Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Intervistė - Pierre Vogel

    Intervistė - Pierre Vogel – Kam vendosur qė ta thėrras tėrė Gjermaninė nė Islam

    05 Dhjetor 2007

    Misionari i njohur gjerman – daiu Pierre Vogel alijas Salahudin Ebu Hamza ėshtė mė i miri i boksit nė Gjermani i cili para disa vitesh ka pranuar Islamin dhe me punėn e tė cilit vetėm nė dy vitet e fundit islamin e kanė pranuar dy mijė e shtatėqind gjermanė.

    Nė bisedėn e kėndshme Salahudin Ebu Hamza, si quhet tani, na flet pėr rininė e hershme tė tij. Na tregon se ėshtė i lindur nė Gjermaninė perėndimore, afėr qytetit tė Kelnit. Babai i tij ėshtė protestant, ndėrsa nėna katolike. Ėshtė interesante se gjithmonė ka qenė i interesuar pėr fenė. E ka kryer gjimnazin e mesėm katolik nė tė cilin, programi ka qenė i bazuar nė edukimin e fortė katolik. "Falenderoj Allahun, shumė kam pėrfituar nga ajo shkollė" na tregon Vogel.




    "Nė atė shkollė vėmendje tė posaēme i ėshtė kushtuar edukatės sė mirė dhe moralit". Ėshtė munduar qė nxėnėsit tė arrijnė tė bėhen besimtarė sa mė tė mirė. Pas shumė leximeve tė librave fetarė katolikė dhe pas shumė polemizimeve me profesorėt dhe priftėrinjtė e vet, ai hasi nė shumė kontradikta dhe parregullėsi nė krishterizėm.

    "Pėr shembull, nė Bibėl shkruan se Juda ėshtė mbytur duke u varur nė litar, ndėrsa nė librat e apostujve shkruan se ai ka rėnė nė tokė dhe ka vdekur. Poashtu nė Bibėl kam hasur nė sqarime jologjike sa i pėrket krijimit tė Tokės. Ėshtė e njohur se Kisha ka mbytur shumė njerėz tė cilėt kanė pohuar se Toka ėshtė e rrumbullaktė dhe se ajo rrotullohet. Kisha nuk ka pasė asnjė dyshim se Toka ėshtė pllakė e rrafshtė, dhe nuk ėshtė e rrumbullaktė. Pasi qė kam hasur nė kėtolloj kontradikta nė librat e shenjtė tė tė krishterėve, kam qenė i brengosur pėr njė kohė tė gjatė. Shumė kam medituar dhe jam pyetur se ēka ėshtė kuptimi i jetės. Nėse nuk ka Zot, atėherė pėr ēfarė shėrben jeta jonė, a ka kjo botė arsye dhe qėllim tė ekzistojė. Nuk ka pasė mė kuptim tė jem i krishterė. Dhe atėherė e ndėrpreva tė jem besimtar. Nuk besoja nė atė fe dhe jetoja vetėm ashtu, vetėm sa pėr tė jetuar, me njė jetė pa qėllim" na tregon rininė e tij Vogel.

    Ashtu si shumica e moshatarėve tė tij edhe Vogel ka filluar rregullisht ti vizitojė diskoklubet dhe vendet e ngjashme ku takohen tė rinjtė. Kjo ėshtė njėkohėsisht edhe periudha kur fillon me ushtrime intenzive tė boksit. "Kisha dėshirė tė bėhem boksieri mė i mirė. Dhe pas punės shumė tė lodhshme dhe tė rėndė, arrita tė bėhem i pari i juniorėve nė Gjermani nė kategorinė time. E doja atė sport dhe kisha rezultate shumė tė mira. Vendosa tė bėhem boksier profesionist dhe edhe kėtu pata sukses. Kam pasė shtatė ndeshje profesionale. Asnjėherė nuk kam pasė humbje" me krenari shpalos Vogel.

    Njė ditė duke qenė nė njė shoqėri mė tė gjerė ju afrohet njė anėtar i organizatės Dėshmitarėt e Jehovait. Ai njeri foli shumė fjalė fyese rreth islamit dhe e shau profetin Muhammed, a.s, Kur'anin dhe ēdo gjė lidhur me Islamin. Vogeli thotė:
    " Foli aq fjalė tė pahijshme rreth Kur'anit sa qė vendosa qė vetė ta lexoja Kur'anin dhe tė vėrtetohem nė vėrtetėsinė e fjalėve tė tij. Motra ime e kishte njė Kur'an tė pėrkthyer nė gjermanisht. E morra dhe me njė frymė e lexova. Vė nė dukje se para kėsaj kam lexuar Biblėn, Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re. Por ju bėj be se nuk kam gjetur libėr ku mė bukur pėrshkruhet Zoti.
    Pas leximit tė parė e kam dashur Kur'anin. Por nuk doja qė menjėherė ta pranoja Islamin. Doja qė tė vėrtetohesha nė vėrtetėsinė e Islamit dhe madhėshtinė e tij. Sepse, mė parė e besoja Biblėn dhe pastaj hasa nė shumė gabime brenda saj. I thashė vetes, kėtė libėr duhet qė edhe njėherė ta lexoj , qė tė jem plotėsisht i sigurtė. I lexova edhe njėherė tė gjitha librat e shenjtė Biblėn, Teuratin, Zeburin, dhe pastaj pėrsėri Kur'anin prej fillimit deri nė fund. E pastaj edhe njėherė e lexova Dhjatėn e Re. Dhe pėrsėri Kur'anin. Deri atėherė derisa u binda se Kur'ani ėshtė i vėrtetė. Nė tė njėtėn kohė i lexova tė gjitha librat e tė gjitha religjioneve, madje edhe te hindusėve. Nė tė gjitha librat gjeja gabime. Pėrveē nė Kur'an.


    Pyetja e paevitueshme pėr ata qė ė pranojnė Islamin dhe e braktisin fenė nė tė cilėn kanė qenė, ėshtė si e kanė pritur prindėrit, familja dhe shokėt kalimin tėnd nė Islam ?

    VOGEL: Prindėrit, falė Zotit, kanė pasė kuptueshmėri. Poashtu edhe gjyshja ime. Shpesh flasim rreth Islamit dhe ēdo gjė qė ju flas ju ofroj edhe argument pėr to. Ata nuk kanė kundėrargument. Unė jetėn e kam rregulluar sipas Sheriatit dhe pėr kėtė ata nuk munden pėr asgjė tė mė akuzojnė. Edhe mė tutje i dua si mė parė. Raporti im ndaj tyre nuk ka ndryshuar aspak. Nėse pėrpiqen tė gjejnė diēka kundėr meje, janė tė vetėdijshėm se nuk kanė asnjė argument dhe pėr kėtė mė kanė pranuar tė tillė ēfarė jam. Faleminderit Allahut pėr kėtė.


    Na thuaj, ēfarė ėshtė raporti i shtetit gjerman dhe popullit ndaj islamit?


    Vogel: Ėshtė i ndryshėm. Ka qė janė armiq tė mėdhenjė tė Islamit, dhe ka qė janė tė hapur dhe e respektojnė Islamin. Sa i pėrket shtetit, ka anė pozitive si dhe anė negative. Pėr shembull, nė Gjermani nuk ėshtė problem tė keni mjekėr dhe tė falni namaz kudo ku keni mundėsi. Por tani po pėrpiqen tė bėjnė problem ēėshtjen e hixhabit nėpėr shkolla. Dhe sillen rregullore me tė cilat muslimanėt nė Gjermani ta kenė jetėn sa mė tė vėshtirė.

    Por pėr fat tė keq, pėr kėtė nuk ėshtė fajtore vetėm qeveria. Pėr kėtė fajtor janė edhe organizatat e mėdha nė vendin tonė. Ata natė e ditė pėrpiqen tė tregohen totalisht lojalė nė kuptimin qė mund tė ndryshojnė rregulloret islame. E fshehin tė vėrtetėn nga njerėzit dhe nė kėtė mėnyrė vetėm e nėnēmojnė veten e tyre. Kjo ėshtė rrugė totalisht e gabueshme.

    Kanė marrė lejet pėr ndėrtimin e xhamive, por ēka ėshtė qėllimi i kėtyre xhamive dhe qendrave islame kur nė to nuk kryhen kurrėnjėfarė aktiviteti. Po ndėrtohen xhami tė cilat po "shėndrohen" nė muze. Neve na duhen xhami tė cilat janė tė mbushura dhe ku falet namazi.

    Njė fakt dėshpėrues ėshtė se shumica e tė rinjve muslimanė nė Gjermani janė tė lidhur me kriminalitetin. Bėjnė tregti me drogė dhe pėrdorin droga. Kriminelėt mė tė mėdhenjė nė Gjermani, aktualisht janė bijtė e muslimanėve. Ata nuk falin namaz, bėjnė zina dhe asnjėherė nuk kanė mėsuar se ato janė gjėra tė cilat Allahu i ka ndaluar. Pėr kėtė ėshtė dėshpėruese qė organizatat muslimane ndėrtojnė ndėrtesa me mure tė larta, tė cilat i quajnė xhami dhe tė cilat kanė minare tė larta dhe shumė tė shtrenjta, ndėrsa aktivitetet e vetme nė tė cilat mblidhet rinia mė sė shumti janė kur luhet fotboll ose ndonjė sport tjetėr. Hapėsirat e organizatave muslimane nė tė cilat ėshtė investuar shumė para, shfrytėzohen mė sė shumti pėr festime, qė nė to tė hahet e pihet. Kuptimi i fesė dhe falja e namazit kryesisht ėshtė i dobėt.

    Nėpėr bibliotekat e Gjermanisėv thuhet se librat mė tė kėrkuar janė rreth Islamit. Realisht sa janė gjermanėt tė interesuar pėr Islamin dhe a keni tė dhėna se sa gjermanė kanė pranuar Islamin?

    Vogel: Sė pari, duhet tė dini diēka, shumica e librave nė gjuhėn gjermane rreth Islamit flasin kundėr Islamit. Sumicėn e librave qė shiten nėpėr librari kanė shkruar autorėt tė cilėt sjellin dyshime nė Islam. Ky ėshtė problem i madh. Nė tė njėjtėn kohė ky ėshtė edhe argument qė organizatat e mėdha islame, puna tė cilėn edhe e kanė, nuk brengosen shumė rreth dawetit. Bile, nė ato organizata qėndrojnė njerėz tė cilėt thonė se nuk duhet thirrur hebrenjtė dhe tė krishtėrt nė islam sepse ata janė besimtarė. Por pėrkundėr shumė dobėsive tona, shumė njerėz e pranojnė islamin. Gazeta gjermane Allgemeine Zeitung nė muajin mars ka shkruar se nė vitin 2004, 1000 gjermanė kanė pranuar islamin. Nė vitin 2005, nė islam kanė kaluar 4000 gjermanė. Ndėrsa nė vitin 2006 sipas kėsaj gazete, islamin e kanė pranuar katėrmbėdhjetėmijė gjermanė. Mė vonė, pas presioneve qė kanė pasur, kanė shpallur se ky numėr ka qenė mė i vogėl, por nuk kanė dashur tė tregojnė sa ėshtė. Kėtė vit parashihet qė islamin e kanė pranuar rreth 20.000 gjermanė. Duhet theksuar se nė vitin 2000 nuk ka pasur shumė kthime nė islam.


    Ēka ėshtė arsyeja e njė numri kaq tė madh tė tė kthyerve nė Islam?

    Vogel: Allahu i dashur udhėzon kė tė dojė. Ata tė cilėt unė dėshiroj ti emėrtoj si tradhėtarė tė islamit, ata kanė konsideruar se feja islame ėshtė e lidhur me raca ose me njė popull tė caktuar. Ata e konsiderojnė islamin si tė drejtė tė tyre ekskluzive. Pėr kėtė tė gjitha xhamitė qė kanė ndėrtuar dhe librat qė i kanė shkruar kanė qenė ose nė gjuhėn arabe ose nė gjuhėn turke. Por, islami, falė Allahut, i ka tejkaluar kėto barriera dhe tani kemi njė numėr tė madh tė muslimanėve autoktonė- gjermanė. Xhamia jonė ėshtė e para nė tė cilėn hutbeja mbahet nė gjuhėn gjermane.

    Mė intereson si janė tė organizuar xhematet autoktone gjermane, nėse ka tė tilla?

    Vogel: Pėr momentin, punohet individualisht. Nuk jemi tė organizuar nė njė xhemat, por mė shumė punojmė individualisht. Njė numėr i madh ka qė e kanė pranuar islami dhe pastaj kanė udhėtuar nė botėn arabe pėr tė studjuar dhe pėr tė zgjeruar dijet e tyre rreth islamit. Me qindra janė tani nė Egjipt. Janė disa njerėz tė moshuar tė cilėt janė tė organizuar nė xhemate tė vogla dhe tė dobėta. Unė shpresoj se gjeneratat e reja do tė pėrmirėsojnė gjendjen.

    A mund tė pėrshkruani aktivitetet e xhematit tuaj?

    Vogel: Unė jam kthyer nė Gjermani prej studimeve nė Meke nė janar tė vitit 2006. Qė kur kam qenė student nė Meke kam inqizuar gjashtė- shtatė CD me ligjėratat e mia. Kėto kanė qenė ligjėrata me temė rreth qėllimit tė jetės, ēka ėshtė islami, si falet namazi, Isusi a ka qenė muslimanė apo i krishterė. Kemi inqizuar rreth dhjetė mijė copė dhe i kemi shpėrndarė. Dhe poashtu e kemi ēelė edhe njė web faqe.

    Pas kthimit tim nė Gjermani, me shokėt kemi vendosur qė tėrė Gjermaninė ta thėrrasim nė Islam.

    I kemi dhėnė vetes detyrė qė pėr ēdo vikend tė paguajmė sallėn nė ndonjė qytet tė Gjermanisė por edhe nėpėr fshatra, qė nė atė sallė t'i thirrim qė tė gjithė banorėt e atij vendi dhe tju flasim rreth islamit.
    Natyrisht, pėrgatitjet rreth ligjėratave fillojnė edhe rreth dy muaj mė pėrpara. Shtypen ftesa qė shpėrndahen tė gjitha partive politike tė atij qyteti, tė gjitha organizatave, stacionit policor, pushtetit lokal dhe personalisht bashkiakut, kishave, sinagogave dhe tė gjithė qytetarėve. Temat e ligjėratave janė qėllimisht provokative dhe tė ēuditshme. Si psh. A ėshtė Isusi Zot, A ėshtė Kur'ani libėr i Zotit etj. Ligjėratat zgjasin rreth tri orė. Pas kėsaj bisedojmė dhe ju sqarojmė njerėzve islamin. Aty qėllojnė lloj lloj njerėzish, sektesh, nazistėsh,… por mė sė shumti njerėz tė zakonshėm dhe tė mirė.

    Aktiviteti tjetėr ėshtė inicimi i web faqes. Ligjėratat i kemi inqizuar me kamerė dhe i kemi postuar nė faqe, ku secili qė dėshiron mund tė hyjė dhe tė ndjek ligjėratat. Tani pėr tani aty janė tė postuar rreth katėrqind derse. Gjatė njė dite nė faqe arrijnė ndėrmjet 50 deri 100 pyetjesh. Ēdo i dhjeti shkrim ėshtė prej ndokujt qė dėshiron ta pranojė islamin. Ėshtė interesante se ėshtė njė numėr i madh i kroatėve qė e kanė pranuar islamin. E ka edhe serbė. Ata kanė frikė ta pranojnė islamin, sepse familjet e tyre vėshtirė e pranojnė njė fakt tė tillė dhe i kėrcėnojnė ata.

    Kemi mbi pesė milion vizita nė web faqe. Gjithėēka qė punojmė, mundohemi tė jetė kualitative. Pėr kėtė edhe i kemi blerė pajisjet mė moderne pėr inqizime. Ligjėratat qė i inqizojmė i pėrgatisim nė web faqen tonė. Tė gjithė ata qė janė tė interesuar mund t'i shkarkojnė dhe ti shfrytėzojnė ato. Pėrveē kėsaj, i kemi shtypur me qindra mijė letra vetėngjitėse me mesazhe islame. Aktiviteti ynė i katėrtė qė e kemi bėrė ėshtė shtypja dhe shpėrndarja e pamfletave nė tė cilat kanė qenė tė shkruar informatat elementare rreth islamit. Nė ato pamflete ka qenė e shkruar vėrrejtja: "Kush nuk e pranon islamin, do tė pėrfundojė nė Zjarr". Krejt kėtė aktivitet e bėjmė njė grup prej shtatė vetash, falė Allahut.

    Edhe diēka pėr fund ju lutem. Keni pėrvojė tė madhe nė punėn me jomuslimanė. Edhe ne si muslimanė jetojmė nė Europėn e krishtere. Fqinjė i kemi serbėt dhe kroatėt dhe ne kemi pėr detyrė ti thirrim ata nė Islam. Cila ėshtė metoda mė e mirė e thirrjes sė jomuslimanėve nė Islam?

    Vogel: Ju kėshilloj atyre tė cilėt merren me thirrjen nė islam qė atė ta bėjnė nė mėnyrėn mė tė mirė, mė tė urtė dhe mė tė thjeshtė. Qė njerėzit ti kuptojnė ata. Unė mundohem qė njerėzve tė ju flas me Kur'an. Kur mė pyesin diēka, fillimisht pėrgjegjen e kėrkoj nė Kur'an e pastaj ju citoj ajetet. Nė kėtė mėnyrė ata qė janė qėllimmirė mė mirė do tė kuptojnė. E ata qė nuk e kanė qėllimin e mirė nuk do tė mund tė gjejnė mangėsi sepse Kur'ani ėshtė libri mė madhėshtor.



    Pėrktheu Kadėr Vogėl

    www.mesazhi.com

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Selam Alejkum ALLAHU e shperbleft ket njeri, ekom ndegju ne shum ligjerata live, nuk flet pa deshmi te sakt, ky dhe shokt e tij Ibrahimi etj etj. ALLAHU e din mas miri. Sela Alejkum www.diewahrereligion.de

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ky person ka konvertuar shum gjerman edhe pse me par edhe vet ishte jomusliman. Por ka ber pun te madhe.

    Ky me i riu ne ket video esht Pierre Vogel , ndersa ai me i moshuari Yusuf Estes , qe te dyt konvertojn me qindra persona , por qe te dyt me par skan qen musliman.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drini_i_Zi : 02-10-2008 mė 19:23

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    www.einladungzumparadies.de kjo asht faqja e Abu Hamzez apo si i thuni ju Pierre Vogel orginalle. dhe bashk puntorve te tij.

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. "Asgjėja"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 17-05-2008, 14:59
  4. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  5. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •