Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 183
  1. #61
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Edi Rama Change-Ndryshim

    Drame me tre akte
    marin pjese aktoret e trupes se partise se Punes se Shqiperise :

    Gramoz RUCI
    Arta Dade
    Ylli Bufi
    Skender Gjinushi
    Bashkim Fino
    Fatmir Xhafa
    Mimi Kodheli
    Ilir Gjoni

    si dhe femijet e lumtur

    Pandeli Majko
    Erion Brace
    Erion Veliaj
    Ben Blushi
    Blendi Klosi

    Ne realizimin e kesaj drame moren pjese edhe fshataret e Pezes,Tepelenes dhe Ures Vajgurore
    si edhe vogelushet vullnetare ndene moshe per te votuar
    ----->>> Nje kopje e peshtire e Fushates elektorale te Barak Obames, ku jane vjedhur fjalimet dhe jane perkthyer ne shqip,parullat,logot ,vullnetaret ( ndene moshe 18) etj
    Sponsor Gjeneral: Gazeta Tema,TOPCHANNEL,2K
    Regjizor rexho Mejdani



    Ilir me te Meta Une kryeminister

    Komedi gazmore me motive popullore
    nga Skrapari

    Marin pjese ish kabineti qeveritar i Ilir 1999-2001

    Spartak Braho
    Petrit Ago
    Dritan Prifti
    Ndrio Legisi
    Pellumb Xhufi


    si edhe femijet e lumtur
    Erisa Xhixho
    Besjan Pesha

    Ne rolet episodike B.Gjikondi,S .Axhemi,P Malaj
    Si dhe i ftuari special Petro Koci


    Regjia Monika KryeMadhi
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #62
    Fenomeni, largohen krerėt e LSI-sė nė Kamėz dhe Laprakė
    Shekulli | 03/03/2009

    Kreu i LSI-sė nė Kamėz, Ramazan Buzi, ka dorėzuar dje teserėn e kėsaj force. Buzi: Meta po punon pėr Berishėn


    Largimet nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim, jo tė anėtarėve tė thjeshtė, por tė drejtuesve tė strukturave drejtuese tė saj, tashmė nuk pėrbėn njė lajm.

    Pas largimeve tė njėpasnjėshme tė anėtares sė kryesisė dhe zėvendėssekretares sė pėrgjithshme, Brisilda Gjikondi, anėtarit tė kryesisė, Pjerin Ndreu, kreut tė Bashkisė sė Urės Vajgurore, Syrja Ormenaj dhe kryetares sė LSI-sė sė Shkodrės, Esmeralda Uruēi, dje janė larguar dhe kryetari i kėsaj force pėr njėsinė 11, atė tė Kamzės, Ramazan Buzi dhe 15 kryetarė organizatash nė zonėn e Laprakės.


    Shkaku ėshtė i njėjti si dhe pėr tė parėt; mungesa e demokracisė nė parti dhe prirjet autoritariste tė kryetarit tė kėsaj force, Ilir Meta. Gjatė njė komunikimi me mediat, kreu i LSI-sė pėr Kamzėn, Ramazan Buzi, nuk ka nguruar ta akuzojė Metėn se, pėr qėllimet e tija personale, po dėmton fitoren e sė majtės nė zgjedhjet e qershorit.


    "Edhe pse nė dukje pjesė e opozitės, Ilir Meta po bėn gjithnjė e mė shumė lojėn e PD-sė dhe tė Sali Berishės. Unė dhe 15 kryetarė organizatash tė LSI-sė nė Laprakė, mendojmė se Shqipėrisė dhe shqiptarėve nuk i duhen edhe 4 vjet tė tjera qeverisje tė Sali Berishės.


    Ne jemi tė bindur se Shqipėrisė dhe shqiptarėve i duhet njė ndryshim i madh dhe ky ndryshim po pengohet sot nga Ilir Meta, i cili thjesht pėr interesa personale po i shėrben Sali Berishės, duke sulmuar opozitėn dhe nxitur pėrēarjen qė mban Sali Berishėn nė pushtet", - u shpreh Ramazan Buzi.


    Por, pėrveē largimit nga LSI-ja, tė larguarit kanė deklaruar se destinacioni i tyre i ri politik do tė jetė pranė PS-sė, tė cilėn ata e konsiderojnė si opozita e vėrtetė.

    "Nė kėto kushte, sė bashku me 15 kryetarė organizatash tė LSI-sė nė Laprakė, japim dorėheqjen e parevokueshme dhe largohemi nga LSI-ja, duke u bashkuar me opozitėn reale, pasi besojmė se detyra dhe qėllimi ynė nuk duhet tė jetė mbajtja nė pushtet e Sali Berishės, por largimi i tij me ēdo kusht", - tha Buzi.




    shekulli

  3. #63

    “Namik-politika, fytyra e vetme e “politikės sė re” tė Edvinit

    “Namik-politika, fytyra e vetme e “politikės sė re” tė Edvinit

    04-03-2009






    Ish-kryeministri Ilir Meta akuzon Edi Ramėn se bėn “politikė tė re” me pėrgjegjėsit e tragjedisė sė 9 janarit 2004

    “Si nuk tė vjen turp Namik Dokles qė nuk ke ardhur ti takosh kėta njerėz se po bėnė 6 vjet qė ka ndodhur kjo tragjedi, qė nuk i ke ardhur pėr ngushėllim kėtyre njerėzve. Zoti Dokle qė nuk bėri asgjė atė natė kur e mori vesh e gjithė Shqipėri qė gomonet ishin nė det, por edhe sot pas gjashtė vjetėsh nuk ke kurajėn qė tė takosh dhe tė bėhet zbardhja e kėsaj tragjedie. Ndaj Dokle tė ketė kurajė tė paktėn tė largohet nga politika sepse kjo qė po ndodh nė Shqipėri ėshtė e tmerrshme. Politika e re tha Meta, nuk ėshtė qė tė vrasėsh njerėz, apo edhe t’i futėsh ata nė grevė urie vetėm se kėrkojnė drejtėsi”

    TIRANE - Politika e re e Edi Ramės pėrfaqėsohet nga njerėz mbi tė cilėn rėndon akuza pėr vdekjen e 28 qytetarėve shqiptarė nė 9 janar tė vitit 2004. Ka qenė ky reagimi i
    ashpėr qė kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta ka bėrė dje ndaj
    akuzave tė deputetit socialist Namik Dokle mbi rolin sipas tij, pėrēarės dhe mllefin pa shkak qė LSI po hedh kėto muaj nė drejtim tė selisė rozė.
    I shoqėruar nga nėnkryetari Sokol Axhemi, Meta vizitoi dje ambientet ku zhvillohet greva e urisė nga familjaret e personave te zhdukur nė tragjedinė e 9 janarit 2004 qė kėrkojnė zbardhjen e plotė tė kėsaj tragjedie, dhe gjetjen e trupave te fėmijėve te tyre te zhdukur.
    Duke i shprehur solidaritet tė plotė familjarėve tė ngujuar, duke thėnė se “kėta njerėz nuk duhet tė vdesin, por ata kėrkojnė drejtėsi, pėr zbardhjen e kėsaj tragjedie”.
    Pas shprehjes sė solidaritetit, Meta ka akuzuar ish-numrin dy tė qeverisė Nano nė kohėn e ngjarjes sė rėndė pesė viteve mė parė.
    “Sot nėpėrmjet medias jam informuar qė Kryeministri i asaj nate Namik Dokle, se tjetri nuk ishte nė Shqipėri, flet pėr fitoren e politikės sė re mė 28 qershor dhe nuk vjen kėtu pėr t’ju vizituar ju. Ndaj unė do ti them atij, si nuk vjen turp qė nuk ke ardhur ti takosh kėta njerėz se po bėnė 6 vjet qė ka ndodhur kjo tragjedi, qė nuk i ke ardhur pėr ngushėllim kėtyre njerėzve. Zoti Dokle qė nuk bėri asgjė atė natė kur e mori vesh e gjithė Shqipėri qė gomonet ishin nė det, por edhe sot pas gjashtė vjetėsh nuk ke kurajėn qė tė takosh dhe tė bėhet zbardhja e kėsaj tragjedie. Ndaj Dokle tė ketė kurajė tė paktėn tė largohet nga politika sepse kjo qė po ndodh nė Shqipėri ėshtė e tmerrshme. Politika e re tha Meta, nuk ėshtė qė tė vrasėsh njerėz, apo edhe t’i futėsh ata nė grevė urie vetėm se kėrkojnė drejtėsi”, deklaroi Meta.
    “Kėta njerėz, theksoi kreu i LSI-sė, duhet tė kenė moral qė tė ikin nga politika nė mėnyrė vullnetare, sepse nėse nuk e kanė kėtė moral do t’i heqin shqiptarėt me votė demokratike mė 28 qershor”, tha ai.
    Kritika Ilir Meta ka pasur dje edhe ndaj Presidentit tė Republikės Bamir Topi qė sipas tij nuk denjon qė tė shkojė pėr ti takuar grevistėt. Ndėrkaq meta ka kėrkuar nga Prokuroria e Pėrgjithshme rihapjen e dosjes sė “tragjedisė sė 9 janarit”, duke nxjerrė para ligjit pėrgjegjėsit e vėrtetė.
    Nė rast tė mosreagimit ndaj kėsaj kėrkese, Meta paralajmėroi se LSI do tė fillojė njė varg protestash nė mbarė vendin.

    55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 04-03-2009 mė 17:40

  4. #64
    Tirane shkurt 2005. Video e vendosur ne You Tube nga LSI.

    http://www.youtube.com/watch?v=8evw4FrsBtk

  5. #65
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Edi Rama Change-Ndryshim

    Drame me tre akte
    marin pjese aktoret e trupes se partise se Punes se Shqiperise :

    Gramoz RUCI
    Arta Dade
    Ylli Bufi
    Skender Gjinushi
    Bashkim Fino
    Fatmir Xhafa
    Mimi Kodheli
    Ilir Gjoni

    si dhe femijet e lumtur

    Pandeli Majko
    Erion Brace
    Erion Veliaj
    Ben Blushi
    Blendi Klosi

    Ne realizimin e kesaj drame moren pjese edhe fshataret e Pezes,Tepelenes dhe Ures Vajgurore
    si edhe vogelushet vullnetare ndene moshe per te votuar
    ----->>> Nje kopje e peshtire e Fushates elektorale te Barak Obames, ku jane vjedhur fjalimet dhe jane perkthyer ne shqip,parullat,logot ,vullnetaret ( ndene moshe 18) etj
    Sponsor Gjeneral: Gazeta Tema,TOPCHANNEL,2K
    Regjizor rexho Mejdani



    Ilir me te Meta Une kryeminister

    Komedi gazmore me motive popullore
    nga Skrapari

    Marin pjese ish kabineti qeveritar i Ilir 1999-2001

    Spartak Braho
    Petrit Ago
    Dritan Prifti
    Ndrio Legisi
    Pellumb Xhufi


    si edhe femijet e lumtur
    Erisa Xhixho
    Besjan Pesha

    Ne rolet episodike B.Gjikondi,S .Axhemi,P Malaj
    Si dhe i ftuari special Petro Koci


    Regjia Monika KryeMadhi



    Shume i forte ky postim Bel Ami! Shkruaji vertet si dramen ashtu dhe komedine se do te dilnin fantastike. Paraqitja fillestare eshte e nivelit te duhur.

  6. #66
    LSI afron ish-drejtuesit e PS

    E Premte, 06 Mars 2009

    Beteja politike midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, eshte kthyer tashme ne lufte anetaresimesh te anetareve respektive. Kohet e fundit, skena e politikes shqiptare po shnderrohet ne nje "parade" anetaresh, ku kalojne nga nje parti, ne nje tjeter. Por gjithcka nuk mbetet vetem kaq, kjo behet per nje beteje qe ka nisur me marrjen e kryetares se komunes se Ndroqit, Fatime Goga, nga Levizja Socialiste per Integrim. Ky fakt nuk do te pertypej lehte nga Partia Socialiste, ku ne ditet ne vazhdim do te verehej dhe afrimi i anetareve te LSI-se. Ndersa dje, ne vijim te afrimeve, sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, njoftoi afrimin ne partine e tij, te ish-drejtuesve te larte te PS, deputete, zevendesministra dhe anetare te KPD-se se PS. Gjithashtu ai lajmeroi edhe prurjen ne LSI te keshilltareve bashkiake te PS, PSD dhe PAD. "Jemi ketu per te denuar edhe nje here perversitetin dhe amoralitetin politik te Edi Rames, qe prej ditesh po blen lart e poshte ne menyre qesharake, individe te dobet qe nuk perfaqesojne asgje dhe qe nuk kane asnje kontribut, as ne te majte dhe as ne LSI", akuzoi Vasili. Sipas tij, amoraliteti i blerjes me leje ndertimi dhe para te thata ne dore te individeve te tille, nuk i ka bere asnje dem LSI-se, perkundrazi ka pasur nje efekt spektakolar pozitiv, sepse e cliruar prej tyre, LSI ka shtuar radhet e saj me qindra e qindra anetare dhe organizata te tera partish ne te gjithe vendin, qe i bashkohen asaj dhe moralit te shendoshe politik e personal te saj. "Edi Rama me politiken e tij te pazarit ordiner, te nen tavolines, te thashethemit dhe intriges se vogel te kafenese, qe vazhdon edhe sot tregon qarte friken e madhe per t'u perballur haptas, po ndihmon dukshem aleatin e tij Sali Berishen ne kete moment shume te veshtire per te, duke i bere sherbimin e radhes, ashtu sic beri edhe ne 15 Mars, kur ndodhi Gerdeci dhe ai i rrahu shpatullat", sulmoi liderin e socialisteve, zyrtari i LSI-se. Duke lajmeruar afrimin e ish-drejtuesve dhe anetareve te PS-se, Vasili tha se ky proces i paraqitjes publike te shume e shume prurjeve te reja ne LSI, ne te gjithe vendin do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim, si proces i natyrshem i afrimit tek nje parti opozitare si LSI qe i afron vetem moralin, idealin, programin e saj dhe asgje tjeter. Denis Dedej



    BASHKIMI

    "Qindra e mijera te majte dhe qytetare te ndershem qe aderojne ne parti te ndryshme, i bashkohen masivisht LSI si nje parti idealiste, solidare, me moral te shendoshe, si e vetmja opozite e vertete, qe do te nxjerre ne pension politik Berishen", deklaroi Vasili.



    AFRIMI

    Anetaret qe iu bashkuan dje LSI-se

    Pjeter Dema, ish-deputet i PS, ish-zevendesminister i Energjetikes

    Hasan Hoxha, ish-deputet, drejtues i PS ne Tirane dhe anetar i KPD te PS

    Xhevair Ahmetliu, ish-keshilltar i AD

    Qemal Kuci, ish-sekretar i PS ne Tirane

    Rasim Allushi, keshilltar i PS ne njesi bashkiake

    Kujtim Bebja, keshilltar i PSD

    Lufti Lami, ish- sekretar i PS per rrethin e Tiranes dhe keshilltar Kamez

    Sajmir Ivziku, ish-sekretar i PS-se, rrethi Tirane


    koha jone

  7. #67

    Rama:Hapni dyert pėr tė gjithė ata anėtarė tė LSI-sė qė duan tė kthehen nė PS

    Rama, vendorėve: Hapni dyert e PS-sė


    07 Mars 2009

    Darina Tanushi

    Hapni dyert pėr tė gjithė ata anėtarė tė LSI-sė qė duan tė kthehen nė PS”. Ka qenė kjo porosia e kryetarit socialist, Edi Rama, drejtuar anėtarėve tė shtabeve elektorale nė tė gjitha qarqet e vendit. Rama u ka dhėnė garanci tė zgjedhurve vendorė tė PS-sė se, “fitorja ėshtė e sigurt pėr PS-nė, por duhet tė dinė tė menaxhojnė mbėshtetjen qė ka kjo parti nė popull”. Nė njė takim tė zgjeruar nė Teatrin e Operas dhe tė Baletit, pa praninė e medias, Rama dhe kryetari i Asamblesė sė PS-sė, Gramoz Ruēi kanė dėgjuar raportimin e vendorėve pėr punėn qė ėshtė bėrė. Qė nė fillim, atyre u ėshtė shpėrndarė edhe Kodi i ri Elektoral dhe u ėshtė kėrkuar qė tė zotėrohet plotėsisht deri nė ditėn e zgjedhjeve. “Numrat i kemi, duhet tė dimė t’i menaxhojmė. Fitorja varet vetėm nga ne”, - mėsohet tė ketė thėnė Rama, gjatė fjalės hyrėse nė takimin e zgjeruar me drejtuesit vendorė tė PS-sė. “Hapni dyert pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė tė vijnė tek ne e tė bėhen pjesė e fitores. Mos gjykoni gjėrat nga kėndvėshtrimi se jemi sharė apo jo. Ēdo votė e tyre ka njė vlerė tė madhe”, - ka qenė kjo porosia e kryetarit socialist pėr drejtuesit vendorė, qė tė jenė tė vėmendshėm ndaj afrimit tė anėtarėve tė LSI-sė. “Duhet t’i bėni tė kuptojnė se njė votė pėr LSI-nė, maksimumi mund tė nxjerrė 1 deputet, kurse njė votė e tyre pėr PS-nė mund tė na japė p.sh, nė Fier 10 deputetė pėr PS-nė”, - ka llogaritur kreu i PS-sė, ndėrsa kėrkoi shumė angazhim nga tė gjithė anėtarėt e PS-sė. Ai vlerėsoi se “njė votė pėr LSI-nė ėshtė njė votė pėr PD-nė”.
    “Prandaj, - mėsohet tė jetė shprehur Rama, nė takimin me dyer tė mbyllura, - duhet t’i kushtoni shumė rėndėsi sistemit tė patronazhit”. Njė nga problemet e hasura gjatė kėsaj periudhe pėrgatitore kanė qenė edhe grupet e patronazhit, sistem i ri ky qė ėshtė futur nga PS-ja nė kėto zgjedhje. Rama u ka thėnė socialistėve qė drejtojnė bazėn se, edhe nga sondazhet shifrat janė shumė optimiste pėr PS-nė, por tashmė duhet menaxhuar mbėshtetja popullore. Njė problem i madh pėr PS-nė rezulton tė jetė mospajisja e shumė njerėzve me karta identiteti. Ndaj, edhe Rama porositi vendorėt qė tė punojnė shumė me njerėzit, sidomos me tė sigurtėt nė votė pėr PS-nė, qė t’i ēojnė nė zyrat e gjendjeve civile tė aplikojnė. Po kėshtu, ata duhet tė jenė tė vėmendshėm nė verifikimin e listave tė zgjedhėsve qė po shpallen nė ēdo njėsi. Pas takimit qė u zhvillua paradite, Rama mblodhi dje pasdite, nė selinė e PS-sė, edhe kryesinė. Edhe nė mbledhjen me anėtarėt e kryesisė dhe sekretarėt, Rama dėgjoi raportimet e tė deleguarve nėpėr qarqe. Pritet qė nė njė mbledhje tjetėr mė tė hollėsishme, pas 15 marsit, tė diskutohet mė me hollėsi pėr problematikat qė dalin nga pėrgatitjet zgjedhore. Kryesia e PS-sė kaloi edhe njė udhėzim tė brendshėm pėr financimin gjatė fushatės elektorale. Ky ėshtė njė udhėzim qė bazohet nė Kodin Elektoral dhe kėrkon transparencė nė pėrdorimin e fondeve gjatė fushatės, si pėr ato qė do tė merren nga shteti, ashtu edhe pėr donacionet.

    gazeta shqiptare

  8. #68

    Bashkim Kopliku ne loje, mbron PS-ne dhe sulmon LSI-ne!

    Pas PD-sė, edhe LSI-ja me pinjollėt?!


    07/03/2009

    Bashkim Kopliku

    Surprizė: kryetari i LSI-sė, “djaloshi” Ilir Meta, iu vėrsul kryetarit tė PS-sė, “djaloshit” Edi Rama, duke e akuzuar si antikomunist, e njėkohėsisht edhe si pinjoll tė komunistėve—njė gjysh i z. Rama, por dhe babai i tij, paskan qenė funksionarė komunistė. E mė e ēuditshmja ėshtė se kjo u tha pikėrisht nė Shkodėr (mė 3.3.2009), nė qytetin mė antikomunist tė Shqipėrisė. Z. Meta, duke dashur ta kritikojė, i shtoi zotit Rama elektoratin nė atė qytet. Nga ana formale, ato akuzat e Ilirit ngjanin si dy pika uji me ato tė bėra para pak ditėve nga kryetari i PD-sė, “plaku” ish-funksionar komunist Sali Berisha. Nejse, nuk e shpjegojmė dot kėtė lajthitje tė z. Meta, veēse me shprehjen: “Pėr inat tė vjehrrės (Edit), vete fle me mullixhiun (Saliun)”.
    * * *
    Ėshtė gabim marrja me biografitė—nė respekt tė z.Meta nuk po pėrdorim fjalė mė tė rėndė se “gabim”. Nė njė shkrim tė veēantė ditėt qė vijnė, do ta analizojmė gjatė kėtė fenomen. Shkurt mund tė themi se nė periudhėn e komunizmit, “biografitė” kanė qenė njė nga armėt mė tė ndyra tė regjimit. Duke u marrė edhe ai me to, z. Meta po e zhvendos LSI-nė nė drejtim tė gabuar, nė ekstremin e majtė.
    Kishim bėrė njė skemė nė kokėn tonė, ku tri partitė nė fjalė i kishim vendosur si vijon. Majtas, por afėr qendrės, kishim vendosur LSI-nė. Mė tej, prapė majtas, kishim vendosur PS-nė, kurse mė tej, gjithnjė majtas, kishim vendosur PD-nė aktuale, apo si na pėlqen ta quajmė, PB-nė, pra Partinė Berishiste. Tani, duke mbrojtur komunizmin, e duke u marrė me biografitė, LSI-ja e zhvendosi veten mė majtas, duke e shkapėrcyer PS-nė, dhe duke u vendosur nė mes saj dhe PD-sė. Kjo lėvizje e LSI-sė na rezulton se ėshtė njė lėvizje kundėr tendencės botėrore tė partive tė majta.
    Para nja 15 vjetėsh pata vizituar nė Bon (Gjermani) njė muze tė sė majtės gjermane. Nga ana figurative, zhvillimi nė vite i sė majtės gjermane (SPD, Sozialdemokratische Partei Deutschlands) paraqitesh me njė bust tė Karl Marksit. Busti ishte gjigant nė vitet e para tė SPD-sė (tė themi 120 vjet pėrpara). Pastaj periudha pas periudhash historike, busti vinte duke u zvogėluar, derisa pas Rėnies sė Murit tė Berlinit, busti ishte bėrė fare i vogėl. Ma merr mendja qė sot qė po shkruajmė, busti mė i vogėl i serisė do tė jetė zhdukur fare. Kjo ėshtė ecja normale e sė majtės perėndimore: largim tėrėsor nga komunizmi.
    Edi Rama shkon nė Shkodėr, dhe ndryshe nga Ilir Meta e Sali Berisha—tė mė falė z. Meta qė e vura bashkė me Saliun—shan komunizmin, kritikon edhe ish-funksionarin komunist Sali Berisha, por jo babėn apo nėnėn e tij. Me kėtė qėndrim, Edi i bėri nder vetes: di Shkodra ta vlerėsojė si antikomunizmin ashtu edhe burrėrinė!
    Ėshtė meritė e padiskutueshme e Edi Ramės qė po e largon fare PS-nė nga komunizmi, saqė po i afrohet me shpejtėsi qendrės, aty ku ėshtė e gjithė e majta e Botės, e botės ku mėtojmė tė shkojmė tė gjithė e sa mė parė. Ai po ndjek tendencėn perėndimore.
    Por mos ta personalizojmė meritėn vetėm tek Edi Rama. PS ka ecur gjithė kėto vite nė rrugėn e dekomunistizimit tė vetes, ku protagonistė kanė qenė shumė politikanė tė saj. P.sh., mė kujtohet njėri prej tyre. Ishte fundi i viteve 1990, kur Namik Dokle, atėherė nėnkryetar i kuvendit, iu drejtua, nė njė seancė qė transmetohej direkt nė televizion, deputetit tė vetėm tė partisė komuniste: “ulu, mor komunist”. Ishte pėrdorim pėr sharje i fjalės “komunist”, e nga kush pa, nga Namiku qė vetėm 8-9 vjet para nuk duronte t’ia prekje me pupėl komunizmin. I pata thėnė njė miku tė PD-sė: “Aha, ish-komunisti Dokle u shėrua nga komunizmi, ia mori monopolin e sloganeve antikomuniste, ish-funksionarit komunist Berisha”.
    E fundit pėr zhvendosjen nga qendra tė PS-sė. Ka me dhjetėra mijėra, mbase me qindra mijėra votues shqiptar qė nuk i japin votėn PS-sė thjesht se ajo akoma nuk i ka shkėputur lidhjet 100% me tė kaluarėn komuniste tė Shqipėrisė. Kėta janė votuesit qė janė me mendimet e sė majtės moderne perėndimore (Obama, Prodi etj). Ata shkojnė tek PD-ja vetėm se gėnjehen nga boja antikomuniste qė i hedhin asaj me autosugjestionin e tyre. Mendoni sikur PS-ja tė zhdukte ēdo fije komunizmi nga trupi i saj! Nejse, nė njė shkrim tjetėr do tė ndalojmė mė gjate.
    * * *
    Dikush qė i ka qejf llogaritė elektorale, mendon se Edi po humb elektoratin e dikurshėm tė PS-sė, nostalgjikėt e komunizmit. Mbase kėtė ide ka edhe Iliri, kur pėrpiqet t’i bėjė komplimente komunizmit. Ne mendojmė se e ka mirė Edi: atė qė humb nė pleqtė nostalgjikė komunistė tė pandreqshėm, po e fiton disa fish nė tė rinjtė, por edhe nė tė moshuarit qė e kanė kuptuar se PS-ja duhet tė shkėputet pėrfundimisht nga trashėgimia komuniste. Pa shkėputje tėrėsore, PS-ja nuk mund tė pranohet nė Perėndim, ku dhe atje natyrisht qė ka tė majtė, por ama fare pa komunizėm.
    Ne tė djathtėt pėrshėndesim ēdo zhvendosje drejt qendrės tė partive tė majta shqiptare, pėrfshirė kėtu dhe PS-nė, LSI-nė etj. Ėndėrrojmė njė situatė politike se p.sh. nė Amerikė, ku “e djathta”, partia Republikane, ėshtė nė garė tė vazhdueshme e tė ndershme me “tė majtėn”, partinė Demokrate. E ngjashme ėshtė situata edhe nė tė gjitha vendet e tjera perėndimore.
    Largimi i partive tė majta shqiptare nga komunizmi, e bėn mė tė realizueshme ėndrrėn tonė pėr tė pasur njė tė djathtė tė fuqishme perėndimore, sepse i hiqet mundėsia e manipulimit me gjoja antikomunizmin, fajtorit kryesor. E fajtori kryesor qė po e lė Shqipėrinė pa njė tė djathtė tė fuqishme, nuk ėshtė as PS-ja e as LSI-ja, por berishizmi.
    Ėshtė pikėrisht manipulimi me gjoja antikomunizmin, metoda qė po pėrdor Berisha e kompani, pėr tė mos lejuar krijimin e sė djathtės sė fuqishme shqiptare. Ata kanė vite qė ia kanė arritur, qoftė duke e mbajtur majtas PD-nė, pa e lėnė tė kthehet aty ku ishte nė fillim, nė 1990-94; qoftė duke shkatėrruar me artilerinė e shpifjeve dhe me kolonat e pesta, ēdo parti qė nis tė fuqizohet djathtas, ku aktualet janė PDK-ja, LZHK-ja dhe PLD-ja.
    E fundit: sot pėr sot, ata qė aspirojnė tė djathtėn, nėse duan tė zgjedhin nė mes “dy tė kėqijave tė fuqishme”, pa mė tė voglin dyshim qė duhet tė jenė pėr PS-nė

    gazeta shqiptare

  9. #69
    Kodheli: Meta, turp per gjuhen e perdorur ndaj grave opozitare

    E Shtune, 07 Mars 2009

    Zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli, reagoi mbremjen e djeshme e shokuar, sipas saj nga berishizmi i Ilir Metes dhe nga ngjashmeria e tij, me zedhenesin e Sali Berishes. "Por kjo eshte zgjedhja e tij. Jam ketu per t'i thene atij te mos merret me grate opozitare, qe e thone hapur ate qe mendojne", reagoi Kodheli, duke theksuar se, "si njera nder to, i them se mua me nxjerr ne publik, kunder Sali Berishes dhe se fundmi edhe kunder tij, bindja ime eshte se Sali Berisha po e shkaterron kete vend, kurse Ilir Meta eshte bere paterica e tij". Prandaj, sipas zedhenes se PS, duhet t'i vij turp per gjuhen qe po perdor, duke bere te revoltuarin, nderkohe qe cdo shqiptar revoltohet sot, me kete gjuhe, qe c'edukon femijet dhe deshperon qytetaret.


    koha jone

  10. #70
    POLITIKĖ

    LSI, marrėveshje pėr koalicion tė pėrbashkėt me PSV ’91 e Petro Koēit

    10-03-2009

    Meta-Koēi, apel socialistėve tė braktisin Ramėn e politikės sė vjetėr pėr njė koalicion tė ri tė sė majtės

    Marrėveshja e nėnshkruar dje pėrbėhet nga 3 pika kryesore nė tė cilat tė dyja forcat politike angazhohen qė tė garojnė nė njė koalicion tė pėrbashkėt, me njė program tė pėrbashkėt, por nė lista tė veēanta pėr secilin subjekt politik

    TIRANE - Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka zgjeruar zgjeron koalicionin e saj tė zgjedhjeve tė 28 qershorit, duke nėnshkruar njė marrėveshjeje bashkėpunimi me Partinė Socialiste tė Vėrtetė ’91 tė drejtuar Petro Koēi. Kreu i LSI, Ilir Meta, e cilėsoi aktin e djeshėm si njė garanci me tepėr pėr fitoren e koalicionit qė ai drejton nė zgjedhjet e ardhshme.
    “Kjo Marrėveshje ėshtė njė garanci shumė e rėndėsishme pėr fitoren tonė mė 28 qershor, sepse jo vetėm kasta e Sali Berishės do tė marrė fund me votėn e shqiptarėve, por nuk do tė ketė as rotacion kaste. Qeverisja do t’i kthehet njerėzve, do ti kthehet qytetarėve dhe do t’i shėrbejė atyre pėr t’i dhėnė zgjidhje problemeve mė tė rėndėsishme dhe mė jetike, nė luftėn kundėr varfėrisė”, deklaroi Meta.
    Ndėrkaq kreu i PSV 91 Koēi apeloi ndaj gjithė socialistėve qė ti bashkohen kėtij koalicioni kundėr asaj qė ai e etiketoi si “qeverisje tė kontrollueshme” nga dy forcat e mėdha politike.
    “Ne nga kjo tribunė bashkėpunimi i bėjmė thirrje tė gjithė tė majtėve, tė gjithė socialistėve tė vėrtetė kudo qė tė jenė, qė nė 28 Qershor t’u drejtohen pa ngurrim kutive tė votimit, pėr tė fituar zgjedhjet, sepse zgjedhjet do t’i fitojė ai bllok politik i cili, tėrheq nė procesin e votimit mė shumė mbėshtetės se sa blloku tjetėr”, tha Koēi.
    Marrėveshja e nėnshkruar dje pėrbėhet nga 3 pika kryesore nė tė cilat tė dyja forcat politike angazhohen qė tė garojnė nė njė koalicion tė pėrbashkėt, me njė program tė pėrbashkėt, por nė lista tė veēanta pėr secilin subjekt politik. Ky dokument parashikon edhe qė bashkėpunimi do tė vazhdojė edhe pas zgjedhjeve tė 28 qershorit nė rast fitoreje.
    ...

    55

Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •