Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 79
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    9) Për të realizuar atë projekt mbi njeriun që pas Pagëzimit është një identifikim progresiv me Krishtin Zot, për vyrtyt të Shpirtit Shenjtë, e që me Krezmim e me Eukaristi arrin në plotësimin (në përsosmërinë), është esenciale prania amërore e Kishës.
    Ajo ka detyrën që t’i edukojë me durim nxënësit e Krishtit që të arrijnë në përsosmëri, në Krishtin.
    Nëpërmjet shpalljes së Fjalës, nëpërmjet Sakramenteve, me një vëmendje të vazhdueshme ndaj veprave të mira, në brendësinë e saj, por edhe jashtë saj, Kisha, në një territor të caktuar, bëhet “hapsirë shtëpiake e dëshmisë së dashurisë së Zotit”.
    Nëse famullia do të bëhet “shtëpi dhe shkollë e bashkimit”, ku ka vend për të gjithë, ku pranohen dhe zhvillohen pasuritë komplementare, famullia do të bëhet në territor një pikë referimi i sigurt edhe për shoqërinë civile.

    Torrkerry

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    10) Sot në ambientin tonë të sekularizuar, që të Pagëzuarit të gjejnë mundësi të bëhen me të vërtetë të krishterë, është e domosdoshme që të gjejnë komunitete të krishtera të plotëkuptimta, mikëpritësa, të afta që ta tëhreqin vëmendjen jo për veprat e tyre të mëdha, por për interesin fasionues që lindin.
    Komunitete në të cilët njerëzit ndihen rehati, të mirëpritur, të pranuar për atë që janë, e për dhuratat që mund t’i ndajnë me njëri-tjetrin, jo kurrë të gjykuar për jetën e tyre të tanishme e për historinë e tyre, shpeshëherë jo në rregull e me plot probleme.
    Në fund fare, që të pyesësh të krishteret e rritur që ta ringjallin Pagëzimin e tyre, do me thënë, përpara se gjithash që ipeshkëvinjtë, meshtarët, anëtarët e këshilleve baritore, katekistët, edukatorët, animatorët e shoqatave të ndryshme, të jenë të vetëdishme për përgjegjësitë e tyre, të pyesin veten mbi kualitetin e dëshmisë së vet e mbi vlerën e porosive së tyre.
    Sepse, vëllezër e motra, edhe ne ndihemi të zhgënjyer për rezultatin e veprimtarisë tonë baritore, dhe e dimë se i kemi zhgënjyer edhe ata prej jush që kishin një shpresë të madhe në Kishën.
    Me të vërtetë, disa herë ajo që pritej prej Kishës, nuk ishte në përkim me misionin e saj, por është edhe e vërtetë që ne nuk kemi arritur të drejtojmë këtë aspiratë në vijë të misionit të Kishës e ndoshta të mposhtur, ne dhe meshtarë tonë, nga rrëmuja e përgjithshme shoqërore, nga dëshira e madhe për risitë, për ndryshimet, për fitimin edhe jo të ndershëm, si nga korrupcioni që invadon në çdo degë të shoqërisë
    dhe nga veset e botës perëndimore, që hynin me shpejtësi në vendin tonë, të kapur të papërgatitur, nuk kemi reaguar kurrë si momenti historik kërkonte prej nesh: e ndoshta edhe prej jush?

    torrkerry

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    11) Kërkimi i Zotit, dëshira që të “rifillojmë të besojmë” e të marrim pjesë në një komunitet besimi, nevoja për një mësim sistematik të fesë tonë, janë sot aspirata shumë të gjialla në mesin tonë në shumë njerëz, edhe nëse të gjitha këto gjera shprehen në mënyra, në forma e në të folurit që nuk përputhen me skemat tona të zakonshme.
    Kjo kërkon prej nesh e prej përgjegjësve të komuniteteve një përshtatshmëri ndaj ndryshimeve dhe aftësi të reja për ta porositur në format e përshtatshme mesazhin e Ungjillit.
    Kërkohet edhe përvujtëria për të pranuar bashkpunimin e një punë të përbashkët.
    Mjaft me shprehjet e rëndomta e të hidhura, siç janë: “Jemi pak e gjithmonë ata”.
    Për të ripërtëritur punën tonë baritore kërkohet një bashkpunim mes dioqezave në Kombin, mes famullive në dioqezat, e në nivele të ndryshme mes rregultarëve e rregulltareve me dioqezat e me njëri-tjetrin.
    Eksperienca na mëson që kur ne impenjohemi në një punë “në rrjetë”, ku projektet kanë një kuptim e një rëndësi dhe mbarështrohen dhe drejtohen me kurajë, guxim dhe kompetencë së bashku nga meshtarë, laikë e rregulltarë duke respektuar rolet e detyrat e të gjithëve, suksesi është i garantuar e gjinden për këto projekte shumë njerëz gati për të bashkpunuar.
    Në vendin tonë, nuk arrijmë të jemi dakord për shumë gjëra të thjeshta: për shëmbull për gjuhën liturgjike, mbarështrimin e Karitasit, një projektë baritor të përbashkët…
    Për një absurditet të pakuptueshëm ato Kongregata rregulltarësh, që japin shenjat e mrekullueshme duke ndërtuar vepra tashmë të famshme gjithkund, e duke rrënjosur thellë karizmën e vet dhe lëvizjet e veta,me kompetencë e me vendosëshmëri (disa herë edhe me disa gabime), shtojnë ndarjet dhe copëzimet, sepse (e pranojmë këtë) Kisha nuk ka akoma baza të forta e nuk është themeluar akoma.

    Torrkerry

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    12) Në çdo dioqezë e në çdo famulli duhet të arrihet formimi i këshilleve baritore, me një programë të qartë: të stimulojnë, të nxisin komunitetet tona që të bëhen “shkolla Ungjillizimi, shkolla lutje, shkolla dashurie”, vendet në të cilët bëhet gjithçka nevoitet për rritjen e besimit nëpërmjet krahasimit të besimit tonë me besimin e të parëve tanë, si dëshmohet nga Bibla e nga tradita e Kishës, nëpërmjet mësimit të katekizmit, nëpërmjet një jete sakramentale të ndërgjegjëshme, nëpërmjet një eksperiencë konkrete komunitare të besimit, e nëpërmjet dëshmisë së dashurisë.
    Ne ndihemi të kënaqur në një mediokritet që na dobëson, sepse nuk jemi gati t’ia hapim zemrën tonë ndaj situatave shpirtërore të atyre që nuk besojnë, janë indiferentë, kërkojnë përsëri një ripërtëritje në Krishtin e në Ungjillin, e kërkojnë një ndihmë për impenjimin e tyre të krishterë.
    Grupet dhe shoqatat katolike duhet të jenë një laborator të një jete të krishterë të guximshme e afasionuese, në të cilën priremi nga shenjtëria e nga idealet e larta, duke mos i zvogëluar kërkesat e besimit në nivelin tonë, sepse: “Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit! Dëshironi gjërat që janë lart e jo këto përmbi tokë!”(Kol 3,1-2).


    Torrkerry

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PJESA E III:SHENJAT E JETË SË RE QË NA DALLOJNË PËR FAKTIN QË KEMI MARRË PAGËZIMIN

    1) Shenjat e jetës së re që i Pagëzuari është thirrur t’ia oforjë botës, karakterizohen në aftësinë për të treguar se me ekzistimin tonë jeta e krishterë është e bukur, nga ana njerëzore me të vërtet e mirë.
    Ai që di ta shpallë Jezusin si njeriun sipas Hyjit, sipas shembullit të Zotit, jeton në lumturinë gjatë kësaj jete, jo si e kuptojnë këtë fjalë “njerëzit e kësaj bote”, por si e kuptojnë këtë fjalë besimtarët e vërtet, në një kuptim më të thellë, sepse lumturia e përsosur është rezultati pozitiv i një kërkese të kuptimit të plotë të jetës. E vërteta e besimit matet mbi të vërtetën e mbi bukurinë e jetës që bën të lind.
    Që të shpallet fytyra plotë dashuri të Hyjit të Jezu Krishtit, është detyra dhe misioni i veçantë i çdo të Pagëzuari, sepse çdo njëri prej nesh është thirrur që të jetë i shenjtë duke pasqyruar Krishtin në jetën e vetë.

    2) Të krishterët sot do të jenë të besueshëm për kualitetin e mardhënjeve të tyre ndër- personale të themeluar mbi miqësinë, solidaritetin, dhembshurinë, të qenët falas, faljen, reciprocitetin, pajtimin nëpërmjet një stili jete që rrefuzon çdo kundërveprim e çdo konkurrencë me zgjedhje të tjera jete, por në vetdije që jemi thirrur që ta dëshmojmë një “diferencë”.

    Një rrëmin të ndërgjegjës mbi këto pika është i domosdoshëm.
    Në jetën e përditshme në takimet e përzemërta mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, i krishteri ka diçka që duhet të jap, të thotë, e të pranojë.
    Ai mund të zbulojë kuptimin që e ndriçon ekzistimin e tij, atë kuptim që ai gjen të zbuluar në jetën hyjnore që Krishti kaloi gjatë jetës njerzore të vetë.
    Kjo e bën kualitetin e jetës së krishtere: kjo bën “diferencën” qoftë në nivelin personal qoftë në nivelin komunitar.

    Torrkerry

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    3)Do të sugjerojmë tani disa itinerare edukative që mund të na shërbejnë për rizbulimin e gëzimit të qenurit nxënës të Krishtit, e që mund të na ndihmojnë në impenjim të përbashkët për të dëshmuar kualitetin e jetës së krishtere, atë kualitet që pikërishtë e bën “diferencën”.
    Deri tani kemi bërë një rrëmim të ndërgjegjës mbi atë që nuk ka shkuar mirë.
    Tani do të bëjmë disa porosi sipas disa prioriteteve që duhet të na shoqërojnë për një kohë të gjatë, qëllimi i të cilave është rizbulimi i Pagëzimit si burim i jetës së re. Këto porosi duhet të ndërlidhen me iniciativat që bëhen prej shumë kohë, e disa prej tyre mund të realizohen sa më shpejt, ndërsa disa tjera kanë nevojë për një kohë të gjatë, sepse duhet një përgaditje. Kjo punë mund të jetë shumë e vështirë, por me vlerë është që të mos humbim kurajon, e që të kemi besim në Shpirtin Shenjtë, që i hap gjithmonë rrugët e papritëshme atyre që e pranojnë me butësi e përvujtëri të jenë “një laps” në duart e Zotit.


    PUNA QË KANË NEVOJË PËR NJË KOHË TË GJATË.

    A) SINODA
    Pas Ringjalljes së Krishtit Apostujt dhe nxënësit e Tij u bashkuan “ në dhomën e sipërme” duke pritur Shpirtin Shenjtë.
    Ne, zëvendësit e Apostujve dhe nxënësit e Krishtit në trojet Shqipëtare, që e kemi marrë fenë nga etërit tanë, për ta mbrojtur e për ta pastruar, do të mblidhemi “në dhomën e sipërme” për të dëgjuar zërin e Shpirtit që na përkujton fjalët e Krishtit.
    Do t’i mësojmë këto fjalë, do t’i përsiatim në mbrendësin tonë, do të mbushen me një impenjim shumëvjeçare mangësitë e pafalshme të kohës së komunizmit, dhe të falshme të këtyre viteve të fundit, por në fund do të kemi një Kishë të gjallë, gati t’i ndjek hapat e Krishtit.
    Diçka duhet të bëhet për të marrë seriozisht dhuratat që Zoti ja ka bërë popullit tonë, nëpërmjet Kishës që është në Shqipëri, në Kosovë, në Ulqin, në diasporë.
    Duhet që Kisha e jonë në tërësinë e saj të jetë e vetëdijshme për të gjitha këto dhurata dhe që Ajo të bëjë që të japin fryte.
    Kjo ka ndodhur në historinë tonë edhe përpara, p.sh: kur Kisha e jonë më 1703 e thirrur në një Koncil nga Papa Klementi XIII, ka vendosur bazat për të shpëtuar veten nga presionet e ndryshme, e ka arritur të jap fryte të shumta për të mirën e popullit tonë, në veçanti duke filluar një zhvillim kulturor, mirësia e të cilit ndihet edhe sot.
    Edhe disa kuvende të tjera në Lezhë, në Prizrenë…, kanë qenë etapa shumë të rëndësishme për të riafirmuar identitetin tonë Shqipëtarë dhe lidhjen e tij me mesazhin dhe eksperiencat kishtare.
    Në këtë vijë atëherë duhet të punojmë edhe ne, me një sinodë të re.
    Simpatia që tani gëzon feja jonë, ka nevojë që të drejtohet mirë për të dhënë fryte. Sepse ka edhe disa njerëz që mendojnë dhe shpallin mendimin që pushtimi i Otomanëve e ka shpëtuar dhe zhvilluar identitetin tonë Shqipëtarë .
    Ka edhe shumë që e pyesin veten nëse duhet të kthehet në fenë e etërve, dhe nëse duhet të ndryshohet feja tani që jemi duke hyrë ne Europë, nëse Kisha është në gjendje të japë edhe sot një kontribut valid si më parë kulturës dhe identitetit Shqipëtarë, në kundërshtim me ata që si kemi thënë më parë mendojnë që ndërhyrja e pushtuesve Otoman ka ruajtur dikur e do të ruaj në vazhdimësi për hiret e kultuturës së re të importuar identitetin tonë Kombëtarë.
    Në sinodën duhet të pohohet me forcë, që besimi nuk shpallet as për arsye historike e as për arsye politike, as për arsye shoqërore apo kulturore. Feja shpallet për Shëlbimin e çdo njeriu dhe për Shëlbimin e njeriut në tërsinë e vet.
    Pastaj do të jetë Kisha, grupi i atyre që Zoti ka Shëlbuar, që së bashku do të ndikojnë në realitetin ekonomik, shoqëror, politikë… që të jetë më i mirë se sot.

    Torrkerry

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Çfarë duhet të bëjmë?

    Kisha që është në Shqipëri, në Kosovë, ë Ulqin, në diasporë,. le të mblidhet për të reflektuar mbi vetëveten.
    Do të bëhemi të vetëdijshëm për historin tonë të mrekullueshme : disa herë njerëz që nuk e njohin historinë tonë, çuditen për faktin që ne jemi populli i vetëm në Ballkan që ka ndërruar fenë. Nuk mund të mohojmë që disa prej popullit tonë e kanë bërë këtë.
    Është e vërtet që një numër i konsiderueshëm, për të mos duruar padrejtësitë kanë pranuar “zyrtarisht” një fe tjetër, duke vazhduar në brendësin e familjeve të tyre, sipas mundësive, në një farë forme besnikërië ndaj Krishtit e ndaj Kishës që bëhet tani gjithmonë më e guximshme. Dëgjohen sot disa pleq që thonë:” Në kohën e Turqisë për interes, në kohën e komunizmit nga frika e kemi fshehur bindjen tonë të krishterë, por tani në kohën e lirisë me guxim pohojmë që gjithmonë kemi qenë të krishterë “.
    E dijmë se popujt e huaj kanë qenë importuar në Trojet tona. Duke kaluar në Trojet tona, edhe sot në vendet tona më të islamizuara kemi përshtypjen që njerëzit që i takojmë, janë më shumë shqipfolës se sa Shqipëtarë, nga fizionomia…
    Shqipëtarët e kanë shpëtuar fenë katolike dhe kulturën që rrjedh prej saj, duke emigruar në Itali, që nga shekulli XV, duke u fshehur në male, duke u laramanizuar, gjithmonë duke vuajtur shumë. Është një mrekulli që ka ndodhur vetëm njëherë në historinë botërore që një gjasë e konsiderueshme e një populli të ketë shpëtuar “ thesarin e paçmueshëm” të besimit, dhe “ perlën e paçmueshme “ të mbretërisë, duke mos i shkëmbyer me asgjë tjetër, e duke e merituar me vuajtje shumë shekullore, edhe jetën e pasosur.


    Torrkerry

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pse etërit tanë kanë arritur këtë besnikëri?

    Shpeshëherë dëgjojmë që duhet të kthehemi te besimi i etërve, sepse duhet të hyjmë në Europë, sepse kultura jonë (e Shqipëtarëve të vërtet, jo të shqipfolsëve), është perëndimore, sepse gjaku ynë është… i pastër Ilirik…
    Përtëritja e fesë nuk fillon as për arsye të një strategjie politike, as për një arsye kulturore, as për një arsye etnike.
    Si ka ndodhur afërsisht 2000 vjetë më parë, besimi ripërtërihet kur një person e merr seriozisht vetëveten, e pastaj bashkohet me ata që kanë marrë seriozisht vetëveten, për të formuar një grup sociologjikisht domethënës.
    Kur një njeri e merr seriozishtë vetëveten, kur ai është i vetëdijshëm për nevojat e veta esenciale, duke mos harruar që sipas fjalëve të Jezusit, prej tyre janë edhe ato nevoja shpirtërore, që janë përtej “bukës” dhe ekonomisë, do me thënë kur një njeri kërkon një përgjigje të këtyre pyetjeve ekzistenciale, që janë:
    Kush jam?
    Pse jam këtu?
    Cili është qëllimi i jetës time?
    Edhe në mua është vetëm ajo që ka një konsistencë materjale, apo më reale në mua është diçka tjetër që quhet shpirt, e që është konsistenca e materjes nga e cila formohem?... Etërit tanë, të etur për një përgjigje serioze, në rrëmujën e kohës së tyre, e kanë gjetur në Ungjillin, si e kanë shpallur pandërprerë tek ne apostujt e pasardhësit e tyre, në fillim me vështërsi lidhur me Perandorinë Romake, pastaj me pushtime që populli ynë ka pasur nga popujt e ndryshëm disa prej të cilëve ndalëngadalë pranuan fenë tone. Pastaj ngjarjet e perandorisë Bizantine, e Otomanëve dhe të komunizmit. Sot për herën e parë kemi dy shtete Shqiptare të liraanë shumë me të vërtet. Por kjo është një problem tjetër.

    Tani neve na intereson fakti që duhet të rifillojë një proces të ngjajshëm me atë që u bë në fillimin e Ungjillëzimit të popullit tonë e që nuk ka mbaruar akoma, por që ka nevojë për një nxjerrje të re në dritë.
    Kjo gjë është urgjente.
    40 vjet pas Koncilit të dytë të Vatikanit, jemi thirrur që ta rizbulojmë pasuritë e tij, për të rinovuar pastoralin tonë sipas drejtimeve të tij.
    Kjo gjë është urgjente për faktet historike të jashtëzakonshme, për problemet e reja që e preokupojnë shoqërinë dhe Kishën tonë, siç janë rreziqet në të cilën gjinden sot vlerat tona tradicionale, familjet tona, të rinjtë e të rejat, identitetin tonë pas rihapjes ndaj botës perëndimore të sekularizuar dhe ndaj botës lindore të islamizuar.
    Kemi nevojë për një Ungjillizim të ri, me metodat dhe përmbledhjet të reja.
    Për këtë jemi thirrur të meditojmë mbi ministerin tonë ipeshkvorë, mbi ministerin meshtarak, mbi një mundësi tjetër që sipas Koncilit janë disa ministere të reja, i pari prej tyre është diakonati.
    Por sipas parimeve të Koncilit e sipas eksperiencave të Kishës të shpërndara nëpër botë, tre janë argumentet që sipas nevojave të Kishës tonë duhet ta tërheqin vëmendjen tonë: angazhimi i laikëve,
    një hapje të një dialogu me fetë e tjera, dhe me ata që kanë humbur fenë,
    dhe më shumë dhe paraprakisht zgjedhja e një itinerari të përshtatshëm për implementimin e fesë në Trojet tona.
    Historia është e rëndësishme, por e kaluar; politika duhet të bëjë hapat e saj, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenjën e popullit tone.
    Vlerat e kulturës tone(që i kemi arritur edhe me kontributin e të gjithë popujve që kanë jetuar në Trojet tona, nga Pellazgët dhe Ilirët e deri tani duke mos harruar edhe Otomanët dhe komunizmin), duhet të rizbulohen.
    Por ne, sipas një metodologjie dymijëvjeçare univerzale duhet të shpallim përsëri atë që është Shpëtimtari i të gjithëve: Krishti dhe esencën e mesazhit së tij: Dashurinë ndaj Zotit e ndaj të tjerëve edhe ndaj armiqve.


    Pra do të jetë impenjimi ynë më i madhë, organizimi i sinodës me komisionet në nivelin kombëtar, dioqezan, dekanor,dhe famullitar, për një punë domethënse:
    -për të vënë në pah dritat dhe errësirat e jetës tonë të krishtere,
    -për të vendosur disa prioritete sipas të cilave Kisha jonë duhet të ecë në vitet e ardhshmë,
    -për të prezentuar një fe e një Kishë plotë me gjallëri, dhe shpresë për të ardhmen tonë,
    -që të ripërtëriten në vendin tonë mrekullitë e fillimit të fesë, kur, pas pranimit të Krishtit dhe të Kishës, populli ynë gjeti një identitet të veçantë duke thithur vlerat shumë humane, shkelja e të cilave ka qenë shkaku i vuajtjeve të popullit tone për shumë shekuj, por veçanarisht në këto 70 vitet e fundit,
    -duke medituar thellë gjithë këto në nivele të ndryshme, do të jetë edhe e qartë që dioqezat duhet të bëjnë disa zgjedhje të përbashkëta, për sa i përket itinerareve të besimit, disciplinës të Sakramenteve dhe të Liturgjisë, për sa i përket mbarështrmit të Caritasit dhe të një renovimi të moralit të krishterë…
    -duke planifikuar një program kulturor, për të ndikuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike e vendit…
    Në fund fare në mbledhje sinodale e hapur për ata që sipas së drejtës së Kishës do të marrin pjesë, do të përpunojë, duke përdorur kontributet e të gjithëve, një dokument me një perspektivë ndaj të ardhshmes, duke mos harruar që e ardhshmja e Kishës është personi i Krishtit, jo një program.


    Torrkerry

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kam bërë një gabim. Anuloj.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 15-09-2008 më 13:53

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    B) INICIACIONI I KRISHTERË

    Papa Pal VI ka shpallur një dokument mbi “Iniciacionin e krishterë për të rritur”.
    Tek ne ky dokument nuk është i njohur dhe nuk ka qenë i përkthyer në shqip.
    Disa motra e priftërinj e përdorin pjesë pjesë sipas pëlqimit të tyre.
    Edhe koncepti i “Iniciacionit të Krishterë”, të shpallur nga Papa Pal VI, tek ne është i zvogëluar jo pak: tani gjithçka bëhet për të mësuar diçka në përgatitjen e Sakramenteve të Pagëzimit, të Krezmimit dhe të Eukaristisë, është “iniciacioni i Krishterë”.
    Nuk kemi arritur ta përdorim këtë dokument, si një strategji të përgjithëshme për rritjen e formimit të Kishës tonë.
    - E megjithatë shumë jokatolikë kërkojnë që të hyjnë në Kishë, dhe kanë të drejt për një formim të përshtatshëm.
    Është një krim që për këtë përgatitje të themi: ne Shqipëtarët kemi një mentalitet të ndryshëm, mjafton që të mësojnë lutjet dhe disa koncepte shumë elementare të doctrines së Kishës.
    - Shumë kanë lindur në një familje katolike, por nuk janë Pagëzuar, pra nuk janë katolikë, pra duhet një përgatitje të përshtatshme pë pjesëmarrjen në Sakramentet..
    - Shumë kanë marrë Sakramentet e Iniciacionit të Krishterë, por pastaj u larguan nga Kisha. Thuhet se nuk praktikojne ( nuk shkojnë në Meshë, nuk rrëfehen, nuk martohen në Kishë …) dhe janë një problem për Kishën.
    - Por, pë të gjithë, problemi më i rëndë është mungesa e edukimit të ndjenjave që nuk e përmirëson njeriun me atë “diferencë” për të cilën kemi folur shumë e që sipas mësimit të Palit është shumë e rëndësishme: “ Kini në ju, po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus”(Fil 2,5), sepse ka mundësi që kemi marrë një hir Sakramentar që na bën një me Krishtin, e që ne të jetojmë si paganë.
    - E ka një kategori tjetër njerëzish që duhet t’i kemi parasysh: fëmijët e adoleshentët që nuk janë Pagëzuar akoma, edhe pse kanë lindur e jetojnë në një familje më “ traditë” katolikë.

    Torrkerry

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Pse shkruajnë keq femrat?
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 05-01-2007, 12:08
  4. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •