
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Zgjedhjet, Pjerin Ndreu ruan votat e opozitės
» Dėrguar mė: 04/04/2009 - 10:43
Darina Tanushi
Ish-zv/drejtori i Pėrgjithshėm i policisė Pjerin Ndreu i ėshtė bashkuar strukturave tė larta tė PS-sė, pak kohė pas largimit nga LSI-ja. Vetė Ndreu pohoi dje pėr 'Gazeta Shqiptare' se "do tė japė kontributin e tij nė ēėshtjet e rendit, pranė komisioneve tė PS-sė". Por, prania e tij si dhe e shumė figurave qė janė shkėputur nga radhėt e policisė, ėshtė tepėr e nevojshme nė kėtė periudhė zgjedhore. Nė zgjedhjet vendore tė vitit 2007, pranė PS-sė u ngrit njė grup, i cili kryesohej atėherė nga Paulin Sterkaj dhe qė kishte si qėllim gjetjen e mėnyrave mė tė mira pėr ruajtjen e votave ditėn e zgjedhjeve. Pak a shumė, njė taktikė tė tillė PS-ja do tė vijojė ta ndjekė edhe nė kėto zgjedhje. Megjithėse Ndreu e ka mohuar qė ai tė jetė nė krye tė njė grupi tė specializuar pėr gjetjen e taktikave tė ruajtjes dhe sigurisė nė zgjedhjet e ardhshme, nga burime brenda PS-sė thuhet se kjo ėshtė njė mėnyrė efikase pėr tė siguruar votat qė do tė hidhen nėpėr kutitė e votimit pėr PS-nė. Ndreu pohon se kontributi i tij ka tė bėjė vetėm me ndihmėn qė ai do tė japė, pse jo edhe nė pėrfundimin e programit elektoral tė PS-sė pėr problemet e sigurisė dhe tė rendit. Nga pėrvoja e zgjedhjeve lokale tė vitit 2007 grupi, nė tė cilin bėnin pjesė figura tė njohura nga radhėt e policisė sė Shtetit, tė shkarkuar me ardhjen nė pushtet tė PD-sė, koordinoi punėn nė tė gjithė vendin. Nė pothuaj tė gjithė territorin persona tė caktuar u kujdesėn pėr tė pasur sa mė pak manipulime. Kjo taktikė duket se i shton mė shumė sigurinė PS-sė, edhe pse pritet qė nė zgjedhjet e 28 qershorit tė ketė njė numėr tė madh vėzhguesish ndėrkombėtarė dhe tė vendit. Ish-shefi i policisė, Pjerin Ndreu ka kohė qė ėshtė parė tė bisedojė shpesh me kryetarin e PS-sė Edi Rama, madje edhe lėvizjet e tij nė selinė e PS-sė janė bėrė mė tė shpeshta. Edhe dje Ndreu ka qenė i shoqėruar me kryetarin e PS-sė, Rama. Ky i fundit ka biseduar me tė, pas disa takimesh tė njėpasnjėshme me tė tjerė njerėz qė po punojnė pėr fushatėn zgjedhore nė parti. Ndreu vendosi tė largohej nga LSI-ja disa muaj mė parė, pėr shkak tė mosvlerėsimit tė kontributeve tė tij nga lidershipi i kėsaj partie. Njė tjetėr e larguar nga LSI-ja, Brisida Gjikondi pritet tė angazhohet kėtė javė me grupet e punės nė qytetin e Tiranės. Edhe Gjikondi u largua nga partia e drejtuar prej Metės pas njė debati me tė. Pėr ditė me radhė Gjikondi, e cila drejtonte sekretariatin pėr ēėshtjet ligjore nė LSI, nuk ka dashur qė tė flasė as pėr median, por as me ish-kolegėt e LSI-sė. Por tė dy, edhe Ndreu, edhe Gjikondi janė parė javėn e shkuar nė selinė e PS-sė. Gjikondi i rikthehet PS-sė pas gati 6 vitesh qė kur ajo kaloi me LSI-nė. Fenomeni i largimeve nga LSI-ja te PS-ja apo edhe anasjelltas nė disa raste u bė mė i dukshėm javėt e fundit. Kryetari socialist, Rama i porositi tė zgjedhurit e partisė nė bazė qė tė jenė tė hapur dhe tė afrojnė tė gjithė ata anėtarė tė LSI-sė qė duan tė bashkohen me PS-nė. Madje, Rama u ka shpjeguar se njė votė pėr PS-nė sjell numėr mė tė madh deputetėsh nė krahasim me atė ēka mund tė sjellė njė votė pėr LSI-nė.
gazeta shqiptare
Krijoni Kontakt