Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2008
    Postime
    83

    Të tjerët për Shqipërinë

    Siaps një liste të publikuar në revisten amerikane /Forbes/

    Shqipëria ndër vendet ku tregu ndryshon më së shpejti në botë

    "Koha Ditore",22.7.2008,

    "Demokracia e saj parlamentare është tejet e zëene duke u trnasformuar në një ekonomi të orietuar nga tregu.Kjo edhe ndihmon të shpjegosh se si bruto prodhimi vendor për kok banori është rritur nga 2.550 dollarë,sa ishte në vitin 1990,në 6.649 dollarë në vitin 2008",shkruan revista "Forbes"

    Me 100 pikë sa është edhe maksimumi,B-Hercegovina ka zënë vendin e parë në listen e publikuar në revisten forbes për shtetet ku jeta ndryshon më së shpejti.
    Faktorët në të cilët është bazuar vlerësimi është urbanizimi,arsimimi,liritë qytetare,bruto prodhimi vendor për kokë të banori,qasja në telefon,internet e televizion dhe bazohet në krahasimin e ndryshimeve në atë vend të 10 dhe15 vendeve të fundit.Si arsye për ndryshime t6ë shpejta në BH Forbes përmend luftërat dhe daljen nga komunizmi.Revista amerikane thekson se GDP-ja ka kalur pesëpërqindëshin,se si 25 për qind e popullatës është nën kufirin e varfërisë,se si një e pesta e banorëve shfrytëzojnë tel.mobile etj..
    Për secilen kategori të dhënat janë mbledhur nga burimet më të besueshme si Programi për Zhvillim i KB UNDP dhe nga institutet FReedom HAUSE DHE WORLD Resources.
    Pas Bosnjës vjen Shqipëria me 86 pikë."Shteti i vogël që kufizohet me bregun lindor të detit Adriatik,ka fituar pavarësinë nga P.Otomane më 1912,mirëpo nuk mundi të hiqte qafe regjimin komunist deri në vitin 1991.Demokracia e tijë parlamentare është tejet e zënë duke u transformuar në një ekonomi të orientuar nga tregu.Kjo edhe të ndihmon të shpjegosh se si bruto prodhimi vendor për kokë banori është rritur nga 2.550 dollarë,sa ishte në vitin 1990,në 6.649 dollarë në vitin 2008",shkruan revista "Forbes".
    Më se 99 për qind e të rinjëve prej moshës 15-24 vjeç janë të shkolluar,ndërsa shkalla e varfërisë është zvogluar nga 25.4 për qind sa ishte më 2002 në 20 për qind në vitin 2006.Pas Shqipërisë,në listen e tregjeve më të ndryshueshm hyjnëajvani,Kina,Cape Verde,Mozambiku,Burundi,Estonia Guineja dhe Kili.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se ekonomia e Shqipërise ka shënuar rritje për gjashtë për qind

    [U]Shqipëria në zhvillim[/U]

    Express-Prishtinë,28.7.2008

    Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë,Ann Margaret Westin vlerëson rritjen ekonomike prej 6 për qind që ka ndodhur në ekonominë e Shqipërisë gjatë këtij viti.Në një intervistë,përfaqësuesja e FMN-së e vlereëson këte rritje si reale,duke shtuar se Shqipëria ka mundësi edhe për një rritje më të madhe.Ann Margaret Westin vlerëson edhe buxhetin suplementar të miratuar pak ditë më parë.Po kështu,ajo thekson se ulja e nivelit në 10 -të për qind të tatim-fitimit për korporatën,ka sjellë shumë më tepër kompani në sektorin formal të ekonomisë.
    /FMN ka bërë vlerësimin për rritjen e GDP-së.Deri më tani ne kemi ruajtur një rritje ekonomike me 6 për qind për vitin 2008 dhe nuk ka tregues të tjerë që ta ndryshojnë këtët shifër/,tha Westin.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Raporti i ETF-së vlerëson perpjekjet për të rritur nivelin ekonomik dhe për të ulur vdekshmërinë

    Agjencia e BE-sëlje e ndjeshme me 30 për qind e verfërisë në Shqipëri

    /Bota Sot/,4.8.2008


    Shqipëria po punon fort për të ulur vdekshmërinë dhe nivelin e varfërisë dhe për të zgjidhur çështjet që lidhen me emigracionin,një faktor social-ekonomik dominues në dy dekadat e shkuara.Ky konstatim vjen nga raporti i ETF-së (Agjencisë së BE-së),ku thuhet se në këtë drejtim në Shqipëri gjthçka po ecën mirë. Bashkimi Evropian raportoi një ulje të madhe të përqindjes së varfërisë në Shqipëri ,me 30 për qind,krahasuar me vitin 2002.

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Greqia: Kemi hequr Ligjin e Luftes me Shqiperine
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 19:38
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Të zbulosh Shqipërinë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 16:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •