tė larta, ose 30.3 pėr qind", ka nėnvizuar Bode, duke premtuar se kėtė vit investimet e huaja dhe ato tė brendshme do tė realizohen 100 pėr qind. Ndėrkohė qė nė buxhetin suplementar prej rreth 300 milion dollarėsh, nuk pėrfshihen tė ardhurat e ARMO-s dhe privatizimeve tė tjera, por vetėm tė ardhurat e krijuara si rezultat i disiplinės financiare. Projektligji mbi kėtė buxhet suplementar paraqet tė ardhurat dhe shpenzimet si pėr buxhetin qendror dhe atė lokal, ashtu dhe tė ardhurat nga zėrat e tjerė. "Buxheti i shtetit, pėr vitin 2008, i ka tė ardhurat 303 783 milion lekė, shpenzimet 360 207 milion lekė dhe deficiti 56 424 milion lekė. Tė ardhurat nga fondi i konsoliduar janė 237 142 milion lekė, shpenzimet 293 566 milion lekė. Pėr buxhetin e pushtetit vendor, tė ardhurat janė 31 646 milion lekė, nga tė cilat, granti i pakushtėzuar nga buxheti qendror 16 064 milion lekė", tha Bode, gjatė prezantimit tė tij nė Parlament. Ai tha se, buxheti i sigurimeve shoqėrore, pėr vitin 2008, pėr tė ardhurat gjithsej 63 360 milion lekė, nga tė cilat: Kontributet 45 650 milion lekė; - Transferimet nga buxheti i shtetit 17 710 milion lekė dhe shpenzimet 63 360 milion lekė. Nga skema e sigurimit suplementar, tė ardhurat gjithsej pritet tė arrijnė 4 153 milion lekė, nga tė cilat kontributet 186 milion lekė, transferimet nga buxheti i shtetit 3 967 milion lekė. Buxheti i sigurimeve shėndetėsore pėr vitin 2008 ėshtė: Tė ardhurat, gjithsej, 11 160 milion lekė, nga tė cilat kontributet dhe tė tjera 5 223 milion lekė, transferimet nga buxheti i shtetit 5 937 milion lekė. Fondi i kontigjencės, prej 2 000 milion lekėsh, do tė pėrdoret pėr rritjen e pagave dhe tė pagesave sociale, nė 6-mujorin e dytė tė vitit 2008.

    Rd

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Topalli fshin nga procesverbali fyerjet e Berishės


    » Dėrguar mė: 25/07/2008 - 07:09


    Nga Tedi Blushi
    Sharjet dhe fyerjet e kryeministrit Berisha ndaj deputetit socialist Taulant Balla janė fshirė nga procesverbali i seancės plenare tė 21 korrikut. Reagom PS: Nuk pranojmė censurimin e ngjarjes.

    Nuk kanė tė sosur skandalet nė Kuvendit e Shqipėrisė. Kanosja pėr vrasje si dhe fjalori banal e poshtėrues qė kryeministri i vendit, Sali Berisha pėrdori ndaj deputetit tė opozitės, Taulant Balla janė fshirė nga procesverbali i seancės plenare tė 21 korrikut. Degjenerimi nė rrugaēėri i punimeve kuvendore ėshtė pėrmbledhur vetėm nė dy fjali tė vetme nė kėtė dokument zyrtar tė Parlamentit. “Kryeministri vjen dhe ndėrhyn. Ka reagime dhe zhurmė nė sallė”, shkruhet nė procesverbal. Nė tė nuk pasqyrohen gjithashtu as deklaratat e kryeparlamentares, Jozefina Topalli qė kėrcėnon punonjėsit “nxirreni urgjent jashtė atė vagabond, se do ju shkarkoj”. Madje ėshtė fshirė edhe fjalori banal e tentativat pėr ushtrim tė dhunės fizike ndaj socialistit Balla nga tre ligjvėnėsit demokratė, Edi Paloka e Rahim Kaleci si dhe nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tė cilėt disa herė u orvatėn ta godisnin atė me grusht nė fytyrė. Si pėr ironi tė faktit tė vetmet deklarata qė nuk janė censuara nga seanca e sherrit mesnatėn e 21 korrikut janė fjalėt e thėna nga deputeti i PS si edhe paralajmėrimet e Topallit qė nėse ai nuk do tė ulej nė vend ajo do ta nxirrte atė jashtė punimeve. Referuar asaj ē’ka Balla ka deklaruar nė seancė, madje dhe asaj ēfarė ka zbardhur nga replikat e tij administrata e Kuvendit lexohet qartė qė ai nuk ka pėrdorur asnjė fjalė ofenduese ndaj shefit tė qeverisė.
    Reagimi
    Manipulimi i procesverbalit ka shkaktuar reagimin e ashpėr tė opozitės. Nėnkryetari i grupit kuvendor tė PS, Erion Braēe e ka denoncuar fort kėtė fakt gjatė punimeve tė djeshme kuvendore. Ai tha se tė majtėt nuk mund tė votojnė fshehjen e njė tė vėrtete duke iu referuar kėsisoj fjalorit banal dhe kanosjes pėr vrasje qė kryeministri Berisha bėri ndaj kolegut tė tij Balla. Nė kėtė kontekst ai kėrkoi shtyrjen e miratimit tė procesverbalit nė fjalė deri nė korrigjimin e tij. “Ne do ju sjellim debatin e plotė dhe deklaratat e pacensuara tė Berishės qė janė transmetuar nga tė gjitha mediat vizive dhe ato tė shkruara. Nuk mund tė pranojmė censurim tė njė ngjarjeje kaq tė rėndė”, u shpreh Braēe.
    E menjėhershėm ka qenė pėrgjigja e kryeparlamentares, e cila pranoi shqetėsimin e opozitės duke e ftuar kėtė tė fundit qė tė sjellė debatin e plotė Berisha-Balla pėr tė plotėsuar procesverbalin e seancės tė 21 korrikut. Vetė Braēe nė njė prononcim tė djeshėm konfirmoi faktin se opozita do i dorėzojė Topallit debatin e plotė dhe tė pacensuruar tė sherrit banal tė botuar tė nesėrmen e tij nga GSH.

    (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
    ------------------------------------------------------------------------------------------------


    OSBE: Topalli na dėboi kur Berisha shau Ballėn

    Nga Tedi Blushi
    Thellohet skandali parlamentar. Pėrfaqėsuesit e OSBE janė pėrzėnė nga seanca e 21 korrikut fill pasi punimet u degjeneruan nė sherrin banal mes kryeministrit Berisha dhe deputetit tė PS, Taulant Balla. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Incidentet diplomatike nė Kuvendin e Shqipėrisė marrin pėr masa gjithnjė e mė serioze. Skandali i dėbimit tė trupit diplomatik nga seancat parlamentare ėshtė thelluar mesnatėn e 21 korrikut ’08 kur pėrfaqėsuesit e OSBE janė pėrzėnė nga lozha fill pasi punimet degjeneruan nė njė sherr banal mes kryeministrit Berisha dhe deputetit tė opozitės, Taulant Balla. Lajmi konfirmohet nga njė notė proteste qė shefi i Zyrės sė Prezencės, Robert Bosch i ka dėrguar dy ditė mė parė kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli. Nė letrėn e tij ambasadori i OSBE-sė shpreh shqetėsimin e thellė pėr kėtė veprim tė pėrsėritur tė administratės sė Kuvendit. Ai bėn me dije se dėbimi i pėrfaqėsuesve tė OSBE nga nga zona e vendeve diplomatike nė Parlament ka ndodhur edhe nė seancėn e 17 korrikut ’08, para se Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama tė paraqiste raportin e saj vjetor pėr luftėn kundėr kriminalitetit dhe korrupsionit. “Nė tė njėjtėn linjė me pėrmbajtjen e letrės sė djeshme (pardjeshme) tė ambasadorit amerikan, Withers, jam gjithashtu i pakėnaqur qė pėrfaqėsuesit e OSBE-sė, ambasadės sė Shteteve tė bashkuara dhe pjesės tjetėr tė trupit diplomatik tė akredituar u dėbuan nga zona e vendeve diplomatike nė parlament, para se Prokurorja e Pėrgjithshme Rama tė paraqiste raportin e saj vjetor lidhur me aktivitetet e zyrės sė saj. E njėjta gjė ndodhi edhe mbrėmė (parmbrėmė), kur pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė iu kėrkua tė iknin, megjithėse lozhat ishin tė lira”, shkruan Bosch nė notėn e tij tė protestės. Nė kėtė kontekst ai thekson se “prania jonė nuk ėshtė vetėm pėr arsye informimi, por edhe njė rezultat i drejtpėrdrejtė i mandatit tone”. Nė vijim shefi i Zyrės sė Prezencės deklaron se mbėshtet qėndrimin e ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara, John Withers qė gjithashtu me njė notė proteste drejtuar kryeparlamentares, Topalli shprehu shqetėsimin e tij tė thellė pėr dėbimin e stafit tė tij diplomatik nga seancat kuvendore. Nė mbyllje tė letrės sė tij zyrtare ambasadori Bosch thekson bindjen se incidente tė tilla janė keqkuptime dhe se kėto ngjarje nuk do tė ndodhin mė nė tė ardhmen. “Zonja Kryeparlamentare, unė kam besim se i gjithė ky ėshtė njė keqkuptim i madh dhe se ju do tė udhėzoni rojet e sigurisė tė lėnė tė qetė stafin diplomatik. Ėshtė nė dorėn e krerėve tė misioneve tė mandatojnė pėrfaqėsuesit e tyre. Nė rast tė mungesės sė vendit, ata do t’ia lėnė vendin zyrtarėve mė tė lartė tė ambasadave”, pėrfundon notėn e tij tė protestės shefi i OSBE-sė.

    (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Dje bera nje investigim te vogel mbi motren e te nderuarit deputet

    Me rezultoi se Shoku Sali paska patur informacion 100% te sakte mbi te

    Mund ta kerkoni dhe ta gjeni ne cdo motel firmen e saj

    Sigurisht kjo nuk justifikon kryeministrin qe te flasi ne ate menyre

    Aq me teper qe ai vete ka sulmuar me pare grate,motrat e gjithe fisin e ministrave te opozites

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    As fenomen, as precedent, thjesht incident!

    • HENRI ĒILI

    Deputeti Taulant Balla nuk e kishte llogaritur se, do tė ndodhte ai reagim i kryeministrit Berisha, kur nė seancėn e orės sė vonė tė sė hėnės nė parlament, “provokoi” ndjeshmėrinė e babait Berisha pėr vajzėn Argita. Aq mė pak Edi Rama, kryetari i Partisė Socialiste nuk kishte inskenuar njė tė tillė provokim pėr t’u “ekzekutuar” me gojėn e deputetit Taulant Balla. Ashtu sikurse kryeministri Berisha nė njė seancė normale, nė njė moment tjetėr, apo me mendje tjetėr nuk do tė kishte pasur atė reagim, si ai qė pati ndaj asaj deklaratės sė deputetit opozitar Balla.
    Shkurt ėshtė njė incident, ėshtė njė provokim normal i njė opozitari, njė reagim i tepruar i kryeministrit Berisha, por gjithsesi njerėzor. Nga kėto nė parlamentin shqiptar, nė parlamentet e botės, ka pasur dhe do tė ketė. Ēdo vėmendje e tepruar ndaj kėtij incidenti, ēdo serial horror, apo ēdo arsyetim politik mbi njė moment reagimi njerėzor, edhe pse tė tepruar, ilustron njė kotėsi tė mjedisit publik shqiptar, njė inerci tė analizės sė medias shqiptare, pėr tė gjetur tek njė situatė parlamentare, kuintesencėn e politikės shqiptare, parashikimin e tė ardhmes sonė tė pėrbashkėt, shpjegimin e botės. Aq mė tepėr, pėr tė kapur tek ky reagim i kryeministrit pikėrisht atė shpjegimin e misterit Berisha, tė kėtij njeriu tė cilin kemi 20 vjet qė e kemi vėrdallė pėrditė!
    Duke thėnė sot dhe gjithė ditėn, qė incidente tė tilla ėshtė e mira tė mos ndodhin, qė etika dhe edukata parlamentare duhet tė jenė njė normė e ēdo deputeti, aq mė pak e kryeministrit, nė rastin e Berishės, ėshtė po ashtu koha t’u japim kėtyre lloj ngjarjeve, vendin, pėrmasėn dhe statusin qė ata kanė realisht. Njė hiperbolė e tillė nga njė incident parlamentar ėshtė thjesht asgjė. Nuk ka as domethėnie, nuk ka as paradhėnie, nuk ka as pasthėnie, nuk ka as tė kaluar nuk ka as tė ardhme. Nuk ėshtė as shpjegim pėr atė qė ka ndodhur nė tė kaluarėn dhe aq mė pak nuk ėshtė njė parashikim pėr tė ardhmen. Sovrani e ka parashikuar parlamentin pikėrisht si njė aulė, ku pėrfaqėsuesit e popullit nuk mbajnė asnjė pėrgjegjėsi pėr atė qė thonė, pėrfshi kėtu dhe shkarjen e fjalorit nė momente nxehjeje, inati, tėrbimi apo dėshpėrimi. Parlamenti ėshtė vendi ku flitet, ėshtė vendi ku thuhet gjithēka. Ky ėshtė parlamenti. Por jo vetėm kaq! Pėr tė gjithė ata qė kanė njė eksperiencė jetėsore, ėshtė e qartė qė nė jetėn e njeriut ka momente shpėrthimi apo dalje jashtė njė kontrolli verbal apo etik. Madje, kėtė situatė tė natyrės njerėzore e merr pėrsipėr ta diferencojė edhe e drejta, ligji pėrmes kategorive “me paramendim”, “pa paramendim”, “me gjakftohtėsi” apo nė “gjaknxehtėsi e sipėr”. Por ky nuk ėshtė njeriu, kjo nuk ėshtė natyra e njeriut, nuk ėshtė identiteti i tij. Ėshtė pėrjashtimi!
    Pėr simetri nuk mund tė formulojmė konkluzione, parashikime, nuk mund tė ndėrtojmė arketipa tė njė politikani apo tė njė tjetri, nė rastin konkret lidhur me kryeministrin Berisha, duke u nisur nga njė incidenti i tillė, apo duke u nisur nga tė tilla situata. Tjetėrkund ėshtė fusha e analizės, objekti i shqyrtimit, apo pretendimet ndaj njė politikani, njė lideri apo qoftė dhe ndaj kryeministrit tė vendit. Nė vend tė analizės se si reagon kryeministri kur dikush i pėrmend vajzėn nė njė kontekst politik, ėshtė e rėndėsishme tė hapim njė debat rreth vetė ēėshtjes nė fjalė: A ėshtė ardhja e vajzės sė Sabri Godos, mjekes sė mirėnjohur Anila Godo nė krye tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, hapja e njė precedenti nė jetėn tonė politike, ku politika kalon nga babai tek fėmijėt? Ēfarė tė mirash dhe tė kėqijash ka kjo, a krijon kjo frymėn trashėgimtare tė profesionit tė politikanit? Apo tjetra: Me ēfarė tė drejte mund tė paragjykojmė avancimin nė jetėn politike tė fėmijėve tė kujtdo, tė vajzės sė Godos sot, tė vajzės sė Berishės nesėr apo tė djalit tė Ramės pasnesėr, kur ata janė qytetarė si gjithė tė tjerėt? Njė debat i tillė do tė ishte vėrtet me vlerė nė vend tė njė diskutimi shterpė nėse e teproi apo sa e teproi kryeministri Berisha nė seancėn e sė hėnės.
    Ndaj, ajo qė ndodhi natėn mes sė hėnės dhe tė martės, nė orėn 2 e ca tė natės, pas nja 6 ore seance, ėshtė thjesht njė ngjarje pėr t’u tejkaluar. Eshtė njė ngjarje pėr t’u evituar nė tė ardhmen. Por ėshtė njė ngjarje nga ku nuk mund tė nxirret asgjė, as konkluzion, as shpjegim, as mund tė shėrbejė pėr parashikime aq mė pak. Incidenti Berisha-Balla, nuk ėshtė as fenomen, as precedent, as paralajmėrim. Ėshtė thjesht njė incident!

  10. #220
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Incidenti Berisha-Balla, nuk ėshtė as fenomen, as precedent, as paralajmėrim. Ėshtė thjesht njė incident!
    Cili besoj duhet te kete qene duar-kryq (si otoman) kur e ka "shkruar" kete... Cdo te thote "fenomen"? Qe ishte incident, kjo s'ka nevoje per narracione, sepse te gjithe deshmojme per kete. Teza duhet te qendronte tek fakti nese shkaku i incidentit ishte takt per pasojat, te cilat u hoqen edhe nga procesverbali dhe qe tani kerkohen me ngulm te shenohen ne procesverbal. Prandaj, Cili ben mire te mos flase rromlla-pertomlla, sepse nuk i lejohet nje kryeministri ta ule veten deri ne ato nivele. Turp per ne.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 22 prej 34 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •