7 vjet nga seria e sulmeve terroriste mbi tokën amerikane
11 shtatori 2008 shënon përvjetorin e shtatë të sulmeve që tronditën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtynë administratën e Presidentit Xhorxh Bush të nisnin luftën kundër terrorit fillimisht në Afganistan e më pas edhe në Irak. Kamerat dhe aparatet fiksuan zhvillimet e asaj dite, kur në 8:45 minuta, një avion i rrëmbyer i ëAmerikan Airlinesë, nga Bostoni, u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, duke hapur një vrimë të madhe në godinën gjigande dhe duke e ndezur atë në flakë. Një tjetër avion i rrëmbyer, u përplas mbi kullën jugore, disa minuta më vonë, në 9:03, fluturimi 175 i ëUnited Arlinesë, nga Bostoni. Të dyja kullat u shndërruan menjëherë në një ferr të vërtetë, me mijëra njerëz ishin bllokuar atje dhe thërrisnin për ndihmë, duke kërkuar dëshpërimisht tëi shpëtonin vdekjes. Një avion i katërt, goditi Pentagonin në Arlington, të Virxhinias, 40 minuta më vonë, duke vrarë 184 persona dhe duke shkatërruar pjesë të godinës. Një avion i katërt, fluturimi 93 i ëUnited Arlinesë, që kishte në shënjestër Shtëpinë e Bardhë, u rrëzua nga vetë pasagjerët që ishin në avion. Ai u përplas mbi një fushë në kontenë Somerset, të Pensilvanisë, në juglindje të Pitsburgut, në orën 10:10. Në total, 3 mijë njerëz u vranë në sulmet e koordinuara që shokuan botën dhe e ndryshuan atë. 19 rrëmbyes, në katër avionë, zbatuan një plan për të cilin u fajësua menjëherë grupi ekstremist islamik, Al Kaeda. Organizata, më vonë, mori përgjegjësinë për sulmin. Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë u rrëzuan brenda disa orësh, duke lëshuar një re gjigande tymi dhe pluhuri që mbuloi tërë Manhatanin. Imazhet e asaj dite tregonin të mbijetuar të tronditur dhe të përgjakur që mbaheshin për krahësh nga skuadrat e shpëtimit. Dhjetëra zjarrfikës dhe policë humbën jetën, në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, që gjendej jashtë Uashingtonit, 11 shtatorin e shtatë viteve më parë, dha një deklaratë në bazën e forcave ajrore Barksdejl, në Luiziana, për të siguruar amerikanët se të gjitha masat e sigurisë ishin marrë, përfshirë edhe vendosjen e ushtrisë amerikane në gjendje të lartë gatishmërie, në tërë botën. ëShtetet e bashkuara do të gjurmojnë dhe do të dënojnë përgjegjësit për këto akte të turpshmeë, tha Bush.
Shtatë vite më pas, liderët e Al Kaedës komplotojnë nga parajsat e sigurtaë.
Shtatë vite pas sulmit më vdekjeprurës mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, truri i Al Kaedës mbetet ende i lirë, duke ushqyer dhunën dhe duke komplotuar sulme të reja mbi perëndimin. Nga parajsa e sigurt në Pakistanin e armatosur me bombën bërthamore, Osama Bin Laden dhe zëvendësi i tij, Ajman al-Zavahiri po kryesojnë një Al Kaedë, që ka dalë sërish nga skutat ku ishte fshehur, me ndihmën e miqve të vjetër talebanë. ëAta jo vetëm që janë ende në arrati, por komunikojnë aktivisht me pasuesit e tyre nëpër botë nëpërmjet video-mesazheve dhe aktivisht janë të angazhuar në mbështetje të dy luftërave kundër forcave amerikane, në Afganistan dhe Irakë, thotë Brus Ridëll, një ish-agjent i CIA-s. Me trazirat politike në Pakistan dhe një rebelim të rizgjuar të talebanëve në Afganistan, Al Kaeda është ringjitur edhe një herë në majat e veta pavarësisht humbjeve të ndjeshme në Irak dhe Arabinë Saudite. ëSot, nëse ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi e kanë një qendër, kjo është në Pakistan dhe jo në Irakë, thotë Antoni Kordesman, një analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Zbulimi amerikan druhet se Al Kaeda po shfrytëzon parajsat e sigurta në Pakistan për të përgatitur sulme të reja mbi Perëndimin. Organizata terroriste gëzon tani avantazhe më të mëdha operacionale dhe organizative në krahasim me periudhën e para sulmeve të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara, thotë Ted Gistaro, analist zbulimi, që punon për qeverinë amerikane. Pavarësisht sukseseve të SHBA-së dhe operacioneve të koordinuara kundër Al Kaedës, disa prej të cilëve kanë rezultuar edhe me vrasjen e figurave të rëndësishme të organizatës, grupi ka ruajtur apo ndoshta edhe forcuar elementë kyëë në kapacitetin e tij për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, gjatë vitit të shkuarë, tha ai në Uashington. Al Kaeda ka rimbushur radhët e saj me operativë të aftë dhe po identifikon, trajnon dhe pozicionon operativë për sulme në perëndim, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, shtoi ai. Gjithsesi, Gistaro thotë se ai nuk është në dijeni të ndonjë komploti specifik apo të besueshëm, kundër Shteteve të Bashkuara. Por, ai thekson: ëDuke qenë se zgjedhjet e nëntorit po afrojnë, ne presim të shohim një rritje të kërcënimit për sulme të mundshmeë. Brus Hofman, një ekspert i terrorizmit në universitetin e Xhorxhtaunit, nënvizon se Al Kaeda, gjithnjë është zgjuar para zgjedhjeve amerikane sië ka bërë me goditjen e USS Cole në tetor të vitit 2000 dhe transmetimin e kasetës së Osama Bin Ladenit para zgjedhjeve të 2004-ës. ëKam dëgjuar nga njerëz në Pentagon, të thonë se ne kemi vetëm katër muaj të tjerë nën drejtimin e Bushit dhe pas kësaj do të shohim se urdhëruesi i vrasjes më të madhe në historinë amerikane të ketë mbijetuar më gjatë sesa Presidenti, në sytë e të cilit ndodhi gjithëkaë, thotë Ridëll. ëJam i sigurt se ata janë nën një presion të madh për të bërë diëka në këtë drejtimë, shton ai. Por, Ridëll thotë se kërcënimi nuk mund të eliminohet pa zhdukur më parë zonat që konsiderohen si parajsa të sigurta, në Pakistan. Problemi tani është si të binden pakistanezët për të bërë më shumë. ëNë këto momente, ne gjendemi në një marrëdhënie jo të mirë me pakistanezët, për shkak të dhunimit të sovranitetit të tyre, ndaj shanset për një bashkëpunim të frytshëm janë të pakta. Pra, jemi në një situatë shumë të vështirëë. Por pse ndodhi kështuë Shumë analistë besojnë se pushtimi amerikan i Irakut bëri që shumë asete të zbulimit, shumë burime dhe vëmendje të devijonin nga Afganistani në kohën kur Al Kaeda ishte më vulnerabile se kurrë.
Ka njerëz në Pentagon, që thonë: ne kemi vetëm katër muaj të tjerë nën drejtimin e Bushit dhe pas kësaj do të shohim se urdhëruesi i vrasjes më të madhe në historinë amerikane të ketë mbijetuar më gjatë sesa Presidenti, në sytë e të cilit ndodhi gjithëka.
11 shtatori dhe gara për Shtëpinë e Bardhë
Dy kandidatët, së bashku në Ground Zero
Pavarësisht se fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fazën përfundimtare dhe më intensive të saj, këtë të enjte, motori elektoral do të ndalet. Dy kandidatët, do të shfaqen së bashku në Ground Zero, për të kujtuar viktimat e sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit. Në fakt, politika amerikane është riorganizuar nga kjo traumë, në të mirë e në të keq. Në të mirë, sepse nënvlerësimi i rrezikut nga terrorizmi islamik vë në rrezik të gjithë perëndimorët. E vetmja mënyrë për të siguruar që rreth 3 mijë viktimat e Osama Bin Ladenit nuk e ëuan dëm jetën e tyre, është vigjilenca, angazhimi për të parandaluar sulme të tjera, në të ardhmen. Në të keq, sepse një politikë e përcaktuar vetëm nga 11 shtatori, neglizhon problemet aktuale ekonomike, sociale, kulturore, diplomatike dhe sfidat politike. E më të gjitha këto trauma, kandidatët amerikanë duhet të kujtojnë tmerret e shkuara pa ëu burgosurë brenda tyre. E me këtë qëllim, të dy kandidatët dhe partitë e tyre, paraqesin një kontrast interesant. Barak Obama dhe demokratët duket se po rrezikojnë të harrojnë mësimet e 11 shtatorit. Demokratët thuajse nuk e përmendën aspak terrorizmin apo 11 shtatorin në konventën e tyre. Për më tepër, pakënaqësia e tyre me politikën e Xhorxh Bushit, i ka bërë shumë prej tyre kundërshtarë të Luftës kundër Terrorit. Por demokratët, duhet të kujtojnë se Al Kaeda, i shpalli luftë Amerikës gjatë presidencës së Bill Klintonit, kur Amerika po kërkonte paqen në Lindjen e Mesme. Republikanët, në anën tjetër, nuk mund të përdorin kërcënimin e vazhdueshëm nga terrorizmi si një shfajësim për të justifikuar injorimin e krizave ekonomike, energjetike dhe të shëndetit në Amerikë. është frustruese të shohësh se si republikanët dështojnë të inkurajojnë alternativa serioze ndaj naftës, duke marrë në konsideratë se 700 miliardë dollarët që SHBA hedh ëdo vit në shumë vende prodhuese të naftës që konsiderohen si mbështetës të terrorizmit. Mbështetja e hapave drejt pavarësisë energjetike do të ndryshonte kushtet gjeopolitike që kanë financuar terroristët. E nënvizimi i kësaj ndarjeje është një debat taktik mes demokratëve, që ecin drejt një pushteti të butë, dhe republikanëve që favorizojnë një pushtet të fortë. Në një këndvështrim më të gjerë, ky përvjetor duhet tëi detyrojë të dy kandidatët të kujtojë se ëfarë i bashkon ata si amerikanë. Fushatat politike nxjerrin në pah dallimet mes kandidatëve, duke krijuar një seri kontrastesh false. Thjesht për faktin se Xhon MekKejn është një antiterrorist i deklaruar, Barak Obama nuk mund të jetë një pro-terrorist. Për shkak se Barak Obama është në favor të mbrojtjes së lirive civile, edhe nën kërcënimin terrorist, Xhon MekKejn nuk është kundër këtyre lirive. Shtatë vite më parë, një të martë të bukur shtatori, Osama Bin Laden dhe terroristët e tij, nuk bënë dallim mes demokratëve dhe republikanëve, të bardhëve dhe të zinjve, myslimanëve apo jo-myslimanëve, madje as mes amerikanëve dhe jo amerikanëve. Ata vranë pa dallim, brutalisht. E duke jetuar në këtë botë të pas 11 shtatorit, ata që aspirojnë të udhëheqin vendet perëndimore, me përgjegjësi duhet të riafirmojnë një angazhim për të luftuar terrorizmin islamik dhe të sigurojnë se makthi i 9/11, nuk do të rikthehet kurrë më.
Katër avionët e rrëmbyerë
Fluturimi 11, American Airlinesë
U përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën 08:48. U vranë 92 persona, përfshirë nëntë asistentët e fluturimit dhe pilotët, pa numëruar ata që humbën jetën në kullë. ëBoeingu 767ë ishte nisur nga Bostoni drejt Los Anxhelosit. Goditi kullën veriore mes kateve të 95-të dhe 103-të. Si lider i terroristëve u identifikua Mohamed Ata, që kishte një pasaportë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kishte kryer trajnime fluturimi bashkë me një numër të dyshuarish të tjerë. Në valixhen e tij, të gjetur në aeroportin e Loganit, u gjet një video e avionëve, një llogaritës i konsumit të karburantit dhe një kopje Kurani. Kur rrëmbyesit morën kontrollin e avionit dhe u përpoqën të komunikonin me pasagjerët, kontrollorët e trafikut ajror dëgjuan ëfarë thoshin. Në orën 08:24, ky transmetim u regjistrua nga avioni: ëNe kemi disa avionë. Qëndroni të qetë dhe nuk do tëju ndodhë asgjë. Do të kthehemi në aeroportë. Disa sekonda më vonë, një tjetër transmetim: ëAskush të mos lëvizë. Gjithëka është në rregull. Nëse ju përpiqeni të bëni një lëvizje, do të vini në rrezik veten dhe avionin. Qëndroni të qetë.
Fluturimi 175, United Airlinesë
U përplas mbi kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. U vranë 65 veta përfshirë ekuipazhin dhe shumë të tjerë në kullë. U përplas 15 minuta pas avionit të parë. Ishte nisur nga aeroporti Logan, i Bostonit, në orën 08:14 dhe ishte drejtuar për në Los Anxhelos kur u rrëmbye. Goditi kullën jugore në katin e 80-të. Rrëmbyesit ishin të armatosur me thika. FBI i identifikoi ata si Marvan Al-Shehi, Fajez Ahmed, Mohald Alshehri, Hamza Alghamdi dhe Ahmed Alghamdi. Marven Al-Shehi, thuhet se është kushëriri i Mohamed Ata, një prej terroristëve të dyshuar në Fluturimin 11. Ata ishin stërvitur së bashku në Florida. Pasagjeri Piter Hanson kishte mundur tëi telefononte prindërve të tij në Konektikat, pak para përplasjes dhe u kishte thënë se rrëmbyesit kishin marrë kontrollin e avionit dhe kishin therur një person në kabinën e pilotëve. Një prej asistentëve të fluturimit kishte telefonuar në numrin e emergjencave nga një telefon në fund të avionit: kishte thënë se të dy pilotët ishin vrarë, një asistent fluturimi ishte therur dhe rrëmbyesit po komandonin avionin.
Fluturimi 77, American Airlinesë
U rrëzua mbi Pentagon, zyrat qendrore të ushtrisë amerikane, në Uashington DC, në orën 09:37. U vranë 64 persona përfshirë ekuipazhin, ndërsa 125 të tjerë humbën jetën në Pentagon. Avioni, një ëBoeing 757ë, ishte nisur nga aeroporti Dulles në Uashington dhe po udhëtonte drejt Los Anxhelosit. Ishte parë tëi afrohej Uashingtonit nga ana jugperëndimore. Pak larg qytetit bëri një kthesë të fortë dhe u lëshua mbi Pentagon. Hetuesit mendojnë se pasagjerët ishin dërguar në pjesën e pasme të avionit. Ky i fundit kishte dalë nga radari, pasi aparaturat e tij ishin fikur. Avionët luftarakë ishin vënë në gatishmëri,i por kishin mbërritur në vend pasi avioni ish përplasur mbi Pentagon. Mes pasagjerëve ishte edhe komentatorja televizive, Barbara Olson, bashkëshorte e avokatit të njohur, Teodor Olson. Ajo i kishte telefonuar dy herë të shoqit. I kishte thënë se rrëmbyesit ishin të armatosur me thika dhe e kishte pyetur: ëëfarë tëi them pilotit të bëjëëë. Në telefonatën e dytë, ai i kishte thënë se një avion ishte përplasur mbi Qendrën Botërore të Tregtisë.
Fluturimi 93, United Airlinesë
U përplas në juglindje të Pitsburgut në orën 10:03. Mbetën të vrarë 44 persona, përfshirë pesë asistentët e fluturimit dhe dy pilotët. Fluturimi 93, një ëBoeing 757ë, ishte nisur nga Njuark, në Nju Xhersi, dhe ishte drejtuar për në San Francisko. U rrëzua në një fushë në kontenë Somerset, në Pensilvani. Besohet se rrëmbyesit ishin të armatosur me thika dhe mbanin një dorë një kuti, që ata pretendonin se ishte një bombë. Në shënjestrën e tyre ishte ndoshta Uashington DC. Të paktën 10 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u kishin telefonuar të afërmve dhe shërbimeve të emergjencës. Një prej tyre ishte një menaxher shitjesh, Xheremi Glik, që i kishte rrëfyer të shoqes se ai dhe disa të tjerë kishin vendosur të sulmonin rrëmbyesit. Një tjetër pasagjer, Tomas Burnet, i kishte thënë të shoqes: Unë e di që ne do të vdesim të gjithë Tre prej nesh do të ndërhyjnë, do të bëjnë diëkaë. Sipas një prej telefonatave të bëra nga avioni, pasagjerët kishin votuar dhe kishin vendosur të sulmonin terroristët, në një përpjekje për të rimarrë kontrollin. Bisedat e regjistruara treguan se rrëmbyesit kishin përplasur avionin, pasi pasagjerët ishin në prag të marrjes së kontrollit.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt