Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 113
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Me shume do shastisheshim neqoftese Micotaqis (me fani vajza e tij Dora e Athines) do nderonte Bollanon me Kalin e Trojes. Mo na thuaj qe ky eshte simbol Trojan kur te mos e kemi mendjen.
    lol
    ...do ishte me i bukur se sahati tiranes qe u coi edvini, se ta maren dhe per ters ate te gjatin...

  2. #32
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E bukura e me te bukurave eshte qe ne 1931 na kishte "Republike Greke" kurse :

    Citim Postuar mė parė nga Tanhauz
    E dyta eshte se ne perjudhen qe u be gjenocidi cam nuk ka patur qeveri greke ne Greqi. Shumicen derrmuese te vendit e kontrollonin forcat partizane komuniste greke dhe ne krahinen e Epirit ishin forca komuniste dhe nacionaliste. Vetem me perfundimin e luftes civile, me 1949, qeveria greke vuri nen kontroll te gjithe territorin grek. Pra meso njehere histori dhe pastaj akuzo qeverine greke. Pastaj, te akuzuarit per krime lufte nuk ishin as 10 as 50 por ishin 2100 te cilet u arratisen bashke me familjet. Ne qofte se supozojme se nje familje kishte 5 veta menjehere na del ne shesh gjysma e popullsise came.

    Kur vjen kohe gjenocidesh, zhduken fajtoret.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #33
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Edhe ne temen e Fishtes do behet muhabet grekesh?!

    Pfffff ....

  4. #34
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Edhe ne temen e Fishtes do behet muhabet grekesh?!

    Pfffff ....
    Ke ndonje problem me TanHauzin?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Gjergj Fishta dhe ngjarjet e qershorit tė vitit 1924 nė kėndvėshtrimin e sotėm

    Fatalitete tė pėrsėritura pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė

    Ngjarjet e qershorit tė vitit 1924, qė historiografia jonė i ka quajtur “Revolucion Demokratik Borgjez” dhe Fan Noli “revolucion kundėr regjimit tė Ahmet Zogut”, Gjergj Fishta nė artikullin e tij “Trazimet e qershorit 1924” i pėrcakton si “luftė civile”.
    Nė kėtė “lėvizje kombėtare”(Fishta) apo “luftė tė popullit kundėr tiranėve”(Noli), Gjergj Fishta do tė ishte deri nė fund nė krah tė popullit dhe njėri nga protagonistėt mė kryesorė, nė njė radhė me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin e tė tjerė deputetė tė opozitės me orientim tė dukshėm perėndimor, qė u vunė nė krye tė asaj lėvizje kombėtare.

    Por studiuesit e veprės sė Gjergj Fishtės e kanė anashkaluar pjesėmarrjen e autorit tė “Lahutės sė Malcis” nė kėtė “luftė civile” dhe pothuajse kanė heshtur, veēanėrisht, pėr “arratisjen” e tij nga Shqipėria pas rikthimit nė pushtet tė klikės sė pėrmbysur.

    Nuk ėshtė thėnė asnjė fjalė, gjithashtu, as pėr kthimin e Gjergj Fishtės nė Shkodėr dhe pėr “pajtimin” e tij me qeverisjen pasdemokratike tė Ahmet Zogu, tanimė tė vetėshpallur mbret sovran i shqiptarėve. Biografi i Gjergj Fishtės Daniel Gjeēaj dėshmon pėr njė pauzė disavjeēare apo “kohė heshtimi 1924-1930” nė veprimtarinė politike e shoqėrore tė poetit, pasi, si shprehet ai, “edhe Fishta u largue nga vendi dhe ndeji i mėrguem nė Itali, tue pritė kohė ma tė mira”.

    Pavarėsisht nga petku i klerikut qė mbante veshur, dihet se Gjergj Fishta u muar gjallėrisht me politikė. Revolucioni i Qershorit shėnon kulmin e kėsaj veprimtarie, ndoshta, pėr faktin se gjatė pėriudhės 1921-1924 ai ishte deputet, disa herė kryetar grupesh parlamentare dhe nėnkryetar i Kuvendit Kombėtar. Por ajo ēfarė ka mė tepėr rėndėsi ėshtė fakti se Gjergj Fishta gjatė kėsaj periudhe 4-vjeēare ka pasur edhe kulmin e veprimtarisė sė tij letrare e publicistike.

    Ai ribotoi lirikat e tij “Mrizi i Zanave”(1924) dhe tragjedinė “Juda Makabe”(1923 dhe 1924), shkroi dhe botoi poemėn satirike “Gomari i Babatasit”(dhjetor1923) dhe fill pas saj shkroi pjesėn e dytė me titull “Visku i Babatasit”, tė cilėn nuk e botoi sa qe gjallė.

    Botoi artikujt programatikė: “Rreziku i pėrmbrėndshėm”(1921), “Punėt botore nė Shqipėri”(1921), “Sistemi parlamentar”(1923), “Liria e zgjedhjeve dhe obstrukcionizmi i “opozitės””(1923), “Asamblea konstituente”(1923), “Delikti i Mamurrasit e gjendja e ligatueme e Shqipnisė”(1924) etj.

    Pavarėsisht nga ky aktivitet, Gjergj Fishta nuk mori pjesė nė qeverinė e dalė nga Revolucioni i Qershorit, e cila qėndroi jo mė tepėr se 6 muaj pėr shkak tė reaksionit tė brendshėm (dhe atij tė jashtėm), me tė cilin u ndesh qė nė krye pėr arsye tė programit tė saj me karakter thellėsisht antifeudal. Ne sot nuk jemi nė gjendje tė arsyetojmė motivet e vėrteta tė mospjesėmarrjes sė Gjergj Fishtės nė qeverinė e krijuar prej Fan Nolit as tė gjykojmė nėse bėri mirė apo jo qė nuk mori pjesė. Daniel Gjeēaj e kalon kėtė ēėshtje me frazėn: “As njė vit tė plotė s’ngjati andrra e njaj qeverie ashtu si e desht Fishta e shokėt bashkėluftėtarė: Fan Noli, Gurakuqi me tė tjerė si ata”.

    Ka mundėsi qė zhguni i fratit qė mbante veshur Gjergj Fishta tė mos e ketė lejuar nė angazhimin e tij politik tė shkonte mė tej se sa deputet, ēfarė do tė thotė ta ketė penguar pėr tė ushtruar edhe pushtet ekzekutiv.

    Gjithsesi, ky fakt i mospjesėmarrjes nė qeverinė demokratike nuk do tė ishte i mjaftueshėm pėr ta pėrjashtuar Gjergj Fishtėn nga vala e spastrimeve politike qė do tė ndėrmerrte Ahmet Zogu pas rikthimit nė pushtet nė krye tė bandave tė tij tė armatosura dhe tė mercenarėve tė grumbulluar nė shtetet fqinje. Angazhimi politik i Gjergj Fishtės kundėr klikės sė Ahmet Zogut kishte qenė maksimal.

    Mjafton tė kujtojmė kėtu, pėrveē tė tjerave, edhe fjalimin e tij para varrit tė Avni Rustemit, ku nxitet rinia shqiptare pėr tė pėrmbysur (madje pa ia kursyer edhe vdekjen) frotėn qeveritare qė kishte ngulė kthetrat nė fatet e atdheut: “Hajde, Avni, pra, tash me u nda pėrgjithmonė. E sa pėr punė tė Shqipnisė mos ban merak: Unė, qė ti e din se nuk gėnjej, po ta jap fjalėn kėtu mbi grykė tė vorrit tand se ideali yt kombėtar do tė triumfojė e Shqipnia ka me pėrparue e lirė (dhe) e lulėzueme; pse nė njė anė vdekja ka me herrė, ka me korrė, ka me shkmesė kėtė frrotė idiotėsh, egoistėsh, fanatikėsh e farizejsh, nėpėr kthetrat e tė cilėve sot fati i Atdheut asht tue u pėrshkue”.



    2. Shkaqet e luftės civile

    Politikanė biramela
    Nė artikullin “Trazimet e qershorit 1924”, Gjergj Fishta analizon shkaqet e luftės civile, qė nė syrin e sotėm tingėllojnė si fatalitete tė historisė sė popullit shqiptar. Ai gjykon se frota e politikanėve, qė u shfaq nė krye tė shqiptarėve, ishte fataliteti i parė i tė gjitha mbrapėshtive qė do tė rėndonin Shqipėrinė e viteve 1921-1924.

    Shumicėn e politikanėve qė morėn nė dorė fatet e shqiptarėve, Gjergj Fishta i quan “biramela”, “njerėz tė pa farė kulture, tė pa farė edukate civile e tradicioni familjar tė mbarė e tė mirė”.

    Tė tjerėt ishin pasuruar mė parė duke grabitur pasuritė e huaja dhe tani ishin mėsuar tė rronin me djersėn e gjakun e tė tjerėve, prandaj ishin mjeshtra qė, “ku me intriga, ku me rrena e kaēarrena e me dhunė e pabesi tue marrė mendsh popullin e mjerė, me do fjalė tė mėdha oksidentalizmi, pėrparimi e lirie, mbėrritėn me i hy nė trup e thellė me iu rrasė nė mushkni sė shuemes moj Shqipni, e kėshtu me ia helmatisė gjakun, jetėn e shpirtin”.

    Janė pikėrisht kėta njerėz qė u bėnė shkėlqesa (deputetė) dhe ministra “kush me 50, kush me 60 e kush me 80 napolona ar nė muej”, ndėrkohė qė njė gjeneral brigade nė Italinė e atėhershme kishte njėmijė Lira italiane rrogė mujore, afėrsisht 10(?) napolona.

    Me kutin e sotėm politikanė tė tillė ne i shohim si deputetė qė janė votuar nė popull, tė ligjshėm pėr tė marrė poste ministrore dhe pėr tė gėzuar tė gjitha privilegjet e merituara pėr shkak tė detyrės, por pėr syrin ironik tė Gjergj Fishtės ata do tė mbeten nė tė gjitha kohėrat “biramela”, me tė cilėt “qeveria shqiptare u ngreh e u ngreh pėr dymbėdhjetė faqe tė bardha – si tė lumtė na pėr tė.”

    Nepotizmi: batallat e papunė
    Shkaku i dytė i luftės civile tė qershorit tė 1924-s, sipas Gjergj Fishtės, do tė ishte nepotizmi, qė pėr njė popull tė vogėl si Shqipėria ėshtė, pėrsėri, njė prej fataliteteve mė tė mėdha tė tij. Kjo pėr arsyen e thjeshte se mėnyra se si e paraqet nepotizmin e kohės sė vet Gjergj Fishta, nuk ndryshon shumė nga ai i sotmi.

    Pjesa mė e madhe e administratės sė shtetit shqiptar, shkruan Gjergj Fishta, u ngrit pėr tė punėsuar “shumė miq e dashamirė e kumbarė e akraba” ose, mė mirė tė themi, “qė edhe kėta tė ndreqeshin e tė fillojshin me u ushqye me gjak tė Shqipnisė, si “shkėlqesat” ministeriale e qeveritare”.

    Natyrisht veprimtaria e kėsaj pjese tė administratės shtetėrore ishte “punė e papunė”. Pėr pleqtė e kastės, na thotė Gjergj Fishta, u themeluen pensionet; pėr ēilimijtė e tyre u hapėn bursat shkollore; pėr gratė e vetėquejtura “intelektuale” ose tė konsideruara bashkėshorte, nana, motra, bija e mbesa tė “dėshmorėve” “e lypte “nderi i shtetit”, pra, “qė t’u jepej njė rrogė mujore, si “mirėnjohje” ndaj “therorive” tė “dėshmorėve tė kombit””.

    Dhe penda e mprehtė e Gjergj Fishtės nuk mbetet vetėm te thonjėzat ironike qė u ka vėnė fjalėve: “dėshmor”, “mirėnjohje” e “theror” dhe togfjalėshave: “nder i shtetit” e “dėshmor i kombit”. Frota e politikanėve qė po qeverisnin Shqipėrinė po nėpėrkėmbėte heronjtė e vėrtetė tė Shqipėrisė dhe me taksat e popullit po ushqente armiqtė e shpallur tė tij si esadistėt apo kuadrot qė i kishin shėrbyer administratave osmane.

    “Ndėrsa e reja e Dedė Gjo’ Lulit e gratė e tjera fisnike tė atyne burrave tė Hotit e tė Grudės, qė me trimni tė vetėn, nė kohėn e Turgut Pashės, bindėn Europėn mbarė, kah luftuen pėr liri tė Shqipnisė, sot do tė enden rrugėve pa bukė, pa shujtė, (ndėrkohė qė) gratė e “dėshmorėve zyrtarė” kėrtylen me rrogėn ar – 10, 12, 14 napolona nė muej”

    Njė formė tjetėr indirekte e nepotizmit ėshtė edhe tė zhvatėsh pėr njerėzit e tu apo, si

    Kush tiran e kush raja
    Sigurisht me politikanė biramela e tė pa-farė-kulture dhe me njė administratė batallash tė padėshirė pėr punė, rrjedhin pasoja qė pėrbėjnė nė ēdo kohė shkak potencial pėr luftė civile.

    Fataliteti ala shqiptar qėndron nė faktin se dekada pas dekada qeverisjesh nuk u krijua asnjėherė njė raport i pranueshėm pushtetesh, ēfarė do tė krijonte atė transparencė minimale sa shqiptarėve t’u hapeshin sytė mjaftueshėm pėr t’u pėrballur me pėrgjegjėsitė e veta.

    Kėshtu, kur Gjergj Fishta pyet pėr bėmat e ekzekutivit: “Mė thoni njė diēka qė ka bėrė qeveria pėr popullin?”, ai vetė pėrgjigjet: “Kurrgja... Njė kurrgjasend! A asht pak a shumė njė kurrgjasend? Aq ka ba Qeveria shqiptare pėr tė mirėn e kėtij populli tė ngratė (pra, njė kurrgjasend): nė rrugė, nė shteg, nė treg, nė shujtė, nė siguri jete, nė ēka ka dhanė e falė Zoti”.

    Ndėrsa pėr parlamentarėt shprehet: e paēin haram rrogėn e tyre! Ai pyet: “Kush ndėr parlamentarėt tanė shkrehu punėn pėr me pėrfaqėsue interesat e popullit nė parlament?” Dhe po vetė pėrgjigjet: “Kurrkush; por tė gjithė, a mos tjetėr 85% sish, dolėn prej “kafeve” e “mejhanave” e shkuen nė parlament. Zati, prandej u ba, masandej, parlamenti “kafehane”…”

    E njėjta gjė thuhet edhe pėr njė institucion tjetėr tė rėndėsishėm qė ishte Asamblea, e cila u mblodh nė dhjetor tė vitit 1923 dhe kishte pėr detyrė tė propozonte formėn e qeverisjes dhe tė shprehej pėr institucionin qė do tė ishte nė krye tė ekzekutivit.

    “Katėr muej rresht ndejėn sivjet asambleistėt tanė tė mbledhun nė Tiranė, e ēka banė?- pyet Gjergj Fishta dhe shpjegon: “U grinė shoq me shoq, pėr me ditė se kush do tė tiranizonte mbi Shqipni: Ahmeti a Shefqeti, apo Eliazi a Samiu? Dhe mė tej: “Asht e vėrtetė, pra, qė njerėzit e shtetit tonė – qeveritarė e parlamentarė – tue organizue formėn politike tė kėtij shteti, nuk patėn parasysh dobinė e popullit, por dobinė e vet.

    Prandej, tue qenė se kėta njerėz i dhanė shtetit shqiptar njė formė politike e njė ligjė, qė nuk pėrkojshin me natyrė tė punės e me psikologji e interesa tė vėrteta tė popullit, populli shqiptar qe raja e ata qenė tiranėt e tij – qenė mikrobet, qė shkuen tue ia pi gjakun e tue ia bre mishtė”.



    3. Praglufta

    Gjergj Fishta, pasi na ka argumentuar shkaqet potenciale tė njė lufte civile tė mundshme nė Shqipėri, duke qenė i pranishėm nė mėnyrė tė vazhdueshme nė Parlament, na e shpjegon hap pas hapi si u zhvillua ajo derisa u bė njė realitet i pashmangshėm.

    Hapi i parė i luftės civile nė Shqipėri ishte lufta apo “gverra”, siē e quan ai, ndėrmjet parlamentarėve, pasi “secili deshi me shkye sa ma shumė pėr vete, edhe kėshtu u hyni gverra shoq me shoq e t’ia nisėn me ia shti “gishtin” nė sy njėni-tjetrit. T’u ngrehėn “klika” e “kamorra”; t’u ndėrtuen “grupe” e “parti”; t’u ēelėn llogore e istikame, e t’u kapėrthyen njėni me tjetrin, si ata flokėt e harapit.

    Ai i thotė vetes “Esadist”, ky “Zogollist”; ai “Gegė”, ky “Toskė”; njėni “kristian”, tjetri “muhamedan”; kush “popullor” e kush “pėrparimtar”, kush “Oriental” e kush “oksidental” – “shqiptar”, por, kurrnjėni jo: pėrposė se kur shkojshin me nxjerrė rrogat ar nė kasha tė shtetit. – Edhe kėshtu t’u ba nė Shqipni zyrtare e semizyrtare njė paēariz, njė alltipus, njė maskarallėk, qė me tė ardhė marre me i thanė vetes se je shqiptar”.

    Hapi i dytė “krisi nė kohėn qė Ahmet Zogolli qe kryeministėr... (dhe) nėmja, resa
    (smira), pabesia, kopukllėku, batakēillėku, intriga, ngatėrresa, rrena, egoizmi e dredhia u shfaqėn lakuriq e pa kurrfarė turpi e marrjeje, edhe t’u kacagjeluen njėni me tjetrin qeveritarėt e parlamentarėt tanė, si tė ishin Otentorėt me Zulutė”. Pėr pasojė u shpėrnda parlamenti dhe u vendos tė bėhen zgjedhje tė reja.

    Hapi i tretė qe fushata e zgjedhjeve. Mėnyra se si e pėrshkruan Gjergj Fishta kėtė fushatė qė u zhvilluar nga 27 shtatori deri mė 27 nėntor 1923 nuk ka nevojė pėr asnjė koment pėr syrin e sotėm: “Porsa u mbyll parlamenti, Ahmet Zogu lėshoi zagarėt elektoralė tė vet nė katėr qoshet e Shqipnisė.

    T’u lėshuen, bre bir same, prefektė e nėnprefektė, t’u shpėrvolėn kryetarė bashkish, krahinarė e sekretarė, e t’u zgaqėn kopistė e arkivistė – pak a shumė tė gjithė Zogollistė – me avoketėn e gjyqtarė e t’ia nisėn me punue pėr elekcione “simbas ligjit nė fuqi”: rrah, gjobit, burgos malėsorė e katundarė tė partisė kundėrshtare, pėr me u shti tmerrin e gazepin pėr ditė tė elekcioneve: kėtij jepi pare, atij shtoji rrogėn, gradėn, kėtė tjetrin- analfabet e gati analfabet – fute nė zyrė, e tė tjerėt qiti nė rrugė tė madhe me grue e fėmijė e tė tjera kėso punėsh tė bukura e pėrnjimend tė denja pėr njė shtet konstitucional, oksidental, modern, demokrat a la “shqiptarēe”.

    Dhe mė tej: “E tė krisi, atėherė, karroca e automobili, e t’u shpėrndanė hafije e policė, e nga (vrapo nė) Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr, Durrės, Mirditė etj: kėtu rrejė, atje gėnje; kėtu shto emna nė lista civile, atje mos ndėgjo me shkrue emna tė partisė kundėrshtare e thuej, se, po s’triumofoi lista elektorale e Qeverisė, Anglia do tė ēojė donamėt (luftanijet) nė Durrės; Italia nė Vlorė; Jugosllavia do tė pushtojė Shkodrėn deri nė ujė tė Matit.”

    Hapi i katėrt janė vetė zgjedhjet ose shkandulli (skandali) elektoral. “Por, s’mbrami, ia mbėrrini edhe dita e zgjedhjes sė elektorėve tė dytė – 27 nandor 1923” - shkruan Gjergj Fishta sikur ta kishte fjalėn pėr disa zgjedhje tė ditėve tė sotme.- “Ē’t’u hallakatėn nė kėtė ditė kryetarėt e gjykatoreve tona, fort tė drejta e…tė shpejta; ē’t’u pėrpushėn kryetarėt e bashkive tona tė oksidentalizueme, e ē’ t’u lėshuen poshtė e pėrpjetė avoketėn e sekretarė, pėr me rregullue zgjedhjet e asaj dite historike, “simbas ligjit tė zgjedhjeve”, qė e kishin pasė qepė nėn astarė tė xhepit tė pantallonave.”

    Gjergj Fishta tregon se “njerėzit e Qeverisė u dhanė armė e fishekė anėtarėve tė vet, jo pėr tjetėr, veē pėr me ruejtė qetėsinė e rregullin nė atė ditė... Diku arka e votave u ēel, ose edhe u shpėrthye para kohės legale, diku u mbyll para kėsaj kohe e shi atėherė, kur elektorėt vijshin me dhanė votėn e vet, ndėrsa ngjeti shtatė vetė votojshin pėr njė mijė e pesėqind vetė e jo nė vend tė caktuem prej ligjit, por nėpėr pėrroska e natėn me bishtuk.

    Punė, qė mos me i hangėr as qentė, por “qofshin tė shkuara!”. Me kėtė rregull tė shrregulluem u banė edhe zgjedhjet e dyta tė dhjetorit tė vjetit tė kaluem, e kėshtu mbaroi ky shkandull elektoral, qė na pati kalbė shpirtin.”

    Hapi i pestė ishte kontestimi i asambleistėve tė dalė prej kėtyre zgjedhjeve. Si shprehet Gjergj Fishta: “Shqipnia nuk kishte nevojėn e tyne... (qė) ishin mbledhė jo pėr me ndreqė punėt e Shqipnisė, por, nėpėr Shqipni, me ndreqė punėt e veta e punėt e myshterive tė vet: si masandej u dėftue nė praktikė”.

    Sepse ishin mbledhur njė grumbull njerėzish qė nuk merreshin vesh njėri me tjetrin, “ku prej ndryshimit tė mentalitetit e tė interesave tė veēanta, ku prej llojit e shkallės sė kulturės, as fjalėve nuk u jepshin atė kuptim qė u jepte fjalori i pėrbashkėt. Kėshtu, po e zamė, fjala “opinioni republik” merrej pėr “opinion publik”: fjala “idiot” pėr “simpatik”, si merrej “muhamedan” pėr “turk”, “kristian” pėr “grek”, “nacionalist” pėr “ksenofob” etj.”

    Fillimisht krijimi i njė asambleje kombėtare, i njė “Kuvendi tė dheut”, siē e quante populli sipas Gjergj Fishta, kishte bashkuar tė dy ekstremet e politikės sė atėhershme shqiptare: opozitėn qė mendonte tė frenonte pėrmes saj krijimin e njė qeverie diktatoriale nė duart e Ahmet Zogut dhe vetė Ahmet Zogun e klikėn e tij, tė cilėt, duke shfrytėzuar avantazhin e tė qenurit nė pushtet, shpresonin, qė, pėrmes njė asambleje tė kontrolluar tėrėsisht prej tyre, tė ligjėronin njė pushtet tė pėrqendruar fuqishėm nė duart e Ahmet Zogut kryeministėr, president apo mbret tė shqiptarėve.

    Por Asambleja qė doli nuk i kėnaqi tė dyja palėt, sepse “pati dalė pėrnjimend njė gjasend krejt e neveritshme: njė gjasend qė s’ishte as mish qė hahej, as lang qė pihej. E lypte puna, pra, qė kjo Asamble tė shkatėrrohej.Mirėpo, shpjegon Gjergj Fishta, kėtė Asmable nuk mund ta shpėrndante Kėshilli i Naltė, sepse nuk kishte kompetencė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. As institucionet ndėrkombėtare nuk mund tė ndėrhynin nė punėt e brendshme tė njė shteti nė kėrkim tė njė qeverisje qė mbėshtetej nė votat e popullit.

    Asambleistėt vetė nuk e merrnin njė iniciativė tė tillė, pasi humbisnin privilegjet qė buronin nga tė qenurit “shkelqesa” ose sepse, si shkruan Gjergj Fishta, “asambleistėt ishin aq tė mendshėm e tė urtė, sa mos me dashtė me e hjekė strajcėn e tagjisė prej kreje, pa mbarue njėherė krejt tagjinė qė ishte mbrendė nė strajcė”.

    Hapi i gjashtė ėshtė anarkia faktike qė filloi tė mbjellė kudo nė Shqipėri qeveria e kohės. Ja si e pėrshkruan Gjergj Fishta atė: “E qe se, porsa nisi me u mėkambė forca bashibozuke e Matit dhe e Dibrės, e tė disa vendeve tė tjera tė Shqipnisė sė mesme, po fillojnė me u vėrtetue ku nė Kthellė, ku nė Elbasan, ku nė Kavajė, ku ngjetit, edhe do vrasje misterioze, tė cilave s’u dihej, shkaku, as dorasi i vėrtetė. Nisėn me u ba do plaēka e do grabitje, pėr tė cilat Qeveria s’ēante kryet aspak...

    (Gjithashtu) prej Matit e Dibrės po del njė fuqi bashibozuke afėr njė mijė vetėsh tė armatosun, e cila bjen nė Selitė edhe e plaēkitė dhe e robitė, e rresht pėr njė javė ditė rrin mbrendė, tue ngranė e tue pi nė shpinė tė popullit tė ngratė. Edhe Qeveria nuk merr kurrnjė masė, pėr me ēarmatosė bashibozukėt xhahila, e pėr me i dalė zot popullit tė atij bajraku. Kėso punėsh tė liga ndodhshin edhe ngjetit nėpėr Shqipni.”

    Hapi i shtatė ishin istikamet qė Ahmet Zogu hapi pėrreth pallateve tė veta nė Tiranė pėr t’u mbrojtur nė krye tė “300 bashibozukėve matjanė e dibranė” kundėr major Shefqet Korēės, komandanti i pėrgjithshėm i xhandarmėrisė, “i cili i doli dore Ahmet Zogollit, Kryeministrit e Ministrit tė P. Mbrendshme”, pikėrisht kur u zbulua se “dikush shqiptarėsh ishte tue dashtė me ia luejtė njė lojė Asamblesė e mbarė popullit shqiptar”.

    Nė kėtė pikė Gjergj Fishta i shmanget gjykimeve tė prera pėr kėtė konflikt. Ai shkruan: “Unė nuk di as nuk due me thanė, se cili ndėr ta pati faj, por tė sjellunit e bashibozukėve tė armatosun nė kryeqytet qe njė punė pėrnjimend e pahijshme.

    Me kėtė punė Ahmet Zogolli – pa dashtė, asht e ditun- ishte tue sjellė ujė nė mulli tė atij xhahilit shqiptar; pse ku kishe mujtė me gjetė sintoma anarkie ma tė qarta, se faktin, qė Kryeministri i Shqipnisė, i cili kishte nė dorė tė gjithė fuqinė e armatosun tė shtetit, me u ngujue me hajna, cuba, gjakės, batakēi tė Matit e tė Dibrės shi nė zemėr tė kryeqytetit e kėtė kundėr kryekomandarit tė xhandarmėrisė, edhe nė sy tė pėrfaqėsuesve tė huej.

    Pėrnjimend kjo sjellje e Ahmet Zogut qe njė sjellje antipatriotike, e cila mund do t’i kishte pru njė dam tė madh shtetit, e i solli dam e idhnim edhe atij vetė.”

    4. Lufta civile

    1. Nėse vazhdojmė t’i referohemi gjthnjė vetėm Gjergj Fishtės, duhet tė pranojmė se lufta civile nė Shqipėri i ka nismat te atentati qė iu bė Ahmet Zogut nė Parlament.

    2. Ngjarja qė e pason, shpjegon Gjergj Fishta, e qė lidhet me fillimet e luftės civile, ėshtė vrasja e dy amerikanėve nė Mamurras.

    Kjo vrasje e organizuar kishte pėr qėllim tė sensibilizonte opinionin e huaj pėr paaftėsinė qeverisėse tė Asamblesė, kėshtu tė justifikohej shpėrndarja e saj me dhunė prej njė dorė tė fortė: Pikėrisht pas kėsaj ngjarje organizohet “e para pikė e programit tė atij shqiptarit xhahil, qė, pėr me pasė shkak me shpėrnda Asamblenė, donte me prishė qetėsinė e pėrgjithtė, u ēue nė vend; pse, ku ma shumė, ku ma pak, anarkia filloi me zotnue gjithkah mbi Shqipni...

    Lypej, pra, me gjetė mėnyrėn, se si me shti tmerrin e me shtypė nacionalistėt shqiptarė. Edhe mėnyra u gjet: duhej me vra Avni Rustemin, tė cilin nacionalistėt e sidomos mosha e re, e mbante pėr kryetar tė vetin e perėndonte mbas tij, si mbas njė fatosi tė kombit”

    3. Vrasja e Avni Rustemit shėnon kulmin e reaksionit qeveritar dhe tė kundėrveprimit masiv tė grupimeve kundėrshtare “ē’merr prej kresė e deri nė fund tė Shqipnisė”, shkruan Gjergj Fishta. Ata kėrkonin ose “gjyqit me ia dorėzue Selim Reēin (atentatorin e Avni Rustemit) me tė gjithė ata, qė e kishin shty nė atė vrasje, ose Qeveria me heqė dorė prej fuqisė sė Shtetit”.

    Pėrballė qeverisė vihet edhe ushtria, e cila “bashkue me pjesėn ma bujare tė kombit, i jep urdhėn Qeverisė me u shmangė prej fuqisė sė shtetit. Qeveria nuk ndėgjon me e lėshue vendin pa gjak, edhe bleu me pare do bashibozukė tė panjoftun, edhe me ta pėrbani njė ushtri, e si kryekomandar tė kėsaj ushtrie vėllavrasėse tė kėtyne bashibozukėve vėn Ahmet Zogollin.

    S’ngjati, edhe krisi pushka... (Pas 10 ditė luftimesh) Ahmet Zogolli iku, e me tė ikėn edhe ata, qė ndėrgjegjen kombėtare e kishin pasė tė pėrlyeme. E kėshtu u vėrtetue fjala e Mehdi Frashėrit, i cili me 23 prill 1923 i pati gėrthitė Ahmet Zogollit: “Me gjak e ke marrė; me gjak je tue e mbajtė, e pa gjak s’ke me e lėshue””.

    5. Pėrmbyllje
    Artikulli “Trazimet e qershorit 1924” ėshtė njė dimension i ri i prozės sė Gjergj Fishtės qė dėshmon profilin e publicistit analistit po aq sa edhe tė kronistit okular e tė historianit tė pėrgjegjshėm, si e vetėpėrcakton ai angazhimin e tij nė kėtė artikull kur thotė se po ia lė “nipnisė shqiptare njė dokument historik mbi kėtė lėvizje kombėtare”.

    Por herė-herė realiteti historik pėrthyhet nė syrin e shkrimtarit pėrmes njė asociacioni qė buron nga pėrjetimi emocional i fakteve, kur Shqipėria pėrfytyrohet si njė “trup i gjallė” human dhe qeverisjet jo tė drejta tė vendit, si mikrobe, qė, “tue e helmatisė gjakun e atij trupi e tue u ushqye nė tė, ia shterrin tė njomėt e jetės e dalngadalė, e lėshojnė vdekun nė tokė edhe e kalbin.

    Por ēka, se me vdekje tė atij trupi, ato i sjellin tė zezėn edhe vetes, pse, tue mos me pasė ma se me ēka me u ushqye, do tė cofin, do tė mbarojnė”. Nė raste tė tilla, jo vetėm se historianit ia ka zanė vendin poeti, por tė krijohet pėrshtypja se vetė historia nuk ka mė tepėr vlerė nė vetėvete sa nė pėrgjithėsimet filozofike qė burojnė prej saj.

    Forca mė e spikatur e kėsaj proze tė Gjergj Fishtės ėshtė rrėfimi realist i ngjarjeve, aftėsia pėr tė pėrzgjedhur faktet mė tė rėndėsishme, pėr t’i pranėvėnė rrjedhshėm dhe pėr tė zbuluar prej tyre tė vėrtetat lakuriqe, pavarėsisht sa tė vrazhda e tė pakėndshme qė kanė qenė.

    Por arma kryesore e tij mbetet ironia nė pėrshkrimin e situatave, satirizimi i figurave konkrete apo nė grup dhe sarkazma therrėse pėr bėmat e tyre. Nė majen e hostenit tė artikullit “Trazimet e qershorit 1924” ėshtė vėnė Ahmet Zogu, institucionin i tij i kryeministrit, qeveria dhe e gjithė frota e politikanėve qė sillej rreth tyre.

    Pavarėsisht nga epitetet qė u ka vėnė atyre dhe ashpėrsia e gjykimeve pėr to, Gjergj Fishta nė asnjė rast nuk lė tė kuptohet se ka pasur mė tė voglin mllef personal apo ēfarėdo interesi vetjak, pėrveēse interesat e popullit dhe tė atdheut, tė cilat ai shihte nė prosperitet vetėm me njė qeverisje tė vėrtetė demokratike.

    Me kėtė kėndvėshtrim mund tė shpjegohet edhe arratisja e Gjergj Fishtės nga Shqipėria pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratik tė Qershorit.

    Por, pėr tė qenė tė hapur deri nė fund, duhet tė pohojmė se Gjergj Fishta ishte pėr njė qeverisje sa mė demokratike nė Shqipėri, por ai nuk ishte kundėr edhe po tė ishte njė mbretėri konstitucionale. Vetėm se nė nė tė dy rastet Gjergj Fishta ishte katėrcipėrisht kundėr me njė figurė si ajo e Ahmet Zogu nė krye tė shtetit shqiptar, e ēfarėdo forme qė tė ishte qeverisja e tij.

    Megjithėkėtė, Gjergj Fishta u kthye nė Shqipėri pasi Ahmet Zogut u realizua nė ambiciet e veta nė krye tė shtetit shqiptar si mbret. Madje, Gjergj Fishta u pajtua me mbretin e vendit tė vet. Ai hoqi dorė nga qėndrimet e hapura opizitare dhe mbreti e dėrgoi nė pėrbėrje tė delegacioneve apo edhe si kryetar delegacioni nė takime ndėrballkanike, si: nė Athinė (1930), Stamboll (1931) e Bukuresht (1932).

    Ne na duhet tė hamendėsojmė se dikush e ndėrmjetėsoi mbretin me poetin mė parė se ky i fundit t’i hypte vaporit e tė kthehej nė atdhe. Por ky ndėrmjetėsues nuk ėshtė vėshtirė tė merret me mend, kur bėhej fjalė pėr njė prift franēeskan qė dėshiron tė kthehet te besimtarėt e vet.

    E, sipas gjasave, Gjergj Fishtėn e kanė ndėrmjetėsuar eprorėt e tij tė Urdhėrit Franēeskan nė Shqipėri. Por ajo qė ka rėndėsi tė theksohet, ėshtė se Gjergj Fishta, aq sa ėshtė objektiv, si opozitar, kur shqyrton shkaqet qė sollėn luftėn civile tė qershorit tė vitit 1924, pėrfshirė kėtu edhe antagonistin kryesor, ish-kryeministrin Ahmet Zogu, po aq objektiv ėshtė pas disa vitesh, kur Shqipėria nuk ka mundėsi pėr njė alternativė tjetėr pėrveē monarkisė sė instaluar tashmė prej tė njėjtės figurė politike, duke e pranuar atė me qytetari, pėr sa kohė ta toleronte pa e kontestuar populli i tij.

    E Marte 13 mars 2007
    Koha Jone

  6. #36
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Qe historia perseritet, dihet, por nen pershkrimin e Fishtes shijon shume me hidhur cdo germe e "shkruar."

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postim nga luanesha
    Qe historia perseritet, dihet, por nen pershkrimin e Fishtes shijon shume me hidhur cdo germe e "shkruar."
    Hidhur the??...llogarit se sa hidhur i vinte atij kur iu kthye edhe vete Zotit me akuza. Po me siguri kur ka marre urdherin e Feniksit ka thene...hej shyqyr paska Zot

    Goditi Fishta dhe i ra ne shenje...historia perseritet qe c ke me te sepse Evropa ngelet si e thote ai

    Moj Evropė, moj kurv’ e motit…

    per Perėndinė.
    “O Perendi a ndjeve/tradhtarėt na lanė pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/lisat nėpėr male kot”.
    .....po as atehere e as tani nuk bie rrufeja mbi deptet

  8. #38
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Po me siguri kur ka marre urdherin e Feniksit ka thene...hej shyqyr paska Zot
    Aman Barat, ka mundesi te komentohet ne kete teme per Fishten e vetem per Fishten e t'i leme te tjerat?! Se po te vazhdojme asaj rruge, shko kapu dhe me personalitete te tjera ... psh, i pari qe me shkon ne mendje eshte Kadareja, edhe ai ka nje titull nga komshija ne jug, "qytetar nderi i Athines" qe ne 1998 .

    Na u merzit kjo pune ...

  9. #39
    mendoj se Fishta po kthehet ne figure percarese.
    intelektualet e veriut po e reklamojne shume,disa vlera po ja rrisin artificialisht (sidomos ne letersi)dhe e kane kthyer ne simbol te diskriminimit intelektual dhe rolit te dores se dyte qe i eshte imponuar veriut gjat diktatures,gjithashtu shihet si simbol revanshi ndaj jugut.pra antivlerat e dikurshme sot trajtohen si vlera absolute dhe anasjelltas pra po perserisim te njejtat gabime.mbase ne vetvete e gjitha kjo nuk ka ndonje gje te keqe por po lihen thuajse ne harrese shume figura te tjera vetem e vetem se dikur flitej mire per to,si Migjeni apo Mjeda.

    sidoqofte si intelektual dhe atdhetar nuk mund t'ia mohosh vlerat."lahuta e malcis" me ka pelqyer jashtezakonisht.

  10. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Patėr Gjergj Fishta akoma i trajtuar si “gogol”.

    Sa keq. Ē'fatkeqėsķ pėr kombin tonė !

    Nga Mėrgim Korēa





    Kėmbėngulja me tė cilėn vazhdohet tė insistohet nė drejtim tė ruajtjes sė shtrėmbėrimit tė tė vėrtetave historike por nė mėnyrė mė tė sofistikuar, qė tė duket sa mė i besueshėm shtrėmbėrimi, parimisht mė revolton shumė. Shtysė qė t'a trajtoj problemin siē do t'a shihni nė vazhdim, u bė pohimi i njė personaliteti tė mirėfilltė nė fushėn e studimeve shoqėrore i cili sė fundi ishte pozicionuar duke thėnė pak a shumė ... mos t'i shkojė nė mėndje njeriu tė shajė personalitetet e shquara tė letėrsisė tonė se do tė nxjerr nė dritė disa letra tė Fishtės ku ai i shan toskėt ... .
    Ky pohim kėrcėnues, i bėrė pikėrisht nga ana e njė studiuesi, i lidhur me pohime e konsiderata tė sė njejtės natyrė tė bėra nga njerėz me vlera tejet tė diskutueshme niveli kulturor, (pavarėsisht nga titujt edhe gradat shkencore qė mbajnė), mė bėjnė tė mendoj se kemi tė bėjmė me njė sindromė e jo mė me ēfaqje simptomatike. E sindromat, po nuk u trajtuan, ēojnė drejtė sėmundjesh tė thella e dėndur edhe tė pashėrueshme.
    Hyjmė tashti nė temėn e mirėfilltė : cili shqetėsimi kryesor imi ? Patėr Gjergj Fishta, shkrimtari i anatemuar pėrgjatė diktaturės komuniste, nuk ka qenė as grek, as serb e as kamerunas. Ai ka qenė shqiptar dhe veprat e Tija kanė qenė vepra tė njė shqiptari tė flaktė. Nga ana tjetėr shtroj pyetjen : a ka person tė pėrkryer dhe pa gabime nė jetė ? Si tha Krishti kur qe fjala tė goditej me gurė gruaja e pėrdalė ? “Le t'a hedhė gurin e parė ai qė ėsht'i pa mėkatė “ . (E doemos askush nuk guxoi t'a godiste mjeranen). Prandaj si tė gjithė njerėzit e gjallė, para Fishtės si edhe mbas Tij derisa tė shuhet bota, gjithsecili kanė bėrė gabime si edhe faje e do tė vazhdojnė tė bėjnė tė tilla. E me qė Fishta paska edhe anė tė errėta pėrgjatė jetės sė Tij, fjalė ėshtė kjo tė kėrcėnojmė se do t'i bėjmė publike ato nė qoftė se kritikohen personalitete tė shquara tė letėrsisė tonė ? Ėshtė fakt i pamohueshėm se vetėm atje ku ka shumė dritė mund tė qėmtohen edhe hije ! Kujt ėsht'i zhytur nė errėsirė nuk i shquhen hijet, por ama as dritė ai nuk ka ! E pra pa dashur t'u themi atyre qė kėrcėnojnė t'a hedhin shikimin prapa e t'a shikojnė udhėn e pėrshkuar nga ata vetė duke u krahasuar me Patėr Gjergj Fishtėn e t'a gjykojnė veten e tyre, por vetėm i ftoj tė mendohen mirė dhe t'a pyesin veten se kujt i shėrbejnė duke vepruar kėsisoji me njė personalitet shqiptar i cili ka fituar respekt e konsiderata ndėrkombėtare ? Ky kėrcėnim pėr t'i a hedhur nė fytyrė njė qėndrim tė gabuar njė personaliteti tė tillė, ėshtė qėndrim qė i ka hije vetėm njė kategorie shqiptarėsh : Piros Dimas-ve (ish Pirro Dhima) me shokė ! Nga ana tjetėr problemi, nė themel, nuk ėshtė as tė fshihen e tė mbulohen fakte e bėma tė lidhura me jetėn e cilitdo, por kryesorja ėshtė kėto tė studjohen e tė analizohen lidhur me kohėn si edhe rrethanat kur u pėrjetuan. Por ama nė asnjė mėnyrė tė mos trajtohen si kėrcėnime . Ky, po, ėshtė faj dhe faj i rėndė !
    Personalitete poliedrike pėrmasash si ai i Patėr Gjergj Fishtės, pėr qėllime pragmatiste politike tė caktuara, u anatemuan pėrgjatė gjithė periudhės diktatoriale pa i u njohur atyre asnjė meritė qoftė kombėtare, artistike apo qoftė edhe shkencore. I zi u etiketua Patėr Gjergji dhe u luftua si i tillė. As qė pranohej tė shquhej njė e mirė sado e vogėl tek Ai ! Dhe e keqja mė e madhe qe se pėr t'a mbėshtetur kėtė qėndrim lloj, lloj shtrembėrimesh u sajuan rreth Tij si edhe veprės Tij ! Kjo qe njė taktikė, njė direktivė partie. E njejta gjė u bė me figurėn e Mustafa Merlika Krujės. Nuk i mohohet dot atij se qe bashkėnėnėshkrues i Aktit tė Pavarėsisė nė Vlorė. Pa as mė tė voglin dyshim Mustafa Merlika Kruja ishte gjuhėtari mė i shquar ndėr bashkėkohėsit e tij, por nė asnjė tekst tė botuar gjatė periudhės diktaturės s'ėshtė zėnė nė gojė ky fakt. Kurse, pėr interesa politike tė ngushta tė regjimit komunist, figura e Mustafa Krujės u etiketua vetėm si fashist e si kuizling, akuza edhe kėto vetė shumė tė diskutueshme ! Vazhdojmė me fizikantin Selaudin Toto tė cilit i qenė pushkatuar dy vėllezėrit si antimonarkistė, vetė qe internuar nga fashizmi italian e pastaj, kur pa asnjė faj dėnohet me vdekje dhe pushkatohet nga diktatura komuniste, dhunshėm i harrohet emri edhe si fizikant. Po ky nuk qe fizikant, dhe aq. Ishte nxėnės i shquar i tė madhit Enrico Fermi qė me kėmbėngulje desh t'a mbante nė grupin e asistentėve tė tij kurse Selaudin Totua nuk e pranoi karrierėn e shkėlqyer qė i hapej ... sepse desh tė vinte e t'i shėrbente Atdheut (qė ia hėngri kokėn).
    I solla shėmbujt e mėsipėrm vetėm me vetėm qė tė sqaroj sadopak se sa e dėmshme ėshtė pėr interesat kombėtare t'i trajtojmė figurat e shquara tė kombit tonė nisur nga mllefe edhe pasjone qė nė themel kanė arsye politike e kėto pastaj mbėshteten nga njerėz tė pakarakter dhe qė ushqejnė cmira profesionale.
    Vazhdojmė tashti me argumentin tonė tė fillimit, Patėr Gjergj Fishtėn. Pėrse u anatemua Patėr Gjergji nga diktatura ? Pėrse u bė e pamundura qė atij vigani tė kombit as mos t'i zihej nė gojė emri i Tij ?
    Tė shumta ishin fajet qė ai mbarte mbi kurriz : sė pari, qe intelektual i shquar klerik. Nga ana tjetėr, ishte ai qė hodhi nė letėr nėpėrmjet vargjeve tė Lahutės Malcķs “Historin'e Shqipėrisė” nė marrėdhėnjet e saj me fqinjin tonė verior sllav duke trajtuar njė periudhė kohore qė nga 1858-ta e deri mė 1913 me frymėn e sė vėrtetės e duke e skalitur e nxjerrė nė pah shovinizmin serb ashtu siē ishte me tė gjitha atavizmat e tija antishqiptare. Si klerik ai domosdo ishte edhe antikomunist sepse e njihte mirė e me themel si ideologjķnė komuniste e gjithashtu edhe bindjet e skajėshme ateiste tė pėrkrahėsve tė saj. Patėr Gjergji pikėpamjet ateiste qė kishin filluar e pėrhapeshin nė Shqipėri mbas Luftės I-rė Botrore e deri nė vitet kur filloi Lufta e II-tė, i kish pėrcaktuar si “ Tė mishnuemt e ateizmit mā tė rafinuem t'Oksidentit e i egėrsķsė mā tė ftoftė t'Orientit “ . E me qė tė gjitha virtytet e Patėr Gjergjit duheshin kthyer nė faje tė tij , u pėrdor edhe helmi i mashtrimit djallėzor duke e akuzuar si antikombėtar e gjithashtu edhe si fashist.
    Pėr hir tė sė vėrtetės, nė vijim, t'i hedhim njė sy fluturimthi pikave mė kulmore tė veprimtarisė patriotike tė Patėr Gjergjit, e pastaj japim edhe pėrgjigjet e mirėfillta.
    I referohemi studiuesit tė madh arbėresh Gaetano Petrotta i cili ka pohuar : Fishta ėshtė ndėr tė parėt e mė tė mėdhenj atdhetarė tė cilėt nė kohėt mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmķsė dhelparake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė ishte ēeshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e gjallė tė vetėn, zgjonte prej gjumit mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė.
    Duhet thėnė qė nė fillim se prof. Petrotta nuk i kishte tė pambėshtetura konsideratat e tija pėr At Gjergjin, por ishin veprat si edhe veprimtarķa e prelatit tė madh qė e ēuan studjuesin e madh arbėresh nė kėto pėrfundime. T'i shikojmė.
    Pėr Patėr Gjergjin nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar : kur e ardhmja e kombit tė Tij ishte e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarcku Shqipėrinė e shihte si “ njė shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė … “ Ai e kuptoi se asnjė pėrpjekje pėr themelimin e shtetit shqiptar nuk mund tė kishte sukses nė qoftė se nuk hidheshin themelet e gjuhės shqipe tė shkruar. Sot, tė folurit edhe tė shkruarit shqip brėnda kufijve shqiptarė, duket si njė gjė krejtėsisht normale. Mirėpo duhet tė kthehemi nė vitet e para tė kapėrcyellit shekujve tė XIX-tė si edhe tė XX-tė (gjė tė cilėn ne nuk e konceptojmė dot sot), dhe tė pėrjetojmė atė qė e ka pėrcaktuar me njė pohim sa lakonik e gjithashtu kuptimplotė studjuesi i thellė i historisė dhe i gjuhės shqipe, Mustafa Merlika Kruja “ ... nėn sundimin tyrk, kur filluen me na u ēelė syt neve, shkrimi e kėndimi shqip pėrbānte nji delikt kundra shtetit. ”
    E pra, nė ato kondita, kur pushtuesi otoman rrekej me ēdo mjet t'a pengonte popullin tonė mos t'a lakmonte pavarėsķnė e Shqipėrisė e gjithashtu mos t'i binte mbrapa lavrimit tė gjuhės shqipe qė e ka mbajtur gjithmonė nė kėmbė ndjesķnė e kombėsķsė, Patėr Gjergji me tė gjitha fuqķt'e Tija i luftoi kėto qėllime tė prapta t'armikut ! E tėrė veprimtarķa e Atė Fishtės kishte si shtysė idealin e mbarė jetės Tij qė qé Shqypnķa zojė n'védi mrenda kufījve ku flitet shqyp ! Dokumentim i kėtij pėrkushtimi ėshtė fakti se si nė bashkėpunim me atdhetarin e shquar, Abatin e Mirditės Imzot Prengė Doēin, si edhe tė mbėshtetur nga atdhetarėt e tjerė si Ndoc Nikaj, Pashk Bardhi, etj. nė vitin 1899 themeluan shoqėrinė letrare “ Bashkimi “ ku Imzot Fishta, duke qenė krahu i djathtė i Abatit, ishte anėtari mė aktiv. Pikėrisht alfabeti i gjuhės shqipe, i formuluar si alfabet shkencor, qe vepėr e shoqėrisė letrare Bashkimi e prandaj Patėr Gjergji, i cili ishte ndėr krijuesit e kėtij alfabeti, nė nėntorin e vitit 1908, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve ! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit dhe me ndikimin e personalitetit tė Tij alfabeti i shoqėrisė letrare Bashkimi , me shumė pak ndryshime, u shpall pastaj nga Kongresi i Manastirit si alfabeti zyrtar i gjuhės shqipe ! Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
    Patriotizmi i Tij shquhet dukshėm edhe nė lidhje me dasķnė fetare tė cilėn fqinjėt shovinistė, (sė bashku me mungesėn e gjuhės sė shkruar), i konsideronin armė tė mprehta dhe prova evidente tė mosekzistencės njė kombi shqiptar. E pikėrisht pėr t'iu kundėrvėnė kėtyre insinuatave qė nė kancelerit'e Europės kishin zėnė vėnd, mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė “qeveritarėt e huaj” dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinė e Tij tė guximėshme i dėrgoi mesazhin e Tij sundimtarit tė Shkodrės, admiralit britanik Sir Cecil Borney ku mes tė tjerash i shkroi : “Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash t' huej” . Dhe admirali vėrtet qė nuk iu pėrgjigj letrės Atė Fishtės por ... as nuk dėrgoi forca t'ia ulnin flamurin !
    Patėr Gjergji qe ai qė pohonte botėrisht :

    Si t'kshtźnė, si muhamedan, / Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
    E prandej t'gjith do t'qindrojmė, / Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
    Kem m'u bā kortarė-kortarė, / Priftėn, fretėn, hoxhallarė
    Pėr Shqypnķ !
    Pa le pastaj kur Patėr Gjergji derdhte mllefin e Tij tė skajshėm kundra gjith'atyre qė nuk punonin pėr tė patur njė Shqipėri tė fortė. U sulet prelati atyre me forcė qė luftėtarėt mė tė ashpėr do t'ia kishin zilķ e nuk ndalet as para mėkatit tė agresivitetit edhe ndaj vetė Perėndisė, e thotė :

    O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé.
    E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n'pėr male kot !
    Kurse kur vjen puna tek gjuha e Tij amtare, meshtįri patriot shkruan vargje qė pėr nga lirika e tyre mund tė quhen me plot gojėn tipike e nė vazhdim ata pėrfundojnė me njė dramaticitet tė pėrkryer, vėrtet shėmbullor :

    Porsi kānga e zogut t'verės, / Qi vallzon n'blerim tė prillit;
    Porsi i āmbli fllad i erės, / Qi lmon gjit e drandofillit;
    Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e njij tėrmetit, / Njashtu ā'gjūha e jonė shqyptare.
    E pastaj vazhdon Poeti me njė vrull tė shquar patriotik edhe thotė :

    Prį, mallkue njaj bir shqyptari, / Qi kėt gjūhė tė Perendis
    Trashigim qi na la i Pari, / Trashigim s'ia lźn ai fmis;
    Edhe atij iu thaftė, po, goja, / Qė pėrbuzė kėt gjūhė hyjnore;
    Qi n'gjūhė t'huej, kur s'āsht nevoja, / Flet e t'vetėn lźn mbas dore.
    Por Patėr Gjergji aq sa ishte patriot i skajshėm, aq me takt dinte edhe tė shkruante. Homeri i kombit tonė, (siē e ka quajtur albanologu gjerman Maksimilian Lambertzi), nė vargjet e Lahutės Malcisė, nuk i lejoi vetes nė asnjė rast tė ēfaqeshin as armiqėsķtė klasore, as dasķtė e fiseve e aq mė pak ēfaqjet e fanatizmit. Ylli Polar i Tij qe : “Mā s'parit tė bāhej Shqypnija, mandej ajo tė zbukurohej e tė stolisej !” Pėr atė “Lahutė” tė pėrbėrė nga 30 kėngė tė gjata me kompleksivisht 16.838 vargje, tė cilat pėrshkohen nga hove dhe shpirt luftarak, e qė janė tė mbushura me burrnķ, njomėsķ si edhe limontķ njėheresh, Poeti punoi jo pak por 30 vite !
    Vijmė tashti tek akuza e komunistėve se Patėr Gjergji qe antikombėtar.
    Si provė e kėsaj fajėsķe janė paraqitur vargjet e Tija tek “Metamorphosis” e Ānzave tė Parnasit ku autori shprehet :

    T'a dijė Shqypnija / Pra, e shekulli mbarė
    Se mā mbas sodit / Un s'jam shqyptar.
    Duke e gjykuar tashti akuzėn si edhe ata qė e mbėshtesnin akuzėn e tyre nė kėta vargje, mundėsķtė janė dy : ose keqdashje e skajėshme si pasojė e urrejtjes sė paprincip ndaj nji kollosi tė patriotizmit si edhe kulturės, ose injorancė aq e pakufķshme sa qė vetė Patėr Gjergji, Patėr Anton Harapi ose Baba Rexhebi me tė gjithė atė plejadė kollosėsh ... do t'i mėshironin ! Sa i takon keqdashjes, nuk kemi pse tė merremi me tė si edhe me bartėsit e saj, do tė qe kohė e humbur. Sa i takon padķjes sė tė gjithė atyre qė mendojnė se janė nė gjėndje t'a gjykojnė kollosin Fishtė duke i lexuar vargjet e Tija pa asnjė bazė pėrgatitjeje, e ndjej pėr detyrė t'u shpjegoj se nė “Metamorphosis” autori evokon ndėrrimet apo kuptimin e anasjelltė duke marrė si shėmbull kryeveprėn e poetit tė madh tė Romės lashtė, Ovidit. Kurse, shprehur pa krahasime simbolike, me ata vargje Poeti shpreh zemėrimin e Tij skajor dhe nxjerr mllefin e grumbulluar brėnda shpirtit tė Tij patriotik kundra bashkatdhetarėve shqiptarė tė kohės, dallkaukė e mjeranė ! E pėr t'ia paraqitur thjeshtė edhe qartė lexuesit vullnet-mirė idén'e Mjeshtrit Fishtė, aq sa i ka lartėsuar Ai virtytet e besės edhe burrnisė sė shqiptarit nė apoteozėn e Lahutės, po aq e ka fyer, tallur edhe poshtėruar nė Anzat e Parnasit vesin si edhe pėrēudnimin e virtyteve shqiptare nga ana e njerėzve tė pakarakter !
    Akuza tjetėr, e propaganduar me harsh mes katėr erėrave nga diktatura komuniste, qe se Fishta ishte fashist sepse pranoi tė bėhej anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė e domosdo duke u bėrė kėsisoji ithtįr i fashizmit, e miratoi pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste.
    Argumentet pėr t'a hedhur poshtė kėtė akuzė janė tė shumėta. Mjafton qė lexuesi objektiv i kėtyre radhėve tė gjykojė me logjikė tė paanėshme faktet qė do tė paraqiten e pastaj, po deshi tė thellohet e tė qėmtojė mė thellė, tė tėra i gjen tė dokumentuara ndėr arkiva.
    Qeveria fashiste italiane, me dekret mbretėror, e dekoroi Patėr Gjergjin me dekoratėn mė tė lartė qė akordonte ajo. Ky qe hapi i palės italiane pėr t'a heshtuar zėrin e fratit franēeskan i cili me vargjet e tija patriotike mbushte zemrat e shqiptarėve. Dhe reagimi i Patėr Gjergjit ndaj kėsaj fyerjeje qė i bėhej personalitetit tė tij n'aspektin patriotik, (siē e mendoi Ai), qe i menjėhershėm : E refuzoi t'a pranonte dekretin mbretėror duke u shprehur : Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue !
    Nė vijim Akademia Italiane, anėtarė tė sė cilės ishin personalitete nga mė tė shquarat nė botė, shumė edhe lauratė tė ēmimit Nobel, ngarkon Atė Agostino Gemellin, Rektorin e Universitetit tė Zemrės sė Krishtit nė Milano dhe mik i Patėr Gjergjit, tė merrej vesh me tė nė se Ai pranonte t'emėrohej anėtar i Akademisė. Dhe Atė Gjergji pranoi, ndonėse dekoratėn e fashizmit e ktheu mbrapsht. Ai pranoi sė pari, sepse njė pjesė e madhe e akademikėve ishin tė njohur si antifashistė duke filluar qė nga filozofi Benedetto Croce, kompozitori i famshėm Pietro Mascagni, Maestro Perosi, vetė Atė Agostino Gemelli e tė tjerė me radhė. Kurse nga ana tjetėr Ai u pohoi studentėve tė Tij e ndėrmjet tyre edhe Atė Danjel Gjeēajt qė e ka publikuar se “ ... kurkush nuk thotė se aj qi e pranon ēmimin Nobel u bā suedez ... e nė luftė s'pėvetė kush se ē'fabrike i ke armėt, por se si i ke pėrdorė ato ... un sot pėr sot si akademik mund vyej mā shum pėr Shqypni ... ” Edhe vetė Ati i Shėnjtė Papa Piusi i XII-tė, (i cili dihet se nuk qe fashist), gjatė pritjes qė i akordoi Patėr Gjergjit nė vitin 1940, mes tė tjerash i tha : “ ... Emnimi yt si akademik i Italisė āsht nji nderė pėr Fé edhe pėr Kombin t'ānd. ”
    Vijmė tashti tek njė fakt tjetėr tejet kuptimplotė. Nga data 10 dhjetor 1940 Mjeshtri po pėrjetonte ditėt e spasme tė jetės Tij. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė :
    “ Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja. ”
    Edhe kur u varros, arkivoli i Patėr Gjergjit, simbas dėshirės Tij, u mbulua me flamurin kombėtar autentik tė Dedė Gjo' Lulit, flamur pa sopatat e Liktorit tė qindisura mbi tė, (tė cilat u hoqėn kur Mustafa Merlika Kruja e vuri kėtė si njerin nga kushtet e tija, kur pranoi tė formonte qeverinė e tij).
    Mendoj se me tė gjitha kėto argumente, tė cilave studjuesi i mirėfilltė dhe pa komplekse politike mundet t'u gjejė edhe dokumentacionin mbėshtetės arkivor, hidhen poshtė tė gjitha akuzat ēpifėse edhe dashakeqe ndaj Poetit tonė Kombėtar, Patėr Gjergj Fishtės !
    Para epilogut tė kėtij shkrimi, nuk mundem mos tė radhis pohimet e disa prej personaliteteve nga mė tė shquarat tė kombit tonė qė janė shprehur duke e vlerėsuar Atė Gjergjin dhe veprėn e Tij.
    Profesor Eqrem Ēabej , pa asnjė mėdyshje ndėr studjuesit mė tė thellė tė gjuhės shqipe, ka pohuar nė njė kartolinė tė cilėn ia pat dėrguar Lasgush Poradecit : “ Lexova Lahutėn e Malcisė dhe u mahnita. Jam gati tė bėhem katolik pėr hir tė Fishtės . “
    Profesor Kostaq Cipua na e ka pohuar nė klasė : “… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me mjeshtrinė poetike . “ Profesor Cipua gjithashtu ėshtė shprehur me shkrim duke e quajtur Atė Gjergj Fishtėn, “ Patriarkun e letrave shqiptare .”
    Sejfulla Malėshova ėshtė shprehur nė shtyp: “... mėndjes sė fuqishme tė Fishtės Shqipėria duhet t'ia dijė poezitė mė tė mira epike, lirike, dramatike . “
    Hafėz Ali Korēa , klerik musliman dhe mėsues i gjuhės shqipe, shprehej lidhur me Atė Fishtėn : “ ... Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar … Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė me Fishtėn), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to …”
    Shkrimtari Petro Marko ka thėnė : “ Fishta ėshtė elefant i mbuluar nga pluhuri gjatė dekadave tė regjimit komunist . “
    Poeti i i madh Lasgush Poradeci e ka pėrcaktuar Fishtėn “ shkėmb i shpirtit shqiptar – Vigan i Kombit . “
    Vijmė tashti edhe tek epilogu i kėtyre radhėve.
    Analistėt e indoktrinuar mund tė qėmtojnė kalime nga shkrime ose epistolari i Patėr Gjergjit ku Poeti i Madh tė jetė shprehur pa respekt kundra toskėve. Nuk e ve fare nė dyshim. Po studjuesi nė fjalė duhet atėhere tė bėjė edhe njė analizė “sasiore” ku tė verė nė ballancė sa herė ėshtė shprehur Atė Gjergji kundra gegėve e sa herė kundra toskėve. E vetėm kėsisoji analistit do t'i rezultojė se nė 90 % tė rasteve Patėr Gjergji ka kritikuar, sharė e shpotitur gegėt dhe mjedisin e tyre e vetėm 10 % toskėt. Dhe arėsyeja ėshtė evidente : sepse Gegėrķnė edhe gegėt Mjeshtri i njihte me rrėnj'e me themel ! Prandaj jo pa qėllim, nga morķa e personaliteteve shqiptare si edhe tė huaja qė janė shprehur me vlerėsime dhe respekt sipėror ndaj Personit si edhe veprės Patėr Gjergjit, radhita vetėm pozicionimin e figurave tė shquara nga Toskėria tė kombit tonė !
    Mbas kėsaj analize dhe ballafaqimi faktesh historike, vėrtet e ndjej veten dishka tė lehtėsuar, por prap me kokė ulur dhe i dėshpėruar i mbyll kėto radhė dhe shtroj pyetjen : pėrse duhet kėrcėnuar se po u mundua njeri tė kritikojė shkrimtarė tanė tė shquar qė shkėlqimin e morėn me veprat e tyre gjatė periudhės Realizmit Socialist, me vrap do t'u kundėrvihen e t'a kritikojnė viganin Fishtė? Pse, frika e nxjerrjes nė dritė tė hijeve tė kollosit Fishtė duhet t'ua evidentojė dritėn, qė eventualisht kanė, ata shkrimtarė e t'ua fshehė hijet e tyre? Jo zotėrinj. E vėrteta historike kėrkon qė drita dhe hijet e secilit jo vetėm tė nxirren nė shesh por edhe tė krahasohen. Ky i vetmi kriter simbas tė cilit do tė shquhet kush ėshtė titan e kush pigmé

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •