U shua edhe njė zė i fortė shqiptar antikomunist nė Australi
RADIOJA 3ZZZ E KOMUNITETIT SHQIPTAR NE AUSTRALI NJOFTON SE VDIQ NE MELBURN TE AUSTRALIS NJE NGA ZERAT E FORT ANTIKOMUNIST DHE NACIONALIST TE MERGATESE SHQIPTAR.ISH DREJTORI I RADIOSE SBS PER SEKSIONIN SHQIP PER RRETH 18 VJETE
BEQIR SINA, Neė York
Hiqmet Ndreu, u lind nė Sllovėn e Dibrės - u rritė nė Australi, me atdhedashurin e me patritoizmin shqiptar
BENSONHURST - BROOKLYN NY : Hiqmet Ndreu lindi nė fshatin Sllovė - Dibėr nė vitin 1928. I biri i Islam dhe Hyrie Ndreut, ose i pari i pesė fėmijėve tė kesaj familje pinjollėsh. I biri i denjė e njerės prej familjeve mė tė mėdha shqiptare, e fisit Ndreu, mė zė e i njohur si - Familja e Deres se Madhe sė Ndreut tė Sllovės(Dibėr) ose e familjes e cila njihet nga kėto anė si nji prej atyre fisve tė cilat bėnin pjesė nė "Kuvendin e burrave" tė thirrur "Shtatė Malet e Dibrės". Ndėrsa vet babai i tij Islami, ėshtė djali i madh i Cen Elez - Ndreu.
Miqėsia mes dy familjeve tė mėdha thuhet se lidh nė luftėn e Kolosianit. Nė zonėn e Trojakut, lidhi besėn Spahia i Lumės me Ndreun e Dibėrs, pėr t'u bėrė edhe miq. Madje dy fiset duke bėrė kėtė miqsi me Xhaferr Spahiun vellanė e patriotit tė madh, njė ndėr mėsueseve tė parė tė gjuhės shqipe nė Kosovė, Islam Spahisė sė Lumės korofeut tė Lumės, patriotit intelektual, i cili hapi edhe shkollat e para shqipe, nė zonėn e Lumės e tė Prizerenit, dy familjet mė nė zė tė kėtyre anėve, i dhanė mė shumė shtytje bashkimit tė shqiptarėve nga kėto anė nė luftėn kundra okupatorit e komunizmit.
Hiqmeti, si fėmija i parė e kėsaj dere(Islam Ndreut), kur i ati i tij ishte nė detyre nė atė kohė, dhe ishte i punėsuar, si zyrtar i qeverisė sė at'hershme nė zonėn e Zerqanit tė rrethit tė Dibėrs, do tė merrte edhe edukimin e tij tė parė nė shkollat e kėsaj zone, e cila njihet pėr njė nivel tė lart arsimore nė kėto anė.
Sikurse, edhe vetė i ati i Hyqmetit - Islam Ndreu, njė intelektual dhe paritot i madh, pasi kreu shkollėn fillore, dhe 8- vjeēare u regjistrua dhe pėrfundojė edhe shkolėn e Fulcit nė Golem - Kavajė. Pasi pėrtfundojė shkollėn ai shkoi me shėrbim si prefekt i Ulqinit. Kohė, kjo ku vetė Hiqmeti at'here i vogėl kreu shkollėn 8-vjeēare atje, pra nė Ulqin. Bėhet fjalė pėr periudhėn 1928 -1936.
Nė librin me kujtime tė Fulcit, pėrmendet disa herė edhe familja e Cen Elezit. Si njė ndėr familjet e para dhe tė vetėmet nė atė kohė qė me forcat dhe diturinė e tyre, kishte futur elektrikfikimin nė tė gjitha shtėpit e fisit. Kjo gjė i bėri pėrshtypje tė madhe nė atė kohė , edhe drejtorit amerikan tė shkollės qė mbante emrin e tij Harry Fulc, i cili kishte shkuar deri nė Sllovėn e thellė, si mik i familjes Ndreu, nga njė fshat i thell malor ky i Dibrės i dalluar pėr qėndrėsn dhe luftėn kundra hordhive turke dhe shovinistėve sėrb nė kėto anė.
Kėshtu qė, nė vitin 1942 Hiqmeti regjistrohet nė shkollėn e "Mesme tė Tiranės", deria sa e pėrfundojė atė dhe nė vend tė "deftesės", studenti i shkėlqyer dhe me njė talent tė rallė mori urdhėresėn e qeverisė sė Hoxhės, pėr t'u interrnuar nė kampet e punės sė detyrueshme. E filloi nė rrethin e Beratit - Kuēovė, sė bashku me qindra familje tė tjera patriote nga tė gjatha anėt e Shqipėrisė.
Nė korrik tė atij viti si shumė i ri qė ishte, e liruan dhe ai kthehet nė Sllovė nė tė njėjtėn kohė qė pjesa mė e madhe e familjes sė tij qėndronte ende nė llogoret e interrnimit e burgjet e presekutimit komunist, nė Tepelenė, Porto Palermo, Fabrika e Tullave, kampi i Maliqit, kampi i Radostinės, kapi ikriporės sė Vlorės e tjerė. Me tė mbushur moshėn e dėrgojnė tė shėrbejė nė njė repart pune nė ushtrinė shqiptare. Lirohet nga ushtria pasi kreu atė me pune dhe kujdes pėr tė mos rėnė viktim dhe internohet pėrsėri. Por, kėsaj rradhe nė njė kamp tjerė tė punės sė detyrueshme - nė kampin e e fshatit Llakatundė - zonat e thella tė lumit tė Vlorės.
Hiqmet Ndreu arratisja e tij nga Shqipėria dhe vendoseja me banim tė pėrhershėm nė Australi
Nė vitin 1952 sė bashku me dy kushėrinjėt e tij Faik e Nazmi Ndreu, arriti nė saj tė aftėsive tė tija tė arratiset. Si fillim doli nė ish- Jugosllavi ku menjėher u arrestua dhe u dėrguan nė burgun e Gerovės nė Kroaci. Deri sa mė 1956 emigroi nga Ish Jugosllavia pėr nė perndim nė Itali.
Pėr kėtė nė librin e tij publicistik me titull "Njė thirrje Mėmedhut" nė parathėnjen e tij shkruhet , se "Ēfarė ka ndjerė vallė djaloshi 18 vjeēar, nipi i Elez Isufit, tek kapėrcente kufirin shqiptar nė vjeshtėn e largėt tė vitit 1952? Brengė tė pashoqe, acar qė thua do t'i nginte shpirtin dhe gjithsesi keqardhje. Keqardhje pėr legjendėn e nėpėrkembur tė fisit, pėr kullat e djegura tė Sllovės nga serbi, gjermani italiani, pėr diktaturėn hoxhiste qė do tė ndiqte hap pas hapi edhe jetėt e sapoēeluar tė shqiptarėve pas luftės vėllavrarėse ideologjike.
(Pėr nga mėnyra se si kjo diktaturė i pėrndoqi shqiptarėt qė besuan dhe luftuan pėr lirinė nė tė gjitha dimensionet e saj, do tė ndjehej latant edhe vetė mekanizmi i lashtė kristian i torturės i simbolizuar nė rrathėt e ferrit). Gjithėsesi brenda kėsaj keqardheje, kanė regetirė kurdoherė thengjitė e shpresės pėr ardhmėrinė e kombit. Ata nuk u shuan anjėhėherė nėn ritmin e njė zemre qė rrahu nėn njė qiell tė paanė shprese. Fjala e tij, zėri i dridhėshėm pėrtej oqeantin deri nė Australinė e largėt dėshmojnė pėrė kėtė.
I frymėzuar gjithė jetėn e tij nga patriotėt e mėdhenjė prindėrit e tij Elez Isufi - Ndreu, Suf Xhelili - Ndreu dhe Cen Elezi - Ndreu, tė cilėt qenė edhe udhėrrėfyesit e bindjeve tė tija patriotike, gjatė gjithė jetės, fillojė tė merrej nė kampet e emigrantėve nė Itali me veprimtari atdhetare e patriotike, duke u lidhur me patriotėt e tjerė nė atė kohė, tė cilėt qėndronin nė kėto kampe pasi ishin arratisur me ardhjen e mortajės komuniste nė Shqipėri.
Nė vitin 1957 nga Italia, pėr arsye vetjake zgjodhi Australinė e largėt, pėr tė emigruar. Ku edhe atje si veprimtar dhe njeri shumė aktivė sidomos pėr ēėshtjen kombėtare, u lidhė me grupet shqiptare patriotike e anti -komuniste atje dhe nisėn vprimtarinė e tyre me idenė e bashkimit tė tė gjithė trojeve shqiptare nėn njė flamur, ēlirimin e shqiptarėve nga mortaja komuniste, demokratizmin e Shqipėrisė, dhe pėr tė drejat e liritė e shqiptarve nė trojet etnike . Pra, pėr Hiqmetin vemprimtari dhe aktiviteti tij kishte vetėm njė Shqipėri dhe njė ēėshtje shqiptare, si nė Shqipėri, Kosovė e Ēamėri dhe viset e tjera tė okupuara nga sėrbėt. Ai u dallua nė Australi, komunitetin shqiptarė atje, si njė ndėr udhėheqėsit e demostratave, pėr lirinė e tė drejtat e shiqptarėve, tė mohuara dhė shkelura brabarisht nė Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė, Bujanovc, Medvegje e Ēamėri. Pėr 18 vjet punojė nė radion A3 tė Melburnit dhe u marė me shkrime publicitike.
Hiqmet Ndreu, vdiq javėn e kaluar nė njė nga spitalet publike tė Melburnit- Australi mė 14 korrik.2008, datė kjo qė pėrkon edhe me vdekjen e tė jatit tė tij Islam Ndreu 20 vjet mė parė nė kampin e tė interrnuarve nė Llakatund tė Vlorės. La pas vetes njė fėmijė e cila e kudes deri nė ditėn e vdekjes.
Shtypi i Shqipėrisė pėr Hyqmet Ndreun
Hyqmet Ndreu lindi nė vitin 1928. Ai ėshtė djali i parė nga nga fėmijėt e Islam dhe Hyrie Ndreut. Rrjedhė nga geni i fisit tė Cen Elezit, tė birit tė Elez Isufit nga Sllova e Dibrės, i cili edhe gjatė periudhės sė regjimit komunist, ėshtė njohur dhe vlerėsuar si njė nga patriotėt mė tė mėdhenj pėrkrah Bajram Currit. Duke qenė se Cen Elezi ishte njė nga nacionalistėt dhe antikomunistėt mė tė njohur nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė, nė marsin e vitit 1946, regjimi komunist e shpalli atė armik.
Nisur nga kjo dhe pėr ti shpėtuar arrestimit nga Brigadat e Ndjekjes, Cen Elezi u largua nga shtėpitė e tij nė Sllovė tė Dibrės, dhe qėndroi i mbajtur nėn mbrotje nga familjet mė dha tė Dibrės nė male sė bashku me disa nga vėllezėrit dhe djemtė e tij. Pasi qėndroi pėr disa kohė nė arrati, nė vitin 1952 sė bashku me dy kushėrinjėt Faikun dhe Nazmiun u arratis nga Shqipėria dhe doli nė ish Jugosllavin, e cila sot nuk egsiton mė.
Qė nga viti 1946, kur Cen Elezi doli nė mal nė arrati, regjimi komunist i Tiranės ia internoi familjen, me gra dhe fėmijė, nė fillim nė Kalanė e Beratit, mė pas ėn Porto Palermo, Tepelenė e kriporen e Vlorės. Njė nga ata fėmijė qė u internuan nė atė kohė nė Berat, ishte dhe nipi i Cen Elezit, Hyqmeti, i cili nė atė kohė nuk ishte mė shumė se njė djalė sa po "kishte ēeluar" sytė.
Hiqmeti rrjedh nga fisi Ndreu i Sllovės, i cili ėshtė njė nga fiset mė tė njohura jo vetėm tė Qarkut tė Dibrės, por edhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Babai i Hiqmetit, ėshtė quajtur Islam Ndreu i njė gjaku e i njė dere me patriotin e madh Cen Elezi Ndreu, nacionalistit e anti komunistit qė pasi u pėrndoq nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, u arratis nė ish- Jugosllavi me disa nga djemtė e tij ku dhe vdiq nė burgun e Shkupit nga torturat e sllavokomunistėt titistė nė vitin 1949(shėnim: kėtu sė bashku me rreth 20 burra tė tjerė, trima e patriot, anti kominusta janė vraė edhe dy xhaxhallarėt e mij Ferit dhe Rushit Sina).
Trungu i familjes sė Hiqmet Ndreut, pėrveē tė jatit Islamit, e gjyshit Cen Elezit, vazhdon edhe mė tej me stėrgjyshin e tij Elez Isufin, i cili ėshtė tepėr i njohur jo vetėm nė tė gjithė Shqipėrinė, por dhe nė historinė e Ballkanit. Pas Elez Isufit - Ndreu, Suf Xhelilit - Ndreu e Cen Elezit- Ndreu, tė cilėt lanė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, gjatė viteve tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, nga trungu i fisit Ndreu dolėn edhe burra tė tjerė jo mė pak tė njohur qė e vazhduan mė tej traditėn patriotike tė asaj familje.
Ndėr ata ishin Dali Ndreu dhe Esat Ndreu, tė cilėt me gradat e Gjeneralit e Kolonelit drejtuan formacionet e mėdha partizane gjatė Luftės Antifashiste. Por i gjithė ai kontribut i madh qė dhanė pėr Shqipėrinė burrat e kėsaj familje, u fshi menjėherė fill mbas mbarimit tė Luftės nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, i cili i ndoqi dhe i persekutoi nė mėnyrėn mė barbare pinjollėt e atij fisi, duke filluar nga Cen Elezi, Daliu e Esati e me rradhė Xhelal Ndreun, Mehdi Ndreun, Xhetan Ndreun, Mersin Ndreun, Gani Ndreun, Selman Ndreun, Tafil Ndreun, Riza Ndreun, Isa Ndreun e deri tek brezi i Hiqmet Ndreut, qė pėr t'i shpėtuar hakmarrjes komuniste morėn rrugėt e mėrgimit duke u arratisur nga Shqipėria.
Si rezultat i atij genocidi tė pashembullt qė ndoqi regjimi komunist i Hoxhės ndaj kėsaj familje, 6 burra u varanė apo u pushkatuan, 20 tė tjerė u dėnuan me mbi dhjetė vjet burg, 12 djem u arratisėn nga Shqipėria pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve dhe 55 familje tė tjera nga trungu i Ndreve u dėrguan nėpėr kampet e internimit ku vuajtėn nga viti 1946 deri nė 1991-in. Njė nga ata djem tė kėtij fisi tė njohur qė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė egra tė sllavo-komunistėve u arratis nga Shqipėria, ishte dhe Hiqmeti i cili pas shumė peripecive u vendos nė Australi, ku pėr njėzet e dy vjet me rradhė drejtoi njė program nė gjuhėn shqipe tė titulluar "Zėri i shqiptarėve tė lirė".
--------------------------------------------------------------------------------
Get fantasy football with free live scoring. Sign up for FanHouse Fantasy
Krijoni Kontakt