Sa te kete Petron Likja, do te dali ne krye se qe te dy e mbushin peshen qe i duhet kolltukut.
Sa te kete Petron Likja, do te dali ne krye se qe te dy e mbushin peshen qe i duhet kolltukut.
Sa do rrosh do te mesosh......
POLITIKĖ
Nano: Edi Rama nuk pėrfaqėson tė majtėn
12-03-2009 / Gazeta 55
Ish-kryetari i Partisė Socialiste Fatos Nano nė njė prononcim pėr mediat ka deklaruar perfundimisht se nuk mund te pėrfshihet nė fushatat pa kuptim qė ka shpallur Edi Rama. Ish-kryeministri Nano deklaroi se PS-ja nuk pėrfaqėsohet nga politika e sotme zyrtare. Sipas tij kjo politike ėshtė e pakuptimtė jo vetėm pėr shqiptarėt por edhe pėr tė majtėt.
Ja dhe pyetje-pėrgjigjet qė pati Fatos Nano me mediat, gjatė aplikimit pėr kartėn e identitetit.
Z. Nano jemi vetėm pak muaj para zgjedhjeve tė pėrgjithshme, dhe ju deri tani keni heshtur. Cili do jetė angazhimi juaj politik nė kėtė periudhė tė shkurtėr kohore?
Unė besoj se flas, duke heshtur gjithashtu. Natyrisht nuk mund tė jem pranė njė politike qė ėshtė nė vlerėsimin tim e pakuptimshme, pavarėsisht nga etiketat e reja. Dhe e pafrytshme jo vetėm pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, por edhe pėr popullin e majtė nė veēanti, madje vazhdoj tė mendoj sesi ėshtė e mundur se si politikanėt e rinj nuk po kalkulojnė as interesat e karrierės sė tyre personale.
Do kandidoni pėr deputet?
Nuk ja kam shtruar kėtė pyetje ndonjėherė.
A do jeni pjese e fushatės elektorale ne pėrgjithėsi dhe a do jeni pjesė e PS-sė?
Nuk besoj se Partia Socialiste, pėrfaqėsohet nga politika e sotme zyrtare.
z.Nano a mund tė jeni pjesė e Partisė Socialiste tė Vėrtetė?
Unė jam i vėrtetė kėshtu siē jam, nuk kam nevojė tė fus ndonjė dorė pėr tė pėrēarė akoma mė tej tė majtėn.
Do tė thotė qė jeni socialist i vėrtetė atėherė..
Lėrjani batutat Fiksit, dhe jo mua.
...
55
Meta: Jam lideri i vėrtetė i opozitės, spėrjashtoj bashkėpunim me socialistėt, por pa Edi Ramėn
14-03-2009
Ilir Meta flet pėr BBC-nė, komenton marrėdhėniet me PS-nė dhe Edi Ramėn, si edhe lėvizjet e anėtarėsisė reciprocikisht nga PS-ja te LSI-ja
TIRANE Unė jam lideri i vėretė i opozitės. Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr BBC-nė, Ilir Meta, kryetari i LSI-sė. Ne jemi njė opozitė e vėrtetė. Unė jam lideri i opozitės nė opozitė, nė kuptimin e vėrtetė, pasi te ne njerėzit vijnė pėr arsye morale, sepse unė nuk jam as kryetar bashkie, nuk jam kryeministėr, nuk ofroj tendera, nuk ofroj leje ndėrtimi, por ofroj besim dhe moral pėr njė ndryshim tė politikės nė Shqipėri dhe pėr tė mbrojtur vlerat e majta dhe progresiste, ka deklaruar lidhur me kėtė argument Ilir Meta.
Pėr sa i pėrket njė bashkėpunimi tė mundshėm nė zgjedhje me PS-nė, ish-kryeministri Meta e shikon kreun e PS-sė, si person pa vullnet bashkėpunimi, ndėrsa nuk pėrjashton mundėsinė se bashkėpunimi do tė vazhdojė me socialistėt e tjerė.
Ne besojmė se edhe me socialistėt qė ende janė nė PS-nė zyrtare, do tė bėjmė njė marrėveshje pas zgjedhjeve, pasi kuptohet qė kreu aktual i PS-sė zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė vullnet pėr bashkėpunimin opozitar dhe kanė qenė pėrgjegjėsit kryesorė tė degradimit tė Kodit Zgjedhor, dhe tė situatės qė u krijua me grevėn e urisė, ka bėrė tė ditur mė tej Ilir Meta nė intervistėn e tij pėr BBC-nė.
Kreu i LSI-sė, ka folur nė intervistėn e tij edhe pėr lėvizjet reciproke tė anėtarėsisė sė PS dhe LSI-sė, duke bėrė dallimin se lėvizjet nga PS te LSI-ja bėhen pėr arsye mroale, ndėrsa nga LSI-ja te PS-ja bėhen pėrmes ofertave korruptuese tė kryebashkiakut tė Tiranės.
Tė gjithė ata qė vijnė te LSI-ja, vijnė pėr arsye morale dhe pėr arsye bindjesh politike. Ndėrsa raste tepėr sporadike tė porositura nga ana e Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, pėrmes ofertave korruptuese pėr individė tė dėshpėruar qė thjesht synojnė tė rregullojnė ekonominė e tyre pėr momentin, jo vetėm nuk pėrbėn ndonjė fenomen, por janė raste krejtėsisht tė shėmtuara qė kanė ndihmuar shumė nė rigjallėrimin e LSI-sė kudo ku ato kanė ndodhur. Ne nė LSI kemi pritur me mijėra socialistė tė paktėn nė vitin e fundit, qė kur Rama shkeli Kushtetutėn e 98-s, pra e kam fjalėn pėr 21 Prillin, dhe nė rast se do pėrpiqet pėrsėri me taktika tė tilla korruptive tė cilat nė fakt synojnė tė fshehin panikun e madh tė tij, pėr rrjedhjen e jashtėzakonshme qė po i ndodh nė partinė e tij si rezultat i shkeljes sė vlerave dhe traditės tė PS-sė, u shpreh mė tej Meta.
...
55
"Shuhet" LSI e Vlores, 300 anetare e braktisin per PS
E Shtune, 14 Mars 2009
Epidemia e largimit te anetareve prek serish Levizjen Socialiste per Integrim. Dega e kesaj partie ne qytetin bregdetar te Vlores "shuhet" pas braktisjes se 300 anetareve, te cilet levizen drejt Partise Socialiste. Pasditen e djeshme, ne nje aktivitet te organizuar nga socialistet ne ambientet e pallatit te kultures rreth 300 anetare te LSI-se qe ishin edhe pjesemarres ne kete takim kane konfirmuar keshtu prezencen e tyre tashme ne radhet e PS-se dhe largimin e tyre nga LSI. Morand Hoxha e Artan Licaj, ish-anetare te kryesise se LSI-se te Vlores, dhe Albana Hodaj ish-nenkryetare e kesaj partie kane mbledhur dje ata qe sipas tyre i kane zgjedhur per te qene ne radhet e Keshillit Bashkiak te qytetit, me siglen e LSI-se. Gjithashtu anetaret me te rinj te Partise Socialiste falenderuan dhe shprehen te gjithe mbeshtetjen qe tashme kjo pjese e LSI-se i jep Partise Socialiste, qe sikunder u shprehen ata vete "eshte fitorja e sigurt ne zgjedhjet e 28 qershorit". "Ky ishte nje detyrim i yni dhe nje kerkese e juaja, qe t'ju jepnim llogari dhe njekohesisht t'ju ftonim ne ate qe ne e konsiderojme rrugen e fitores, qe eshte Partia Socialiste. Ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj", tha Morand Hoxha. Po diten e djeshme, kane vijuar rrjedhjet e anetareve ne LSI. 24 anetare te komitetit drejtues te LSI-se ne zonen e Kamzes kane braktisur dje kete parti, per t'u bashkuar me Partine Socialiste. Ish-anetaret e LSI akuzojne kryetarin Meta, per bashkepunim me Berishen.
O.Hila
koha jone
"Do bėjmė marrėveshje me socialistėt qė ende janė nė PS-nė zyrtare pas zgjedhjeve”. Kryetari i LSI-sė Ilir Meta gjatė njė interviste dje pėr radio BBC, seksioni shqip nė Londėr, u shpreh se forca qė ai drejton nuk pėrjashton marrėveshjet e bashkėpunimit me socialistėt e vėrtetė nė PS, pasi Edi Rama sipas tij nuk ka vullnet pėr bashkėpunim opozitar.
“Ne besojmė se edhe me socialistėt qė ende janė nė PS-nė zyrtare, do tė bėjmė njė marrėveshje pas zgjedhjeve, pasi kuptohet qė kreu aktual i PS-sė zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė vullnet pėr bashkėpunimin opozitar dhe kanė qenė pėrgjegjėsit kryesorė tė degradimit tė Kodit Zgjedhor, dhe tė situatės qė u krijua me grevėn e urisė. Ndaj ėshtė njė nga pėrgjegjėsit kryesorė pas Berishės,- ky ėshtė i dyti-, qė mban pėrgjegjėsi pėr ēdo cenim tė standardit tė zgjedhjeve. Mendoj se sistemi proporcional rajonal nuk pėrbėn ndonjė shqetėsim pėrsa i takon asaj qė do tė ndodhė pas zgjedhjeve, pasi opozita nė pėrgjithėsi i ka tė gjitha mundėsitė qė pėrmes dy koalicioneve tė saj tė maksimalizojė rezultatin”, tha Meta gjatė intervistės sė tij. Duke analizuar situatėn mes dy partive kryesore tė sė majtės, Meta tha se LSI ka vullnet pėr bashkėpunim brenda tė majtės. “Midis lidershipit tė PS-sė zyrtare dhe socialistėve ne bėjmė njė dallim esencial, sepse ne bashkėpunojmė ēdo ditė me socialistėt. Pak ditė mė parė nėnshkruam edhe njė marrėveshje pėr bashkėpunim elektoral me Partinė Socialiste tė Vėrtetė 91 tė drejtuar nga kolegu ynė z.Petro Koēi dhe shumė eksponentė tė tjerė socialistė ndėr vite”, tha Meta. kreu i LSI-sė i ka kėrkuar drejtuesve tė Partisė Demokratike dhe Partisė socialiste tė pranojnė tė marrin pjesė nė debatet elektorale pėr tė qartėsuar sa mė mirė shqiptarėt pėr votėn e 28 qershorit. “Do t’i ftoja tė dy drejtuesit e Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste tė jenė tė hapur pėr debate elektorale nė mėnyrė qė pėrmes transparencės qytetarėt shqiptarė tė bėjnė qartė dallimin, midis tre alternativave kryesore nė kėto zgjedhje”, tha Meta. Sipas tij, “aktualisht nuk ekziston ndonjė debat, sepse po tė vini re si z.Berisha, apo pėr fat tė keq edhe z.Rama i shmanget njė debati tė drejtpėrdrejtė, tė ballafaqimit tė ideve, tė vizionit, tė ballafaqimit tė alternativave, por kryesisht ėshtė zgjedhur rruga pėrmes elementeve tė porositur pėr tė degraduar debatin politik”. Duke folur pėr kalime tė anėtarėve tė PS-sė nė LSI dhe anasjelltas, Meta u shpreh se ndryshe nga disa raste sporadike tė kalimit tė disa anėtarėve tė forcės sė tij tek PS-ja, shumė socialistė tė vėrtetė shkojnė tek LSI pėr arsye tė moralit, gjė qė mungon tek PS-ja. “Unė besoj se tė gjithė ata qė vijnė tek LSI-ja, vijnė pėr arsye morale dhe pėr arsye bindjesh politike. Ndėrsa raste tepėr sporadike tė porositura nga ana e Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, pėrmes ofertave korruptuese pėr individė tė dėshpėruar qė thjesht synojnė tė rregullojnė ekonominė e tyre pėr momentin, jo vetėm nuk pėrbėn ndonjė fenomen, por janė raste krejtėsisht tė shėmtuara qė kanė ndihmuar shumė nė rigjallėrimin e LSI-sė kudo ku ato kanė ndodhur”, tha Meta.
Panorama
Sa do rrosh do te mesosh......
Ne fakt ka nje dallim shume te madh ne mes te dy partive opozitare, PS dhe LSI.
LSI shquhet per nje opozite reale, per kritika dhe dhenje alternativash qeverisese, gje qe e ben me te besueshme se sa partine qe pretendon se quhet PS dhe ne te vertete ende nuk dihet se cfare perfaqeson dhe cilat shtresa perkrah dhe mbron!?
Ke perfaqeson PS dhe Edi Rama?
Nga emri duhet te perfaqesoje shtresat e uleta dhe ato te mesme, mirepo ne realitet ajo nuk ka arritur te nehet zedhenese e atyre qe duhej te ishte, por ne te vertete eshte nje amalgame klanesh, grupimesh, grupesh interesi qe me shume se qeverisja ju intereson kapja e qeverise.
E ashtuquajtura PS ende nuk ka dhene nje alternative se si do te qeverise dhe ke do te perfaqesoje!
Ideologjikisht e majta perfaqeson(nuk e kam fjalen per PS-en e Edit por per te majten ne pergjithesi) shtresat sociale, eshte per prone private, per ekonomi te lire tregu por me raste te kontrolluar nga shteti. Eshte shume e kujdesshme per pronen publike etj.....etj
E djathta mbeshtet forte individin, eshte per prone private, per ekonomi liberale tregu kerkese-oferte, nuk nderhyne ne treg.etj
Por tek ne nuk ka ndonje dallim thelbesor midis forcave politike te gjitha alternojne njera-tjetren.
Sa do rrosh do te mesosh......
E si mund te jete opozite reale Ilir Meta kur afroi deputetet "tradhtar" te perjashtuar nga PS dhe i futi ne partine e tij, ata ishin besnike te Nanos dhe vete LSI u formua si parti anti Nano, kurse tani afron gjithe simpatizantet e Nanos.
Meta qe deri dje sla gje pa thene per Nanon tani ka ule tonet dhe flete mire per te, prite kur ta antaresojne dhe Nanon ne parti.
Te pakten cdo lloj politikani ka nje moral, por cmoral ka Ilir Meta me shume sulmon Ramen se sa Berishen sikur te jete Rama kryeminister.
O behet kryeminister o ska.
Avash avash po i ikin te gjithe dhe deri diten e zgjedhjeve do ngelet vetem si peshku pa uje se keshtu sic po vete dhe Monika do ti ik.
* 99-nenēat, u bene parti nga nje levizje mercenare, "kuislinge", e importuar, e mbeshtetuar s'dihet nga ku e kush financiarisht dhe natyrshem kuptohet, qe s'dihet se kujt i sherben.
* Keshtu ndodh dhe mund te ndodh, ne kete shoqerine tone te traumatizuar, te fjetur e te pergjumur, ku demokracia eshte thellesisht e deformuar.
* NE VENDET, KU FUNKSIONON DEMOKRACIA DHE MEKANIZMAT E SAJ, LEVIZJET LINDIN ATJE KU LIND PROBLEMI, LEGALIZOHEN DHE ZHVILLOHEN NGA NJEREZ TE SE NJEJTES KAUZ. (Shqiperise nuk i kane munguar hallet, por shoqeria ka nevoje te emancipohet dhe te piqet)
* Shoqeria civile, ne te shumten e rasteve eshte e paperfaqesuar, bile e mashtruar nga disa shoqata fantazem te sajuara nga pushteti apo te absorbuara prej tij dhe si megafone te dale boje, si satelite sharlatane dhe sherbetore te pamoralshem.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 15-03-2009 mė 03:25 Arsyeja: ORTOGRAFI
Po behen gati njezet vjet, qe jemi shkeputur nga sistemi nje partiak dhe perseri na duket ēudi teksa shohim ne tregun politik logo e parti te tjera, qe nuk ngjajne me te parat. Bile vihet re nje tendence per te shkuar serish drejt nje partie qe te qeverise dhe nje tjetre qe t'i beje fresk pushtetit te saj. Kjo tregon se akoma nuk po mundemi te kuptojme se si funksionon nje demokraci e vertete...
Liderve kryesore, kjo u intereson, sepse njeriu eshte i tille qe nuk ngopet me pushtet, sundim e pasuri, por masa e njerezve, kurresesi nuk duhet te shkoje drejt nje monopoli te mundshem te ri.
Pikerisht, per kete e admiroj liderin e LSI-se, qe eshte treguar kurajos, i vendosur dhe me vullnet te jashtezakonshem, per te materializuar kauzen e vet dhe te perkrahesve te tij. Pa kujtohuni pak, per ata kryetarucet qe gjoja do te benin parti dhe mbeten nen sqetullat e dy partive te medha deria humben perfundimisht identitetin e tyre dhe, tani paturpesisht e tradhetuan elektoratin duke e lene thellesisht te zhgenjyer...
Dhe, pse?
Vetem per te qene ne listat e deputeteve, vetem per karrieren e tyre personale.
Ne krye te tilla partive, qe asnjehere nuk u bene reale, por mbeten si gjethe te thara, qe era i hodhi here ne nje kosh e here ne tjetrin, ata ishin te rrezikuar. Dhe tani, shfaqin xhelozira per LSI. Apo LSI, u prish rregullin dhe statukuon e vendosur heshturazi dhe djallezisht ne gjithe keto vite?
Njeriut te zot e punetor, nu ke ē'i ben, i duhet "hequr kapelja". Per kete e admiroj dhe e kam zili Ilir Meten: Qe eshte i pergjegjshem, me vullnet e korrekt, me ata qe i shkojne pas.
Te tjeret le te merren me shpifje , dallavera e djallezira dhe le te na bejne qorra e budallenj, siē na kane bere e jane tallur deri me sot.
Urime LSI-se dhe, zemra ma do qe te behet faktor i rendesishem ne politiken shqiptare, per te miren e demokracise se vertete, aq shume te deshiruar dhe te mirepritur prej te gjithe nesh!
Krijoni Kontakt