Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 86
  1. #61
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga Adem Berisha Lexo Postimin
    Ndonėse Diellza i mungon sot shkollės

    TĖ PRIFTĖ E MBARA
    SHKOLLA IME


    Sot mė datėn njė shtator
    gjithēka ndryshe po frymon,
    fėmijėt tė qeshur dorė pėr dorė
    mirė se tė gjejmė shkollės i thonė.

    Kaloi vera, shkuan pushimet
    shkollė e dashur bėhu gati,
    kalamajve ua shto gėzimet
    tė priftė e mbara, tė priftė fati.

    Hapi dyert e diturisė
    bijtė e tu merri nė gji,
    kėta janė engjėj tė perėndisė
    pa kėta bota s’ka gjallėri.

    Janė si lulet nė blerim tė prillit
    gjithė natyrėn qė zbukurojnė,
    me nj’ at zė porsi tė bilbilit
    jetės sė re kėta i kėndojnė.

    Mėsues tė dashur o fanar drite
    dituritė ju qė shpėrndani,
    gėzonju e kėnaqnju ju kėsaj rrite
    kurrė nga vetja mos e ndani.

    Puna e mbarė juve ju qoftė,
    kurrė suksesi mos tė mungojė,
    bashkė me fėmijėt zoti ‘u bekoftė
    gjithė tė mirat ju dėshiroj.
    Pershendetje i ndruari Adem Berisha!Me qense nje poezi qe te dhimbset per nje foshnje qe aksidentalisht ka humbur jeten,menyra e te pershkruarit nga ana jote eshte aristikisht e larte.Fatkeqsite ne jete jane te ndryshme,por te perbashket kane nje gje himbjen.Ju si gjysh keni gjetur nje rruge orgjinale per tja lartesuar kujtimin mbeses suaj te pa harruares Djellza :Poezine.Tek poezite qe ju kini postuar dalin ne pah shume cilesi te tuat si prind qe jua rrisin vlerat ne jete.Ju uroj : Te rroni dhe ta kujtoni Djellzen dhe qofte i pa harruar kujtimi i saj.Kur isha me pushime ne plazh u njojta me nje familje nga Rahoveci me familjen e te ndjerit Faik Sylkaj dhe bisedova gjate me djalin dhe bashkeshorten e Faikut ku me folen me respekt per ju.Ju uroj shendet dhe lumturi.Me respekt Riza Ēato
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-09-2009 mė 21:57

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    I nderuari Bace Adem . ne shenje perkrahjeje te jap ketė shkrim per bijen time e cila nderroj jetė naten e \vitit te Ri !


    NĖ PĖRVJETORIN E 25 TĖ ARIANĖS !


    Akrepėt e orės s'lėvizin !
    I mbulon heshtja nė pafundėsi !
    Kjo natė e pėrmortshme - si ēdo pėrvjetorė
    mė pushton me mall , mė gri !

    Jam unė babai i pėrdėlluar
    Ēfarė hije do tė kishe Ti Arianė ?
    Lahuria e nusėrisė tė vezullonte anėsisė
    e gėzimi tė mbulonte ēdo anė !

    Njė ēerek shekulli mė pushton malli
    nė ndryshimmote ku tė gjej gėzim,
    diēka e padukshme mė gėrryen nga brendia
    janė vullkane qė shkojnė rrėmbim!

    Janė furtuna qė mė zgjojnė kujtime
    dhe Ti bija ime Arianė
    njė ēerek shekull me akull nė shkrime
    mė shfaqesh pranė ! Pranė !

    Pėrpiqem tė tė shoh a je rritur
    nė cilin fakultet i vijon studimet !
    Dhe mbetem nė pritje i tronditur
    se ftohtėsia ndarje - m'i mbulon krijimet !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159

    Nuk ėshtė humbje kur nuk ke fituar por, kur humbė atė qė ke poseduar

    Tė dashur riza2008 dhe gjakushi, ju falėnderoj me gjithė zemėr dhe jam mirėnjohės qė pėrcillni e lexoni shkrimet e mia modeste pėr nga vlerat artistiko-letrare por qė vėrtetė shprehin botėn time tė brendshme bashkė me gėzimet e hidhėrimet e kėsaj jete. Konsideroj se pėrjetime dhe ndjenja tė kėtilla kanė edhe shumė bashkėkombas tė mi por qė mbase nuk i shfaqin ato nė kėtė mėnyrė si unė.
    Njėri ndėr ata qė ka pėrjetuar dhe nuk mund tė lirohet dot nga dhimbja, ėshtė edhe vet gjakushi i cili poashtu shfaqė ndjenjat e tija pėrmes vrushkujve elegjikė por edhe mė sė miri kupton vuajtjet e dhimbjen e tė tjerėve.
    Tė dashur riza2998 dhe gjakushi, unė u pėrpoqa tė mbledh forcėn e pėr njė ēast tė anashkaloj dhimbjen pėr t'i uruar fillimviti tė mbarė shkollės sonė, kalamajve si engjėj dhe gjithė atyre qė shpėrndajnė rrezet e diturisė, mėsuesve tė dashur ndonėse :
    . . .
    "Sadoqė vitet po kalojnė
    kurrsesi dhimbja s'pakėsohet,
    ajo s'bie nga intensiteti
    veē sa vije e mė shumė shtohet".
    (. . .Koha nuk sheruaka plagėt)
    Megjithatė, le tė kujtojmė edhe dhimbjet e tragjeditė e gjithė atyre qė pėsuan nga gjakatrėt e barbarit ndėr tė cilėt ėshtė edhe familja Sylka nga Rahoveci tė cilėn e falėnderoj pėr fjalė miradije qė i paska thėnė mikut Riza lidhur me mua dhe gjithashtu uroj qė sa mė lehtė tė pėrballojė dhimbjen pėr tragjedinė e pėsuar.
    Falemnderit i dashur gjakushi pėr solidarizimin dhe vargjet e vendosura kėtu, tė kuptoj fort.
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Edhe ne mesuesit bashkohemi me dhimbjet e shpirtit tuaj qe ju mungon nje dashuri e humbur ne nje menyre apo ne nje menyre tjeter...S'ka me keq kur bangat ngelen bosh...Kuraje e force poete te nderuar te forumit Adem dhe Gjakush.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159

    Solidariteti vėllazėror, veti e shenjtė e shqiptarėve

    Faleminderit e nderuara mėsuese pranvera bica pėr komentin dhe ndjesinė tuaj nė rastin e Diellzės tonė, tashmė tė pėrbashkėt. Diellza e cila sot njė javė, mė 29. 09. do tė festonte ditėlindjen e katėrmbėdhjetė tashmė ėshtė bėrė urė magjike e lidhjes sė miqėsive tė reja midis vėllazėrish e motrash shqiptare anė e mbanė globit tė cilėt bashkė me mua i kushtojnė vargje tė zemrės.Jam i sigurtė se njė peshė mjaft tė madhe tė dhimbjes e ndieni JU mėsuesit si prindėr tė dytė tė fėmijėve por, megjithatė, unė ju uroj vit tė mbarė shkollor, shėndet tė mirė dhe suksese tė vazhdueshme.
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159

    Veprat e ndritura nuk vdesin kurrė

    Lexues tė nderuar tė FSH,
    sot vetėm dua tė JU pėrkujtoj se nesėr mė datėn 06. nėntor 2009. ėshtė njė ditė dhimbjeje e pikėllimi por njėkohėsisht edhe njė ditė krenarie nga se pikrisht atė ditė, mė 06. Nėntor 1998. heroikisht ranė nė altarin e lirisė dėshmorėt e kombit:
    Xhelal Hajda-TONI, Selajdin Mullabazi-Mici nga Rahoveci si dhe bashkluftėtarėt e tyre nga Vushtrria:
    Bektesh Haliti, Nezir Ymeri dhe Hamdi Hajrizi.
    E them qė ėshtė ditė dhimbjeje e pikėllimi sepse kėta dėshmorė u ndanė nga jeta mu nė lulėn e rinisė duke mos kursyer gjėnė mė tė shtrenjtė pėr lirinė e popullit dhe atdheut tė tyre - Kosovės martire, gjakun e dėlirė dhe jeten e tyre tė shtrenjtė por, them se ėshtė edhe njė ditė krenarie pasiqė ky poipull i lindi dhe rriti nė gjirin e tij bijtė mė tė mirė, me veprat e tė cilėve do tė mburret dhe krenohet brez pas brezi.
    Konsideroj se me plot tė drejtė e them pasuesin e fundit tė poezisė "Pavdekėsia":
    "lum si ai kėtė fat qė mund tė ketė
    tė bie si hero e tė jetojė vepra e tij".

    Unė nė kėtė pėrvjetor, JU drejtoj tek disa vargje modeste tė cilat ndodhen lartė kėtij shkrimi, pėrkatėsisht nė faqėn 1 tė kėsaj teme, si shenjė pėrkujtimi. mirėnjohjeje dhe dhe mburrjeje me kėta dėshmorė tė atdheut.
    JU falemnderit pėr mirėkuptimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Adem Berisha : 05-11-2009 mė 13:17
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    91
    Postimet nė Bllog
    4
    Miku im Adem,
    Ju pėrshėndes me shumė sinqeritet.U relaksova duke i shijuar poezitė tua.Se, ne, njė numėr goxha i madh ,leximin e kemi ushqim tė shpirtit, dhe, mu aty ēlodhemi.
    Ju falemnderit qė mė mundėsuat tė ēlodhem sado pak nė kėtė kohė bukur tė zymtė(nuk e di se a pajtoheni pėr kėtė pohim timin ).
    Hajrush nga Ferizaji

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159
    Patjetėr qė pajtohem i dashur Hajrush, vėrtetė ėshtė kohė e zymė pėr shumė ēka, ėshtė kohė e pakohė por nuk do tė braktisim optimizmin.
    Faleminderit qė lexon dhe vlerėson shkrimet e mia ndonėse modeste.
    Shėndet e gjithė tė mirat.
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159

    Krenari mė vete

    SORKADHJA SHQIPTARE

    Ėshtė si molla e rremit
    qė pemėn zbukuron,
    si Shota ėshtė e Azemit
    gjithė kombin qė nderon.

    Kjo ėshtė njė krenari
    me virtyte tė larta,
    tė bėj punė tė mbara di
    me duart qė i ka tė arta.

    Shikohet me shumė simpati
    nė skenė kur debuton,
    shpirtit e zemrės i dhuron qetėsi
    me gojė kur flet, me sy kur shikon.

    Si pėllumb i bardhė fluturon
    lartė, atje mbi re tė bardha
    nė vend dhe jashtė kur qėndron
    shkėlqen e jona sorkadhja.

    Bashkndien me tė vjetrit
    ndihmon tė sėmurėt rėndė,
    kurrė tė keqen nuk ia bėn tjetrit
    mish e shpirt kjo i ka human.

    I do e ndihmon tė tjerėt
    qė dhimbja i ka kapluar,
    di tė ngushėllojė tė mjerėt
    dhimbjen pėr t'ua lehtėsuar.

    Di tė vlerėsojė tė mirat
    zoti qė i ka dhuruar,
    nuk e do terrin, i do dritat
    sė tepėrmi nė terr ka jetuar.
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159

    Njė jetė e tėrė nė shėrbim tė popullit e atdheut

    HALLKĖ ĒELIKU E HIOSTORISĖ

    Kobzezė, natė e gjatė e pahėnė,
    me terr tė zi mbulonte ēdo pėllėmbė toke,
    atė tokė qė tė bijtė e thėrrisnin nėnė
    duke mos pasur mbi dhe tjetėr nėnėloke.

    Shumė ujqėr grabitqarė kokė kishin ngritur
    prenė e tyre mes vete donin pėr tė ndarė,
    atė pre qė kishin masakruar e me gjak ujitur
    sikur qė askund tjetėr nuk kishte ngjarė.

    Por, nė qytetin namėmadh skaj lumit Lumbardh
    atė verė mė njėmijetetėqindeshtatėdhjetetetė
    mblidhen burrat mė tė shquar shqiptarė
    pėr tė lidhur besė e vdekur pėr tokėn e vetė.

    Plejadės se madhe tė Lidhjes sė Prizrenit
    burrash vigana tė mbarė shqiptarisė,
    vit pėr vit mu si nė Kopshtin e Edenit
    i shtohen lule tė reja tė pėrjetėsisė.

    Po me atė emėr si Ēelė Shabani i Rugovės
    mė tetėqindetetėdhjetenjėtėn heroike
    nė fshatin Bec tė Dushkajės sė Gjakovės
    lind e rritet Qel Shabani i kėngėvet epike.

    Krah pėr krah me Hasan Prishtinėn,
    Is’ Boletinin e Dedė Gjo Lulin
    nė bark armikut i kishte futur frikėn
    ky bashkėluftėtar trim i Bajram Currit.

    Me Sadik Ramen e Gjurgjevikut
    e Azem Galicėn atė trim si zana,
    humbje tė mėdha i shkaktoi armikut
    veē pėr luftėra e kishte lindur nėna.

    Xhafer Tajarin nė luftė tė Behocit
    e ēarmatosi me gjithė ushtri,
    nė besė tė tij e tė Mehmet Gjonit
    e lėshuan tė gjallė nė Pejė me hy.

    Luftė pas lufte nėpėr beteja
    nė Dukagjin, Rekė e Malėsi,
    Qel Shabani vriste si rrėfeja
    si gjyle topi jehonte kushtrimi tij.

    Ou bini burra he ju ndihmoftė zoti!
    At-Mėmėdheut lirinė pėr t’i pruar,
    mos tė ju ndalojė pushka as frikėsojė topi
    djalė pas djali pėr tė kem’ pėr t’luftuar!

    Kur Pavarėsinė shpalli Shqipėria
    nė Vlorėn trime tė Ismail Qemalit,
    ndėr tė parėt shkuan Rekė e Malėsia
    luftėtarė trima tė Qel Shabanit.

    Nė periudhėn e ripushtimit
    nga bajlozėt, . . . krajlat e Serbisė
    vazhdoi luftėn drejt ribashkimit
    pėr ribėrjen e tė vetmes, nėnė Shqipėrisė.

    Pėr shtatėdhjetė vjet tė jetės sė tij
    kurrė s’iu dridhen kėmba as dora,
    nė luftė me turq e me Serbi
    veē sa vinte e i shtohej Ora*.


    Botoi e pėrditshmja e Prishtinės "Epoka e Re" mė 21. 08. 2010.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •