Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 113
  1. #71
    28 Nanduer 1913


    Oj Zanė, t'kėndojm... t'vajtojm, deshta me thanė;
    Pse sot ditė kangėt s'asht pėr mue e tye.
    Po ē'gzim kjo ditė ne mundet me na dhanė,
    Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pėlqye
    Europės shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanė
    E kujt pose Hyut, n'kėtė jetė mos me i shėrbye,
    Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
    E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...

    Flamuri kombtar nuk ka ē'ka ban nder ne,
    Po kje se dashtni nuk kem' pėr Atdhe!
    E, drue dashtni pėr Atdhe nuk ka shqiptari;
    Me gjasė, s'ēan krye shqiptari pėr komb t'vet,
    As pėr at gjuhė tė ambėl qi i la i Pari,
    As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
    Pse e shoh se veē atje ku xhixhllon ari
    Pa frymė e tue dihatė vrap ai nget,
    Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
    Drue Adheu ndėr ne po shitet pėr njė zallotė...
    A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
    Pėrse ktu vetė me fue nuk due kėrkėndin,
    E pse asht mirė fjalėn n'zemėr t'fryt m'e ndalue,
    Por ai, qi tė liruem me e pasė s'don vendin,
    A prej sė tjerėve s'don me ia lshue rendin
    A thue ai s'asht Judė? Po, kambė e krye Iskariota!,
    E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
    E po pėr ata qi detyrė e nder harrue,
    Qi marrė e turp kaherė flakėrues mbas shpinet,
    M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
    Kush ndyet mbas Frankut rrejtė, kush mbas stėrlinet
    Kush pse dinari tepėr i ash lakmue.
    E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinėt,
    Thue edhe pėr ta ndokuj do t'i vijė ēuda,
    Kur them se nuk janė tjetėr veēse Juda?...
    Po, Juda janė e gjinde janė tradhtarė.
    Mori
    M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
    Duel padija n'krye tė vendit;
    Njerzt e kėnuen u poshtnune,
    Metėn t'urtit jashtė kuvendit.
    Duel me faqe t'bardhė trathtari,
    Shpirt e fis qi ka kuletėn;
    U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
    Qi pėr fis nep gjan e jetėn.
    Shqynis zani atbotė i humi,
    T'huejt mi qafė i a vunė themrėn,
    E e mloj skami, terri e gjumi,
    Djelmt e vet i a lnurėn zemrėn.
    E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
    Pėr kto punė pėrjashta Momin.
    Por ma fort, medje, e konisen.
    Msue gjithmonė me ndėrue llomin...
    E njikshtu, qitash, njaj i cilli
    S'e la mrendė e detit vala,
    S'e la ferri, toka e qilli,
    N' Shqypni majet porsi njala.



  2. #72
    Lamtumirė


    Lamtumire vėndet e mija,
    Qė po m’zhdukeni dalngadalė
    Gjėmon Deti ushton duhija
    Lkundet varka vale mbi vale.

    Kah njaj Diell qė asht tuj flakrue
    Andej fill un tash do t’veta
    Lamtumir atdhe i bekue
    Lamtumirė pėr sa tė jetė jeta!

    Neser Nadja kur mbi ne,
    Rrezja e diellit ka me ra,
    Kush e di sa Ujė e Dhe,
    Mue prej teje ka me me mė nda?

    Po ni pvetsha retė minore?
    Po nė i pvetsha zogjt e detit?
    Veē pėr ty moj tokė arbnore,
    Ska me mė fol kush ma mue t’shkeretit

    Kam me shkel nė tė tjera zalle
    Nė tė tjera brigje e tė tjera Dete
    Kam me ndije tė tjera gjuhė
    Nė tė tjera vėnde e tė tjera qytete…

    Vėndin tėm ma skam me pa…

    Ka me prit pra motėr zeza
    Me i pru nanės nė shpi ndonjė re,
    Po, kushedi, i vllau atėhera,
    Ku asht kah kalbet pėr nan dhe…

    Para Hyut naltohet lutja,
    O ju bjeshkėt e shqiptarisė,
    Ku ndėr ju s’dijmė, ēka asht tuta!
    Veē nė ju asht logu i burrėnisė!

    Lamtumire ju mriza e stane!
    Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
    Lamtumire ju o armt e t’parve
    Lamtumire pėr sa t’jetė jeta.


  3. #73
    Shqypnia


    Edhč hāna do t' a dijė,
    Edhč dielli do t' két pį,
    Se pėr qark ksaj rrokullije,
    Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
    Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
    Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
    Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
    Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
    Nėn nji qiellė pėrherė t' kullueme,
    N' rreze e n' dritė pėrshkue unjķ,
    Bjeshkė e male tė blerueme
    Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
    Ke ato bjeshkė e ke ato male
    Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
    Tue rrėmbye npėr mriza hale,
    Gurgullojn npėr rājė e curra.
    Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
    Léjn mande' ata djelm si Zāna,
    Armėt e t' cillvet, pėrherė besnike,
    Janė pėrmendė ndėr fise t' tana.
    Atje léjn, po Toskė e Gegė,
    Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
    Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
    Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
    Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
    Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
    Rijtun gjakut kah ēeliku
    N' dorė t' ktij shndritė pėr vend t' tė Parit.
    Ato male tė madhnueshme,
    Ato, po, kanė mūjtė me pį
    Se sa forca e pafrigueshme
    N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
    Dridhet toka e gjimon deti,
    Ndezen malet flakė e shkndija,
    Ka' i frigueshėm, si tėrmeti,
    Atje rrmben kū e thrret Lirija.
    Lume e shé para atij ngelin,
    I a lshojn udhėn dete e male;
    Mbretėnt fjalėn s' mund t' i a shkelin,
    Turrin ferri s' mund t' i a ndalė.
    Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
    Ngrehe ballin si mbretneshė,
    Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
    Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
    Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
    Qi zanįt ka besė e fé,
    Pėr Lirķ, pėr fron tė Mbretit
    Me dhānė jetėn ka bā bé.
    Sy pėr sy, po, kqyr anmikun;
    Pėrse djemt, qi ti ke ushqyue,
    S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
    Friga e dekės kurr s' i ka thye,
    Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
    Perėndija t' fali i Amshueshėm,
    Sį 'dhe deka āsht pėr tż e shieshme:
    N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshėm.
    Po, edhč hāna do t' a dijė,
    Edhč dielli do t' két pį,
    Se pėr qark ksaj rrokullije,
    Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
    Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
    Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
    E me dije e me Lirķ
    Pėr jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.

  4. #74
    Lahuta e Malcis - Shqipnia e Lirė


    Do t'valvitet m'Kaēanik
    M'Kaēanik, po, do t'valvitet
    Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet,
    Pėrse toka, shqyp ku flitet,
    Ajo vetė asht, qi prej t'Parvet
    Trashigim na e kemi pasė:
    Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė,
    Posė atėherė, kur vjen pėr mik.
    Jo, po: na sod ktu sundojm;
    Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;
    Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
    S'njohim mbret as krajl tė huej.
    Zoti n'qiell e na mbi tokė:
    Me gjithkėnd vllazėn e shokė,
    Por se i cilli m'cak tė vet.
    Prande i huej, n'andėrr m'e pa
    Se vjen kurr e shklet ndėr ne,
    Drue se keq kishte me i ra;
    Pse shqyptarėt kanė ba nji bč
    Bč tė madhe ata kanė ba:
    Pėr Shqypni nė luftė me rra,
    Me rra n'luftė me krajl e mbret,
    E kur bjen nė luftė shqyptari
    Lidhė me besė ai ndėrmjet veti,
    E din hasmi se aty pari
    Shungullon toka e gjimon deti:
    Se bijn krenat fushės s'mejdanit.

  5. #75
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Shtėpia e Homerit shqiptar, mbulohet nga ferrat

    Njė vend pėr At Gjergj Fishtėn

    Tė dish pėr jetėn dhe veprėn e pavdekshme tė kolosit tė letrave shqipe, Homerit shqiptar, “Nderi i Kombit”, At Gjergj Fishta, ėshtė domosdoshmėri dhe kulturė, por tė dish ku ka kaluar fėmijėrinė dhe ku ka jetuar kleriku, poeti e diplomati i madh, ėshtė fisnikėri dhe nevojė e kohės jo vetėm pėr ne por edhe pėr brezat e ardhshėm. Se bash kėtu, qė nė vegjėli, “ aty ku tė ka rėnė koka” siē shkruan Ēajupi i madh, lindin fantazitė dhe delli poetik, pėr tė bėrė diēka pėr vendlindjen tėnde, atdheun tėnd dhe pėr tė mbetur i pavdekshėm me veprat e Tij, sidomos me “Lahutėn e Malėsisė”, siē mbeti edhe kleriku e poeti i madh e i papėrsėritshėm At Gjergj Fishta, i cili do tė shkruante kėshtu pėr vendlindjen e tij Lezhėn; “Qiellė i kaltėr, tokė e blerė, njeti dimėn, k`tu prendverė...”, duke treguar dashurinė e madhe pėr vendlindjen, tokėn e begatė, njerėzit e punės, ngrohtėsinė qė tė jep afėrsia me bregdetin, por edhe vendin ku ke lindur e ku ke kaluar fėmijėrinė, qė tė thėrrasin nė ēdo kohė t`i vizitosh. Bashkė me njė mikun tim, dashamirės i At Gjergj Fishtės; vendosėm qė tė shkojmė nė fshatin e Tij tė lindjes Fishtė e tė shohim nga afėr shtėpinė ku ka kaluar fėmijėrinė dhe ku ka jetuar, Homeri shqiptar, “Nderi i Kombit”, kleriku, poeti e diplomati i shquar, At Gjergj Fishta.

    Fishta ėshtė njė fshat i vogėl, qė bėn pjesė nė komunėn e Blinishtit, nė rrethin e Lezhės, njė fshat me tradita patriotike e arsimore, qė ka nxjerrė nga gjiri i vet intelektualė tė shquar dhe drejtues tė zot, me njerėz punėtorė e bujarė, qė ēdo gjė e kanė ndėrtuar me punė tė ndershme, njerėz qė tė pėrshėndesin edhe pa tė njohur e tė ftojnė pėr kafe, pėr drekė a pėr darkė; mikpritja aq e njohur pėr Fishtėn dhe pėr krejt fshatrat e Zadrimės, “Bukė Zadrime e verė Podrimje” qarkullon thėnia popullore. Kėshtu ndodhi edhe me ne, nė kėrkim tė shtėpisė sė At Gjergj Fishtės nė Fishtė tė Zadrimės, tė cilėn duhet pohuar se e gjetėm me vėshtirėsi. Kjo pėr faktin , se nė atė mori kullash ku tė shkatėrruara e ku tė riparuara, ne dalluam me vėshtirėsi atė ndėrtesė, ku nė thanė, se ishte kulla ku kishte kaluar fėmijėrinė dhe ku ka jetuar poeti, kleriku e diplomati i madh, “Nderi i Kombit” At Gjergj Fishta.

    Vėrtet befasohesh nga kjo pamje tronditėse, tė cilėn nuk e meriton njė kolos i letrave shqipe, Homeri shqiptar, kandidati pėr ēmimin “Nobel”, At Fishta. Pėrpara tė shfaqet njė hyrje, qė e kanė mbuluar ferrat, tė cilat tė pengojnė shikimin dhe lėvizjen pėr nė kullė, ku kėtu orientohesh vetėm me anė tė njė pllake vendosur nė mur, si e vetmja dėshmi, ku ka kaluar fėmijėrinė e Tij, kleriku e poeti i madh, at Fishta, derisa tė niste rrugėn e shkollimit si frat, ku shkruhej; “Kėtu ka banuar At Gjergj Fishta, 1871-1940”. Me tė vėrtetė zhgėnjehesh e lėndohesh para kėtij fakti tronditės, qė ky njeri, me pėrmasa kombėtare e ndėrkombėtare, tė mos kishte njė shtėpi tė vetėn, por tė lėnė nė mėshirė tė fatit, tė mbuluar nga ferrat e pluhuri i harresės, vetėm me njė pllakat qė mezi dallohet. Ndoshta instancat pėrkatėse; pushtetare dhe kulturore, do tė bėjnė diēka pėr shtėpinė e At Gjergj Fishtės nė Fishtė tė Lezhės pėr ta rikonstruktuar dhe pėr tė qenė njė muze i hapur dhe i gjallė pėr vizitorėt e shumtė nga vendi dhe bota, pėr tė njohur nga afėr vendin ku lindi, u rrit jetoi dhe filloi muzėn e tij poetike, pėr t`u bėrė i pavdekshėm, kolosi i madh i letrave shqipe, Homeri shqiptar, At Fishta, ku akademiku i shquar kosovar Rexhep Qosja, do tė shkruante; “Lisat e gjatė sulmohen nga rrufetė, e Fishta ėshtė njė lis i gjatė”, si pėr tė perifrazuar madhėshtinė dhe pavdeksinė e veprės sė Tij.

    Jak Rrozhani
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    C'te thush per Fishten nuk ka fjale ta pershkrujne madheshtine dhe rendesine e figures se tij ne jeten politike e poetike Shqiptare ,une do te vecoja nje thenie te albanologut te shquar at.Fulvio Kordinjano i cili shprehet:VEPRAT E GJERGJ FISHTES KANE PER TE NGELUR TE PAVDEKSHME DHE KANE PER TU BERE POEZIA E KOMBIT TE SKENDERBEUT
    Kuse per vargjet e mrekullueshme qe te gjith besoj i dime permendesh..
    PRA,MALLKUE NJAJ BIR SHQIPTARI,
    QI ,KET GJUH TE PERENDIS,
    TRASHEGIM,QI JA LA I PARI,
    TRASHEGIM S'I A LEN FMIS;..
    thuhet se jane MARSEJEZAe shqiptareve, dhe besoj jemi te gjithe dakort per kete.
    Vepra e Gjergj Fishtes dhe emri i tij eshte nji flamur kombetar dhe nji pike e forte referimi e krenarise kombetare.Dhe eshte detyra jone ta njohim ,ta admirojme dhe ta trashegojme ne breza kete koloz te historise dhe letersise tone.dhe ne fakt jam kenaqur se tepermi kur kam degjuar qe ne Kalabri ne itali eshte formuar fondacioni"AT GJERGJ FISHTA"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Colomba : 12-09-2009 mė 03:17

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    I madh eshte Fishta . Shume shume i madh .

    Vitin e kaluar gjeta ne Vlore nje botim te vjeter te " Lahuta e malcise " , e kam lexuar 4 a 5 here gjer me tani . Dhe sa here qe kam kohe te lire e marr dhe e lexoj . Eshte e papershkrueshme mjeshtria dhe fuqia qe posedon Fishta . Duke lexuar Fishten , te kaplon nje si magji , te qon ne kohe te shkuar te cilen e shef si ne foto .

    Per mua Fishta eshte me i madhi i penes shqipe .

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Shqypnise!

    Te falem,Shqypni,ti i shpirtit tem dishiri!
    i lum njimend jam un n'gji tand rrnue
    tue gzue t'pamt tand,tue t'hjeké ate ajer t'kullue
    si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri!

    Kje i Lumi vete,q'i mue m'dergoi ksi hiri-(here)
    per nen qielle tande t'kthiellte un me u perftue
    malet e hjedhta e t'blerta me shikjue
    ku Shqypja e Burrit s'dron se i qaset niri-(njeri)
    ktu trima lejn gjithmon,se ti je nana
    e armvet n'za,q'i shndrisin dueret e t'lumit(shqiptarit fatlum)
    ka des per ty i rrebte e trim si zana
    Eden n'Ballkan ti je;ti prej t'Amshuemit
    n'Ballkan je shkrue Mbretnesh mbi fise t'tana
    hyp fronin pra,e sundo,Shqypni m't'lirumit!
    MENDOVA SE DUHET RICITUAR KJO .
    FLM PER PERZGJEDHJEN E BERE OROSH.

  9. #79
    Flm Klaus!
    perzgjodha keto vargje sepse jane vargjet ma te Madherishme qe dikush ia ka kushtu kesaj Toke!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anėtarėsuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Vasko Pasha dhe Gjergj Fishta jan amrmiqet e perbetum te shqipetareve te komunitetit musliman.Intelektualet e sodit Kosovare jane shtabi i posaqem i luftes se msheft kunder bindjeve dhe besimeve Islame tek shqipetaret me fe Islame.Ton keta Intelektualet Kosovare thiren ne shkrimet e tyre ne fene e te pareve shqipetare....por kote e kan...vetem po mashtrohen.Dej sa Llapi dhe Drenica e majne Ramazanin dhe e festojne Bajramin, keta Intelektualet vetem munden mi fry ballonit i cili ne funde atyre do te u kerset ne fytyre.Prej intelektualeve eshte i vetmi Rexhep Qosja qe e ka verejte kampanjen qe eshte ngrit kunder muslimaneve shqipetare ne krye me Ismajl Kadaren.
    Pashko Vas Shkodrani ose Vaso pasha eshte ner intelektualt, shkrimtaret e ushtaraket me za te Perandoris osmane, nuk vjen nga nje ambjent Katolik, Ka ken edhe vet KATOLIK dhe sundimtar i Sudanit atij shteti qe sot as OKB spo mundet me e majte ne paqe njaj burre e ka majt te qete e ne paqe.. e pranaj ti Mitrovicalia maj gojen kur te flitsh per te e jepi Rahmet ose Drit simas besimit qe ke, se e meriton.

    At Gjergj Fishta.. medet me shkru ne forum me mrojt ket Kolos e per ma shume ne nje forum shqiptar eshte kulmi i ironis po qa me ba... Mundem me than veq nje gja per te FALEMINDERIT ZOTIT QE NA BANI DHURAT NJAT BURRE.

    Persa i perket antimyslimanizmit te tij, fjalimin ne varrimin e Hasan Riza Pashes komandantit legjendar qe mrojti shkodren gjete rrethimit malazes e majti At Gjergj Fishta dhe dihet botnisht qe shume prej te pranishmeve kan derdh lot gjate atij fjalim e me e vra Hasan Riza Pashen nuk e vravi naj rob zoti me emer a besim te krishter po e vravi Esat Pashe Toptani... kokrra e myslimanit me emer te pakten ee

    Pergezimet e mija kush ka hap ket teme per ket figure te Nalte Kombtare.
    Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e JETES dhe LIRINE tonė personale

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •