Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Fëmija tre vjeçar hafizi më i ri në botë.



    Fëmija tre vjeçar, algjeriani, Farih Abdur-Rahman, e ka mësuar tërë Kuranin përmendësh, duke hyrë kështu në librin e rekordeve të Guiness, si hafëzi më i ri në botë.
    Edhe pse ai nuk di të lexojë ndonjë fjalë të shkruar, vetëm e vetëm për shkak të moshës, Farih Abdur-Rahman pa kurrfarë problemi e ka mësuar Kuranin, në saje të dëgjimit të tij, ndërsa ai e përsosi vetinë e tij duke i përsëritur në vazhdimësi ajetet Kuranore, kurse ai ende asnjë herë të vetme nuk ka shkuar në xhami.

    Nëna e Farih Adbur-Rahman thotë se ajo gjatë shtatzënisë dëgjonte rite fetare, ndërsa shkencëtarët pohojnë se atë që bën nëna, ndikon drejtpërsëdrejti në fetus. Edhe babai i vogëlushit, Muhammed Farih mendon ashtu si shkencëtarët.

    Ky është rasti i parë që një fëmijë në moshë të tillë mëson Kuranin përmendesh, duke parë zhvillimin e hovshëm të teknologjisë dhe rrjedhave të zhvillimit socio-ekonomik.
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    keto mrekulli i bjen vete me i madhi nder zota, Allahu. Shiko nje tjeter:

    Allahu dhe Muhamedi dalin në kastravec



    Ngjarje jo e zakonshme në fshatin Gllogjë të Tearcës. Një familje, ka këputur në kopshtin e saj, një kastravec, i cili është përplot me shkrime kuranore. Kastraveci është këputur para 3 muajsh ndërsa për çudi, ende edhe sot, në kushte natyrore pa asnjë konservues, është shumë i freskët.

    "Këtë kastravec e kemi këputur o në 5 o në 6 të muajit Ramazan, pas dy ditësh e cela ajo tjetra kështu që ishte kishte filluar të zverdhet pas një jave ajo filloi të kalbet, e kjo gati tre muaj si është këputur ashtu eshte. Porosi e Zotit është sigurisht, un e besoj se është porosi e Zotit sepse tre muaj e këputur ajo do vyshket e do kalbet e kjo as është kalbur e as e vyshkur ashtu rin si e kam këputur", tregon Abdylamit Ademi.

    Hoxhallarët e vlerësojnë këtë si dëshmi të ekzistencës së Zotit, i cili përmes bimëve, kafshëve e njerëzve, shfaq shenja.

    "Po është një dëshmi është një çudi ku dëshmon se me të vërtetë ekziston Allahu dhe është një, këto janë fuqitë e Atij mbi natyrore. Edhe pse nuk mundë të deshifrohen të gjitha shkrimet këtu megjithatë ka shenja ku deshifrohet me fjalën Insanë dmth njeri, ka gërma të Kuranit germa arabe. Këtu ka edhe një shenjë që deshifrimi nuk mundë të bëhet por është Bismilahi Rahmani Rahim, por sidoqoift t'i komentojm këto nuk mundëmi se janë paraqitje që Allahu XH.Sh" thotë Alifekri Efendi Esati, mufti i Tetovës.

    Mbishkrime të tilla, kohëve të fundit kanë filluar të përhapen gjithandej, siç ishte rasti i fundit me një fëmijë në Rusi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.


    All-llahu here pas here i mbush muslimanet me besim me ane te ketyre shenjave, e ata qe nuke besojne ju them permes kuranit:
    2:23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).
    2:24. E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •