Close
Faqja 0 prej 67 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 664
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Ndjenja tė pa lexuara

    Eshte e hera e pare qe rreshtat e mi do lexohen nga me shume se nje person ( qe kam qene une deri me sot).
    Nuk jam poete por shkruaj kur ndiej.
    Dhe duke lexuar poezi ketu ne forum mendova ti "botoj" per here te pare.


    RRESHTAT E MI

    Rreshtat e mi
    Jane historia e jetes sime
    Flasin per trishtime
    Per lote dhe dhimbje

    Rreshtat e mi
    Jane copa te shpirtit tim
    Fragmente te nje poeme
    Qe mbart te zvarritur timin besim

    Rreshtat e mi
    Jane lulet qe dielli i pranveres i mugulloi
    Qe i plagosi dimri i dhimbjeve
    Dhe petalet jua vjeteroi

    Rreshtat e mi
    Jane femijet e rritur
    Nga nje qumesht mizerje pa shije
    Jane femijet e semure qe pa nene
    Ne djepe ankohen si te ngelur ne hije

    Rreshtat e mi
    Jane letra te harruara qe mbaj ne ditar
    Qe nuk dalin ne drite
    Si bletet e zeza kerkojne hijen e pare

    Rreshtat e mi
    Ti e di jane historia ime
    Shpresat e mia te vdekura jane ato
    Nqse nuk ke qare akoma
    Degjome , MOS I LEXO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 31-05-2005 mė 18:21
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    TEK TY

    Tek ty
    I thashe vetes qaj
    Mos hesht kur duhet te klithesh me vaj

    Pikerisht aty tek ty
    Lexova vite te miat qe flinin
    Pengova dite qe nxinin

    Aty dhe vetem aty
    tek ty
    Fjeta, u zgjova e fjeta prape
    Lashe pas dite dhe prita nate

    Aty, tek ty
    Hyra ne peralla me princesha
    U bera Hirushe dhe Borbardhe ,u bera ēdesha

    Aty, po pra po, aty tek ty
    I thyeva ajsberget,Titaniket shpetova
    U grinda , u lumturova , dashurova .



    NE ENDERR

    Ne enderr
    I rashe Shqiperise cep me cep
    Malli me kish marre
    Pashe detin , Sazanin
    Pash dhe Karaburunin
    Pashe Kosove e Ēameri
    Pashe Ulqin e Tetove
    Sa shume pashe e sa shume shkela
    Enderr mos me ler te zgjohem
    Ftoje vdekjen te afrohet
    Boll, me s’dua te jetoj
    Nga kjo enderr askush te mos me zgjoj.


    Xxx

    Nese te duket se po fle
    Lexo mesazhin tim hedhur diku aty
    Dhe mos ik
    Nuk po fle jo .....
    Jam duke menduar per ty.

    KAM KOHE

    Kam kohe te te dua
    Por sekondat mbarojne
    Nuk me japin kohe te ta them
    Te te puth me ndjenja
    Te te mbuloj me perkedhelje
    Kam kohe te te dua
    Nqse ky sekond eshte i perjetshem.


    ME DO ?

    Me lind , me tenton
    Me perkdhel, me buzeqesh
    Me shikon , me qeteson
    Me enderron, me zgjon
    Me ben te hesht , me flet
    Me ke , me do
    Me do?


    IKJA

    Do ikim dhe ēdo gje do jete njesoj
    Fotot do jene bosh
    Zhurmat do jene te heshtura
    Ecjet do ndalin
    Drita do jete e erret dhe qorre
    Dhomat do ngelen pa ty
    Nuk do jemi , nuk do jesh
    Ne do ikim , dhe ti gjithashtu
    Te gjithe do ikim
    Do iki dhe dashuria me ty.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Te bukura reshtat ! urime
    packa se nje pjese e mire e tyre percjellin frymezimin e ardhur nga dhimbja... ... por kjo ndosh shpesh ne letra (shkrime) dhe ne jete...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ENDRRA IME

    Kam enderruar qe ujrat
    Ndonjehere te rrethonin njeriun
    Qe njeriu te enderronte qe vendi i tij
    Te ishte vertete vendi i tij
    Dhe jo konfuzioni i vendeve te tjera ne vendin e tij
    Endrra ime ishte e paster ashtu siē une enderroja qe ishte vendi im
    Por duhet te ruash syte
    Perpara se te ti shqyejne zhgabat
    Dhe te evitosh shikimin e eger te tyre
    Gjithkush krijon nje enderr
    Nje mur uji qe justifikon gjurmet e lena
    Shpesh jemi me enderrues se vete njeriu
    Dhe me fallco se vete vendi yn
    Une kam enderruar qe jam emigrante
    Qe kam ikur te fitoj zjarrin
    por zjarri nuk ekziston
    Vetem ekzistojne ujrat qe me rrethojne
    Dhe une krijova nje enderr
    Une kam ikur qe te fitoj te paekzistueshmen
    Sa te genjeshterta jane endrrat
    Ne te cilat nuk mund te krijoj vendin tim
    Sa genjeshtare jane keto mure uji
    Qe mbysin thirrjet e atyre qe enderrojne
    Qe dikur mund te kene qene endrra te pastra
    Jam emigrante
    Qe ne vetevete jam kthyer
    Mbi keto mure shpesh pyes veten
    Nese ndonjehere kam qene mes te vdekurve
    Qe plagosen mbreterite
    Apo mes te gjalleve
    Qe mallkuan nje dhe mijera here barkun e nenes
    Qe banuan nje dhe mijera here ne barkun e bishes
    Dhe me miresi gezuan mishin e saj
    Por une jam e njollosur me gjakun e qengjit
    Balli im eshte qendra e botes
    Dhe ne qender te botes ishte fillimi i gjerave
    Dhe ne fillim ishte fjala dhe Zoti ishte fjala
    Dhe une nuk isha dhe nuk ishte vendi im
    Vendi im nuk ka qender
    As zota , as fjale , as njerez qe enderrojne
    Vetem ujra qe ndajne familje
    Familje qe iken te kerkonin paqen e perjetshme
    Dhe ajo qe takuan ishte perseri lufta.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    BOTE VIRTUALE

    Mos u shqeteso une te kuptoj, edhe mua me ka ndodhur gjithashtu
    Hyjme ne kete Bote virtuale dhe pak njerezore , ē’te bejme keshtu eshte ketu.

    Ketu jemi kush duam, pa emra , pa mbiemra , pa ze , anonim
    Ketu jemi kaq perfekt si diamantet apo vera, jemi pa asnje difekt a gabim

    Dashurojme , gjithashtu qajme , shkembejme dhimbjet tona e pastaj qeshim
    Ngushellohemi , “per te mos prere venat” ,e kurre njeri-tjetrin s’e ndeshim

    Sot po te le , kujdesu dhe do flasim perseri ,mos me harro ,kaq te kerkoj
    Kushedi ne ndonje rast do kujtohesh per kete mike qe veē vetes asgje s’te tregoj

    Ne qetesi terhiqem , nga kjo bote dal engjell kur ,linjen shkepus pa u ndier
    Dhe kthehem ne jeten e eger pa fije dhe satelit ku ujkonje behem menjehere,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 01-06-2005 mė 12:00
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ME ZHVISH

    Me zhvish shpirt
    Po jo rrobat , lekuren ti me hiq
    Ndaja nga mishi fijet
    Dhe indet lidh serish

    Ne ēdo fiber te saj
    Mundohu e lexo
    Printuar emri jot
    Shikoje mos harro

    Me zhvish edhe me tej
    Kalo zemer e mish
    Deri ne kocka shko
    Pa frike asgje nuk prish

    Te gdhendur veten gjen
    Shiko ku je skalitur
    A me beson tani?
    Ēdo gje me ty eshte ngjitur

    Nese nje dite te humb
    E ndoshta me s’te shoh
    Do jesh ti brenda meje
    Puthitur neper to

    Ma zhvish ti shpirt dhe zemren
    Diēka ka dhe aty
    Nuk jam me vetem une
    Brenda jemi te dy
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    me pelqejn shkrimet Era, sidomos ky i fundit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit Veshtruesja.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Faleminderit Era

    Je fantastike, sidomos kjo e fundit ishte shume prekese, mos brenda vargjeve ishe ti?

    LA VIE LA VRAI

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Jimy
    Je fantastike, sidomos kjo e fundit ishte shume prekese, mos brenda vargjeve ishe ti?

    LA VIE LA VRAI

    Ne te gjitha vargjet jam une Jimy.
    Jane me shume ditari im se sa poezite e mia.
    Faleminderit .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 01-06-2005 mė 17:57
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 0 prej 67 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  2. A ka ndjenja qe s'mund te ja shprehni te dashurit/dashures?
    Nga sLimShady nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 12:12
  3. Simpati/dashur behen shok. A mund te kthehet prap ne ndjenja
    Nga Eyes'n'words nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 13:51
  4. Konfuz nė ndjenja, ēfarė tė bėj?
    Nga H5N1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 15:24
  5. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •