Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 183
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pse fitoi PD ne kashar...? Po sipas ketyre komunisteve ketu ne forum pd i ka ditet te numeruara. I ziu njeri nuk di ke te besoje.

  2. #22
    Thellohet pėrēarja mes PS dhe LSI

    Nga L.Progni

    Kanė pėrdorur ironinė pėr t’iu pėrgjigjur kryetarit tė PS, Edi Rama. Ka ndodhur kėshtu me zyrtarėt e LSI. Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI, Zoti Petrit Vasili, e ka etiketuar Ramėn si personazhin e Benit te filmi “Beni ecėn vetė”, i cili kėndonte me zė tė lartė nė pyll pėr tė larguar frikėn. “Deklaratat e Edi Ramės, ashtu si te filmi “Beni ecėn vetė”, qė kėndonte kėngė partizane nė pyll pėr t'i dalė frika. Rama pa nė Amerikė si bėhet opozitė dhe jo pazar si i tiji me Berishėn. Megjithatė, pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, ėshtė fare e qartė se kryetari i radhės i PS edhe pas kėsaj vizite nuk ka mėsuar se si bėhet opozita e vėrtetė, se si trajtohet kundėrshtari politik”, - tha Vasili.

    Pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm tė LSI, zotin Petrit Vasili, kjo gjendje shkaktohet, ngaqė pėr kryetarin e PS, Edi Rama, prioritet ėshtė aleanca me Berishėn dhe jo me Shqipėrinė qė vuan berishizmin.

    Por jo pak ironik ka qenė sėrish qėndrimi i Edi Ramės nė lidhje me bashkėpunimin me PS. Duke folur nga Denveri, ku ndodhet pėr tė marrė pjesė nė Konventėn e Demokratėve tė SHBA, Rama, i pyetur nėse do takohet me Metėn tha: “Unė dėshiroj tė mbetem te Konventa e demokratėve, te politika e re, tė mbetemi te nevoja e madhe e njerėzve pėr tė marrė nė duar fatin e tyre, qė nuk mund tė jetė monopol, e pėrsėris, i njė grushti politikanėsh dhe mbi tė gjitha mė lejoni ta mbyll duke iu referuar atij bashkėqytetari qė nė njė qark tė Shqipėrisė, duke marrė fjalėn nė njė nga qindra takimet e “Dialogut me Shqipėrinė”, tha: “pėr sa kohė ne do tė presim qė problemet tona t’i zgjidhin 5 gjela nė Tiranė, pulat tona nuk do tė bėjnė asnjė vezė.”

    Gazeta Tema


    Tash do i beje vezet Edi Veliaj dhe Erion Rama!

  3. #23
    Rama, si te “Filmi Beni ecėn vetė”, bėrtet nga Denveri pėr tė larguar frikėn

    29-08-2008

    LSI i ėshtė pėrgjigjur me shpoti sulmit tė Edvinit qė nga pėrtej Oqeanit, duke e cilėsuar PS-nė si njė formacion politik tė pashpresė, i cili s’do ta marrė me vete nė udhėn e humbjes, qė ka pėrzgjedhur pėr sfidėn elektorale tė 2009-s

    Partia Socialiste dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim, vijojnė avazin e vjetėr tė reagim kundėr reagimit, me kontekste dhe qėllime tė pastra politike, nėn mllėfin e krizės sė thellė dhe tė pashmangshme prej sė cilės opozita ėshtė infektuar nė tėrėsi. Ethet e miratimit tė kodit tė ri elektoral, me nisjen e sesionit kuvendor, po degėdisin kryesisht dy partitė kryesore nė opozitė, PS dhe LSI, duke e bėrė tė pamundur fshehjen e krizės dhe frikėn e gjallė pėr humbjen e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, nė cilėn PS dhe LSI do tė militojnė tė pavarura, duke i bėrė opozitė tė fortė njėra-tjetrės. Kėsisoj, vetėm njė ditė pas deklaratave injoruese tė Ramės nga Denveri (SHBA), nė adresė tė kundėrshtarit tė tij politik nė opozitė, Ilir Meta, dje, Lėvizja Socialiste pėr Integrim, i ka kthyer reston, duke iu kundėrpėrgjigjur nė tė njėjtėn linjė. Kėsisoj, Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili e ka etiketuar Ramėn si personazhin e Benit tek filmi “Beni ecėn vetė”, i cili kėndonte me zė tė lartė nė pyll pėr tė larguar frikėn. “Deklaratat e Edi Ramės, ashtu si tek filmi Beni ecėn vetė, qė kėndonte kėngė partizane nė pyll pėr t’i dalė frika”, tha Vasili. Duke iu referuar intervistės dhėnė nga SHBA pėr “Zėrin e Amerikės”, sekretari i pėrgjithshėm i LSI deklaroi se, nga zhvillimet atje Rama “pa nė Amerikė se si bėhet opozitė dhe jo pazar si i tiji me Berishėn”. Megjithatė, pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, ėshtė fare e qartė se kryetari i rradhės i PS-sė edhe pas kėsaj vizite nuk ka mėsuar se si bėhet opozita e vėrtetė, se si trajtohet kundėrshtari politik. Megjithėse Rama ndodhet ende nė Denver tė SHBA-sė, dhimbjet e kokės pėr tė nuk kanė tė sosur, aq mė tepėr kur ai ende shpreson qė Meta tė ndryshojė qėndrim dhe tė bėhet pjesė e politikės sė tij destruktive dhe absurde. Por nga ana tjetėr, Gjinushi i ka premtuar besnikėri tė pėrjetshme politike, duke i ndėrthurur idenė e koalicionit tė bishtave, pavarėsisht se partia qė ai kryeson PSD, ėshtė pa elektorat dhe diskutohet eliminimi i mundshėm i saj, me sistemin aktual zgjedhor, zhvillim qė Edvinit nuk i intereson shumė. Pra, nė kėtė aspekt, ajo qė vihet re tek partitė e opozitės, ėshtė mungesa e fluiditetit dhe qartėsisė sė duhur nė negociimet parazgjedhore, qė siē edhe ėshtė parė vazhdimisht, njė pjesė e tė vegjėlve opozitarė me ndonjė pėrfaqėsues tė PS-sė, kanė diskutuar nė tryeza kafenesh pėr mbijetesėn e tyre politike dhe si pasojė nuk kanė mundur tė dalin nė qėndrime tė qarta pėr atė qė diskutuan. Ndėrkaq, nga ana tjetėr, kryesocialisti Edi Rama ka folur pėrsėri pėr politikėn e vjetėr nė tė cilėn gjendjet Shqipėria sot dhe qėllimi i Rama, tėrėsisht i impresionuar, pėrsėriti edhe njėherė nevojėn qė kanė shqiptarėt dhe shqiptaret pėr tė bėrė ndarjen e politikės sė re me politikėn vjetėr. “Vendi duhet tė ndahet nga politika e keqe, nga bataku i njė grupi njerėzish qė na mbajnė peng prej 17 vitesh. Ne duhet ta ndryshojmė kėtė proces dhe duhet tė kuptojmė qė nuk ėshtė politika njė fushė veprimi ekskluzive e partive, pėr tė mbrojtur ambicie krejt personale. Politika ėshtė pėr ta dhe duhet ti shėrbejė atyre, kjo ėshtė esenca e kėsaj konvente”, tha ai. Ai nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe qėllimet e Partisė Socialiste pėr tė shkėputur vendin nga njė politikė e vjetėr tė cilin ai e ka cilėsuar si “tė keqe”. Ndėrsa ėshtė pyetur pėr ndonjė koalicion tė mundshėm me LSI, Rama ėshtė shprehur “jemi pėrsėri nė deklaratat e vjetra dhe unė dėshiroj tė mbetem te konventa e re”. Por, deri mė sot, Rama nuk e ka shpjeguar akoma mbėshtetėsve tė tij se ku konkretisht ndryshon “politika e re” nga “politika e vjetėr”. Ajo qė mund tė kuptohet nė vija tė pėrgjithshme ėshtė se Rama, edhe pse kėrkoi tė bėhej kryetar i partisė mė tė vjetėr nė vend, asaj socialiste, nuk identifikohet me traditėn e tė bėrit politike prej saj.

    55

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lsi e ps jane grupe cakejsh qe provizorisht po i hungerijne njeri jatrit.. per tu bere me te eger e me te bashkuar me tufat e tyre qe te gllaberojne e coptojne demokracine e endrrat e ketij populli te vuajtur..

    ne zgedhjet e ardhshme kanibalet e ndare ne dy ceta.. ne ps dhe lsi do bashkohen.. e bashke me vampiret ne gjinush parti e neritan kompani.. e ne milo djallezi.. do marrin pushtetin qendror e do vendosin diktaturen e tyre teper te gjate.. e teper te sofistikuar polpotisto enveriste me kostum armani..

    3 korrikasit.. vazhdojn gjumin e ariut..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Pse fitoi PD ne kashar...? Po sipas ketyre komunisteve ketu ne forum pd i ka ditet te numeruara. I ziu njeri nuk di ke te besoje.

    o beni, pune partish lale sdin ca xhepi me fut doren keto jan trrash shum.
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  6. #26
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Mendoj se LSI+PS=PD!

  7. #27
    Rama trash gjuhėn - akuzon LSI-nė se s’ėshtė parti e Ilir Metėn se ėshtė politikan i vjetėr


    30-08-2008


    Pasi ėshtė kthyer nga Denveri, nga ku vėrshoi njė lumė akuzash nė drejtim tė kundėrshtarit tė tij politik nė opozitė, kreut tė LSI-sė, Ilir Meta, kryesocialisti Edi Rama, ėshtė munduar tė flasė dje me disa ndėrthurje tė politikės sė tij tė re me konventėn e demokratėve tė zhvilluar gjatė 4 ditėve me radhė nė SHBA. Kthimi nga SHBA-tė, duket se Edvinit i ka venitur tėrėsisht shpresat pėr formimin e njė koalicioni zgjedhor para kuvendoreve tė 2009-s dhe mė keq akoma, krijimi i fraksioneve opozitare ėshtė nė prag, nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr mbijetesė nė politikė. Kėsisoj, lidhur me ēėshtjen nėse PS ėshtė e gatshme tė shkojė nė zgjedhje me njė tė majtė progresiste dhe tė bashkuar, Rama ka deklaruar se nė opozitė janė pėrhapur grupe tė vetėquajtura parti, qė synojnė vetėm interesat personale dhe kanė rėnė pre e stereotipeve tė vjetra, skemave tė vjetra dhe qė bazohen vetėm te njė arithmetikė dhe te llogjika e pazarit paraprak. “Partia Socialiste ėshtė nė proēesin e njė transformimi rrėnjėsor tė brendshėm dhe njėkohėsisht nė proēesin e njė transformimi rrėnjėsor tė vet politikės shqiptare. Nė kėtė sens doja t’i linim pas stereotipet qė e shikojnė bashkimin apo ndarjen si llogari mes disa grupesh, qė janė grupe tė vetquajtura parti, apo qė mbrojnė interesa krejt personale dhe t’i japim jetė njė bashkimi me qytetarėt, pėrtej kufinjve tė partive dhe mbi tė cilat duhet t’i japim mundėsi qytetarėve ta pėrdorin PSSH si instrument pėr tė ndryshuar shoqėrinė, vendin dhe jetėn”, tha kreu i PS-sė, duke iu referuar kryesisht qėndrimeve tė shfaqura nga LSI duke kundėrshtuar politikėn e koalicionit tė bishtave, tė propozuar nga Rama dhe Gjinushi. Pavarėsisht krizės sė thellė dhe mungesės sė vizionit pėr tė ardhmen politike para dhe pas zgjedhjeve tė 2009-ės, kryesocialisti ka mohuar pėrēarjen e thellė qė ekziston nė opozitėn e majtė. “Nė kėtė sens, do tė pėrsėris, se nuk ka njė tė majtė tė ndarė, por ka njė fuqi tė madhe dhe njė vullnet tė madh pėr ndryshim nga ana e PSSH nė funksion tė njė proēesi tė ri politik nė Shqipėri dhe nga ana tjetėr llogaritė e vjetra, sterotipet e vjetra, skemat e vjetra dhe qė bazohen vetėm te njė arithmetikė dhe te llogjika e pazarit paraprak, qė pėr mua nuk na duhet dhe qė pėr shqiptarėt ėshtė e pavlefshme nė kėtė stad tė vendit dhe botės, ku Shqipėria duhet tė marrrė nė duar fatin e saj pėrmes njė politike tė re, ku ne duhet tė kuptojmė se nuk janė zgjedhje mes PD dhe PSSH, tė majtės e tė djathtės, por mes tė tashmes dhe sė shkuarės”, shtoi nė vijim ai. Lidhur me mundėsinė e njė takimi ndėrmjet Ramės dhe Metės, kryesocialisti la tė kuptohej se nuk mund tė ulet nė tryezėn e bisedimeve me individė tė politikės qė synojnė ta kthejnė politikėn nė monopol. “Unė dėshiroj tė mbetem te konventa e demokratėve, te politika e re, tė mbetemi te nevoja e madhe e njerėzve pėr tė marrė nė duar fatin e tyre, qė nuk mund tė jetė monopol, e pėrsėris, i njė grushti politikanėsh”, u shpreh mė tej Rama. Por pėrpos kėtij qėndrimi, Rama nuk mund tė fshehė frikėn e ethshme pėr humbjen e zgjedhjeve, duke u shprehur i pashqetėsuar, pasi pėrveē katandisjes sė tij, ai do tė marrė me vete drejt ngrehinės sė humbjes sė zgjedhjeve edhe LSI-nė e Metės.


    55

  8. #28
    Reforma zgjedhore, Gjinushi e Milo mbėshtesin Ramėn

    Hidhen bazat e koalicionit tė ardhshėm, me tė cilin e majta do tė konkurrojė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Pas njė periudhe tė gjatė marrėdhėniesh pothuajse inekzistente, opozita, megjithėse jo e plotė, ka lėnė pas tė shkuarėn konfliktuale dhe ka nisur punėn pėr ringritjen e koalicionit elektoral.

    Fejzi Braushi

    Marte, 02 Shtator 2008 09:16:00

    Nė takim u diskutua mundėsia e daljes sė forcave tė majta nė zgjedhjet e 2009-ės me qėllim fitoren e zgjedhjeve

    TIRANĖ- Hidhen bazat e koalicionit tė ardhshėm, me tė cilin e majta do tė konkurrojė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Pas njė periudhe tė gjatė marrėdhėniesh pothuajse inekzistente, opozita, megjithėse jo e plotė, ka lėnė pas tė shkuarėn konfliktuale dhe ka nisur punėn pėr ringritjen e koalicionit elektoral. Me iniciativėn e kryetarit tė Partisė Socialiste, ėshtė zhvilluar dje takimi i parė informal nė rang kryetar partish, nė qendėr tė tė cilit ka qenė pikėrisht gjetja e rrugėve tė cilat do tė bėnin tė mundur sheshimin e mosmarrėveshjeve mes tė majtėve dhe maksimizimin e rezultatit nė zgjedhjet e qershorit.

    Takimi

    Nė takimin, ku pėrveē Ramės merrnin pjesė edhe kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi dhe ai i Demokracisė Sociale, Paskal Milo dhe ku mungonte kreu i LSI-sė, Ilir Meta, ėshtė diskutuar gjerėsisht pėr reformėn zgjedhore dhe hapėsirat qė lejon sistemi i ri zgjedhor, i sanksionuar tashmė nė Kushtetutė, pėr aplikimin e atyre formulave tė bashkėpunimit, qė do tė bėnin tė mundur arritjen e njė rezultati sa mė pozitiv pėr gjithė spektrin e majtė.

    Burime pranė kėtij takimi kanė konfirmuar pėr “Shekullin” se gjatė takimit, kreu i socialistėve, Edi Rama ka informuar aleatėt e vet lidhur me ecurinė e deritanishme tė Reformės Zgjedhore dhe mėnyrėn se si PS e percepton kompletimin e saj edhe sa i pėrket ēėshtjeve tė rėndėsishme siē ėshtė ajo e koalicioneve parazgjedhore apo dhe administrimi i procesit pėrgjatė dhe paszgjedhor.

    Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė koalicioneve, kryesocialisti ka sqaruar Gjinushin dhe Milon se si parashikohet dhe ēfarė mundėsish bashkėpunimi ofron koalicioni i pėrbėrė, tė cilin e kundėrshton me shumė forcė Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Pėr kėtė pikė, duket se edhe dy aleatėt, Milo dhe Gjinushi, janė bindur pėr efektet pozitive qė realizon koalicioni i pėrbėrė sidomos nė aspektin garės mes dy blloqeve politike, tė majtės dhe tė djathtės.

    Gjithashtu, nga tė njėjtat burime mėsohet se gjatė bisedės Rama ėshtė treguar i prerė, pėr tė mos toleruar nė drejtim tė kėrkesės sė LSI-sė pėr tė bėrė dhe njė korrektim kombėtar tė votave tė partive politike. Ndėrkohė sa i pėrket qėndrimit tė LSI-sė, tė tre krerėt janė shprehur jo vetėm gjatė takimit por edhe pas tij, tė hapur pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr ta shkėputur atė nga misioni minues i fitores sė tė majtės dhe pėr ta bindur atė qė tė bashkėpunojė me tė majtėn.

    Deklaratat

    Kreu socialist Edi Rama megjithėse e ka cilėsuar kryetarin e LSI-sė, Ilir Meta, si mik tė tijin, nuk ka ngurruar tė shprehet se ky i fundit po i shėrben qėllimit tė Berishės pėr ta mbajtur tė majtėn tė pėrēarė. “E kam thėnė dhe e pėrsėris, Ilir Meta ėshtė miku im, dhe jam i keqardhur teksa e shoh pėrditė e mė tė mllefosur ndaj Partisė Socialiste, pėrditė e mė thellė nė batakun e politikės sė vjetėr, duke bėrė kėsisoj njė punė jo tė mirė pėr ata njerėz qė e ndjekin pas dhe duke bėrė qė tek ai, Sali Berisha tė shohė shpresėn e tij tė fundit.

    Por sidoqoftė ne do tė fitojmė zgjedhjet e 2009”,- tha Rama pas takimit duke i bėrė njėkohėsisht thirrje atij, qė tė heqė dorė nga interesat e ngushta personale. Rama theksoi gjithashtu se zgjedhjet do t’i fitojnė qytetarėt dhe jo kryetarėt. Ndėrkohė kreu i PDS-sė, Paskal Milo ka siguruar pėr mediat se pavarėsisht largėsive tė tanishme nė qėndrime me LSI-nė, do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė bindur edhe kėtė forcė qė tė bėhet pjesė e koalicionit tė ardhshėm opozitar.


    --------
    Rama:

    “E kam thėnė dhe e pėrsėris, Ilir Meta ėshtė miku im, dhe jam i keqardhur teksa e shoh pėrditė e mė tė mllefosur ndaj Partisė Socialiste, pėrditė e mė thellė nė batakun e politikės sė vjetėr, duke bėrė kėsisoj njė punė jo tė mirė pėr ata njerėz qė e ndjekin pas dhe duke bėrė qė tek ai, Sali Berisha tė shohė shpresėn e tij tė fundit. Por sidoqoftė ne do tė fitojmė zgjedhjet e 2009”.

    Milo:

    “Kemi pasur njė takim miqėsor ku kemi shkėmbyer mendime rreth formulės sė koalicionit tė pėrbėrė dhe rreth bashkėpunimit tė mėtejshėm me PS pėr Kodin Zgjedhor dhe mė gjerė, prandaj sot ne si PDS, shprehim edhe njė herė vullnetin pėr ta vazhduar kėtė frymė bashkėpunimi pa pėrjashtuar as edhe partnerėt e tjerė tė sė majtės me tė cilėt, ashtu siē kemi vazhduar takimet deri mė sot, do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen, sepse rrugėt pėr t’u marrė vesh ende nuk janė mbyllur”.

    Gjinushi:

    “Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur fakti qė sistemi i ri zgjedhor nuk i pengon koalicionet, pra duhet kuptuar se kjo ėshtė " reja" pra nuk ėshtė se janė shpikur koalicionet, por ēdo sistem demokratik e lejon bashkėpunimin e sinqertė dhe tė ndershėm dhe tė jesh kundėr koalicioneve qė japin njė hapėsirė pėr bashkėpunim ėshtė nonsens politik, sepse ēdo hapėsirė qė rrit bashkėpunimin qė mundėson ėshtė demokratike dhe pozitive”.

    Shekulli

  9. #29
    Meta: Interesi ynė i vetėm, fuqizimi dhe pėrfaqėsimi i sė majtės sė vėrtetė nė Shqipėri

    Intervistoi: Armand Mero, Tiranė
    Zėri i Amerikės
    04-09-2008


    Zėri i Amerikės: Zoti Meta, u bė njė kohė e gjatė qė e majta po pėrjeton njė moment tė vėshtirė. Ka njė pėrplasje tė fortė mes jush dhe PS. Ju disa herė i keni bėrėtė ditura shkaqet e kėsaj situate. Duket sikur kjo marrėdhėnie ka arritur nė njė pikė tė pakthyeshme apo ka ende hapėsira?

    Ilir Meta: Mendoj se zgjedhja qė ka bėrė lidershipi i PS pėr tė shkelur marrėveshjen e 5 partive opozitare qė nė thelb kishte bashkėpunimin pėr reformėn zgjedhore dhe akoma mė keq, vajta tej ēdo parashikimi i lidershipit tė PS tek objektivi i Sali Berishės pėr ta kthyer kushtetutėn aty ku ai e aspironte qė nė 1994, pra te pėrqėndrimi i gjithė pushteteve nė njė dorė tė vetme, pra sot te dora e kryeministrit- kryetar partie, akoma mė saktė Sali Berisha, padyshim qė ka krijuar njė hendek shumė tė thellė e parimor mes LSI e PS dhe mes gjithė tė majtėve dhe socialistėve me lidershipin e kėsaj partie. Shumė bashkėpunime tė tjera jo parimore mes kryeministrit dhe kryetarit tė PS, mė shumė edhe pėr shkak tė pozitės si kryebashkiak i Tiranės, jo vetėm qė kanė sjellė muajt e fundit njė opozitarizėm fals tė kėsaj partie, por natyrisht qė kanė sjellė edhe debate sepse LSI duke goditur pėrpjekjet e Berishės pėr tė uzurpuar institucionet, pėr tė kufizuar kompetencat e presidentit, nuk mund tė mos atakonin edhe bashkėpunėtorėt e Berishės, qė nė mėnyrė flagrante kanė qenė pėrfaqėsuesit e PS.

    Zėri i Amerikės: Ka njė ofertė tė socialistėve pėr njė koalicion tė pėrbėrė. E keni refuzuar, duke thėnė se ėshtė njė koalicion bishtash. A mund tė na shpjegoni konkretisht pse jeni kundėr. Njė koalicion i tillė ruan identitetin e partive, tregon peshėn reale dhe nuk lejon tė shkojnė dėm disa pjesėza votash...

    Ilir Meta: Ju vetė nė pyetjen tuaj evidentuat mos shkuarjen dėm tė pjesėzave tė votave. Nėse ky ėshtė prekupimi i lidershipit tė PS nuk kishte pse tė bėhej ajo inciatorja e modelit spanjoll qė ėshtė njė model absurd.pėr kushtet e Shqipėrisė. Dhe sė dyti nėse ende e kanė kėtė shqetėsim duhet tė aplikojnė korrektimin nacional tė votės proporcionale nė mėnyrė qė asnjė votė opozitare tė mos shkoj dėm. Pse ne e konsiderojmė kėtė si njė koalicion bishtash? Sepse prioriteti nė diskutimin e kėtij lloj koalicioni ėshtė ai i marrjes apo kėmbimit tė presjeve dhjetore, mė shqip do tė konsideroheshin si bishta. Natyrisht qė koalicionet nuk ndėrtohen mbi raportet e presjeve dhjetore, por ndėrtohen mbi programe, objektiva dhe platforma tė pėrbashkėta. Si mund tė quhet koalicion njė vendosje e tillė e partive ku secila ka programin e vet, edhe pse nė shumė gjėra esenciale mund tė ketė dallime thelbėsore, siē ėshtė rasti i Kushtetutės, njė problem shumė madhor dhe si mundet tė flasim pėr njė koalicion tė vertetė e real. Ėshtė njė gjetje e stisur, ėshtė shprehje e krizės ku ėshtė futur sistemi zgjedhor, pėr shkak tė vijes sė gabuar, marrjes sė njė modeli qė s’ka lidhje fare me Shqipėrinė. Nuk dua tė hyjė nė veēantitė e Spanjės qė funskionon si njė konfederatė, qė ka territore jashtė vendit apo probleme tė tjera. Dhe kjo ėshtė mungesė e vullnetit tė lidershipit tė PD dhe PS pėr pėr njė reformė zgjedhore sipas standarteve apo parametrave evropianė.

    Njė ndarje e tillė nė dy koalicione tė pėrbėra, gjoja nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė pėrpjekje pėr ta ndarė politikėn shqiptare nė pozitat e saj tė vjetra, tė dominuar artificialisht nga dy parti dhe tė tjer nė raporte vasaliteti, apo inferioriteti me to. Pra, ėshtė njė lojė pėr tė kufizuar demokracinė dhe ky ėshtė projekti i pėrbashkėt i Berishės dhe Ramės, dhe pėr t'i zhveshur qėllimisht partitė e tjera nga identiteti, nga veēantitė e tyre dhe nė kėtė mėnyrė t’u mohojnė zgjedhėsve, qė tė bėjnė njė zgjedhje tė pavarur nga PD e PS. Ne kur jemi nė koalicion, jemi nė koalicion. Ne kėtė e treguam nė mėnyrė shumė tė qartė nė zgjedhjet e 2007, ku pjesmarrja dhe kontributi tepėr luajal i LSI ishte faktor kryesor pėr fitoren, tė paktėn nė qytetet kryesore tė kandidatėve tė pėrbashkėt tė opozitės. Kur nuk jemi, nuk jemi dhe nuk mund tė bėhemi pjesė e kėtij bastardimi tė reformės zgjedhore.

    Reforma ka qenė e mbetet njė obligim i jashtėzakonshėm i LSI. Ne nuk u bėmė pjesė e Dushkut nė 2005 dhe nuk mund tė bėhemi tani pjesė e makinacioneve. Ne I paralajėmruan qė nė fillim. Nėse kanė shqetėsimin qė tė mos humbasė qoftė edhe njė vote e vetme duhet tė insistojnė pėr korrektimin nacional tė votės. Eshtė e domosdoshme pėrsa kohė sisistemi ėshtė proporcional.

    Zėri i Amerikės: Por janė tė shumtė ata qoftė edhe juristė, qė deklarojnė se korrektimi nacional do tė humbte sensin e sistemit proporcional rajonal….

    Ilir Meta: Absolutisht jo. Sepse nėse sensi ka qenė deformimi i votės, atėherė kemi tė bėjmė me njė model, qė synon tė devijojė nga principi proporcional. Sė dyti, ne e dimė, qė pėrgjithėsisht kudo, sisitemi proporcional rajonal ose ėshtė ndėrtuar mbi ndarjen e vendit nė rajone tė barabarta elektorale, pra numėr votuesish siē kemi rastin e Maqedonisė, nė 6 rajone nga 20 deputete, ose nė rastin kur bazohet nė njė ndarje administrative tė deformuar, si nė rastin e Shqipėrisė, pėr arsye gjeografike apo demografike, atėhere, padyshim, korrektimi ėshtė kėrkesė e padiskutueshme, pėr tė respektuar principin, qė ėshtė proporcionali

    Zėri i Amerikės: Duket se ėshtė krijuar njė hendek i madh…

    Ilir Meta: Hendekun nuk e kemi krijuar ne. Ne kemi qenė tė hapur pėr ēdo lloj sisitemi, mjaft qė tė ishte i ndershėm. Zvarritjet nuk i kemi bėrė ne. Ne kemi kėrkuar qė nė fillim, qė komisioni pėr reformėn zgjedhore, i bashkėdrejtuar nga Rusmajli dhe Islami, tė funksiononte nė kohė e pėrpara samitit tė Bukureshtit tė dilnim me njė reformė tė pėrfunduar. Kanė qenė kėto dy forca politike qė kanė bllokuar qėllimisht gjithshka, pasi vuajnė nė mėnyrė tė pashėrueshme nga sindroma e prishjes sė zgjedhjeve nė Shqipėri pėr interesa tė vogla. Ne kemi qenė tė hapur pėr ēdo lloj sistemi. Ne kemi qenė tė hapur edhe pėr mazhoritarin e pastėr, pasi votuesit e marrin vetė pėrgjegjėsinė pėr zgjedhjen qė bėjnė. Por, jemi kundėr lojrave e makinacioneve.

    Zėri i Amerikės: Ju, pas acarimit tė marrėdhėnieve me socialistėt tentuat krijimin e njė koalicioni jashtė PS, me zotin Milo dhe Ceka. Por tani kemi zotin Milo tė rikthyer te PS?

    Ilir Meta: Mendoj se ka disa keqkuptime. Sė pari, nuk kemi patur asnjė marrėveshje me asnjė forcė politike pėr kėtė koalicion tė ri. Ashtu siē ėshtė e vėrtetė, se ne kemi ideuar kur lidershipi i PS shkeli marrėveshjen me opozitėn dhe me LSI pėr reformėn zgjedhore, paralajmėruam krijimin e njė koalicioni tė ri "E Majta pėr integrim". Dhe nė kėtė kuadėr, disa forca dhe aktorė tė ndryshėm, shprehėn pėrkrahjen, apo simpatitė e tyre. Ne nuk kemi nėnshkruar asnjė marrėveshje me askėnd. Pra, nuk mund tė themi se dikush ėshtė larguar. Edhe rikthimi i zotit Milo ne PS apo PSD, ėshtė njė e drejtė e tij, tė cilėn e respektojmė, sepse secili ėshtė sovran pėr vendimet e tij, sikundėr na vjen keq qė argumenti i tij pėr tė na ftuar edhe ne qė tė bashkohemi, ėshtė se edhe pse PS gaboi rėndė me kushtetutėn dhe nuk i pyeti aleatėt, edhe pse gaboi rėndė me reformėn zgjedhore dhe sot kemi reformė, e cila nuk ėshtė e standarteve demokratike apo evropiane, pavarėsisht tė gjitha kėtyre, tė bashkohemi, pasi sipas zotit Milo, jemi tė vegjėl dhe nuk kemi rrugė pėr tė mbijetuar. Ne kemi njė filozofi tjetėr, atė tė ndėrtimit tė koalicioneve dhe qėndrimit nė politikė, bazuar nė disa principe shumė tė rėndėsishme, nga tė cilat nuk mund tė devijojmė dot. Nėse zoti Milo u bė pjesė e Dushkut nė 2005, ne nuk u bėmė me ndėrgjegje tė plotė. Ne shpresuam se filozofia e tij ishte e pėrbashkėt me atė tė LSI. Por nė politikė, secili bėn zgjedhjen e vet dhe merr pėrgjegjėsinė e vet dhe ne i urojmė suksese aty ku ka shkuar!

    Zėri i Amerikės: A i druheni faktit se nė rast tė njė humbjeje nė zgjedhjet e 2009, ju do tė vuani pasojat, apo do tė shiheni si shkak i kėsaj humbjeje?

    Ilir Meta: Nė rast se lidershipit tė PS dhe zotit Rama i intereson thjesht njė alibi, qė nė rast tė njė humbjeje tė pėrdorė argumentin, se ishte qėndrimi i LSI ai qė solli kėtė rezultat tė dėshtuar pėr PS, atėherė ne nuk mund tė mbajmė pėrgjegjėsi pėr kėtė qėllim, qė i ka vėnė vetes zoti Rama. Ky ėshtė njė problem pėr PS, nėse asaj i mjafton, apo e kėnaq njė justifikim i tillė. Ne kemi pėr qėllim fitoren e forcave progresiste nė zgjedhjet e vitit 2009. Dhe jemi tė bindur, se koalicioni ynė do t’i shėrbejė pėrfaqėsimit tė tė gjithė atyre, qė ndihen tė tradhėtuar nga veprimet e lidershipit tė PS, nga bashkėpunimi tepėr i dėmshėm dhe i errėt me Sali Berishėn, qė nga dhunimi i Kushtetutės, por edhe mė tej, nė gjithė dėmtimin e funksionimit demokratik tė institucioneve. Dhe nė kėtė drejtim jemi tė bindur, se rritja dhe fuqizimi i LSI dhe koalicionit "E Majta pėr Integrim" ndihmon nė fuqizimin e dimensionit opozitar nė vend dhe maksimizimin e pėrfaqėsimit tė tė gjithė socialistėve dhe progresistėve nė Shqipėri..

    Zėri i Amerikės: Kush do tė pėrfaqėsohet nė kėtė koalicion?

    Ilir Meta: Unė besoj se ėshtė ende herėt. Besoj se dje u dha njė sinjal me aderimin e deputetit tė njohur socialist Petro Koēi dhe jam i sigurt, se do ketė shumė subjekte tė tjera, por edhe aktorė tė njohur tė shoqėrisė civile. Pra, do tė jetė njė koalicion shumė i gjerė, njė koalicion shumė pėrfaqėsues. Dhe koha ėshtė pėrpara, pėr tė zbardhur edhe evidentuar kėtė koalicion, qė do tė jetė njė koalicion fitues

    Zėri i Amerikės: Zoti Meta, qarkullon edhe njė ide, se ju do tė ishit tė “interesuar” nė thojza pėr njė humbje tė zgjedhjeve, pra do tė pranonit edhe 4 vite tė tjera nė opozitė, pėr tė patur njė PS tė dobėt ose pa Edi Ramėn, qė do tė mundėsonte ndoshta njė rritje tė peshės suaj brenda sė majtės...

    Ilir Meta: Ky nuk ėshtė aspak interesi ynė. Dhe ėshtė njė arsyetim i gabuar, nėse do tė ishim tė interesuar pėr shkatėrrimin e PS, apo eleminimin politik tė zotit Rama. Ne kėtė mundėsi e kishim nė vitin 2007. Zoti Berisha na ėshtė lutur, jo vetėm ai por edhe ambasadorė tė huaj, qė tė bėnimin kodin pa certifikatat e garancisė qė kėrkonte zoti Rama e tė gjithė ne. Dhe ne kėtė mund ta bėnim. E padyshim qė sot, Zoti Rama mund tė ishte sėrish nė Paris e jo nė krye tė Bashkisė, as nė krye tė PS dhe jo nė krye tė aferave tė pėrbashkėta me zotin Berisha; besoj tė gjithė e kanė tė qartė situatėn e zgjedhjeve 2007. Por ne kėtė nuk e bėmė, se kishim nėnshkruar njė marrėveshje, ku interesi ynė i pėrbashkėt ishte fitorja e opozitės pėrballė Sali Berishės. Kėshtu qė nuk ekziston asnjė mundėsi pėr tė mbėshtetur skenare tė tilla. Interesi ynė i vetėm ėshtė fuqizimi dhe pėrfaqėsimi i sė majtės sė vėrtetė nė Shqipėri, e cila ka marrė njė goditje tė rėndė nga njė politikė klienteliste dhe aventuroze nga lidershipi i saj. Ndoshta gjėrat mund tė jenė ndryshe. Kryetarit tė PS mund tė mos i bėjnė pėrshtypje humbja nė vitin 2009, pasi ka mandatin e Kryetarit tė Bashkisė deri nė vitin 2011 dhe koncesionet qė ka marrė nga kryeministri Berisha pas zgjedhjeve tė 2007, i mjaftojnė pėr tė kėnaqur ambiciet personale dhe tė onturazhit tė tij. Por, jam i bindur, se kjo nuk i intereson shumė socialistėve tė thjeshtė qė janė nė opozitė, sikundėr jemi tė gjithė.

  10. #30
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    PS - LSI Duket se nje lufte bandash

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •