Siaps një liste të publikuar në revisten amerikane /Forbes/
Shqipëria ndër vendet ku tregu ndryshon më së shpejti në botë
"Koha Ditore",22.7.2008,
"Demokracia e saj parlamentare është tejet e zëene duke u trnasformuar në një ekonomi të orietuar nga tregu.Kjo edhe ndihmon të shpjegosh se si bruto prodhimi vendor për kok banori është rritur nga 2.550 dollarë,sa ishte në vitin 1990,në 6.649 dollarë në vitin 2008",shkruan revista "Forbes"
Me 100 pikë sa është edhe maksimumi,B-Hercegovina ka zënë vendin e parë në listen e publikuar në revisten forbes për shtetet ku jeta ndryshon më së shpejti.
Faktorët në të cilët është bazuar vlerësimi është urbanizimi,arsimimi,liritë qytetare,bruto prodhimi vendor për kokë të banori,qasja në telefon,internet e televizion dhe bazohet në krahasimin e ndryshimeve në atë vend të 10 dhe15 vendeve të fundit.Si arsye për ndryshime t6ë shpejta në BH Forbes përmend luftërat dhe daljen nga komunizmi.Revista amerikane thekson se GDP-ja ka kalur pesëpërqindëshin,se si 25 për qind e popullatës është nën kufirin e varfërisë,se si një e pesta e banorëve shfrytëzojnë tel.mobile etj..
Për secilen kategori të dhënat janë mbledhur nga burimet më të besueshme si Programi për Zhvillim i KB UNDP dhe nga institutet FReedom HAUSE DHE WORLD Resources.
Pas Bosnjës vjen Shqipëria me 86 pikë."Shteti i vogël që kufizohet me bregun lindor të detit Adriatik,ka fituar pavarësinë nga P.Otomane më 1912,mirëpo nuk mundi të hiqte qafe regjimin komunist deri në vitin 1991.Demokracia e tijë parlamentare është tejet e zënë duke u transformuar në një ekonomi të orientuar nga tregu.Kjo edhe të ndihmon të shpjegosh se si bruto prodhimi vendor për kokë banori është rritur nga 2.550 dollarë,sa ishte në vitin 1990,në 6.649 dollarë në vitin 2008",shkruan revista "Forbes".
Më se 99 për qind e të rinjëve prej moshës 15-24 vjeç janë të shkolluar,ndërsa shkalla e varfërisë është zvogluar nga 25.4 për qind sa ishte më 2002 në 20 për qind në vitin 2006.Pas Shqipërisë,në listen e tregjeve më të ndryshueshm hyjnëajvani,Kina,Cape Verde,Mozambiku,Burundi,Estonia Guineja dhe Kili.
Krijoni Kontakt