
Postuar mė parė nga
GeoF
Gentjan Banaj poezi
IKONA TE THYERA
Foto
Gentjan Banaj lindi mė 10. 06. 1974 nė Fier.
Kryen studimet e larta nė degėn Gjuhė-Letėrsi
Shkodėr 1994-1998.
KITARA
Njė tel kėputet
Kitaristi shpohet nė sy
Nota vdes, gjysmė kitarist
Gjysmė varr kitara.
Redaktor Xhevdet Shehu
Nuri Plaku
Korrektor ; Xhevdet Shehu.
Piktura Shkėlqim Meēe
Poezia si ikonė
Parafjalė pėr librin me poezi “Ikonat e thyera” tė Gentjan Banajt
1
Midis zhurmės sė hatashme qė bėn politika dhe mediat e ndryshme, midis lajmeve tė pėrditshme me dhunė dhe vrasje nė jetėn tonė tė ashpėr, kur na mungon prej kushedi sa kohėsh njė gazetė letrare, leximi i njė libri me poezi ėshtė sa njė befasi e kėndshme, aq dhe njė luks.
Tė tillė ndjesi pėrjetova ndėrsa mė ra nė dorė ky vėllim me poezi i poetit Gentjan Banaj.
Tė shkruash poezi nė kohėn e sotme nė pamje tė parė duket si marrėzi. Dhe “marrėzia” duket se dyfishohet kur kėmbėngul pėr botimin e saj. Jetojmė nė njė kohė sa tė ēuditshme aq dhe absurde. Jetojmė nė njė kohė kur pėr poezinė e brishtė mbahet njė qėndrim brutal, i pashpirt. Mbahet ky qėndrim nga shtetarėt, nga politikanėt, nga biznesmenėt po se po, madje dhe nga ata prej tė cilėve pritej mė pak njė qėndrim i tillė - nga librarėt.
Jetojmė nė njė kohė kur poetėve u duket se gjithēka shkon sė prapthi, kur gjithēka duket se ėshtė e lidhur me paranė, me fitimin, me ndėrtimet qiellgėrvishtėse ku burojnė paratė lumė, me biznese dhe trafiqe ku pėrzihen armėt dhe vdekja, por pak, pėr tė mos thėnė askush nuk kujtohet pėr kėtė art tė vjetėr sa bota dhe ndoshta mė njerėzorin, me tė cilin janė edukuar brezat njėri pas tjetrit, poezinė…
Kohė e keqe pėr lirikėn, thotė njė poet kosovar.
Por poetėt shpesh kanė sfiduar botėn dhe kohėn kur jetojnė. Dhe kjo ndodh se ata besojnė te thelbi i pazhbėshėm i poezisė, te arti qė bėjnė, te kumtet njerėzore qė pėrcjellin. Ndaj dhe poezia ka mbijetuar. Ėshtė shkruar, ėshtė botuar, ėshtė pėrcjellė gojė mė gojė e dorė mė dorė. Sepse ata besojnė te shenjtėria e poezisė, e shikojnė atė si ikonė, jetojnė me tė dhe i falen si Shėn Mėrisė.
Njė dėshmi tė mbijetesės sė poezisė unė do tė quaja dhe kėtė pėrmbledhje poetike tė Gentjan Banajt.
2.
Nė kėtė atmosferė, Gentjan Banaj shfaqet para lexuesit me vėllimin e dytė me poezi tė titulluar “Ikonat e thyera”. Vėllimin e parė e ka botuar dhjetė vjet mė parė nėn titullin “Parajsė nė plehra”. Pra, nė njė hark kohor prej dhjetė vjetėsh, pasi ka akumuluar dhe ka reflektuar mbi botėn qė e rrethon, autori dėshmon se jo vetėm nuk ka hequr dorė nga besimi tek ikona e tij, por se ėshtė edhe mė i vendosur tė ecė pėrpara nė kėtė rrugė sa tė ėndėrrt aq edhe tokėsore, sa tė dhimbshme aq dhe tė magjishme tė poezisė.
Natyrisht, nė kėtė vėllim tė dytė ai shfaqet me njė pjekuri mė tė madhe nė krahasim me librin e tij tė parė qė e ka botuar kur ishte 23 vjeē. Tashmė ai ka njė pėrfytyrim mė tė qartė botėn dhe ngjarjet, pėr dukuritė mbi tė cilat vjershėron, me njė prirje tė dukshme pėr tė filozofuar mbi metaforat dhe gjetjet artistike tė tij. Si e tillė, poezia e Gentit tė vė nė mendime. Tė vė nė mendime me poezinė qė krijon pėr njė tė qarė fėmije buzė rruge, pėr njė nėnė qė shkon nė varreza dhe rėnkon “Ah, bijtė e nėnės, mu plakėt nėn dhé”, pėr njė puthje qė ftohet “nga mirupafshim nė lamtumirė”, pėr ca imazhe qė i feksin nga Rruga e Qumėshtit, pėr mesnatėn qė i ka ngecur nė fyt “si njė lėmsh trishtimi”, pėr njė “pranverė tė dimėruar blerimvrarė”, pėr trokthin e frikshėm tė Kalit tė Trojės…
Duke lexuar me vėmendje poezitė e Gentjan Banajt ndien menjėherė atmosferėn e dhjetė viteve tė fundit qė kemi pėrjetuar tė gjithė sė toku nė kėtė Shqipėrinė tonė. Nėpėr vargjet e poetit davaritet mjegulla e dhimbjes dhe trishtimit njerėzor nė njė kohė tė vėshtirė sikurse kanė qenė nė tė vėrtetė kėto vite qė kemi lėnė pas. I ēliruar nga prangat e paragjykimeve dhe tė censurės, poeti jeton me hallet njerėzore, i ndien ato gjer nė asht, dhe nga thellėsia e shpirtit i feksin metaforat, rimat dhe ritmi shpesh i ndėrkryer i poezive tė tij. “Jeta tė kryqėzon,/ pas ngjarjeve tė mėdha!/ Vdesim nga pak/ duke i ikur agimit”, shkruan ai te poezia “Muzg”. Ndėrsa pėrfytyrimi i tij merr pėrmasa kozmike te poezia “Imazhe nga Rruga e Qumėshtit”: “Pas ndarjes, ti nesėr e mėrzitur/ Do tė rendėsh me hapa harrimi,/ Lėkura e bardhė, si nga prekja do tė dridhet/ Tek magjia e purpurt e perėndimit”.
Por shqetėsimi i tij si poet dhe qytetar pėrtej kombėsive dhe nacionalizmave absurde, sintetizohet mjaft bukur nė poezinė “Pėrse”, tė cilėn po e sjell tė plotė nė vijim:
Foshnjat
Tė ēdo kombėsie
Qajnė njėsoj.
Loti – alfabet i njėjtė.
Tė qeshurat pa ndryshim…
Pėrse, pra,
Kufij, luftra
Puthim si gjarpėrinj?!
Kėshtu mund tė ndaleshim dhe tė analizonim poezitė e kėtij vėllimi. Por e rėndėsishme ėshtė fryma, shpirti qė shkėndijon nėpėr to dhe besoj se kėtė do ta kapė menjėherė lexuesi.
Sepse poezia e Gentjanit, megjithėse sintetike, ėshtė e qartė dhe e kuptueshme.
3.
Gentjan Banaj nė mėnyrėn se si e percepton realitetin dhe raportet qė krijon me tė nėpėmjet poezisė, duket se ka krijuar njė fizionomi tė vetėn dhe pėrpiqet qė nė ēdo poezi tė jetė ai dhe jo hije e tė tjerėve. I tillė ėshtė ai edhe kur i kėndon dhimbjes, trishtimit, ndarjes, thinjave tė shtatorit, njerėzve tė tij mė tė afėrt, botės dritėterr dhe asaj mė tė bukurės, ndjenjės sublime tė dashurisė. Ai nuk kufizohet tek uni i tij si qytetar dhe poet, as nė qytetin ku banon. Poezia e tij ėshtė pėrgjithėsuese, ka shtrirje dhe rreket tė pėrfshijė brenda saj sa mė shumė fate njerėzore. Por kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr poetin. Prirja drejt individualitetit krijues eshtė shenjė e seriozitetit dhe pėrkushtimit artistik. Ėshtė vlerė e patjetėrsueshme pėr krijuesin zėri origjinal dhe mbi tė gjitha ndėrgjegjėsimi se rruga e poezisė ėshtė e gjatė, tepėr e gjatė dhe e vėshtirė. Pėr mė tepėr kur dihet se ky art ka shėnuar kulme marramendėse me emra qė vezullojnė prej shekujsh me njė dritė tė papėrsėritshme. Poezia ėshtė njė kėrkim i pandėrprerė dhe i mundimshėm. Uroj qė Gentjan Banaj ta ketė kuptuar kėtė dhe tė mos stepet nė kėtė rrugė tė vėshtirė dhe magjepsėse njėherėsh.
Nuk mjafton qė poezinė ta shohėsh si ikonė…
Xhevdet SHEHU
PĖRPJEKJE SIZIFIANE PĖR DALJE NGA NATA
Duke u nisur nga fakti se gjithēka ēka shkruhet nė vargje nuk ėshtė poezi, sidomos tash kur shijet dhe kėrkesat pėr tė bukurėn janė tė atij niveli sa nuk mund t’i kėnaq gjithkush e me gjithēka, jam tejet i lumtur qė nėpėr duar kam njė dorėshkrim tė Gentjan Banajt.
Duhet thėnė, qė nė fillim, se ajo qė e veēon poezinė e Gentjan Banajt, pėrveē tjerash, ėshtė mbizotėrimi i mendimit mbi ndjenjėn, prandaj poezinė e tij, me disa pėrjashtime, do ta quaja poezi filozofike. Pra, thėnė ndryshe, nė kėtė pėrmbledhje me poezi hetohet njė pėrpjekje sizifiane e autorit pėr tė dalė nga nata dhe pėr t’u futur hullive tė pafundme tė dritės. Prandaj, i zhytur nė ankthin e ėndrrės sė agimtė, qė pėrpėlitet diku labirinteve tė thella tė natės, Gentjan Banaj, me maturinė e njė urtaku, rrugėton andej nga duhet tė jetė drita, si njė Krisht i kohėve tona, gjithherė me ndjenjėn e vetėflijimit nė shpirt, pėr t’i shpėtuar tė gjithė ata qė pėrherė e mė shumė po i pėrpin terri, sado qė ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se kjo rrugė nuk ėshtė aspak e lehtė, pėr shkak se:
Koka ėshtė veshur me mbrėmje
Metafora tė frikshme
Pushtojnė trojet pa tapi tė trurit
Mesnata, si thellėsia mė fatale e territ, sado qė zbardh agimi, ende e mban nė ankth poetin.
Zbardhi mėngjesi
Mesnata mė ka ngecur nė fyt
Si njė lėmsh trishtimi
Ngase: ...dhe nata varros diēka.
Herė – herė, duket sikur poeti bie nė fatalizėm dhe sikur jetėn e sheh me pesimizėm tė skajshėm.
Ėshtė ag, por prapė errėsirė
Apo; Si nė shtratin e kuq tė netėve pa ag.
Mirėpo, nuk ėshtė ashtu. Pėrballė ndrydhjeve, thinjave, territ, perėndimit, fletėve tė verdha, vyshkjeve, shkretėtirave, vajeve, klithmave, vdekjeve, varreve, zhgėnjimeve, lotėve, dhembjeve, urisė, lypėsve, lakut... poeti e vė kurban veten e tij, ngase tabani ku e ndėrton ai jetėn e ėndėrrtė pėr tė gjithė njerėzit ėshtė dashuria, ėshtė lumturia, ėshtė e njerėzishmja...
Pėrndryshe, ky edhe ėshtė misioni i vėrtetė i krijuesit, kėshtu qė:
Me kupa metaforash
Dehen poetėt
Me kupėn e drunjtė tė gjakut
Me kupėn e qelqtė tė lotit
Nė kėtė kohė tė pakohė, kur, fatkeqėsisht, mbi gėrmadhat e tė njerėzishmes po i ngre ngadalė e pahetueshėm muret pėrditshmėria ēorientuese dhe po rėndon me krejt peshėn e vet mospėrfillėse mbi vlerat shpirtėrore, ky zė i ėmbėl e melankolik njėkohėsisht, qė mė vjen andej nga Myzeqeja e Muzave, mė duket si njė klithmė nė shkretėtirė, qė kėrkon njė pikė ujė kthjellimi pėr t’i ujitur ėndrrat e veta qė po i vdesin diku xhunglave tė harresės.
Sabit IDRIZI
Aspak i lehtė rrugėtimi nėpėr kėtė pėrditshmėri tė pėrhirtė, e cila ia thith ngjyrėn ēdo gjėje tė bukur. Ėshtė me fat ai i cili bart “mallkimin” e muzave dhe rrugėton me dashurinė. Pa dyshim, nė kėtė rrugėtim Genti nuk ėshtė nga udhėtarėt fatkėqij qė bredhin pėrditshmėrisht rrugėve tė vetėkėnaqėsisė boshe.
Gani Baliu
Poezia e Gentjan Banajt ėshtė ehograma tipike e njė shpirti tė thellė e tė ndjerė poetik, kulmet e sė cilės godasin me revoltė vlerat e civilizimeve absurde .
Vetė esenca kuptimore e kėsaj poezie, vjen si fluks i vrullshėm meditativ, plot versione dramatike dhe intuitė tė moderuar.
Kontraste tė mugėta dhe befasuese, iluzione rinore dhe amshim. Pėrmes artit dhe kulturės sė vet tė kthjellėt dėshmon edhe stadin e dhimbshėm tė transformimit tė kėtyre vlerave nė ikona tė thyera.
Nuri PLAKU
Poezia e Gentjanit ėshtė piskama e trishtuar rebele eseniniane
prej nivelit mė tė thellė e tė vėrtetė shpirtėror qė konteston realitetin e vrazhdė, por pranverohet para dashurisė.
Vladimir MARKU
KOHA
Qėndroj ballė pergamenit tė kalbur
Njė molė e bluan pa tė keq me tik-tak.
Hieroglifet heshtin nėn gri harrimi…,
Nė lėkurėn time mbijnė nga pak
Koha shkel mbi kufoma dhe eshtra
Duke thėnė me vete njė postulat modern.
Qėndroj ballė testamentit si kohė qė shkoj
Rrotullimi rreth boshtit shkon dhe vjen.
Avujt e frymės vizatojnė njė ėndėrr
Deri sa bie si gėrmė mbi pergamen .
Mola kompozon nė tretjen e tik-takut
Gėrmat rriten si bimė tė pėrflakura.
Koha na pėrdor,apo ne kohėn tonė
Harxhojmė me kupa uji tė pėrgjakura!?
PA TITULL
Biri
Im.
Te
M
A
R
R
N
Ė
D E
U S
A P
R SI NJĖ
...nė ēengelin e pėrmbysur
gjalloj pėr ty
i varur atje.
EKSOD
Deti pėrlotur zgjat krahėt prej uji.
Njė lodėr fle ne bregun e gjerė .
Varka ikėn pa busull delfinėsh;
Kufomė fėmijėrie lodra nė rėrė.
PEIZAZH ME ERE
Mbi xham
Vjeshta shkelmon me gjethe tė verdha.
Ngrohtėsia
Ftohet nė shiun ēapkėn.
Pemėt e shkundura
Duken si prindėr nė eksodin e fėmijėve.
Gjethet
Era i kreh
Diku nė tjetėr dhe`.
Qielli hesht.
Prolog perėndimesh.
Pranvera vdiq pėrfundimisht
Nė muzg.
Kopshtari shėnon me kryq
Nje tjetėr trung.
SOS MBI VALE
Kėngė me kuje klithi deti
Flokėt gurėve duke shkulur,
Shkėmbit puthjen ia pėrplasi
Me vaj i gjori, nė tė lutur.
Thirrja e birit, anije loti
Si njė Sos mbi valė thėrret,
Tallazoi alarme shkundi
E nga sytė e humb pėrjetė…,
…, mu nė fund tė gjirit tė vetė.
BABAGJYSHI.
U pėrflak sheshi
Nga babagjyshi i kuq
Pa thes ai,
Mjekėrborė e duarshkretė,
Nė mjekrrėn e bardhė
Fsheh njė lot fėmijėrie.
Nė duart e zbrazura
Njė kohė tė lodhur prindėrore.
LAKU I KARAFILTĖ
Nėna
Tespijet kalon njė nga njė.
Lexon nė to ditėt
Dhe nė lak i zė
Nė xhufkėn e karafiltė.
Njė ylber psherėtime
Me lak karafili lė.
I shikon sėrish vitet
Nė rrudha shikimi humb.
I peshon rėnkimi nė duart e rreshkura
E mė tė rėnda i bėn
Plumb.
Ajo hesht
Zemra nė lak tė thinjave
Karafil dhimbjeje e pagėzon
Me lot nėne
Varur nė nyje,nė pritje gjithmonė.
Unė
Pyes thinjat e heshtura
Nė tik-takun e kokrrave brėnda kėtij laku tė rėndė;
Ajo dhemb,
Dhemb...
Sa dhimbje ndjen njė nėnė ?
NĖNĖDHEU
Hekur.
Nga nėn(a)tokė tė vjelim.
Kob ngjyra.
Formula
Ekuacione
Matrica
Dhe
Grykė e akullt.
Klithma
boleron viaskave.
Plumb
Endėrr
Sy qė puthin dheun.
…e s`ka asgjė prej nėne kėtu
Kuja
Mbiu e metaltė
Dhe sosi nė grahmė shpirti.
...njė nėnė mallkon dheun
nėnė-dheu mallkoi njė nėnė!
VITE DHE ĖNDRRA
Nė kohėn e tij tė pakohė
Im atė si kollė e thatė.
Koha luan me fije vitesh,
Rudhave tė thella bėhet plakė.
Silueta laget me vishnje qielli
Nė sfond tė kuq,skuq si prush,
Nė sy digjen vite dhe ėndrra
Rinia qė s`u jetua me vdekje e mbush.
SHPIRT I GRISUR
Vinte vala me rėnkime
Tokės, diē` i thoshte deti
Kėmisha si fat i grisur
rėnkonte nė breg qyteti.
Humbur.Trupi i’u zhvesh jetės
Murgon syri nė sterrhon
Therė, grin kafshatė e bukės
Valėve vdekja nusėron.
-“Do vij ndryshe”, i tha pragut
edhe skamjes dritėvrarė
“Rast i mbramė” si varkė e thirri
Fatgremisurit iu bė varr.
Tash kėmisha shpirturitur
Vrapon, tė puth shtėpine
Lėpin vdekja sofėrlotin
Dy herė vdes, dhe zia nxin.
Guri.
Guri, si gur qau
Nga njė dhembje
Nė zemėr guri
E u ēa
Nė damar
Si kockė krisi
E u tret
Nė eshtėr burri.
FĖMIJĖ TĖ LAGJES SIME
Luanin tė qeshur ata fėmijė
Vraponin
Nė rrugicėn e ngushtė tė shtėpisė time tė vjetėr.
Ishte mė e gjerė kjo rrugicė dhe
S`kishte kufij me mure tė larta sa ditėt e fėmijėrisė time.
Kėta fėmijė vrapojnė mbi njė karrocė bebesh.
Atje ėshtė dhe buzėqeshja jote e dlirė dashuria ime
dhe s`kishte kufij dhe mure
tė gjerė sa humbja dhe ndarja jonė.
Ē`kam njė dėshirė ti shtyj tė gjithė kėta djem
Me njė klithmė trumcaku mbi kėtė lojė
Tė mbetur si relike e fjalėve tė tua
Kur unė me pantallona tė shkurtra pasditesh
Dėgjoja qeshjen dhe thirrjen tėnde..”shoku im, shoku im”,
Por kam frikė se do ta vras lojėn
Me shpatullat prej burri
E duart e mbushura me lot nga malli pėr ty.
S`kishte gardhe dhe kufij midis shtėpive.
Nė muret e ronitur tė shtėpisė sė vjetėr
Me njė gurėz pragu e kam gdhendur emrin tėnd
Dhe aromėn tėnde nė kėtė kopsht tė vogėl ėndrrash
E kam ruajtur
Dhe pėrqafimin tėnd
Kur ti rrije si njė verore nė qafėn time.
Dhe s`kishte mure fėmijėria....
Tė larta sa ky shtat i trishtė burri.
Ja dhe dera ku ėshtė shkruajtur dita e fundit.
Tani ėshtė harruar, bashkė me fjalėt e gjyshes
“mos e hap atė derė bir…tė ikėn fėmijėria, birooo”.
Por ika unė prej asaj dere dhe sėrish nuk guxoj ta prek
…se ikin kėta fėmijė qė vrapojnė
ikėn dhe ti
dhe fjalėt e tua
“shoku im....shoku im”
e bėhem sėrish ky trishtim,
I gjerė sa mungesa jote,
I lartė sa ky mur qė nuk mė lė tė tė shoh .
Po kalbet kjo derė,
Ndoshta nga lotėt
Dhe ca nga flokėt e tu tė verdhė
Kanė mbetur si ditėt tona
Nė tė ēarat e saj.
Dhe e shkruaj pėrsėri emrin tėnd dhe emrin tim
Nė njė gur tė djegur......
….e nuk rritem kurrė pėr ty,
Moj shtėpiza ime e vjetėr !
12. 02. 2008
UNGJILLI I RI
Si nėnkresė, shtroje librash
Ngjarje, shkrime, poezi,
Drama qė flasin heshtur
Qajnė me madhėshti.
Dhe fle , si i vdekur
E shkuara qė ėshtė ardhmėri
Si fjeti Jezusi, monotesit
Mbi ungjillin e fshehtė tė tij .
HESHTJE E VERDHE
Mjerimi…,
Me Migjenin ne raft,
Si fasadė.
Biblioteka ime…,
Me mjerimin e Migjenit
Bėn paradė.
Babai
Mėrmėrit pėrditė si mi(gje)ni.
…,ngadalė.
Fytyrėzverdhur pret nga unė
E s’flet asnjė fjalė.
DUEL
..,Sepse nė halle pėrdite vuan i zėnė
Ti njeri , si mbinjeri zgjohesh dhe fle
Kur pėrbri rivale ke njė gjethe tė rėnė
Kupton zemrėn ; t’vetmin atdhe.
Tė shkėlqen njė lot, si hėnė nė errėsirė
Drithma, topuz e trand te gjorėn zemėr
Si kalores e vertit, me fluturim ne ere
Dhjetė pashė thellė, nė varr pa emėr .
SI KORBĖ,KORBA NĖ TĖ ZEZA
Njė plakė shkon nė varreza;
si korbė, korba nė tė zeza.
Tė shkuarėn mbėshtet mbi shkop
Si lotė gjiri e troket mbi tokė.
Mermerėt ua lanė ajo pėrditė,
Tjetėr shėrbim s`mundet pėr bijtė.
Trokitja e shkopit, rėnkim qė s`u preh,
Ah ! bijtė e nėnės, mu plakėt nėn dhe`
PREKJE HĖNE
Njė grua gjunjėzuar tek SHėn Mėria
Ėshtė nėnė a bijė e saj !?
Mė heton e frikur urtėsia,
Me gjirin qė ka nisur tė qaj.
Ulur nė altar syri i pėrgjėruar
Falje lut me copėra zemre.
Njė pikė gjiri i rrjedh nė mollėza
E bie mbi mua si prekje hėne.
-unė jam nėnė, biro,
lutem dhe pėr ty
me pėshpėrimė nėne.
FLUTURA PREJ COHE
Fryn .
Mjegulla me erėn kompozojnė
Njė klithmė pa sy.
Kopshtari nxiton tė lidhė me rripat
E kuq
Pa ēelur sythat e rinj.
Rripat si harqe ngrihen nė klithmė njėherazi
Dhe lėshohen nė oktavėn funebėr
Si flutura tė gjakosura.
Me thinjat si flakėz dėbore
Dhe fluturat e kuqe
Ndėrtoi paditur ai
Ēarkun e zogjve.
Kopshtari mėrmėrin
Mbledh klithmat e rėna
I mbjell me thinjat e dėborta
Nė dheun e heshtur
Ndoshta rilind nė cohėz
Zogu i Lirė….
….nė ndonjė pranverė.
PĖRTEJ PERĖNDIVE
Nėnė
Dhimbshėm lindim prej gjirit tėnd
Dhe i shkelim kohės nė lėkurė
Natyrė e qetė syri yt
Nėn bekimin tėnd u gjunjėzua ēdo burrė
I mbrojtur nga mėshira qė ty ta vodhėn hyjnitė.
Koha luan
Gjithēka pėrpin nė varrbarkun e saj
Por, brishtėsinė prej gjiri
Nuk do tė mund ta mbaj
Diku me atė gji dhe natyra do tė qaj .
KITARA
Njė tel kėputet
Kitaristi shpohet nė sy
Nota vdes, gjysmė kitarist
Gjysmė varr kitara.
MUZG
Ag ,
Zbulohet pak nga pak trupi i ditės.
Por
Jeta tė kryqėzon
Pas ngjarjeve tė mėdha!
Vdesim nga pak,
duke i ikur agimit.
FJALORI PA ĖNGJĖLL……..
Njė fėmijė qan buzė njė rruge
Manteli i njė hijeje e mbulon me gri,
pa zė, ė-ja e fėminore i fshihet buzėve
nė fjalorin e heshtur tė lotėve tė tij.
Krahėt e njomė me asgjė ka veshur
Kryqėzon nė shpirt fėmijėrinė e ėmbėl
Tek ė-ja tė nesėrmen kyē parreshtur
Me ēelėsin e ri tė fjalės zhgjėndėrr.
Njė fėmijė qan si Ėngjėll pa Ėndėrr.
MBREMJE PA NGJYRĖ
Kaltėrsia mbrėmjes fiket
Syri i flujte, sy rinie.
Gurgullon burimi i lotit
Ne oborr monotonie.
Jeta mat me kut hileje,
edhe bėhet kohė e shkuar
Bluan mokrra-kokrra loti
Tek njė thinjė e paamshuar
COPĖZ ZOGU MBI DRU
Njė pendė zogu
Karfoset drurėve.
Si dezertore e luftės me qiejt
Valvitet,
flamur viktime nė erė.
Shtegetari lufton mbi lamtumirat.
Nuk ėshtė koha pėr tė vdekur!
Moti me diell pret nė atdhe tė ri,
Me gjithė cicėrimat e vajit pėr tė rėnėt.
Ndoshta kthehen-penda pret.
Ose, fatkeqe vdes.
Vdes penda nė pritje.
Bija e krahut,
copėz zogu qe vdiq
Stisur mbi njė dru vjeshte
Nė njė mot tė padėshiruar.
Varrin tek era ka,
Tek era
Qė mbreh kujen e mortit
Si nėnė gjėmėmadhe
E lajmėron me pendė pa varr
Shtegėtim,
Shtegėtim.
TEMPULL
Mjaftojnė pak metra katror
Pėr ta parė tė ngujuar,
Brenda katėr faqesh
Ėndrrėn.
Tatuazh mbi mure !
PESHA
Unė e ngrita nė krah atė njeri, qė tė vendoste kokėn
Nė njė gur shpresėmirė
Me dėshirėn pėr tė jetuar.
Nuk mė dhembėn krahėt
Nga pesha e tij,
As nga vdekja qė ai mbante nė trup.
Unė e ngrita vdekjen nė krah
I tregova se ē`sakrificė ishte jeta dhe
Nuk peshonte ajo
Mė shumė se njė dhembje
E shpresėmirit.
VAJE ME TRE KOHĖ
Lamtumirat janė tė idhėta.
Largimet
mosparjet
Tė hidhura.
Sytė puthin gjysėm mbyllur
Me ndonjė gurėz loti
Si stoli nė gushėn e largimit.
Gjithė helm kėto ndarje,
sė gjalli me mosparje.
Tek e shkuara e tejskajshme e vdekur
Ėshtė e gjalla e epėrme e kujtesės.
Lamtumirat e rinisė mė tė hidhura.
Ikin njė nga njė
Vrulli, qeshja, mundėsia...
Dhe mendon mbi njė rrashtė guri
Kohėn e ardhme tė pėrjetme
Mbetur
Tek njė lamtumirė e parė
Nė kohėn qė s`tė kujtohet.
ABSURD MBIJETESĖ
Njė kafaz pa zog,
Kryqėzuar nė gozhdė.
Burgu i stolisur
Nė lirinė e zogut varet.
Kafazi i vdekur
Nė kryq
Mėrmėron
Golgotėn e zogut.
Murg i pashenjtėruar
Kush e pa shpirtin
Dhe kėngėn nė kangjella kyēur?
Kush e di
Nė fitoi njė varr
Me vajin
E vdekjes
A ngordhjes sė tij!
NĖ JETIMORE
U ndez nata
Si njė epsh qė me vetminė bėn dashuri.
Kapitull i mbyllur i ditės mėrzi
Ėndrra si nė jetimore
Luan me kukulla si fėmij.
PASTHIRRMA SI NJĖ SHTUPĖ DHE
Njė shtupė dhe`
Dhe ‘ish asgjė’ drita.
Jeta gugat si pėllumb i verbėr
nė kėngėn funebre tė varrezės
Psherėtimė nė grykė.
Ehhh…
Porta kėrkėllin
Nė laringun e varrezės
Ku mermerėt si pulbardha
Emra mbajnė nė krahė.
Tremben.
Kushedi ē’pulbardhė vjen ?
Ē’brengė do tė mbaj nė pendė ?
Ē’emėr do tė shenjtėrojė
nė barkun e dheut ?
Me njė pasthirrmė
Gjysma e jetės vdes nė kraharor
E gjysma
Ndjek kujėn nė pendėt e mermerta
Ku kullosin pulėbardha
Fluturim-thyera.
NĖSE FATI NA NDIH
Nėse fati mė kandis
Si zakonisht
Unė rrokullimėn do tė ndjek
Si lėmshi i diellit
nė muzg.
Do tė stisem nė dhimbjet e mia
Si ēdo burrė qė lotin mban kafshuar nė dhėmbė.
Kjo ėshtė hakmarrja ime !
LAMTUMIRA E PARĖ
Dy gjethe
Shkojnė nė rrjedhė
Dy malle tė kėputura
Stinė e pikėlluar i pėrcjell
Nė flokėt e porsathinjur tė Shtatorit,
NJĖ STINĖ MBI XIXĖLLONJĖ
Rruga pėrpiu gjithēka
Veshur me rrobėn e natės.
Mė sėmbon nė zemėr diēka
E njė xixėllonjė shkon stine ngatėrruar
Dhe ulet mbi supin tim.
Jam i dehur me mėrzi
Dhe shkoj kėmbėzbathur
Ne dhimbjen time.
PERSE?
Foshnjat
Tė ēdo kombėsie
Qajnė tė gjithė njėsoj.
Loti alfabet i njėjtė
Tė qeshurat pandryshim…
Pėrse, pra
Kufij, luftra
Puthim si gjarpėrinj!?
SPITAL.
Shpresa ushqehet me serume.
Jeta si bluze e bardhė
Homazhe bėn nė orare vizitash.
Buzėqeshja me kostum me vija
Nė njė mėngė koridori dremit.
Tak-tuk,
Tak-tuk,
Trishtimi jehon sarajeve
Si i pashtrat nė shtėpi tė vet.
Tak-tuk…,
Trishtimi nė errėsirrė
Si eunuk.
BARDH E ZI
Vetmia, tymos nė errėsirrė.
Sajon me sy ėndrra tymi,
Nė sfondin e zi shquhen mirė
Ėngjėlli e djalli tek uni.
Ne botra pluhurash pastaj
Grinden pėrmbi fatin tim,
mes te dyve jam kambanė
mesnata e errėt, i trishtė agim.
Nata, kohės sė ardhme tė vėrtetė
Marifete tė zeza u bėn tinėzisht.
Me fat tė mbrapsht u vyshka shpejt
Me pluhur kėshtjellash, errėsish.
VDEKJA
E plakur vdekja, si fletė e verdhė
Mė e lashtė se piramidat nė rėrė
Edhe pse ēalė-ēalė me kohėn erdh
Nė petkun e terrtė fle bota e tėrė.
Medalion pafytyrė nė qafė tė kohės
Hallkave tė nxira varen motet gri.
Pajetėsia dashuron me stilin plak t`epokės
Nuk zgjedh si veten, por flirton me rini.
EMBLEMĖ
Gur me kokė
Gur me buzė
Me sy
Gur i pashpirt
Si shpirt vendosur.
Gur qė digjet qiri.
Gur-njeri,
Mban mbi shpinė
Shkrime plot mallėngjim, por ty s`tė prekin ;
Ndryshe, s`mund tė jesh gurė
Ndryshe s`mund tė jesh lapidar.
Ti je kudo vetėm si ironi.
“Portrete tė vrarėsh
Sfond shqiponjash
Me krerė qirinjsh
Qė flakėrojnė kohė.”
Ti zbardh si fanar udhėkryqesh
nėn buzėqeshje porcelani.
POEMTH E PAQENĖ
Zbardhi mėngjesi.
Mesnata mė ka ngecur nė fyt
Si njė lėmsh trishtimi.
Nė terr rrezėllin si xixėllonjė
Mendimi i ėndėrrt.
Vrapoj tė kap fashėn e parė tė dritės
Njė puthje tė nis nė fluturim.
Mes qiellit dhe tokės shoh njė fluturak,
…,nxiton pėr tek strehėza e tij;
Bindem pėr pozicionin tim
Pėr qiellin qė ėshtė tepėr larg
Dhe mallėngjehem pėr fatin e ēartur
Larg yllit miklues;
……………………..
Gatitem midis terragut
teksa tik-taku i fatit si lėmsh mė mblidhet
pas atij tė mesnatės, nė fyt.
………………
Rrekem me flladin ende pa gdhirė
ti spjegoj arsyet prej njeriu,
qė nata vlen pėr njė ėndėrr,
dita,pėr ta pėrkundur atė nė djepe tė krahėve.
Arsyet nga koka e trashur sė arsyetuari
Mė lėmshohen nė fyt
Pas atyre tė mesnatės e tė fatit.
…….
Ende s`po zbardh,
Agimet nė pritje peshojnė tonelata.
Puthja nė pritje pėrqafon si ankth
Ėndrrėn, fatin, arsyet.
Eci.
Nė gjoksin e ankthtė tė udhėtarit
Mėrmėroj njė kėngė qė i pėlqen asaj
Duke e mbyllur nė ēark tė buzėve.
Kuturisem me hapat,
Fllad i ftohtė
Agim i tejzgjatur
Mendime tė ankthuara
Ngėrēe dhe terr
Skuta e kthina
Njė dorė qė mė thith nė errėsirrė
Dhe…,
Kama e tij vezullon si ėndėrr
Kėrcėnimi pėr kuletėn
Si pėrrallė;
Ėshtė portofoli ai qė ndriēon ēėshtjet e mishit.
Unė mund t`i jap vetėm pak mish
Pėr kamėn e tij.
Uri prej ujku s`kam
Por instikti “rutinė”nė errėsirrė vėrsulet.
Klithma nė pėshpėrimė kthehet
Nga lėmshenjtė e radhitur nė fyt.
Nė vesh i rėnkoj;
Doja vetėm tė nisja njė puthje,
Me fashėn e parė tė dritės
Copėzėn e qiellit tė ledhatoja.
Ai mė rrokullis me llėrėt e gjakosura
Nė njė gropė tė gatitur aty
Pėr tė mbjellė njė ulli.
Puthje dheu nis prej aty,i pėrmbysur
Me shpirt tė prangosur nėn vete
Me dashurinė e paaguar kurrė.
Unė…,jam jeta - tha therėsi,
Shpirtlirė
Ti je i rrezikshėm.
NĖ JE GJALLĖ
Te porta e varrezės
Njė lule celur kish
Kokėn ulte turpshėm …,
…, ē’lule e bukur ish.
Lulezėn kėputa
M’u kthye vajzė nė duar!
Ah! i putha buzė e gushė
Dhe syrin qė kish lotuar.
Lule vajza mė puthi
“Pėr dashuri, djeg malli”
-Ē’vlen ajo, nė varr e vdekur
Kur s’e shijova sė gjalli?!
Qershor 1998
TERRGREMISUR
Rreth syve flatrojnė flutura errėsirre,
Njė valėz drite i etė me gazmend.
Kjo fashėz thyen kėtė koncept terrėsie
Nga vezullimi i shpirtit fosforeshent.
Si kandil, belbėzon kjo pak njerėzishte
Rrėfen udhėn me hapa shpresėrimi
Nėse kandili i shpritit s`ėshtė terrėri
Pse dreqin humnerave gremisemi !?
TRIPTIK PA KOKĖ
Koka ėshtė veshur me mbrėmje.
Metafora tė frikshme
Pushtojnė trojet pa tapi tė trurit.
…
Kasapi puth gurin me thikė.
Qengji qesh pas vdekjes.
Dashuria bluan zemrėn.
Njė ulli i prerė tė jep lavdi!.
Shpirti i amshuar , pragvdekje.
…
Ohhh!
Sy tė zgurdulluar sorollaten nėpėr dhomė,
Dua tė fle!
Nuk ndaj gjumin nga vdekja,
Dhe perėnditė i bėn vėlla e motėr
Dhe vdes me dėshirė deri nė mėngjes
Pa ėndrra
Pa mendime
Pa kokė .
HUMBJE
Poezia …
Humbi
Nepėr xhepa shtypshkronjash.
Poeti
Humbi
Ne vargjet si epitaf kohėrash.
Ritmi
Humbi
Valles qė troket si breshėri.
Muzika
Humbi
Nė kujen e folklorit si stoli.
Hėna
Humbi
Romancės qė thuhej me mendė.
Njeriu
Humbi
Nė pėrditshmėrinė me nėmė.
MARIA E KALTĖR
Maria
Avitet nė njė mug
Rizgjon njė shenjt tė pėrgjumur
Ikėn e kaltėr, qielli rrugė...
Ave ylber nė mug…
Maria
LOVE STORY
Shiu
Lagu faqet e pallateve.
Dielli kalorės
Qytetin vjen te shpėtoje.
Ura e ylberit
Kordele me qėndisma resh
Qyteti, lumturisht
U ndje i dashuruar
Me pranverėn ,natyrisht.
MĖKATI
Njė yll kėputet.
Dhe ti kapėrdin dėshirėn
Si njė shkronjė nė mermerin e eshtrave.
Nė kraharor
Njė gjurmė ylli fle…
................
nga njė mėkat nė fyt
bota nisi tė flasė.
FJALĖT E ĖNDĖRRTA?
Si guxova tė tė dua…!?
...zemra guxon si e marrė.
Flatrat rreh veshur me terr,
Njė lotėz ra tek fjala e parė.
Si s’guxoj tė mbyll sytė?
Si ėndrra m’u bė fjalė?
Ah! kjo ikje vjedh nėpėr natė
Fjalėt e ėndėrrta me lot tė marrė.
TĖ DUA DHE…..
Tė puth
Dhe tė vras me dashurinė time,
Jo kurmin e epshtė
Por shpirtin e veshur
Me vello tė trishtme.
Tė puth
Dhe brėnda buzėve
Mė mohon gjuha
Mbi mėkatin mėkatuar
Tė them tė dua.
TI, DRITA DHE ZĖNKA
Hepohen retė
Dhe syri yt si dritė
Fėrgėllon mbi det
E mė verbon me njėqind sy.
Treten nė horizontnė
Nė njė vijė
Si xhelozi gri.
Zėnka jonė nazike
Nė mbrėmje, si deti
Merr mente mėrzitjeje
Qielli roze tė flakėruar
Me lotė tė fshehur perėndimi
Si unė
Nė mesnatėn e pagjumė
Si ti nė shtrat
Me qepallat lyer me rozė.
PA TY
Pa ty
Them se do tė jem mė i fortė.
Nė heshtjen time
Sendet e tua
Bien si copa tė flakta
qė zhurisin mall.
Duhet veē njė cast
Ai qė zemrėn mė ēukit,
Cepi i buzės tėnde
Buzėqeshja kur ti hap derėn
Dhe shtrati qė djeg vetmi
Skuqet nė gjethe tė flakta trėndafilash
Qė bien mbi trupin tim
Si lėkura jote.
Pa ty, jam flakėza e vetmuar
Nė sfondin e buzėqeshjes tėnde tė trėndafiltė
MIRUPAFSHIM
Oh sa pak ēaste kam pėr tė parė atė ,
Dhe aq mė pak buza gjirin t`ia prek
Ēaste qė ikni nė maratonė shkuarje
Drejt natės sė terrtė qė vetmi tret.
Oh, sa pak ēaste jam nė syrin tėnd
E nė mug imazhet i vetėm pėrtyp
Varka e kuqe e gjethes sė trėndafilit
Me puthjen time detar mbi trup.
Oh, sa pak kohė kam pėr tė parė ty
Dhe aq mė pak tė kem nė pėrqafim,
Mesnata zgjuar, prej mallit nuk fle
Nga ndarja e trishtė qė do tė ēel nė agim.
…njė mirupafshim meket si njė re nė trishtim.
KUR JAM ME TY
Ti puth sytė e humb i tėri
E tė zbres ngadalė nė shpirt,
Nėn qepallė shoh me ty
E jam rob, frymė,flirt.
Ti m`a zgjon trupin e humbur
S`di se ku mbi trupin tėnd,
thua-ėndrra ka njė fund
them vdekja-s`ėshtė e rėndė.
Ėndėrr e bukur pas syve tė ty
Mė thotė ik, mė lodhe , mjaft
E prej sysh tė rrjedh si lot
Edhe ėndrra bėhet ankth.
MARS 2007
DASHURIA IME
Deti puth bregun e rėrės
Vizaton vetullėn si harku i hėnės.
E sinqertė kjo puthje pėrjetėsie
Natyra jeton ode dashurie.
Deti rregullon harkun e rėrės
Si vetull nuseje kjo gjysmė hėnėz
Puthja dallgė-dallga vlagė
Nė buzė tė puthjes unė si vragė
..., dashuri njeriu, zemėr plagė.
ZGJIMI
Ndonjėherė
Tė zgjon nė mesnatė ėndrra,
E ėmbėl
Sa njė puthje!
Ndonjėherė tjerr mallin mesnata
Dhe puthja jote nė shputė tė dorės fle.
Ndonjėherė
Nuk agon,
nuk perėndon
dhe ėndrra
me tinguj lotėsh
nė shputė tė dorės bie.
GUSHT 2007
E FSHEHTĖ
Drita shuhet.
Njė puthje ftohet
Nga mirupafshim nė lamtumirė.
Pas kodrės dielli ngulet mbi njė qiparis…
…dhe nata varros diēka!
PRANVERĖ DHE KORB
Njė pranverė e klithur!
Dhe mbytet syri i shkruar me natyrė.
Ngjyrat shuhen ngadalė.
Njė zog
Pėllumb a korb tė jetė?
Vėrtitet
Herė nė pranverė
Herė nė klithje.
METAMORFOZĖ
Gjithēka u tha;
Ti dhe unė
Si dy vepra tė harruara
nė dy skuta vetmie.
Ankthi
Thur dy vargje prej malli
Nė netėt e pagjumė
I shpėrbėrė
Nė tym cigareje
Pėr tė ardhur tek ti
Tė tė prek
Tė puth syrin tėnd
Qė ėshtė rudhur nė gjoks
Si njė ėndėrr qė s`duhet ta zgjosh,
Sepse bėhet
Makthi yt
E pikon diku
Nė ēatinė time.
ARRATI E FRIKSHME
Ti mė sheh si mohim.
Krifėn e qeshjes i tund dėshtimit
Hesht!
Pėr ty s`vlej asgjė !?
S`vlej!
Ē`mohohem pėr tė qenė njė dhimbje,
si njė kėshtjellė e porsazbuluar
qė i vlejnė gurėzat e varrosur shekujve.
S`vlej!
Vlej!
Sa njė dhimbje qė dhemb
E strukur thellė
E ndrydhur
Nga frika e njė dhimbjeje tė arratisur
Nga malli pėr ty
E mė gjejnė,
E mė ndalojnė
Edhe tė mė dhembė.
IKJE
Hapat,
Kryejnė ritual ikjeje.
Mendimi trokon me hapa tė ikuri.
Shoh flokėt ku lindi dielli
Dhe kuptoj qė jam perėndim.
PRANVERĖ E DIMĖRUAR
U bėnė shumė ditė qė s’tė kam parė
Nė pragun e dimrit blerimvrarė.
Era e lehtė vret rrudhat mbi ballė
Ku vigjėlon prej kohėsh fjala mall.
Tė prita, tė pres si lot i patharė
Ikja nė sy si kryq mbi varr.
U bėnė shumė ditė qė s’tė kam parė
Pranverė e dimėruar blerimvrarė.
KUR UNĖ….
Tė flisja pėr ėndrrėn time
Nė shtratin e mbushur
me gjethe trėndafilash
Njė qiri dha shpirt.
I kisha ndezur dritėzat pėr romancė
Dhe lotėt mė bėheshin gjethe
Qė tė vishnin ty me ikje nė vjeshtėn e parė.
29.09.2007
UNĖ DHE TRĖNDAFILI
Unė
Dhe trėndafili pėr ty
Qėndrojmė tė heshtur
Nė kryqėzimin e pritjes sonė.
Njė letėr e shtyn era
Dhe imazhi i njė gjetheje tė kėputur
Mė bie mbi qepallė.
Vjeshtė e parė.
Ti ndoshta ke ikur
Por mua mė ngacmon e kuqja e trėndafilit
Qė i ka rrėnjėt tek unė.
Qė prej ikjes tėnde
Mėsova t`i prish trėndafilat.
14.10.2007
ĖSHTĖ AG
Nė heshtje
Mė tingėllon zėri yt i qeshur,
dhe vetulla e hėnės
(dhe)syri i shkruar
(dhe) buza e qershisė
..........(dhe) gusha e bardhė...
Ėshtė ag, por prap errėsirrė.
Ti shfaqesh nazike
Dhe sfumohesh vetmi.
Njė lot
Bie si pikė
E merr vlerė tė egėrr
Jo si dhimbje
Por si fund.
14.10.2007
IKONA TĖ THYERA
Tė pash nė blicin e njė krisme,
Diku midis humbjes dhe rėnies
Anuar si rėnkim i zemėruar
Nė instiktin e epėrm tė qėnies.
Tė pashė nė blicin e njė kohe
Dhe ti mė pe si bust tė anuar
Tek zgjasnim duart marramendsh
Si arna tė kohės sonė tė arnuar.
E sėrish nė drita krismash
Zeusi na ndiqte nė harresė,
Tė ikur, tė anuar, vajtueshėm
Diku midis humbjes dhe rėnies.
IMAZHE NGA RRUGA E QUMĖSHTIT
U ndamė kur yjet tė binin mbi sy
Dhe mua fjalėt mė binin pėrdhe.
Ėndrra jonė pėrgjumej nė udhė
Tek RRuga e Qumėshtit, lart, atje.
Pas ndarjes, ti nesėr e mėrzitur
Do tė rendėsh me hapa harrimi
Lėkura e bardhė, si nga prekja do dridhet
Tek magjia e purpurt e perėndimit.
Tek rruga e vjetėr, nė krye
Hapi i lotuar do tė bėhet i rėndė,
Flladi diēka nė vesh do tė pėshpėrisė
E do bėhet puthje nė trupin tėnd.
Nė mbrėmje, nė heshtje do tretemi
Dhe perėndimi na merr me vete , larg
Dhe orėt ēaste gjethe do hedhin
Si nė shtratin e kuq tė netėve pa ag.
Gjithė yjet do jenė coptuar pas teje
Ngjyer me tė kuqen e perėndimit,
Kujtimet do tė derdhen vetmisė
Si imazhe malli nga RRuga e Qumėshtit.
PA TITULL
…E di e dashur,s`do tė rilind nė ēdo gjethe
Dhe as nė ēdo gjethe nuk do tė pres.
Prej trėndafilit kjo erė qė mė shkuli
Nė perėndimin mė pret tė vdesė.
AMANETI I DASHURISE
Njė ditė nė vdeksha
Dhe nė varr tė zi
Tek njė fije bari
Shpirti do t`mė rrijė
Dhe emrin nje ditė
Po ta lexosh mbi gur
Do gjallojė bari,
S’do t` thahet kurrė.
E nėse mbi varr
Do tė qash nėn zė
Besėn ke harruar,
nuk do t` mbij mė.
E nėse tė dielave
Ke punė, s’do t`vish
Nėn mermer bari
Do tė vdes sėrish.
PA TITULL
…E di e dashur,s`do tė rilind nė ēdo gjethe
Dhe as nė ēdo gjethe nuk do tė pres.
Prej trėndafilit kjo erė qė mė shkuli
Nė perėndimin mė pret tė vdesė.
BIBEL URIE
Njeri
Shenjt,
kryezot
Para lypsit
Me nėnqeshje mos rri!
Hidhi njė monedhė tė mbijetojė
Dėshtimit njerėzor
Parė nga sytė e tu,
Mos tund biblėn
Kur njeriu ka uri.
NJĖ TROJĖ E RĖNĖ...
(triptik)
Troja ra!
30 Jo se mbrojtje nuk kish
Por nderi nuk fiton
Nė sulm pabesish.
Grekėt,
Fituan lavdinė gėrmadhė
Dhe emblemėn e pėrjetshme
Tė tradhėtisė.
...
Trokėllin njė trokth kali
Kalė me vrag nė fytyrė
I shenjtė si Pegas fluturoi
I bukur, Narciz nė pasqyrė.
Kali, qė historinė pruri nė shpinė
Monument fisnik meritoi
Trokthi i ėmbėl ngjall panik;
Nė bark i mbollėn njė Trojė.
…
Vrapon nė pluhur njė kalė revan
Era dhe pluhuri e zėnė murg.
Nė prag tė dhėmbėve fjalėn mban
Tek Ai i drurit kapluar nė burg.
Suferinė statuja shekullit tė vrarė
Vrapi i mohuar kėrcet dhe flet
Nė prag t`derės hingėllin nė tė qarė
…”mos mė ndėrtoni nė ēdo qytet”...
BOTĖ MOJ
I thonė botės ;
“je e mbrapshtė”.
-ajo dridhet nė tė kundėr
bluan shpirt edhe asht.
I thonė botės ;
Ē`bėn me nėmė nė ēdo fėmij !?.
Unė mbrapsht rrethake heq
Edhe gjirit ku foshnja pi !
I thonė botės dritėterr,
Malli, a varron nė qiell?
Bota digjet shi e vrer
Nėpėr hėnė e nėpėr diell.
I thonė botės rrokopujė
Ndali lotėt, nėmė e gjėmė.
-Botė e ngrysur e pėrmbysur
Bota ngrysur marramendsh
-lind e vdes nė gjirin tėnd!
MARSHI I FJALEVE
Fjalė,
si plagė shpirti tek buza nė prag
muzė dhe mort
Poezi!
Deri gjyqtare me cekan.
Fjalė,
Si ushtarė medalje keni hak
Por, sa u shpreh me ju, ndjenja
Zemra?
Ajo … vulos me gjak.!
NJĖ RREZE RĖNKON NĖN QERPIKUN E MBYLLUR
Mos i mbyll sytė,
Kur sheh atė qė s’do tė shohėsh.
Kur sheh fėmijė nga prindėr tė mirė
Qė mbysin me lak njė qenush qė rėnkon
Kur sheh eklipsin si prolog kataklizmash
Kur sheh lotin qė plugon shpirtra
Kur sheh klithmat e fėmijėve pėr automatik lodėr
Kur sheh dallgėn qė pėmbys lutjet e nėnave
Kur sheh luksin qė i bėn guidė monedhave tė tua
Kur sheh kėngėn qė ngjan me kujėn e gjakut
Kur sheh kohėn qė pėrpunon njerėzit nė proteza
Kur sheh lutjen e pafe
Kur sheh ngjyra qė gjallojnė art mbi qivure
Kur sheh vdekjen qė shetit pa liēencė. ……………………………………………..
………………………………………………
botėn mos e ler mbi qepallė
njė fashė drite nuk vlen pak
kulti i jetės ėshtė dhimbja
dhe njė rreze i bėhet gjak.
MOZAIK
Qyteti
Si pėshtymė
Nė qylym tė Myzeqesė.
Stėrkalat
Si fshatrat pėrreth.
Qyteti skuqet
Arkitektet ndėrtuan piramida xhepash
Me nėnqeshje buzėsh.
Fėmijėt imitojnė;
Tragjeditė qė ndėrtohen pak e nga pak.
Ku ti gjej njė palė buzė,
Mos tė jenė tė bukura,
Por vetėm
Nė kujtese te mos mbjellin
Qytetėrime tė pėshtyra.
!
Apollonia
Gurė i vjetėr
Plot pathyeshmėri
Nė dhėmbė tė baltės nėmur
Gjithė i rreshkur, gjithė i zi.
Si lot nga malli tretur njė kollonė
Pėr dy zjarre qė u deshėn pas ftohtėsisė
Hieroglifi i puthjes qė u gdhend nėn hėnė
Pas perėndimit nė ēatitė e kuqe tė Apollonisė.
Mė tutje njė stel, njė teatėr, njė stoli
Njė bust qė ende mbron me shtizė
Nga hapat e shkujdesur tė harresės
Mbi hirin e puthjes sė dashurisė.
VERA
Endrra si vera.
Si vera e ndrydhur nė qilar
Dashuria e thinjur.
Vera si bota piqet
Nė ėndrra tė fshehura
Nė qilar, nė errėsirrė.
RETIĒENCĖ
Vetmon kraharorit
Fjala e pathėnė
Gijotinės sė buzėve vdes,
E hėna territ e qan si nėnė.
Njė gjysmė vargu faqes ngrin
Ortekut tė letrės borėplot
Pikat, ..… ku qau dora
E dini, nė zemėr ishin lot.
NJERIU
I nėmuri me padashuri.
Thėrrmohet nė gishta
Si bukė e cytur
Nė rafte harrimi.
Myket pėr zėrin
Ku s’ka tingull shpirti.
Shpriti i uritur
Pėrtyp mjegulla ere.
ZOTI ME DY SHTĖPI
Qyteti
Ndarė me Gjanicėn
Nė mes.
Tempujt,
Si kobure pėr shpresėthyerit
Nė brez.
GJAKĖSIT
Gjakėsit gjakuan nėn hėnė.
Nderi i gjakut fle mbi gjėmė
Ujku rob e mbrehu vajin
Nėn njė hėnė tė drithėruar,
Nė kafaz u struk pastaj;
Ujk i vrarė, i skllavėruar.
Dhe nė sy i vdiq njė dritė;
Pylli i bishės, ujk i lirė,
shtegu blertė ku ra nė pritė
nga gjahtarėt qė pagdhirė.
Syri rob me heshtjen qau
Kur gjakėsit e lanė fillikat!
Shpirtin “ujk” mė parė e vrau
Nga hasmėria qė mprihte thikat.
PA FJALĖ
Loti, pa bujė
U kėput dhe ra!
Nė syrin e shkretuar
Ylberi u vyshk, u tha.
I fshehim sytė e pamendė.
Vaji s`tregon sa dhemb!
PA KUJE
Mbrėmje.
Akrepat thyejnė mesnatėn.
Ding-dongu
Pėrvajshėm pėrkujtoi ditėn
Nė kėtė ēast moskohe.
Pa kuje, klithma
Pa vajtojca
E prap vdekja ishte nėn ēati.
LULET VRASIN
Ēaste varrosim nė shpirt
Nė tė, lule mbijnė.
Lule qė rriten me pėrkujdesje atėrore
si jetėt.
Dashuria dhe lulja farkėtuar
nė shpirt.
Nė sallone zemre ruajmė.
Nė zemėr aromė kujtimesh dhe karbon
Shkrumbojnė.
Kujdesuni pėr shpirtin
Kujdesuni nga lulet.
Lulet vrasin si kamė.
METAFORAT
Me kupė metaforash
dehen poetėt.
Me kupėn e drunjtė tė gjakut
Me kupėn e qelqtė tė lotit.
RRĖFENJĖ PĖR DASHURINĖ
Njė zog
Ulet mbi njė rrasht.
Gurit
I bėn tualet
Me tė kaltėr qielli.
Zogu
Mėkuar nė parajsė
Dashuri hyjnore i pėrcjell nėnbotės.
Hapi krahet eshtralehti
Tė lundronte larg gurit
Me shpirtrat e kėtyre eshtrave nėn varr.
Nė rrapėllimė
Perėndim ranė sytė e vegjėl
Ngėrthyer nė gėrmat e mermerit.
Zogu
Nėntokėn ngazėlleu me caste jete,
Por nuk dinte
Pėr dashurinė e tė vdekurve ndaj tė gjallėve.
…NESĖR….?
Do herė mėngjesi tė zgjon nė mesdite
Dhe ti mėrmėron mesnatėn ėndėrrbukur,
Por gėzimi i ēastit tė agon perėndim
Kur ti ngjan nė Maj me njė flutur.
Dhe e nesėrmja do tė vij pėrherė me njė sot
Qė harrohet pas njė ėndrre tė ethshme.
E sotmja ime plot zhgėnjim dhe lot,
Qė ishte e nesėrmja e njė ėndrre tė djeshme.
DHIMBJE
Dhemb ēdo ind ne trupin tim
Dhemb, ēdo nerv, qeliz, ide
Dhemb njė ikje, thirrje, kthim
Dhemb rilindja hall pa fre.
Dhemb…,
Tek njė valė nė qelqe shiu
Tek njė lot nė sy dėshtimi
Tek njė gji, e pirės gjiri
Tek njė jetė, ku fle trishtimi
Dhemb …,
PĖRSOSMĖRI
Nė puthjen e dritės
Kthetrat e hileve fshehim,
Si biografinė dhe fajin njė ish i burgosur.
Fabula e sentenca si ėngjėj krehim…,
…, dinakėrisht mbetemi tė pėrsosur!
NJĖ KAMBANE
Ndeshje.
Dy mendje qė s’bėhen njė.
Koka qė thyhen
Me njė tė drejtė ndarė nė dy
E drejta
Me kostum morti, aty.
KURTHI
Nė heshtjen e uritur tė njė pylli
Vdekjen m`a pėrqas njė bishė.
Nė gojė t`fatit drithėroj i frikur
Trajtė mjerane nėn njė pishė.
Bisha mė sheh si trung i rėnė,
Vdekja ime s`ia cėnon qetėsinė,
Rend me vrap tė bishėruar
Tė vegjelve t`iu mėsoj urinė.
Vrapoj,drurėt si unė mė zėnė pusi
Drurėnjerėz djallėzor e te paudhė,
Bisha mėsoi tė vegjėlit me uri
Dhe mua t`i frigohem njė tjetri si unė…
..dhe mė bishė se bisha jam unė tani.
VARKA
Varka luan pėrmbi dallgė
Si njė shpresė qė hapėsira kėrkon
E lidhur nė lak me spirancėn
Qė nga vetja parreshtur se lėshon.
Lėkundet pandalur nė valė
Dhe pėshpėrima i bėhet re,
Prangosur nė shpirt tė kaltėr
Litari i pėshpėrit,dhe`, dhe`…
LAKU I KARAFILTĖ
1-Koha
2-Pa titull
3-Eksod
4-Peizazh me erė
5-Sos mbi valė
6-Babagjyshi
7-Laku i karafiltė
8-Kundraėndėrr
9-Vite dhe ėndrra
10-Shpirt i grisur
11-Guri
12-Fėmijė tė lagjes sime
13-Ungjilli i ri
14-Heshtje e verdhė
15-Duel
16-Si korbė-korba nė tė zeza
17-Prekje hėne
18-Flutura prej cohe
19-Pėrtej perėndive.
ABSURD MBIJETESE
1-Kitara
2-Muzg
3-Fjalori pa ėngjėll
4-Mbrėmje pa ngjyrė
5-Copėz zogu mbi dru
6-Tempull
7-Pesha
8-Vaje me tre kohė
9-Absurd mbijetese
10-Ne jetimore
11-Pasthirrma ,si njė shtupė dhe`
12-Nėse fati na ndih
13-Lamtumira e parė
14-Njė stinė mbi xixėllonjė
15-Pėrse
16-Spital
17-Bardhė e zi
18-Vdekja
19-Emblemė
20-Poemth e paqenė
21-Nė je gjallė
22-Terrgremisur
23-Triptik pa kokė
24-Humbja.
MARIA E KALTĖR1-Maria e kaltėr
2-Love story
3-Mėkati
4-Fjalėt e ėndėrrta
5- Tė dua dhe…
6- Ti, drita dhe zėnka
7- Pa ty
8- Mirupafshim
9- Kur jam me ty
10-Dashuria ime
11-Zgjimi
12-E fshehtė
13-Pranverė dhe korb
14-Metamorfozė
15-Arrati e frikshme
16-Ikje
17-Pranverė e dimėruar
18-Kur unė...
19-Unė dhė trėndafili
20-Ėshtė ag
21-Ikona tė thyera
22-Imazhe nga rruga e qumėshtit
23-Amaneti i dashurisė
24-Pa titull
BIBĖL URIE
1-Bibėl urie
2-Njė Trojė e rėnė
3-Botė moj
4-Marshi i fjalėve
5-Njė rreze rėnkon nė qerpik
6-Mozaik
7-Apollonia
8-Vera
9-Reticencė
1-Njeriu
11-Zoti me dy shtėpi
12-Gjakėsit
13-Pa fjalė
14-Pa kuje
15-Lulet vrasin
16-Metaforat
17-Rrėfenjė pėr dashurinė
18--…Nesėr….?
19-Dhimbje
20-Pėrsosmėri
21-Njė kambanė
22-Kurthi
23- Varka
…………..
-
Drita shuhet.
Njė puthje ftohet
Nga mirupafshim nė lamtumirė.
Pas kodrės dielli ngulet mbi njė qiparis…
…dhe nata varros diēka!
Ai nuk kufizohet tek uni i tij si qytetar dhe poet, as nė qytetin ku banon. Poezia e tij ėshtė pėrgjithėsuese, ka shtrirje dhe rreket tė pėrfshijė brenda saj sa mė shumė fate njerėzore.
Xhevdet SHEHU
Ajo qė e veēon, ėshtė mbizotėrimi i mendimit mbi ndjenjėn, me disa pėrjashtime, do ta quaja poezi filozofike... Pra, thėnė ndryshe, nė kėtė pėrmbledhje me poezi hetohet njė pėrpjekje sizifiane e autorit pėr tė dalė nga nata dhe pėr t’u futur hullive tė pafundme tė dritės.
Sabit IDRIZI poet Mitrovicė
Aspak i lehtė rrugėtimi nėpėr kėtė pėrditshmėri tė pėrhirtė, e cila ia thith ngjyrėn ēdo gjėje tė bukur. Ėshtė me fat ai i cili bart “mallkimin” e muzave dhe rrugėton me dashurinė.
Gani BALIU poet Mitrovicė
Vetė esenca kuptimore e kėsaj poezie, vjen si fluks i vrullshėm mediativ, plot versione dramatike dhe intuitė tė moderuar.
Kontraste tė mugėta dhe befasuese, iluzione rinore dhe amshim. Pėrmes artit dhe kulturės sė vet tė kthjellėt dėshmon edhe stadin e dhimbshėm tė transformimit tė kėtyre vlerave nė ikona tė thyera.
Nuri Plaku
Poezia e Gentjanit ėshtė piskama e trishtuar rebele eseniniane
prej nivelit mė tė thellė e tė vėrtetė shpirtėror qė konteston realitetin e vrazhdė, por pranverohet para dashurisė.
Vladimir
MARKU
Krijoni Kontakt