Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 113
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anėtarėsuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e JETES dhe LIRINE tonė personale

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anėtarėsuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e JETES dhe LIRINE tonė personale

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anėtarėsuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e JETES dhe LIRINE tonė personale

  4. #94
    Asht i pa arritshem!E kam lexu 10 here Lahuten,po pergatitem ta lexoj prap keto dite,me frymzon e me ban te ndjehem krenar per paraardhesit e mij!Ka nji force te jashtezakonshem!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  5. #95
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ndihmņ, Zot, si m'kč ndihmue!
    Pesėqind vjet kishin kalue
    Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
    Turku e mbate nė robnģ,
    krejt tu' e lą t'mjerėn nė gjak,


    Me keto vargjet qe hapet kenga e pare e LAHUTES ,te kujton vargjet e para te Iliades se Homerit.Ndersa Homeri i lutet Muzes per te kenduar "menine e Akilit", Fishta i lutet Zotit per te kenduar trimerine,jeten dhe tragjedin e Shqiptareve, sepse per Fishten Zoti ishte deshmitari i tragjedise qe "kurva e motit" pregatiste "per me knaq klysht'e Rusise".
    Eshte nje gjetje e ralle nga Fishta.Mua per vete me pelqen "kanga e trembedhjet" dhe megjithse jam Lab, i di shume vargje permendesh ( Fishta nuk eshte i lehte per tu mbajtur mend).Poezia e Fishtes ka nje dukuri , i ngjet nje pjese muzikale qe te shlodh.Ajo rjedh ngadale, ke ngritjet dhe uljet e veta dhe shperthen si vullkan.
    Mjerisht ne nuk kemi perkthyes qe Fishtenta perkthejne sic duhet ne gjuhe te huaja.Perpjekja e Robert Elsie mbetet shume e pakte,megjithese vete Elsie duhet vleresuar per punen e bere.
    At Zef Pllumbi ka shkruar per Fishten ne disa nga librat e tij.Si i fundit zgalem i kultures Katolike At Zefi shfaq edhe ndihmesen e pakte qe i eshte dhene atij, si ne nerimin e figures se Fishtes, por dhe te Martireve te tjere te Kultures Katolike te Shkodres qe per kohen ishin elita e mendimit Shqiptar.Mjerisht qeverite tona kishin para per te organizuar Miss Evropa ne Shqiperi dhe nuk kishin para pe ta lartesuar Fishten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 13-09-2009 mė 20:11
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #96
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga Shkodrani_79 Lexo Postimin
    Lahuta e Malcis - Deka

    [...]
    por s' din Shkjau me mbajtė miq'sķ !
    Aman, Zot, kur duel Serdari,
    se ē' kje ndezė Vranina zhari !
    Aman, Zot, kur mbėrrini Pera,
    se shum krisi atėbotė potera ! 395
    Por kur rįnė Shkjetė e Vraninės
    Shum u krisi plumbja shpinės !
    Porsi shé qi m' nji natė gjamet
    Rritet turr e del prej amet
    Tue ushtue – e tue shkumbue, 400
    shkapėrderdhet npėr zallina,
    ashtu u derdh Shkjau te Vranina,
    n' valė Shqiptarėt krejt tue i pėrshi.
    S' lufton ndryshe' e rrebtė kulshedra
    e me dhambė edhe me kthetra, 405
    zjarm e surfull tue flakrue,
    kur drangojt ta kenė rrethue;
    si i qindron sot Shkjaut Shqiptari
    pėr dhé t' ambėl qi i la i Pari:
    kambė pėr kambė tue qitė padį, 410
    tue korrė krena nepėr Shkjį.
    U janė ndezun flakė breshanat,
    u kullojnė gjak n' dorė taganat,
    e u kullon gjak edhe zemra,
    veē se vendit s' u lot themra. 415
    Por ē' dobķ: dielli tue lé
    – isht' tue lé m'atė ditė pėr Shkjé ! –
    I ranė ndore Shkjaut t' tėrbuem
    Tridhetė t' vramė e dhetė t' shituem !...
    O ata t' lumtė, qi dhane jetėn, 420
    o ata t' lumtė, qi shkrine vehten,
    qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
    qi pėr erz e nderė t' Shqiptarėve
    derdhėn gjakun tue luftue,
    porsi t' Parėt u pa'n punue ! 425
    Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
    butė u kjoshin moti e stina,
    ak'lli, bora e serotina :
    e der' t' kėndoje n' mal ndo'i Zanė,
    e der' t' ketė n' detė ujė e ranė, 430
    der' sa t' shndėrisin djellė e hanė,
    ata kurr mos u harrojshin,
    n' kangė e n' valle por u kėndojshin.
    E njaj gjak, qi kanė dikue,
    bān, o Zot, qi t' jesė tue vėlue 435
    pėr m' ia xé zemrėn Shqiptarit,
    pėr kah vendi e gjuha e t'Parit !
    – Po vallė ! Osja ku do t' jetė ?
    Oso Kuka a mos ka mbetė ?
    N' Xhebehane ka zatetė ! 440
    Ka zatetė n' atė kullė t' barotit,
    ku ka bā emnin e Zotit,
    se pėr t' gjallė nuk ka me e lėshue,
    shokėt e vet pėr pa i pague
    tridhetė t' vramė e dhetė t' shitue. 445
    Kur pau Shkjau se pushka mźni
    Si kah vau si kah Liqeni,
    e se mbetė s' kisht Oso Kuka
    me t' tjerė t' vramė, pėrjashtė ke suka,
    m' Xhebehane u turr m' atėhera, 450
    si kur t' lėshoje kah pranėvera,
    vrullet bleta ēark njaj zgjonit,
    tue zukatė si rryma e pėrronit.
    N' brohorķ tue i lutė jetė Knjazit,
    njiqind vetė kėcyen n' kulm t' pullazit, 455
    mā t' pėrmendunt kah trimėnia
    njaq u ngjitėn mbi frangjia,
    tue thye muret n' gjak t' pėrlyeme :
    – por ka gjobėn shpia e thyeme ! –
    krisi Osja atėbotė si ulani, 460
    mje n' Cetinė i vojti zani :
    « Ah kadalė, Nikollė, t' vraftė Zoti !
    pse kėtu i thonė Oso baroti :
    se s' ké pį Shqiptįr me sy,
    se djeg vehten edhe ty ! » 465
    Edhe zjarrė i dha barotit.
    Aman, falė i kjofshim Zotit,
    kur ka dhanun zjarrė barotit,
    se ē'ā dridhė Vranina e shkretė !
    se ē'ā hjedhė kulla pėrpjetė ! 470
    se edhe L'qeni ē'ka gjimue
    m' kalį t' Shkodrės tue ushtue !
    Qepra, tjeglla, gur e trena :
    Kambė e trupėn, krahė e krena,
    hi e tym e flakė e shkėndia, 475
    shi mje n' Viri i hodh duhia :
    I hodh duhmja shi n' breg t' Virit
    Qepra, gur e gjymtyrė njerit.
    Eni, eni, mori shkina,
    eni, eni, te Vranina, 480
    mblidhni vetė npėr shpat e pėrrue
    ehu ! kortarėt e djelmve t'ue ;
    edhe mėsoni fėmijėt mbas sodit
    mos t' lakmojnė tokės s' Kastriotit,
    pse u bjen shtrejtė, qe besa e Zotit ! 485
    Njasi gjaku qi Oso Kuka
    Sot ka derdhun ke ato suka,
    si pėr Mbret, si pėr dhé t' Parėve
    vėlon se vėlon ndėr dej t' Shqiptarėve.
    Pra, pa u djegun n' flakė t' agzotit 490
    Si Oso Kuka n' kullė t' barotit,
    s'ka me rį fisi i Shqiptarit
    n' thoj t' pangishėm t' Gospodarit ! –
    [...]
    Fishta dora vete tui rrecitu t'njajten vjershe



  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anėtarėsuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    At Gjergj Fishta pa veladon
    -- nga Fiqiri Sejdiaj, Koha Jonė


    Njė anekdotė nė vend tė prologut
    Njehere, At Gjergj Fishta po udhetonte me nje pop e nje hoxhe. Pasi kishin bere nje cope rruge, hoxha qe kerkonte te vinte ne loje At Gjergj Fishten i thote:

    - At i nderuar, a s'me thua, pse nuk martohen prifterinjte katolike? Qe, psh. - vazhdoi hoxha. Zoti na jep ne muhamedaneve deri ne 7 gra, popeve 1, kurse juve asnje! Si e shpjegon zotrote kete?

    - Eh, more te paca, - ia kthen Fishta. - Kur Zoti krijoi gruan, bani tete pernjiheri. Kur i dergoi ne toke, aty ndodhi nji hoxhe, nji pop e nji prift. Hoxha si ma i forti, kcej i kapi shtate gra pernjiheri. Popi mori ate qe kish metun, kurse prifti mbeti pa gja. Pas kesaj, prifti shkoi te Perendia e u ankue: "Aman o Zot, po si eshte kjo pune? Hoxha shtate, prifti nji, e une asnji. A eshte e drejte kjo pune? Te lutem vur drejtesi!

    - Mos u idhno o prift, ia ktheu Perendia, se une per te miren tende mendova. Hoxhes i dhashe 7 me i mbajt, Popit nji, kurse ty asnji, per te kene i lire e per te ba qejf me te tana. Ja pse nuk martohemi na! - e mbylli biseden Fishta, duke e lene hoxhen gojehapur.

    Ky eshte katoliku fanatik At Gjergj Fishta qe ven bishta per gjithcka. Per atin e "Lahutes se Malcise" eshte shkruar qe kur ai ishte gjalle. Kjo do te thote se kleriku i sferave te larta, akademiku, poeti, perkthyesi, deputeti, anetari i Kongresit te Manastirit, anetari i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, At Gjergj Fishta ishte njeri me peshe. Duke gjykuar nga vepra letrare qe na ka lene pas, e vecanerisht nga "Lahuta e Malcise" At Gjergj Fishta identifikohet gabimisht pothuajse nga te gjithe pikerisht me kete poeme te gjate ne vargje. Pak flitet per "Mrizi i Zanave" apo "Gomari i Babatasit". Aspak per klerikun pedagog apo gjuhetarin e palodhur, per estetin apo publicistin, per deputetin apo kerkimet e tij ne fushen etnografike. Kalohet ne heshtje dhe nuk flitet fare per At Gjergj Fishten si piktor, skulptor apo kerkimet e tij ne fushen e naftes. Fishta eshte poet i madh!- deri ketu shkon mendimi i shumices. Madje kur permendet Fishta nenkuptohet menjehere "Lahuta e Malcise". Mirepo mjafton t'i hedhesh nje sy perciptazi fondit Fishta ne arkivin qendror te shtetit per te kuptuar interesat e tij te gjera ne fushen e gjuhes e te arsimit. Ai ka qene jo thjesht anetar, por nje nga nismetaret e kongresit te Manastirit dhe vendimeve te rendesishme qe u moren atje. Ai eshte marre me programet e shkollave te arsimit shqip, me problemet e tikes dhe moralit. Sepse sipas tij "zhvillimi i vendit nuk mund te kuptohet pa nje kulture te gjere perendimore".

    Fishta ka qene gjithashtu edhe nje botues i shkelqyer. "Hylli i Drites" eshte pikerisht botim i dretuar prej tij. Ai ka qene gjithashtu nje publicist i mrekullueshem. Polemikat e tij me At Anton Arapin dhe Ismet Toton jane nje shembull i shkelqyer per gazetarine e sotme. Ato jane teper te ndezura, por askund nuk ka fyerje dhe banalitete. Ashpersia e ketyre polemikave qendron brenda caqeve te etikes qytetare si per ate qe i shkroi, ashtu dhe per ata qe i lexonin. Duke dhene nje veshtrim te shkurter mbi personalitetin polihedrik te At Gjergj Fishtes, s'mund te mos evidentojme atdhedashurine e tij te pakufijshme per Shqiperine. Kudo e per cdo gje ishte atdheu. Ne Konferencen e Paqes ne Paris, ai jep nje kontribut te jashtezakonshem duke shfrytezuar te gjitha njohjet e miqesite. Duke qene nje klerik katolik ne Evropen katolike, Fishta gjen miq e ben miq kudo. Te gjithe e dine se Fishta ka perkthyer Molierin. Keto pjese viheshin ne skene nga dy shoqerite kulturore qe ekzistonin ne ate kohe ne Shkoder: "Rozafa" e "Bogdani". Pra ishte nje nder iniciatoret e grupeve teatrale. Natyrisht ne kete pune ai nuk ishte vetem, por ama ishte nder me te rendesishmit bashke me Kol Hidromenon, qe bente dekorin e ketyre pjeseve.

    Pra, aq i madh ka qene fishta, sa menjehere pas vdekjes se tij ne vitin 1940 e me pas ne provimin shteteror te maturave te Shqiperise, ka pasur tema te tilla hartimi si "Fishta dhe Naimi". Edhe pas clirimit (ne vitet e para) ai futet ne programet mesimore brenda e jashte Shqiperise.

    Gjithsesi, te gjitha keto, ne nje menyre apo ne nje tjeter njihen. Po atehere cila eshte ana tjeter e ketij kleriku fanatik?

    Fishta piktor
    Shume vite me pare, studiuesi i arteve figurative Ferit Hudhri shkruan: "Edhe Fishta eshte marre me pikture. Ai duhet te kete rreth 20 piktura". Mirepo ne ate kohe z.Ferit Hudhri jo vetem qe nuk jep asnje te dhene tjeter, por nuk na prezanton asnje pikture te tij. Edhe ne sot, nuk jemi ne gjendje te japim te 20 pikturat e Fishtes, por jemi ne gjendje te argumentojme faktin e padiskutueshem se Fishta ishte vertete edhe piktor. Per here te pare, gazeta "Koha Jone" po u prezanton tre skica origjinale te bera nga Fishta, te cilat per fat te mire ruhen ne Arkivin Qendror te Shtetit. Natyrisht ne kete arkiv ruhen dhe disa vizatime te tjera me te thjeshta te shperndara neper faqet origjinale te doreshkrimeve te tij. Sic duket keto skica do te jene bere ne momente pushimi apo meditimi per te kaluar nga nje kapitull ne tjetrin. Diku nje lule, diku nje zog, diku nje portret e diku sic eshte faqja e pare e doreshkrimit te "Baba Tasi", vete Baba Tasi hypur ne gomar duke dale nga parlamenti. Fishta ka qene dhe mbetet nje poet i madh. Po kush tha se ai nuk do te ishte edhe nje piktor i madh ne se do te merrej me pikture? Nder vizatimet e tij qe ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, ne vecuam xhamine e Elbasanit. Vini re! Fishta vizaton nje xhami!? Si klerik i larte katolik, logjikisht ai duhet te vizatonte nje kishe. Xhamia ishte e kunderta e tij. Estetikisht e papranueshme. Mirepo Fishta nuk ishte si gjithe te tjeret. Madje ai nuk mendonte e vepronte si gjithe te tjeret. Pikerisht se ishte ndryshe mbetet i madh. "Xhamia e Elbasanit" nuk eshte nje vizatim i thjeshte, shkeleshko, i bere ne cast e menjehere. Jo. Ajo eshte gati kompozim. E vizatuar per nje kohe te gjate, ndoshta me ore te tera perderisa ka te vizatuar cdo gur e cdo gjethe selvie. Ne kuptimin figurativ, tre selvite simbolizojne tre fete kryesore ne Shiperi, ku te krishtere, katolike e ortodokse jepen gati te bashkuar. Fakti qe Fishta vizaton nje xhami ne Elbasan tregon se ai ka patur lidhje te forta me kete qytet. Ne fillim te shekullit te XIX Shkodra dhe Elbasani jane perpjekur per te bashkuar kishat shqiptare ne nje te vetme. Te dyja keto qytet kishin njerez te shquar ne fushen e letrave dhe te arsimit. Feja s'i ka penguar aspak per te punuar bashkarisht. Xhamia e Elbasanit eshte punuar me laps te holle. Ajo ka permasat 30 x 20.

    Vizatimi i dyte eshte nje portik me kater harqe. Jo pa qellim eshte marre nje flete e ndare me kuadrate te vegjel, sic duket per te llogaritur me mire permasat. Aq i sakte eshte ky vizatim sa nuk jane harruar as hijet dhe ornamentet e portikut. Portiku ka dy shkalle, kater harqe ku njeri prej tyre eshte detajuar imtesisht, 6 dritare te medha dhe ballkonin siper. Vizatimi i trete eshte me shume nje autoportret i Fishtes me shpate ne dore, qe duket me shume si riprodhim i marre prej dikujt tjeter. Gjithsesi nuk eshte detyra jone te flasim per cilesine, nivelin artistik etj. pasi kjo eshte detyre e specialisteve te kesaj fushe. Detyra jone eshte te zbulojme per here te pare para publikut te gjere tre skicat e Fishtes ashtu sic i ka bere ai ketu e 70 vjet me pare. Njeriu qe ka dashur natyren dhe jeten kaq shume, mesiguri ka dhe pune te tjera. Ferit Hudhri thote se ka 20 piktura, ndoshta edhe me shume, po ku jane? Mesiguri tek miqte e tij te shumte brenda e jashte Shqiperise. Po si shpjegohet qe veprat origjinale te Fishtes, leterkembimi, anekdodat per te, vizatimet, studimet si dhe shume materiale te tjera te cmuara te At Gjergj Fishtes ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, kur dihet qendrimi i Nomenklatures se Larte ndaj Fishtes? Nevila Nika specialsite ne Arkivin e Shtetit Shqiptar sqaron se dokumentat per Fishten kane ardhur ne AQSH qysh me hapjen e ketij institucioni, shume kohe me pare se sa te vinin dokumentat e klerit katolik me 1947. Ju e dini,- vazhdon ajo,- se drejtori i pare i ketij institucioni ka qene Zef Malaj, i cili se bashku me Injac Zamputi u kujdesen qe materialet e Gjergj Fishtes te merreshin e te sistemoheshin me kujdes. A ishte kjo deshire e regjimit i cili i hoqi nga qarkullimi te gjithe veprat e Fishtes ashtu sic hoqi nga tekstet e shkollave edhe emrin e tij e cdo gje tjeter qe lidhej me te. Eshte e cuditshme kjo kontradikte. Sa me shume menjanohej nga jeta jashte dyerve te arkivit, aq me shume pasurohej fondi i At Gjergj Fishtes brenda dyerve te ketij arkivi. Zonja Nevila na tregon disa variante ne doreshkrim te "Lahutes se Malcise" si dhe variantin perfundimtar te saj, leterkembimet, perkthimet, gjithcka- perfshi ketu edhe vizatimet. Zef Malaj dhe Injac Zamputi duke patur nje nuhatje te holle per ate qe mund t'i ndodhte klerikut te madh si dhe duke ditur vleren e tyre te jashtezakonshme mblodhen shpejt e shpejt cfare mund t mblidhnin dhe i arkivuan. I arkivuan dhe i shpetuan. Kjo tregon se ata qe e kane drejtuar kete institucion i kane kaluar jo vetem kufizimet ideologjike, por edhe kufizimet e regjimit qe udhehiqte Shqiperine e asaj kohe.

    Fishta gjeolog?
    Pas termetit qe ra ne Shkoder ne fillim te shekullit te kaluar, diku ne rrethina, toka u nda ne dysh vertikalisht dhe prej andej filloi te buroje uje i zi. Ne qytet ky lajm u perhap si nje kob. Per Fishten ndodhi e kunderta. Ky nuk ishte kob. Ky mund te ishte nje lajm i gezuar, prandaj u nis menjehere per te pae uji ne zi. Mos valle ishte nafte? Ne se jo, mos valle ne rrethina apo ne zonen e ulet bregdetare kishte vertete nafte? Keto hipoteza e bene At Gjergj Fishten te merret seriozisht me studimin e shtresave nentokesore n erajonin e Shkodres. Shqetesimi i tij perkon edhe me shume shoqeri angleze dhe italiane te cilat filluan te eksploronin token shqiptare per burimet nentokesore. Nga leterkembimi i Fishtes me patriote te tjere, kuptohet shqetesimi i tij si dhe pikepyetjet qe shtronte se Shqiperia ishte nje vend i paeksploruar dhe me strukturen e shtresave nentokesore mesiguri do te kishte mjaft minerale te dobishme. E cunguar Shqiperia s'kish te ardhme. Ajo qe kish ndodhur pas copetimit ne veri e ne jug ishte nje masaker e vertete. Shkodra me katedralen me te madhe ne Ballkan, Shkodra me 1100 dyqane te mbuluara, qe hapeshin e mbylleshin vetem me dy dyer, po i merrej fryma pas copetimit te Shqiperise. Nepermjet liqenit dhe Bunes, Shkodra kishte qene qytet port. Anglia, Marseja, Spanja, Portugalia, Italia ishin shume afer saj. Pas copetimit dhe mbylljes se kufirit, Shqiperia kish rene ne cark. Lidhja natyrore me Kosoven e perbere nga e njejta popullate ishte keputur ne mes. Rrenimi i Shkodres nenkuptonte rrenimin e krejt zones veriore, ashtu sic ndodhi vertete. E njejta gjeme ndodhi edhe me Gjirokastren ne jug. Keshtu ardhja e shoqerive te huaja per te zbuluar pasurite nentokesore per Fishten krijonte nje impakt te ri per zhvillimin e vendit. Kjo eshte arsyeja pse At Gjergj Fishta u mor me studimin e gjeologjise e te naftes ne vecanti pavaresisht se nuk na ka lene ndonje veper te shkruar ne kete fushe. Ai nuk ishte inxhinjer, ai ishte patriot i madh, mendimtar i madh, njeri me interesa te gjera qe dilnin jashte veladonit te klerikut, jo vetem ne fushen e letrave ku shkelqen, por edhe ne fusha te tjera te artit e te psikologjise, te politikes dhe shkences.

    Nje anekdote ne vend te prologut
    Gjon Shqari, i cili e kalonte jeten ku rrafsha mos u vrafsha, nje dite i thote me shpoti At Gjergj Fishtes.

    - Si mundet shpirti i njeriut me dal jashte o At? Njeriu vdes, futet ne arke druri, mandej arka e drurit vishet me plumb, mbyllet, futet ne toke, mbulohet me dhe e ju thoni se shpirti i tij fluturoi ne parajse!

    Pasi e degjoi me vemendje, At Gjergj Fishta iu pergjigj:
    - Me difton nji gja, o Gjon?
    - Posi jo, - ia ktheu Gjoni.
    - A ke floke, a ke lekure, a ke rashte?
    - Po!- i thote Gjoni, qe s'po merrte vesh se ku do te dilta Fishta.
    - Po a s'me thue: tue pase floke, lekure e rashte si ka mujt me te dale mendja jashte? Te bisedosh me mue, te mendosh per dicka tjeter e te veprosh?
    Gjoni uli koken e iku hijes.

    Ky eshte Fishta brenda dhe jashte veladonit te klerikut i prezantuar kete numer nga "Koha Jone" si piktor me tre krijime origjinale te cilat ekspozohen per here te pare ne faqet e kesaj gazete
    Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e JETES dhe LIRINE tonė personale

  8. #98
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Shtepia ne te cilen ka banuar Gjergj Fishta
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #99
    Fishta ishte ai qė prekte ato plagė, qė mė vonė shoqėrisė shqiptare iu bėnė pjesė e natyrshme biologjike e qėnies, iu bėnė sėmundje, pa tė cilat nuk e kuptonte dot ekzistencėn e vet. Duke e kuptuar qė atėherė rrezikun, poeti nuk e ruan aspak gojėn, pėrmes fjalorit dhe vizioneve mė lakuriqe, tė zhveshura nga ēdo paragjykim, bėn autopsinė e saktė tė shoqėrisė qė po lindte me vese fizikee shpirtėrore, nga mė fyeset pėr njė komb qė krejt ndryshe e meritonte t'i shpėrblehej gjaku dhe mundi mbinjerėzor, qė i kishte kushtuar sė ardhmes sė vet.
    "Gomari i Babatasit", u botua nė situatė qė pėrkonte me beteja tė ashpra politike rreth formės qė do tė merrte organizimi i ardhshėm shtetėror. Kritika fishtjane me ashpėrsinė e saj, qė nuk fal askėnd, lėshoi mbi kokat e deputetėve, ministrave, gjithfarė zyrtarėve tė kohės, talljen, fyerjen, sharjen, nėmėn e mallkimin, ironinė, sarkazmėn, satirėn. Nėn moton "Populli i falė ata qė e mundojnė por nuk ka pėr tė falė ata qė e rrejnė", ai shpartallon klikėn zyrtare.

    Vėrtetė i'a vlen pėr t'a lexuar.


    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe tė kqi
    qi tė mjerės moj Shqipni
    kthelltė hi i keni nė mushkni
    pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakēi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhč
    der kur ju, tu tallė npėr ne,
    do t'na qelbi fis e atdhč?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
    se tash ma jemi tue u njoftė,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se pėr ju, po, duhet laku,
    pėr me u vjerrė o kund m'do i shpat!
    Deri dje, pa kmishė mbi shtat,
    me 'i gjysmė setre t'pa astar,
    lshuemum krahve kalavar
    e me 'i komēė t'njtitme nėn grykė:
    pantallonat me "gjyslykė"
    kto edhe lidhun me nji spagė:
    shtatit rreshke e ba saragė,
    t'tanė gordec e berbalec
    pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
    me 'i fillore a nji iptadije,
    erz e shpirt qitun nėn themėr:
    turq a sllave a grek me zemėr,
    falun barkut veē Shqipnisė,
    si ajo marrja e t'gjith njerzisė...
    tuj u shite ju pėr gjithė treg,
    sod na mbahi "Skandėrbeg",
    e ngėrdhucė, goditė, limue,
    rrue, qethė, pipirique,
    tash n'"smoking", tash nė "bon-jour"
    ju, qi dje s'kishit as ushkuer
    me lidhė brekėt me nder me thanė
    m'sahan t'huej gjithmonė me ngranė,
    rrugėn krejt na e keni zanė,
    ke na shkoni pash e m'pash,
    edhe besa me "gulash"
    me "afishe" e me "sultjash",
    me "kjumshtuer" e me "ashurč",
    "kosha gjelash" si kubure,

    "tarator", "pilaf me kos",
    "mish me qepe" e "majdanos"
    "shish qebap", "brizholla viēi",
    "kunguj t'mbushum", "kuzuici",
    "kabuni"- e "mualebi".
    Barku sod ju rri ju kodėr,
    kargatisė e bamun lodėr:
    der sa ata burrat e dheut,
    qi pėr jetė e nderė t'Atdheut
    kane ra n'luftė si shqipe t'leta,
    kanė shkri gja e shpija t'veta,
    kanė tuj dekė rrugave unit,
    me iu dhimbė gurit e drunit.
    Pėrse, po, kta matrahulla,
    kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula,
    n'vend qi ju me u vu n'konop,
    a se brinjt m'jau zbru me shkop,
    a, mos tjetėr, me u ngushtue
    me xjerrė zhuri kund m'ndo 'i prrue
    pėr me shtrue ndo 'i rrugė tė shtetit
    a me dlirė ndo 'i skelė detit,
    lavjerre buzėsh, harru si viēa
    kqyrin m'ju si t'ishi ogiēa,
    pėr me u pri udhės s'qytetnisė
    e me i sjellė t'marėn Shqipnisė.
    Ani kush, pra, me i pri kombit:
    ju, do pyka bijtė prej llomit
    qi "shqiptarė" vedit i thoni,
    jo pse ju Shqipninė e doni,
    jo pse ju ndo 'i send kuptoni
    shka asht Atdheu e shka asht Liria,
    shka asht Vllaznija a Parasija,
    Pėrparimi e Qytetnia,
    por veē pse ende der mė sot
    nji tyran s'po e gjeni dot,
    nėn kambė t'cillit ju me u shtrue,
    se un ma tash ma jam regjė me jue,
    e jau njof shpirtin der m'palc,
    pleh i ndytė me u bartun n'shalc
    e me u qitė jashta Shqipnije.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Zbulohet dorėshkrimi i rrallė i At Gjergj Fishtės

    Pėrballja e parė me kėtė dorėshkrim ka qenė njė befasi e rrallė. Krejt i zverdhur e me fletėt e dėmtuara nė caqe, i mbledhur tog nė njė dosje tė veēantė, prej disa vitesh ka gjetur prehjen nė bibliotekėn e franēeskanėve nė Shkodėr. Ėshtė nji ndėr perlat e kėsaj biblioteke e ruhet si tė ishte njė thesar. Ēdokush qė ka pasur rastin tė kundrojė dorėshkrimet e Fishtės s’mund tė mos e njohė kaligrafinė e tij tė veēantė. Bėhet fjalė pra pėr njė dorėshkrim tė panjohur tė at Gjergj Fishtės, njė komedi, e cila edhe pse e pabotuar ka qenė ndėr veprat teatrale mė tė pėlqyera nė Shkodrėn e viteve 1910-1920. Ishte zhdukur pa nam e nishan e askush nuk e dinte fatin e tij pėr mė shumė se 50 vite. At Vitor Demaj, i cili kujdeset me devotshmėri pėr pasuritė e kėsaj biblioteke e vendos dorėshkrimin mbi tryezėn e drunjtė. E hap me kujdes dosjen ku ėshtė vendosur dorėshkrimi e nuk harron tė tėrheqė vėmendjen se “asht tepėr delikat e i dėmtuem nga koha”. Na lejon ta fotografojmė dhe mandej na premton se do tė na tregojė historinė e veēantė qė e ka shoqėruar pėr afro njė shekull kėtė vepėr.
    Titullohet “Dredhitė e Patukut” dhe ėshtė shkruar sipas pjesė sė Molierit “Le Furberier Escarpet”. Nė Shkodėr tregojnė se Fishta bashkėpunoi nė vitin 1910-1911 me aktorin mė tė suksesshėm tė humorit shkodran tė asaj kohe, Zef Hilėgegėn pėr kėtė komedi.
    Pasi Fishta ia kishte treguar veprėn aktorit, ky i fundit i kishte thėnė se gjuha qė kishte pėrdorur Fishta ishte “tepėr ala franga”. Atėherė Fishta e rishkroi veprėn kryekreje sipas sugjerimeve tė komedianit, dhe kėsisoj “dredhitė e Patukut” u bė “loja e gazit” mė popullore nė Shkodėr. Por s’dihet pse Fishta nuk e botoi kėtė vepėr sa ishte e gjallė. E fill pas viteve tė Luftės, dorėshkrimi kishte gjet nji cak tė errėt pėr tė kapėrcyer njė ndėr periudhat mė tė egra, ku nuk u kursye anatemimi dhe lufta e hapur ndaj autorit tė tij, At Gjergj Fishtės. At Vitori tregon se njė familje shkodrane e kishte ruajtur me fanatizėm kėtė dorėshkrim deri nė ditėt e sotme. Pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes sė kohės, ata e kishin fshehur dorėshkrimin poshtė dyshemesė me parket druri. Sa dorėshkrime e relike tė rralla janė ruajtur nė kėtė mėnyrė nėpėr nė familjet shkodrane, nė hatlla e nė skuta tjera tė fshehta nė shtėpitė e tyre! At Vitor Demaj e ēmon mbi gjithēka gjestin e zotėrisė shkodran, i cili para pak vitesh, mbėrriti njė ditė nė dyert e kuvendit franēeskan dhe e dorėzoi veprėn nė dorėshkrim. Prej asaj kohe dorėshkrimi u transkriptua dhe u bė gati pėr botim. Sipas at Vitorit, pėr pak ditė lexuesit do tė kenė mundėsinė ta marrin nė duar. Dhe si njė mundėsi pėr ta drejtuar mė lehtė lexuesin drejt kėsaj komedie, kemi realizuar kėtė bisedė me At Vitor Demaj, bisedė tė cilėn ai preferon ta botojmė nė gegnisht sikurse ai flet e shkruan. Pėrmes saj do tė zbulojmė historinė e plotė tė kėtij dorėshkrimi tė rrallė dhe arsyen se pse Fishta i frymėzuar prej Molierit e shkroi kėtė komedi si njė pėrshtatje pėr publikun shqiptar…

    Me keni treguar para pak muajsh nje doreshkrim te njė vepre dramatike, me titull “Dredhite e Patukut”, njė pershtatje e Fishtes nga Molieri. Ky dorėshkrim tahsmė ėshtė gati tė bjerė nė duart e lexuesve. Sa e njohur ėhstė kjo vepėr dramatike e Fishtės dhe kur ėshtė shkruar prej tij?

    Siē dihet vepra e At Gjergj Fishtes mbas hymjes se komunizmit e deri ne vitet 90 te shekullit te kaluem ishte e ndalueme, e anatemueme, dhe po te gjenin ndonji vepėr tė tij rrezikoje shumė, deri edhe me burgosje, pse Fishta u konsiderue prej diktatures komuniste si nji kundershtar i mirefilltė i saj. Te gjitha veprat dhe doreshkrimet e Poetit u hoqėn prej rafteve tė bibliotekave e u ndryn nėpėr bodrume tė errta e plot lagshti. Sikur tė mos mjaftonte kjo, shumė prej tyne u dogjen me qellim, por edhe nga frika se mos i gjenin e do te psojshin te njejtin fat edhe ato qe i ruejn. Edhe dorėshkrimet e Fishtes kanė pasė tė njėjtin fat. Disa nga kėto dorėshkrime gjinden nė arkivin kombėtar, dy dorėshkrimet “Juda Makabe” e “Dredhit e Patukut” janė nė bibliotekėn “At Gjergj Fishta” nė Shkodėr. Vepra dramatike “Dredhitė e Patukut” asht nji komedi e Moličre-it, e pershtatun nė gjuhėn shqipe me nji art tė jashtėzakonshėm krijimi. Kjo komedi asht e pabotueme, e shkrueme prej Poetit kombėtar aty nga vitet 1910-1913 pėrpara Kombėsisė letrare qė u organizue nė Shkodėr nė vitin 1916. Ket e difton edhe pėrdorimi i drejtėshkrimit tė Kongresit tė Manastirit. Kjo komedi e Fishtes asht ma pak e njohun se veprat e tjera, kjo pėr arsye se nuk u botue asnjiherė.

    Cila ėshtė historia e zbulimit tė kėtij dorėshkrimi dhe nė ē’gjendje ėshtė ruajtur?

    Biblioteka franēeskane At Gjergj Fishta e rithemelueme nė vitin 2003 asht e profilizueme nė Albanologji, kjo falė tre franēeskanve qė jetuen nė mergim: At Jak Marlekaj, At Daniel Gjeēaj e At Paulin Margjokaj. Kjo bibliotekė e ka pasė si traditė paisjen me visare kombtare, dorėshkrime, libra tė vjeter, etj. Nė vazhdimin e kėsaj tradite po pasunohet ēdo ditė e ma shumė me libra e me dorėshkrime, ku vėhen nė dispozicion tė studiuesve pėr kėshillime, hulumtime e studime.
    Dorėshkrimi i At Gjergj Fishtės “Dredhitė e Patukut” asht dhurue nga nji zotni shkodran, z. Luigj Baba. Kur e solli nė bibliotekė ket dorėshkrim tė shkrume nga dora e poetit kombėtar ndieva nji emocion tė papėrshkruem dhe tė papėrsėritshėm. Ky dorėshkrim kishte kalue shumė pėripeci.
    Ishte ruejt me kujdes pėr ma shumė se pesėdhetė vjet nen dysheme – parket druni nė shtėpinė e Z. Luigj. Ky zotnķ fisnik prej Shkodre pati mirėsinė me ja kthye “Bibliotekes Franēeskane Įt Gjergj Fishta nė Shkodėr”. Tue kźnė se dorėshkrimi āsht ruejt nen parket shtėpie ka psue edhe disa deformime fatmirėsisht jo tė shumta, e kemi hasė nė veshtirėsi nė transkriptimin e tekstit. Kemi fatin qė nė bibliotekėn At Gjergj Fishta nė Shkodėr tė kemi tashma dy dorėshkrime tė Poetit: “Dredhit e Patukut” dhe “Juda Makabe”.

    Kjo veprėr, nuk ėhstė botuar kurrė mė parė. Si mudn ta shpejgojmė kėtė fakt?

    E vėrtetė, kjo komedi nuk asht botue asnji herė. Arsyet se pse nuk asht botue ky dorėshkrim nuk dihen. Ndoshta Poeti nuk e botoi pėr arsye se ne ato vite pati botue shumė krijimtari tė tija, si p.sh. pjesė nga Lahuta e Malsisė qė ishte edhe fillimi i lavdishėm i karrieres sė tij, Pika Voese (Mrizi i zanave) Anxat e Parnazit, Shqyptari i qytetnuem, Shėn Franēesku i Asizit, etj. Po nė vitin 1913 Fishta u muer me botimin e Hyllit i Dritės. Arsyeja tjeter ndoshta ishte edhe se Dredhitė e Patukut ishte nji pėrshtatje nė gjuhėn shqipe, dhe ai ndoshta mendonte ma parė tė botonte krijimtarinė e tij, origjinale qė kishte dalė prej pendes sė tij. Nė shkrimet e Poetit mbas vdekjes sė tij asht gjetė nji projekt i bam prej tij pėr botimin e plotė tė korpusit tė tij dhe nė ket projekt banin pjesė nė krjimtarinė dramatike pėr botim Dredhitė e Patukut e i Ligu pėr mend.

    Mund tė zbulojmė diēka nga brendija e kėsaj vepre? Pėr ēfarė bėn fjalė?

    Jo vetėm nė komedinė “Dredhit e Patukut” por edhe te “I ligu pėr Mend” arti fishtjan paraqet jeten familjare dhe shoqnore tė Shkodrės dhe Shqipnisė tė asaj kohe. Poeti ynė nė krijimtarinė e tij satirike dijti me mbėrthye nė nji harmoni tė jashtėzakonshme, herė ambėlsisht e herė vrullshėm karakteret dhe veset e ulta qė rrjedhin prej zemres sė njeriut. I rradhiti aq bukur me nji mendėsi tė perkryeme shumė aspekte qė dalin prej zemres sė njeriut, si p.sh. ambicja, krenarija, demelija, koprracija, abuzimi me vendet e punės, pėrfitime tė padrejta, etj. I vuni kėto tė meta nė dukje mė nji ironi therse e flakėrues nėpėrmjet personazheve si Patuku, Lini, Sylejman efendija, Tartufetti, Nushi, etj. Fishta nė satirėn e vet i frymzuem nga dashnia pėr Shqipninė na paraqitet shumė herė i pamėshirshem me shfrim, zemrim e me nji gaz ironik, ven nė dukje padrejtėsitė e punėt e pahijshme qė e rrethojshin nė dam tė saj. Nuk ka mėshirė ndaj atyne qė janė plot vese dyfytyrsish, qė jetojnė me djersen e me mundin tė tjerve. Personazhet e tij marrin forma dhe shprehi tė ndryshme, simbas situatave dhe rasave nė pėrballimin e problemeve ose daljen prej tyne vetem e vetem pėr me pėshtue pėr sy e faqe. Kjo mėnyrė veprimi i ban me perdorė tė gjitha mėnyrat, dredhinat e mashtrime gjithfarėsh. Nė jetėn shoqnore tė njerzimit janė tė pranishme kėto fytyrėzime personazhesh, ku gjithēka e gjykojnė simbas barkut tė tyne. Poeti āsht i vetdijshėm pėr ketź, e mundohet me hovin e shkelqyeshem krijues qė asht vetėm i tij pėr me e vu njeriun nė dijeni tė sa e sa problemeve qė e paralizojnė nė tė gjitha drejtimet e jetės, pėr me e ndriēue nė rrugėtimin e tij. Ky āsht edhe qellimi i satirikės sė Fishtės, me pa vesin e me e shrranjosė prej shpirtit tė njeriut.

    Dimė se kjo vepėr ka njohur edhe disa vėnie nė skenė diku nė vitet ‘30. Si ėshtė pritur prej publikut?

    At Gjergj Fishta e kishte pasion tė madh dramaturgjinė dhe skenen. Tue fillue aty ka vjeti 1907 ai vuni disa melodramma nė skenen e teatrit qė fretnin kishin ndertue te Kuvendi i Gjuhadolit Shkoder. Nė vitin 1913 asht vu nė skenė dhe interpetue nga aktor tė shoqnive teatrale shkodrane komedia Dredhitė e Patukut. Ēdo veper e shkrueme prej Potetit Kombtar pritej me nji entuziazem tė madh. Krijimtaria Nė paraqitjen nė skenė tė dramave, melodramave apo tė komedive merrte pjesė njė numer i madh artdashes. Franēeskanėt nė ato vite kishin themelue disa shoqni letrare, teatrale muzikore. Ēdo veprimtari nė kėto fusha pritej me entuziazėm tė madh prej publikut shkodran.

    Ekziston edhe njė letėr e Fishtes, ku ai shkruan se gjatė njė udhėtimi nė anije po lexonte Molierin. Kujt ia drejton kėtė letėr, dhe a lidhet koha e shkrimit tė saj me pėrshtatjet qė ai i bėri veprės sė Molierit, (“I semuri per mend” dhe “Ndodhite e Patukut”)?

    Nė korrespondencėn e Fishtės, nji vend tė ndritun ka edhe korrespondenca mė bashkėvėllaznit e tij, si ajo me P. Pal Dodaj, At Justin Rrota, At Shtjefen Gjeēovi, etj. Nė faqet e kėsaj korrespondence dallojmė dhe na paraqiten fakte, tė dhana mbi shkrimin, vumjen nė skenė si dhe pritje nga publiku i dramave tė Fishtės. Nė vapor pėr nė Amerikė At Fishta i shkruen nji leter At Justin Rrotės e i thotė se po lexonte Molierin dhe se nga krijimtaria moleriane mendonte me pėrshtat prap nė gjuhėn shqipe. Fishta gjithmonė pati pėr zemėr njohjen dhe studimin e letersisė botnore, shkrimtarve, poetve, dramatugėve ma nė za tė saj.

    Ēfarė pikasi Fishta nė kėto dy vepra tė Molierit dhe pse vendosi me ia pėrshtat publikut shqiptar?

    Krejt krijimtarija satirike e Fishtės ka si objekt edukimin nėpėrmjet artit teatral. Zhanri komedio-letrar tue vu nė gaz veset, ligshtitė, karakteret e dobėta e marritė e njerzve, ka per qellim tė qortojė doket e zakonet e shoqnisė nėpėrmjet episodeve qė ndodhin nė jetėn familjare, etj. Fishta ka dijtė me e perdorė mirė ket pjesė tė dramaturgjisė qė āsht komedia per me permisue zakonet, doket e nderin e jetės familjare shqiptare. Nga ana tjeter Poeti āsht i vetėdijshem se njeriu āsht i kufizuem prej rrethanave tė ndryshme, por nuk āsht i penguem plotsisht, ka mundesi me deshirė e me vullnet tė mirė t’ia mbėrrij e tė baj nji jetė tė dejė e tė virtytshme, me ndėrgjegje tė pastėr ndaj vetvetes e ndaj tė tjerve. Nė komeditė “I ligu pėr mend” e “Dredhķt e Patukut” personazhet na paraqesin aspekte tė njeriut nė rasa tė caktueme tė jetės sė tij.
    Kėto dy komedķ tė shkrueme me nji stil tė bukur e me nji gjuhė tė rrjedhshme, karakteristike e Fishtės, janė tė ambientueme nė Shkodrėn e viteve dhetė e njizetė tė shekullit tė kalueme. Arsyet se pse vendosi Poeti qė kėto dy komedķ me ja pėrshtatė publikut shqiptar janė tė thjeshta. Nė tė gjitha kohėt krijimtaria letrare āsht fryt qė rrjedh mbas nevojave tė shoqnisė qė jetojnė nė ato rasa. Shkrimtarėt e zot dijn me e pa me atė synorin tyne ket moment e shėndrrojnė nė vepra tė pavdekshme. Pader Gjergj Fishta āsht i vetdijshem pėr ket moment qė po kalonte shoqnia shqiptare, qė sapo ishte lirue nga ngujimi pesėshekullor anadollak. Jo vetem keto dy komedķ, por krejt krijimtaria satirike e Fishtes āsht e lidhun ngushtė me epoka tė ndryshme qė po kalonte populli shqiptar. Mund tė marrim si shembull kryeveprėn satirike Gomarin e Babatasit qė mbasi doli prėj shtypshkrojes brenda katėr ditėve u mbarue, u shiten ma se 1000 kopje. Kjo ndodhi pėr faktin se ēashtjet e trajtuem aq bukur e me shije nė atė satirė ishin aktuale brenda drejtuesve dhe zyrtarve tė shtetit.

    Pse ishin kaq popullore veprat satirike tė Fishtės?

    Fishta si Franēeskan ka jetue nė thjeshtėsi tė plotė, nuk e kishte problem me ndejė dhe me folė me njerėz tė thjeshtė e tė pashkollė. Tue qendrue me njerėz tė niveleve tė ndryshme ka nxjerr brum pėr krijimtarin e tij. Shumė shprehje dhe thanje popullore i ka marrė prej kėtyne bashkėbisedimeve, tue i dhanė nji formė dhe shije tė bukur estetike urtisė sė popullit tė thjeshtė tė maleve ose tė qyteteve. Edhe komedia “Dredhit e Patukut” asht fryt i dialogut tė Fishtės me kuadrin e plotė tė jetės familjare dhe qytetare shkodrane. At Fishta shumė herė tue luejt domino qendronte me leter nė dorė dhe shkruen tė gjitha shprehjet qė dėgjonte, kjoshin ato tė mira, tallje, pėrulje, etj. Nganjiherė nxiste edhe zemrime tė tė tjerėt pėr me nxjerr shprehje pėr qellimin e tij. Nė Lahutėn e Malsisė pėrmendet njifarė Man Sela sikur kishte marrė pjesė nė luftėn kundėr malazezėve, por nė tė vertėte ai ishte nji kasap prej shkodre dhe i pashkollė, Fishta herė shkonte te ai e herė ai vinte te Poeti e i fliste pėr politikė e gjana tė pavend.

    Sa i qėndron kohės kjo vepėr? A mudn ta pėrfytyrojmė sot nė njė skenė teatri?

    Fishta ishte dijetar i kohės dhe krijmtaria e tij profetike shtrihet nė kohė dhe nė hapsirė deri te ne dhe vazhdon nė rrugėtimin e saj. Shumė vese, jetė tė pandershme, mashtrime, etj. tė vena nė dukej prej Poetit atė kohė janė edhe sot e gjithė ditėn tė pranishme nė nė jetėn shoqnore, politike, etj.

    Ēfarė perfaqėson kjo vepėr nė krijimtarinė e Fishtės? Ajo na shpėrfaq, njė anė tjetėr tė tij, atė si shqipėrues, apo jo?

    “Dredhit e Patukut” nuk asht nji perkthim mirėfilli por nji pershtatje nė gjuhėm shqipe. Motivin e mori nga dramaturgu i madh francez dhe vendosi nė tė elemente, ngjarje dhe copėza nga jeta e pėrditėshme shqiptare. Unė mendoj se me ket komedi Poeti Franēeskan e kombtar i ka dhurue panteonit tė kryeveprave tė tij tė pavdekshme nji shtatore tė artė edhe pse jo nė nivelin e tė tjera veprave. Por Fishta asht marrė edhe me pėrkthime. Ka pėrkthye pjesė nga krijimtaria e Homerit, Petrarkes, etj.

    milosao

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •