Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 113
  1. #61
    Na bjeni noj varg te bukur nga lahuta e malcise ju lutem,une e kam lexu 4 here!Por e kam bezdi me shkru shum!

    "Ma kadal bre Avdi Pasha
    se s'ka mbet Shqipnija n'vasha"

    "Oso Kuka n'jelek t'arit,
    pash e n'pash po i bjen pazarit,
    fill mbas tij vjen shpata deks,
    Soko Toma i gurit t'Leks
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  2. #62

  3. #63
    Shqypnise!

    Te falem,Shqypni,ti i shpirtit tem dishiri!
    i lum njimend jam un n'gji tand rrnue
    tue gzue t'pamt tand,tue t'hjeké ate ajer t'kullue
    si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri!

    Kje i Lumi vete,q'i mue m'dergoi ksi hiri-(here)
    per nen qielle tande t'kthiellte un me u perftue
    malet e hjedhta e t'blerta me shikjue
    ku Shqypja e Burrit s'dron se i qaset niri-(njeri)
    ktu trima lejn gjithmon,se ti je nana
    e armvet n'za,q'i shndrisin dueret e t'lumit(shqiptarit fatlum)
    ka des per ty i rrebte e trim si zana
    Eden n'Ballkan ti je;ti prej t'Amshuemit
    n'Ballkan je shkrue Mbretnesh mbi fise t'tana
    hyp fronin pra,e sundo,Shqypni m't'lirumit!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Dimensioni At Gjergj Fshtes asht sa i nje Galaktike. Me poezite e tija dhe filozofin e tij atdhetare jemi edukue fshehurazi. At Fisha asht Titani i Letrave Shqype. Dikur mbaj mend qe ne nderim dhe Homazh per kete Poet Kombetar pata shkrue rreshtat e ma poshteme.

    AD FISHTUM IN MEMORIAM.

    Zot i madh gjithmonė t'jam lutė
    Se i jemi po m'a futė!
    Unė qė t' lutem jam shqiptarė.
    A ke kohė pak, me ma varė.

    Tek ky Glob qė rrotullohet
    Asht dhe toka e shqiptarve.
    Zot, pash nderin a t'kujtohet?!
    Ku i kam trojet e t'parėve?

    Se jam komb nėn 5 flamurė.
    Komb qė han mishin e vet.
    Komb qė vdes pėr diktaturė!
    Trim, hajdut, dinsėz milet.

    Pėr inatė tė mullixhiut
    Shkon e flen me vjehrrėn tande.
    Je me tru tė sherraxhiut
    Qė ngacmon grethat me krande.

    Fol pra Zot! Ma zgjat pak dorėn!
    Mė thotė bota:- qen bir qeni!
    'Ej shqiptar, shko pyete Vlorėn!
    Brenda vehtes dreqin keni!

    Ke kulturė, por shkolla dogje!
    Ke flori, por je zhelan!
    Veē kur flenė s'merresh me llogje.
    Vet me vehte del n'mejdan!


    Ti qė mbrojte Krishtėrimin.
    Ti qė Fé ndrrove tre herė.
    Ti qė Babė bane Stalinin.
    A ke besė? Atdhe e Nderė?


    Zani i Zotit bubulloj.
    Tundi kodėr, fushė e male.
    Pyes vehten dhe mendoj
    A kanė fund o Zot k'to halle?

    Kam n' Flamur zog me dy krena
    Njė zog-monstėr, shenj Sllavije.
    Prej aty merr cakun rrena
    Bash aty vjen erė tradhtije!

    Fluturo shqiptar drejt qiellit.
    Ēaj hapsirat anė e mbanė!
    Galaktikat mbrapa diellit,
    Me dy krena shqipe s'kanė!

    Ku e gjete atė farė simboli?
    Qė Flamuri jonė e mban?
    Me dy krena kush e polli?
    Katolik e mysliman!

    Nji Kosovė. Tjetra Shqypni
    Njena plagė e tjetra kockė.
    Me dy krena kuq e zi.
    Njena Gegė e tjetra Toskė

    Eh mallku qoftė kush e shpiku
    Me coptu vehten me dy.
    500 vjet Turkia tė fiku
    500 vjet brinjėt t'ka thy!

    Gjer' nė Jemen shkove ushtarė
    Tokėn tande e le nė zor.
    Shkodra s'kishte buk me hangėr
    Ti nė Bejrut, guvernator!

    Si do e bėje Nėnė Shqiprinė?
    Ti qė s'njeh as Ligj as Shtet!
    Kur tė vdiqėn jashtė Atdheut
    Burrat me cironka n' xhep!

    Je i vetmi komb me huqe.
    Qė s'e don kulmin e shpisė.
    Popull - Dem, qė bojėn e kuqe
    Shkon ia merr uha komshisė.

    Sot qė rrugėt e Evropės
    Me gjak tandin i ke hapė.
    Prap drejtohesh prej eskortės
    Qė vjedh Ditė e qė vjedh Natė!

    Mos pash gjakun e martirėve!
    Mos pash hatrin e lirisė!
    Mos ia prish tė ardhmen fėmijve!
    Mos ia hap vorrin Shqypnisė!


    Je mallku nga Historija.
    Je shqiponjė, s'je korb, as sorrė!
    Nji formulė e ka Shqypnija:
    Je bashkvuajtės e bashkfajtorė!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    PAGĖZIMI I GJERGJ FISHTĖS NGA DE MARTINO

    Gjergj Fishta u lind mė 23 tetor tė vitit 1871 nė katundin Fishtė tė zonės sė Zadrimės dhe ishte i biri i
    Ndokės sė Simon Ndocit e i zonjės Prenda tė Lazėr Kuēit. Pas lindjes sė tij, tė dy prindėrit qė ishin
    besimtarė tė mė mėdhenj, e dėrguan nė kishė pėr ta pagėzuar ashtu si ishin ritet fetare tė katolikėve. Ai
    fėmijė i porsalindur pati fatin qė tė pagėzohej nga Padėr Leonardo De Martino, i cili pėrveēse detyrės sė
    meshtarit qė e kreu deri nė fund tė jetrės sė tij, ėshtė tepėr i njohur edhe si njė nga poetėt e shkrimtarėt
    mė tė famshėm tė arbėreshve tė Italisė. Padėr Leonardo De Martino e pagėzoi atė fėmijė tė vogėl me
    emrin Zef, i cili ishte dhe emėri i tij i vėrtetė deri nė periudhėn qė ai u dorzua si prift dhe mori emrin
    "Gjergj". Mėsimet e para Fishta i mori nė Kolegjin e Troshanit i cili nė atė kohė ishte njė nga mė tė
    njohurit jo vetėm nė atė trevė tė Shqipėrisė Veriore, por edhe nė Ballkan, pėr faktin se ai ishte direkt
    nėn administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mėsime disa nga klerikėt mė tė famshėm
    katolikė tė ardhur apsotafat nga Italia. Pasi pėrfundoi mėsimiet nė Kolegjin e Troshanit ku Fishta u
    dallue pėr inteligjencėn e tij natyrore tė rrallė, ai u mor nga pedagogėt e tij (fretėrit franceskan) dhe u
    dėrgua pėr tė ndjekur mė tej studimet nė fushėn e teologjisė nė Bosnjė tė ish-Jugosllavisė, e cila nė atė
    kohė ishte krahinė e perandorisė Austro-Hungareze. Pas diplomimit nė atė Kolegj Franceskan, ai u
    kthye nė Shqipėri dhe u caktua si meshtar nė fshatrat e Lezhės ku edhe dha meshėn e parė mė 25
    shkurt tė vitit 1894. Nė zonėn e Lezhės e cila asokohe ishte nėn administrimin e Prefekturės sė
    Shkodrės, Fishta shėrbeu si meshtar pėr disa vjet dhe mė pas u caktua edhe nė disa fshatra tė tjerė si
    Gomsiqe tė Pukės dhe nė krahinėn e Hotit nė zonėn e Mbi-Shkodrės. Nė vitin 1902 Gjergj Fishta u
    emėrua me detyrėn e drejtorit tė kolegjeve franceskane tė qytetit tė Shkodrės dhe punėn e parė qė bėri
    nė ato shkolla, ishte futja e gjuhės shqipe nė tė gjitha lėndėt mėsimore. Nisur nga puna e madhe qė
    bėri Fishta nė ato vite pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, nė vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Manastirit, qė
    caktoi dhe alfabetin e Gjuhės Shqipe, ai u zgjodh nė mėnyrė unanime nga tė gjithė delegatėt e tij, si
    Kryetar i Komisjonit tė atij Kongresi. Nė vitet qė vijuan mė pas, Padėr Gjergj Fishta themeloi revistėn
    "Hylli i Dritės", tė cilėn e nxorri pėr herė tė parė nė vitin 1913-tė, e cila vazhdoi mė pas deri nė vitin
    1944, kur u mbyll nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet. Nga viti 1916-tė e deri nė vitin 1918-tė, Padėr
    Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetėn "Posta e Shqypnisė" dhe vazhdoi tė ishte antar i rregullt i Shoqėrisė
    Letrare "Bashkimi" me qėndėr nė Shkodėr, e cila ishte themeluar qė nė vitin 1899. Nė vitet e pas
    shpalljes sė Pavarėsisė, Padėr Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikės dhe nė vitin 1919-tė, kur u mbajt
    Konferenca e Paqes nė Paris, ai dėrgua si antar i njė prej delegacioneve shqiptare qė mori pjesė me tė
    drejta tė plota nė atė mbledhje, ku morėn pjesė shumė delegacione nga vėnde tė ndryshme tė Botės.
    Nė vitin 1921 nė zgjedhjet e para parlamentare, Padėr Gjergj Fishta u zgjodh deputet i Prefekturės sė
    Shkodrės dhe pak kohė mė vonė u zgjodh edhe nėnkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion qė
    mbante, Fishta u dėrgua si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ndėrballkanike qė u zhvilluan nė
    Athinė, Stamboll e Bukuresht. Po kėshtu nė vitin 1932 ai bėri njė udhėtim tė gjatė prej disa javėsh nė
    SHBA-sė, ku mori takime me mėrgatėn shqiptare qė ishte vendosur aty dhe shumė prej personaliteteve
    tė saj.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Aman Barat, ka mundesi te komentohet ne kete teme per Fishten e vetem per Fishten e t'i leme te tjerat?! Se po te vazhdojme asaj rruge, shko kapu dhe me personalitete te tjera ... psh, i pari qe me shkon ne mendje eshte Kadareja, edhe ai ka nje titull nga komshija ne jug, "qytetar nderi i Athines" qe ne 1998 .

    Na u merzit kjo pune ...
    BERAT kur eshte ne fjal I madhi Gjergj Fishta, Ju lus keni kujdes. Aq me shume ju takon juve qe e mbani kete emer kaq te madh : Berati....
    =================================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  7. #67
    Surgite,Mortui!(ēohi te dekun)

    Shqyptar,a ndiet?Evropa mrrut e ndyt,
    Shker,,dhye me Evrej t'Parisit e t'Londonit,
    Se ciles dreqi ia plasi te dy syte,
    E marren ma s'e shef,njitash n'e s'vonit,
    E bani gjyq q'i t'nipat e Kastriotit,
    Shkjeve t'Ballkanit ure t'u rrin mbas sodit,
    Po,per shqyptar pleqnue ka Evropa,
    q'i shi njatyne ure t'u rrijn per dhe,
    Te cillat kishat rrenue ua kan me topa,
    e n'djep foshnjet e njoma ua kan pre,
    Q'i t'ndertat vasha ua kan korit perdhuni,
    E rrugash bam jakan me dekun uni,
    E mbas sodit shqyptart n'gjuh t'huej do flasin,
    e gjakse t'vet do t'bajn kta t'u ngjat jeta,
    Hajnat lapera zotni do t'thrrasin,
    e t'pa rodit do t'i japin page e t'dheta,
    Me arm shqyptare n'za gjithmon e n'name,
    Sogje shqyptari shkjaut do t'rrije sod n'kame!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O mitrovicali a mos je ti ndonje gabel,qe ofendon fishten per bes me dit kush je dhe ku je do kisha pas deshir shume te te takoj por nuk i ze bes vehtes se nuk te kisha perbi o majmune.
    Ti qe nuk din ta shkruash as emrin ten vjen ketu dhe ofendon figurat me eminente te kombit,shko o nena e viqit e lexo diqka e pastaj eja ketu e shkruaj.
    Po kujt i rruhet a e ngjinon ti a po jo,edhe lopa mund te duroj e mos te haj,por kjo nuk e ben tjeter.
    Ti o legen shko ne forumet e talibanve dhe aty e gjen vehten,ik nga ketu se ti ose je gabel ose je serb dhe ke mesua ca fjal shqip dhe vjen ketu e e provokon shqiptaret.

  9. #69
    Gjuha Shqipe


    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli flladi i erės,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhč ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubinit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
    trashigim, qė na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftė, po, goja,
    qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
    qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lčn mbas dore.

    Nė gjuhė shqype nanat tona
    qi prej djepit na kanė thānun,
    se asht njė Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    edhe shqyp na thanė se Zoti
    pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn kta djalė mbas djali.
    Shqyp na vete, po pik' mā para,
    n'agim t'jetės kur kemi shkue,
    tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    shqyp mā s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armėt besnike,
    qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
    kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
    nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    u pat folė njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisė e diellit rrota,
    kanė me kźnė ndera e trimnive.
    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
    gegė e toskė, malci e qyteta,
    gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetė jeta,
    por pėr tź gjithmonė punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
    Nper gjuhė shqype bota mbarė
    ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
    ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    trimi n'za, sikurse jini.
    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

  10. #70
    Gomari i Babatasit - Metamorfoza


    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe tė kqi
    qi tė mjerės moj Shqipni
    kthelltė hi i keni nė mushkni
    pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakēi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhč
    der kur ju, tu tallė npėr ne,
    do t'na qelbi fis e atdhč?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
    se tash ma jemi tue u njoftė,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se pėr ju, po, duhet laku,
    pėr me u vjerrė o kund m'do i shpat!
    Deri dje, pa kmishė mbi shtat,
    me 'i gjysmė setre t'pa astar,
    lshuemum krahve kalavar
    e me 'i komēė t'njtitme nėn grykė:
    pantallonat me "gjyslykė"
    kto edhe lidhun me nji spagė:
    shtatit rreshke e ba saragė,
    t'tanė gordec e berbalec
    pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
    me 'i fillore a nji iptadije,
    erz e shpirt qitun nėn themėr:
    turq a sllave a grek me zemėr,
    falun barkut veē Shqipnisė,
    si ajo marrja e t'gjith njerzisė...
    tuj u shite ju pėr gjithė treg,
    sod na mbahi "Skandėrbeg",
    e ngėrdhucė, goditė, limue,
    rrue, qethė, pipirique,
    tash n'"smoking", tash nė "bon-jour"
    ju, qi dje s'kishit as ushkuer
    me lidhė brekėt me nder me thanė
    m'sahan t'huej gjithmonė me ngranė,
    rrugėn krejt na e keni zanė,
    ke na shkoni pash e m'pash,
    edhe besa me "gulash"
    me "afishe" e me "sultjash",
    me "kjumshtuer" e me "ashurč",
    "kosha gjelash" si kubure,

    "tarator", "pilaf me kos",
    "mish me qepe" e "majdanos"
    "shish qebap", "brizholla viēi",
    "kunguj t'mbushum", "kuzuici",
    "kabuni"- e "mualebi".
    Barku sod ju rri ju kodėr,
    kargatisė e bamun lodėr:
    der sa ata burrat e dheut,
    qi pėr jetė e nderė t'Atdheut
    kane ra n'luftė si shqipe t'leta,
    kanė shkri gja e shpija t'veta,
    kanė tuj dekė rrugave unit,
    me iu dhimbė gurit e drunit.
    Pėrse, po, kta matrahulla,
    kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula,
    n'vend qi ju me u vu n'konop,
    a se brinjt m'jau zbru me shkop,
    a, mos tjetėr, me u ngushtue
    me xjerrė zhuri kund m'ndo 'i prrue
    pėr me shtrue ndo 'i rrugė tė shtetit
    a me dlirė ndo 'i skelė detit,
    lavjerre buzėsh, harru si viēa
    kqyrin m'ju si t'ishi ogiēa,
    pėr me u pri udhės s'qytetnisė
    e me i sjellė t'marėn Shqipnisė.
    Ani kush, pra, me i pri kombit:
    ju, do pyka bijtė prej llomit
    qi "shqiptarė" vedit i thoni,
    jo pse ju Shqipninė e doni,
    jo pse ju ndo 'i send kuptoni
    shka asht Atdheu e shka asht Liria,
    shka asht Vllaznija a Parasija,
    Pėrparimi e Qytetnia,
    por veē pse ende der mė sot
    nji tyran s'po e gjeni dot,
    nėn kambė t'cillit ju me u shtrue,
    se un ma tash ma jam regjė me jue,
    e jau njof shpirtin der m'palc,
    pleh i ndytė me u bartun n'shalc
    e me u qitė jashta Shqipnije.


    Ndoshta ndonjeri ketu, gjen veten e tije ne keto vargje.
    Pashaportat kush ja u pa per me than se nuk jane sllave
    nuk jane sllave turq apo bullgar por jane thjeshte burra shqiptar

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gerrard73 : 05-09-2009 mė 11:32

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •