Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 113 prej 113
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Pėr: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

    GJUHA SHQYPE - Poezi nga GJERGJ FISHTA

    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli flladi i erės,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhč ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubinit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
    trashigim, qė na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftė, po, goja,
    qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
    qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lčn mbas dore.
    Nė gjuhė shqype nanat tona
    qi prej djepit na kanė thānun,
    se asht njė Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    edhe shqyp na thanė se Zoti
    pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn kta djalė mbas djali.
    Shqyp na vete, po pik' mā para,
    n'agim t'jetės kur kemi shkue,
    tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    shqyp mā s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armėt besnike,
    qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
    kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
    nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    u pat folė njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisė e diellit rrota,
    kanė me kźnė ndera e trimnive.
    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
    gegė e toskė, malci e qyteta,
    gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetė jeta,
    por pėr tź gjithmonė punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
    Nper gjuhė shqype bota mbarė
    ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
    ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    trimi n'za, sikurse jini.
    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!


    https://www.teksteshqip.com/gjergj-f...ezi-100414.php

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Pėr: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

    “Lahuta e Malcisė”, 85 vite nga botimi i kryeveprės sė Gjergj Fishtės

    Mė 8 prill 1937 u botua kryevepra letrare monumentale shqiptare e At Gjergj Fishtės, “Lahuta e Malcisė”.

    Fishta filloi ta shkruante nga vitit 1905 duke e pėrfunduar nė vitin 1937. Epopeja " Lahuta e Malcisė " pėrshkruan luftėrat e dy brezave, mirėpo kėngėt e saj mė tepėr tregojnė ngjarje tė veēanta. Ajo nuk ėshtė njė poemė qė ka njė veprim kryesor dhe njė hero kryesor, siē janė eposet e mėdha.

    Heronjtė e Lahutės janė tė shumtė: Oso Kuka, Marash Uci, Dedė Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashėri, Ali Pashė Gucia, qė funksionalisht nė vepėr janė tė ngjashėm, se kanė veēantitė e heroizmit shqiptar.

    Vepra nis me kėndimin e heroizmave shqiptare pėr tė mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, tė pėrqendruara nė Shqipėrinė e Veriut, mirėpo vjen duke u zgjeruar nė hapėsirė dhe nė kohė pėr tė kapur ndodhitė e cilėsitė shqiptare. Vepra nis me trajtimin e njė krahine, pėr t’u zgjeruar nė tėrėsinė etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisė sė njė ambienti pėr tė arritur te koncepti i kombit.

    E ndikuar dendur nga kėngėt epike veriore, pėrmban elemente tė besimeve popullore shqiptare dhe ndikime tė letėrsisė sllave tė jugut. Ndikimin letrar e mori nga fretėrit franēeskanė gjatė studimeve nė kuvendet franēeskane nė Bosnie.[1] Mė 1905 u botua nė Zara te Kroacise Bleni I i veprės, me pesė kėngė me tė hollat qė i kishte dėrguar Faik Konica. Njė vit mė vonė u botua Bleni II, me katėr kėngė dhe kėshtu me radhė, deri nė botimin pėrfundimtar me 30 kėngė.

    Autori nė variantin pėrfundimtar krijoi njė renditje tė kėngėve pėr tė sugjeruar njė kronologji tė ngjarjeve qė perfshijne ndodhitė shqiptare nga gjysma e shekullit 19 deri nė pavarėsinė e Shqipėrisė dhe Konferencėn e Londrės mė 1913. Vepra mbėshtetet nė tre lloje kėngėsh:

    * Historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londrės – ku i referohet kėngėve historike;

    * Kreshnike, me shpėrthimet krijuese imagjinative qė i referohen Ciklit tė Kreshnikėve

    * Kėngėt Baladė, autoriale, si Patėr Gjoni dhe Tringa, qė japin me detaje imagjinatėn e poetit edhe kur mbėshteten nė paratekstet e baladave, duke i transformuar nė stilin vetjak.


    / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/lahut...jergj-fishtes/

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Pėr: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

    Ndue Ukaj: Fishtėn duhet ta lexojmė, sepse kėshtu luftojmė harresėn, e freskojmė kujtesėn dhe e pasurojmė mendjen

    Shkruan: Ndue Ukaj


    Gjergj Fishta s’ishte intelektual e shkrimtar dosido, por njė hero kulturor qė luftoi me tė gjitha forcat intelektuale e shpirtėrore pėr bashkimin e kulturimin e shqiptarėve, pėr t’iu sjellė atyre dije e dritė pas territ shekullor, rrjedhimisht pėr t’i orientuar kah rrezet e bukura tė diellit e tė lirisė, pas shumė shekujve tė rėndė robėri dhe kėtė e thotė nė fillim tė kryeveprės sė tij, Lahuta e Malcis:

    ”Ndihmo, Zot, si m’ ké nihmue!

    Pesqind vjet kishin kalue

    Se tė bukren ket Shqypnķ

    Turku e mbate nė robnķ,

    Krejt tue e lį t’mjeren nė gjak,

    Frymen tue i zanun njak,

    E as tue e lānė, jo, dritė me pį:

    Kurr tė keqen pa i a dį:

    Rrihe, e mos e lźn me kjį:

    Me i u dhimtė, po, minit n’mśr,

    Me i u dhimtė gjarpnit nen gśr!”

    Te “Lahuta e Malcis”, vepra pėrfaqėsuese e autorit, Fishta pra e nis rrėfimin duke e futė lexuesin nė hollinė e mynxyrshme tė pasojave kishte lėnė pushtimi osman nė historinė shqiptare dhe bėn njė konstatim tė fortė historik e dramatik.

    Dhe pėrballė njė Shqipėri tė zhytur nė mjerim tė thellė, autori ishte i vetėdijshėm se vetėm njė lėvizje e fortė kulturore dhe njė analizė e mbrehtė e pasojave tė rėnda tė sundimit tė huaj, mund tė shėrbente si kurė shpirtėrore pėr t’i pastruar e shėruar plagėt e thella. Nė kėtė drejtim ai besonte se populli duhej armatosė me dije e kulturė, pra duke u vetėdijesuar e ndėrgjegjegjėsuar, dhe kėshtu mund tė hynte nė mesin e popujve tė pėrparuar oksidental, ku ai aspironte ta shihte popullin e tij tė kėputur nga rrjedhat e kėtij qytetėrimi.

    Nė publicistikė, Fishta flet pėr nevojėn qė kombi shqiptar tė pasurohet me vlera fisnike, qė janė mirėsia, e vėrteta dhe e bukura, e tė cilat shėrbejnė si shtylla pėr ta mbajtė lart ngrehinėn kombėtare, dhe nė funksion tė kėtij ideali ai kėrkon qė lexuesit tė njohin traditėn, meqė sipas tij asgjė nuk mund tė ndėrtohet pa traditė.

    Shqipėria e pavarur dhe ideali i lirisė u shtrinė nė gjithė krijimtarinė imagjinare tė Fishtės dhe morėn trajtė mė tė qartė nė fushėn publike e publicistike tė Fishtės, ku ai u pėrfshi vetė duke krijuar institucione kulturore, duke pėrfaqėsuar shtetin e porsa krijuar qė pėrballej me halle tė mėdha, dhe nė tė njėjtėn kohė duke luftuar pėr t’i bashkuar shqiptarėt e ēoroditur dhe tė pamėsuar me krijesėn e re, shtetin e pavarur.

    Nė publicistikė e eseistikė, Fishta nė formė tė strukturuar, jo vetėm si krijues virtuoz, por tani si mendimtar i mbrehtė, sheston zhvillimet e kohės, i analizon dhe ato i paraqet pėrpara lexuesit, duke dėftuar gjithmonė me kahet e ardhshme tė Shqipėrisė, rrugėn e drejtė qė kombi i dalė prej robėrisė sė gjatė duhej tė zgjedhte pėr tė jetuar i lumturi e nė mirėqenie. Nė kėtė drejtim, boshti qendror i veprės sė tij publicistike lidhet me postulatin: “Tash, qė āsht bā Shqipnija, duhen pėrbā shqiptarėt.” E ndėr ato vite tė mjegullta, kjo formulė e tij u kthye nė platformė tė sivėllezėrve tė tij tė mendimit e tė besimit, qė punuan me mish e shpirt t’i jepnin kombit shpirt e vlera fisnike, frymė kjo qė e ktheu Shkodrėn nė kryeqendrėn e kulturės shqiptare, rreth tė cilės gravitonin idetė mė tė pėrparuara tė kohės.

    Nė shkrimet publicistik tė Fishtės m’i pėrbā shqiptarėt domethėnė me krijua vepra tė mendimit e tė estetikės, tė gjuhės e tė gramatikės, tė artit e tė administratės. Pra, m’i pėrbā shqiptarėt pėr Fishtėn veē tjerash domethėnė me iu dhanė shpirt e zemėr bashkėkombėseve tė tij nė rrugėn e pėrparimit dhe tė avancimit, nė agun e qytetnimit, pas shekujve tė gjatė tė mjerimit nėpėr tė cilėt ata kishin jetuar larg rrezeve tė lirisė: pa shkolla, pa kulturė, pa art dhe pa traditė institucionale.

    Fishta tregon nė veprėn e tij letrare e publicistike se ka e vajtė nė shpirt sundimin osman, e ka ndierė me trishtim rrezikun e copėtimit tė shtetit tė ri nga fqinjėt sllavė, prandaj ka bėrė pėrpjekje madhore qė ta shihte kombin e lirė dhe tė konsoliduar. Dhe nė agimin e lirisė, ai e ka ditė si rrallėkush se shqiptarėve nuk iu mjafton vetėm liria fizike, por parasė gjithash atyre iu duhej liria shpirtėrore, lira e mendjes, qė u jep krahė tė lartėsohen dhe tė emancipohen, duke i shartuar veset e kėqija, nė njėrėn anė, dhe duke u pasuruar me vlera fisnike, nė anėn tjetėr.

    Kėshtu, betejėn pėr pėrbājmen e Shqipėrisė ai mendon si betejė kulturore, i bindur se kultura ėshtė busulla e orientimit tė njė shoqėrie dhe paradigma e vetme qė i jep gjallėri, energji e ideale, dhe qė e mban njė komb tė bashkuar. E nė funksion tė kėtij ideali a e dinte si njė rol tė madh luante shtypi kulturor, prandaj tregoi njė lidhje tė fortė me periodikun dhe nė vitin 1913, pra njė vjet pasi ishte bā Shqipnia, nis punės tė botojė revistėn “Hylli i Dritės”, pėrmes sė cilės ai donte tė ndikonte nė pėrbāmjen e shqiptareve dhe duke treguar kahet e zhvillimit tė saj.

    Zef Pllumi i cili e ringjalli “Hyllin e Dritės” pas disa dekadave e quajti me plot tė drejtė kėtė revistė “busulla nė tė cilėn shėnohet vetėm njė drejtim: Europė.” Pra, kjo revistė duke lindė “nėper ag tė qytetnisė sė Shqypnisė”, ajo u bā shenja mė domethėnėse e qytetėrimit shqiptar dhe kulturės kombėtare.

    Nė errėsirėn e madhe qė mbretėronte atėbotė kur shqiptarėt e hutuar kishin dalė nė rrezet e lirisė, “Hylli i Dritės” vėrtet shėrbeu si dritė, si yll orientues, ashtu siē ishte proklamuar nė misionin e saj. Dhe shpejt rreh idesė sė “Hyllit tė Dritės” u bashkuan shumė dijetarė dhe patriotė tė shquar qė dhanė kontribut tė madh nė emancipimin e pėrgjithshėm shqiptar, kurse Fishta si drejtues i saj punoi me shpirt e mendje nė misionin e pėrlindjes shpirtėrore e kulturore tė kombit.

    Dihet se nė rrethet intelektuale tė kohės, revista “Hylli i Dritės” ka qenė njė nga lidhjet mė tė forta qė ka besuar plotėsisht nė njė Shqipėri tė pavarur, gjė tė cilėn e dėshmon vetė Fishta nė shkrimin “Rreziku i pėrbrendshėm” ku shkruan: “Kur, para kėtyne shtatė vjetve, na tė “Hyllit tė Dritės” patėm thanė nė nji rasė se ka Shqypni, se do tė kishte Shqypni tė lirė e tė pamvarme, ndokush ndėr shqyptarė qeshi, tjerėt mrrudhėn krahėt, e shumta bani se s’po ndien. Tė ndrydhun nėn nji zgjedhė robnie pesėqindvjeēe, tė rrejtun prej tė huajve, tė tradhtuem prej tė mėdhenjve, der shpresėn e kishin djerrė shqyptarėt se shofin kurrė atdheun e vet tė lirė e tė pamverme; e prandej shumica e madhe e tyne s’pat as tė nxetė as tė ftoftė kur u thamė se kishte Shqypni.”

    Pra, themelimi i kėsaj reviste kulturore – letrare, pikėrisht nė kohėn e pavarėsisė kombėtare, kur shtetit tė ri duhej t’ i jepej shpirt dhe orientim, tregon lidhjen e fortė tė autorit me zhvillimin shoqėrore tė kohės dhe dėfton kontributin e madh tė franēeskaneve nė pėrlindjen shpirtėrore e kulturore tė kombit shqiptar. Revista luajti rol tė jashtėzakonshėm nė formimin kulturor tė kombit, duke u bėrė njė lloj institucioni, qė arriti t’ i bashkonte mendjet mė tė ndritura tė kohės rreth idesė sė pavarėsisė kombėtare, lirisė dhe pėrlindjes kulturor kombėtare.

    Fishta te shkrimi fantastik “Perlimi i pėrkoshmes” e sheston njeriun si epiqendėr tė shtetit, tė kulturės dhe tė organizmit qytetėrues. Duke besuar se njeriu ėshtė i krijuar pėr njė ideal tė madh, sublim, ai thotė se “nieri nuk ndodhė pa hiri m’ket jetė, por len per nji qellim e qėllimi i tij asht t’gyuemit e fytyrės s’Tenzot nė’jetė t’amshume ose lumnija e pasosun.”

    Mė tej, nė kėtė tekst, autori shenjėzon katėr cilėsi themelore tė jetės sė lumtur dhe tė frytshme, qė pėr tė duhet tė kthehen nė parambulla tė organizmit tė jetės sė re shqiptare: Feja, Atdhue, Gjindja dhe Dija.

    Kėto katėr kategori, ndėrthuren organikisht nė krejt sistemin filozofik e publicistike tė tij, duke u kthyer nė katėr shtylla tė identitetit tė shkrimit fishtjan. Pėr autorin, kėto vegla e bėjnė njeriun tė lum nė kėtė jetė. E duke analizuar kėto komponentė shoqėrore e shpirtėrore, ai tregon misionin e tė pėrkohshmes “Hylli i Dritės”, qė lidhet me binomin e shtrirė nė krejt letėrsinė e tij, Fe e Atme dhe krejt kjo bėhet pėr “m’i ngjall shpresėn nder zemra tė shqiptarėve, se prej Hyjit dit ma tė mira kanė me ju reshė Shqipnis.”

    Pra, Fishta dhe franēeskanėt patėn njė program dhe kėtė e shpreh autori qartėsisht: “Kombi shqiptar do me u ndertue shtet m’vedi e i pamvarun, si tė gjitha shtet tjera t’Europės s’qytetnume.”

    Nė ese e tekste tė shumta tė botuara nė shtypin e kohės, Fishta analizon e trajton edhe probleme tė artit e tė politikės, tė shoqėrisė e historisė, tė gjuhės e estetikės, tė religjionit e shkencės, shkruan pėr shkrimtar tė mėdhenj botėror si Goethe, pėr natyrėn e artit e mbi artin, pėr laicizmin dhe shtetin, pėr Skėnderbeun e shqiptarėt, pra, gama e publicistikės dhe eseistikes sė tij ėshtė njė kryqėzim kohėsh e dijesh, ku bashkohet Fishta intelektual e artist, Fishta poet e frat, Fishta politikan dhe ėndėrrues i madh, Fishta hero unik kulturor dhe atdhetar i pathyeshėm, Fishta veprimtar dhe drejtues.

    Vepra publicistike e Fishtės ndėrlidhet ngushtė me krijimtarinė e tij letrare dhe njėfarė mėnyrė bėhet pasqyrim i saj, si trajtė tjetėr e shkrimit tė drejtpėrdrejtė. Nė publicistikė, Fishta analizon, interpreton dhe shtjellon probleme tė thukta tė shoqėrisė me njė gjuhė shumė tė qartė dhe duke i shestuar sfidat si autentike e universale, duke piketuar sfida dhe duke dėftuar rrugėn e daljes, kėshtu qė publicistika e tij hap shtigje tė reja pėr lexuesit e kohės dhe me vlerat e saj shėrben edhe pėr lexuesit e sotėm, meqė problemet qė trajton autori vazhdojnė tė jenė sfida edhe tė kohės sonė.

    Nė publicistikė Fishta flet me kompetencė, gjykon me mprehtėsi tė thellė dhe mėson siē mėson mėsues i mirė qė dėshiron nxėnėsit t’i bėjė nesėr mėsues tė mirė.

    Fishta nė publicistikė, ashtu sikurse nė epikė e lirikė u dha za shqiptarėve, duke ua dėftuar rrugėn e formimit historik, iu tregoi konditat pėr tė krijuar njė shtet tė qėndrueshėm e tė mirėqenė dhe pandėrprerė u foli edhe pėr veset e kėqija.

    Ajo ēka ėshtė ajri pėr njeriun, pėr shoqėrinė ėshtė kultura, e njė popull pa kulturė mund tė ngulfatet. Ky parim fisnik te Fishta shtrihet kudo si ajri nė hapėsirė dhe pėrbėn tharmin e publicistikes sė tij. Sepse, ai ishte i bindur se vendit mė shumė se gjithēka i duhej kulturė, i duhej qė t’i njihte rrjedhat shoqėrore, politike dhe ato kulturore dhe njėkohėsisht e dinte mirė se shteti para se gjithash ishte njė projekt thellėsisht dituror, ku kultura ishte nė qendėr tė tij dhe i mbante njerėzit tė bashkuar.

    Publicistika e Fishtės ėshtė shprehja mė e qartė e idealeve tė larta qė kishte autori e lidhur me idealin e njė Shqipėrie tė pavarėsuar, e cila e dalė prej natės sė zezė osmane duhej tė formėsohej me shpirt dhe orientim tė qartė perėndimor, oskidetnal, pėr tė mirėn e pėrgjithshme tė ngritjes sė shqiptarėve, pra pėrlindjen e tyre.



    Gjergj Fishta nė tekstin “Koha e ardhshme e Shqipnisė”, tė botuar mė 1923 nė revistėn “Hylli Dritės” ndėr tė tjera shkroi: “Jeta e pėrparimi i njė shteti janė tė bazueme: a) mbi pavarėsinė politike, b) mbi lirinė e qetėsinė e pėrmbrendshme, c) mbi ekonominė, d) kulturėn dhe e) moralin.

    Teksti i sipėrpėrmendur tingėllon si njė manual shumė i dobishėm edhe pėr kohėn e sotme.

    Nė tekstin nė fjalė, Fishta, si erudit i vėrtetė, analizon pesė shtyllat themelore qė mbajnė lartė ngrehinėn shtetėrore.

    Kėto shtylla ato janė: “Shteti, pėr me jetue e me pėrparue, ma parė duhet qė te ekzistojė individualisht, duem me thanė: T’i ketė kufijtė e vet tė caktuam e mbas pozicionit gjeografik…

    Pa liri, s’ka qetėsi tė pėrmbrendėshme; e pa qetėsi, si eksperiencė na mėson ne shqiptarėve, s’ka punė, s’ka pėrparim, e shteti s’mundet me pasė jete tė gjatė.

    Tue qenė se qėllimi i imediat i shteteve tė qytetnueme asht pėrmirėsimi i gjendjes sė njeriut mbi tokė, ma parė nė pikėpamje tė jetės sė tij fizike e masnadej tė jetės intelektuale, merret vesh prej vetes, se, pa ekonomi, njė shtet i qytetnuem s’mundet tė jetojė, e me kohė, do tė bahet rob i huaj.

    Njė komb nuk mundet me e mbajtė gjatė pavarėsinė e vet ekonomike, pa tė cilėn, si thamė, s’mbahet as pavarėsia politike, po qe qė puna e tij nuk prodhon aq sa puna e atyne kombeve, me tė cilat ky gjendet nė tė pėrpjekun. Por puna rrjedh prej idesė; prandaj njė shtet i qytetnuem, pėr ne do me ruajtė pavarėsinė e vet ekonomike, ai do tė gjendet e, nė mos qoftė, do tė mundohet me u gjetė po nė atė shkallė kulture, nė tė cilėn gjenden shtetet me tė cilat ky ka tė marrun e tė dhanun.

    Ēka asht gėlqerja pėr murin, ai asht morali pėr shoqninė njerėzore. Morali asht ai qė e mban gjallė e tė fuqishme ndihmėn ehuazesė (ndėrsjellėt), ndėrmjet njeriut e njeriut e ndėrmjet shtetit e shtetit, pa tė cilėn as njeriu, as shteti s’pėrparojnė e as me jetue gjatė s’mund tė jetojnė.

    Qe, kėto janė, mbas mendimit tonė, ata gurėt e parė tė themelit, mbi tė cilėn do tė mbahet, do tė zhvillimet e do tė pėrparojė ēdo shtet i qytetnuem”.

    Pėrvoja e njerėzimit ka treguar se kėto parime pėr tė cilat flet Fishta nė njė tekst mė tė gjatė Fishta, janė esenciale pėr njė shoqėri tė emancipuar, qė aspiron tė ecė krah pėr krahu me popujt e pėrparuar.

    Vepra publicistike e Gjergj Fishtės nė historinė e kulturės shqiptare mbetet njė shtyllė e rėndėsishme nė ngrehinėn identitare dhe hap shtigje pėr tė kuptuar mė mirė rrugėtimin tonė historik, politik e kulturor dhe njėkohėsisht ėshtė njė vepėr qė dėfton fuqishėm edhe plagėt e kohės sonė.

    Prandaj, Fishtėn duhet ta lexojmė, sepse kėshtu luftojmė harresėn dhe e freskojmė kujtesėn dhe e pasurojmė mendjen. Marrim mėsim nga e kaluara dhe pėrmes saj, gjejmė shtigje pėr tė ecur kah e nesėrmja.

    (Fragment nga njė tekst i Ndue Ukajt, botuar te Hylli i Dritės, Nr 2, 2021)


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/opinione/nd...rojme-mendjen/

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •