Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    I MĖRGUARI

    Kafkės sė tij digjet mendimi
    Zjarri i shekullit bėhet hi
    Fjala i mbaron harrimit
    Njė cop atėdhe pėrvėlon nė gji

    Njė mal urimesh pėrtej shtatė bjeshkėve
    Nė krah tė dallėndyshes fluturon qdo ditė
    Nis kah Kosova me tė ndėr male
    Merr kėto lule dhe pakėz dritė

    Digjet Kosova digjet mendimi
    Lumit tė jetės shafran ēdo ditė
    Brenda vetvetes e ndrydh zemėrimin
    Djeg kalendarėt e ik e ik
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  2. #22
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    NGACMIMI I MUZĖS

    M`i duhet vargut njė kohė tjetėr
    Koha e shkrimit me shi po tretet
    Dhe rreshtin mė s`e han robėria
    Nė lirikė rimash gjakon liria

    Njė zog rimash ma kėrkon qiellin
    Njė tjetėr dhembje dashurinė ma vret
    Ē`ti bėj frymėzimit ta fik ndėr rima
    Apo ta ruaj pėr ditėn qė mė pret

    Kam frikė se kohės han mishi hekur
    Sado po e lidh mė tė voglėn fjalė
    Mė mirė tė shkruhet pėr njė kohė tjetėr
    Njė kronikė bashkė varg edhe zjarr
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  3. #23
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    DHUNĖ

    Shpėrtheu ajo fjalė e ranė kobit kullat
    Lumenj gjaku na dhuroi mesjeta
    Nė tragjedinė tonė fort po ndrydhen varret
    Ē`diell do tė na ngrohė e ē`zot do tė na do
    A mos zogun tonė na e shituan
    Lakmitarėt e fundfillimitshekullit
    Njėqind mote dhunės dritė pėr njė kohė tjetėr
    Nėse s`rrjedh gurra apo lumi
    E bėjmė njė legjendė i japim kuptimėsi jetės
    Nė mos tė paktėn i ndezim kandilin vetvetes
    Na i marrsh tė ligat o varg
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  4. #24
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    GJAK NĖPĖR LIRIKĖ

    Unė s`po mund tė shkruaj mė lirikė
    Atė gjaku po ma mbyt
    Edhe malli e brenga jan bėrė prush
    Ka kohė qė edhe kėnga buzėt s`i puth

    Po zemėrimi shpesh mė tėrbon
    Mėria mė tė fortė mė bėn
    E gjaku rrjedh fjalėve
    Atdheut tim prap do t`i shkruaj lirikė
    Se brenga lirinė e mbyt
    Atdheu im dashuri e dashurive
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  5. #25
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    NISJA E VULLNETARĖVE

    Mirė se na vjen ikje vullnetarja ime pėr liri
    Evropė e Bashkuar vullnetarisht po t`i lirojmė
    Metrot sheshet qytetet
    Kėshtu do tė tė thoshte edhe i madhi Shkreli
    Atje matanė Ballkanit tėnd do rritur bari
    Ndrit liria
    Klyshmirės sate i duhet shpėrblyer fajėsia
    Frėngjive nga njė tytė nė sy nga njė pishtar
    Po tė kthehen t`u flasin shqip kullave shqip lirisė
    Me nga njė fjalė nė gojė me nga njė dashuri nė zemėr
    Po tė vijnė tė tė ndezin dritė,lules t`i vėnė emėr
    Me nga njė mallė lirie me nga njė zjarr nė gji
    T`u japin ujė gurrave vrull burimeve
    Kėngė maleve shkėlqim shkėmbinjėve
    Lule atdheut rrėnjė lirisė
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  6. #26
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    FATE E NJERĖZ

    Milingonė e ferrit ma bloi mendimin
    Kohė qė u tha koka si s`u thye
    Udhėt e pa shkruara tej pėrtej harrimit
    Kohė e ndarė nė dysh hedh barin durimit
    Agimet pa diell zėnė myshk mendimit
    Durim i tepruar shpaguan vonimit
    Bonce e pashterruar mėshirės sė kroit
    Kėngė e pakėnduar larg mirėsisė kremtimit
    Dritė e vonuar ma mban peng zhgėnjimin
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  7. #27
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    ENIGMĖ

    Ku mbetėn ato ikje ai plis ajo kėngė
    Nė cilėn dėrrasė shkeli pranvera
    Nė cilin udhėkryq u pėrqafuan udhėt ikjet
    Ē`ėshtė ajo klithmė kulle
    Me ato dyer tė mbyllura
    Prapa rrjetės sė merimangave

    Ku u varėn mbathcat
    E kthimit tim kryengritės
    Nė cilin tra

    Ku ėshtė sekreti
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  8. #28
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    ETYD

    Udhėt e mallit i gjetėm
    Ato kėrkojnė vetėm njė shkuarje
    Vetėm sa tė thihet floku
    E varri ta ndėrroj dhembjen

    Nė palcėn e harrimit
    Do tė mbetet vetėm hi
    E mbathcat e kthimit
    Flakė nė plagė.
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  9. #29
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    BALADĖ E LULĖKUQEVE

    Dalin rrėnjėt tona e shkruhen legjendat
    Mbushen shkrepat plisa me zjarr nga zemra
    Nis e skuqet toka e skuqen lulėkuqet
    Shkrumb prag e votėr fusha mbushet lule

    Njė shkėndijė shpėrthen nė zemėr tė Drenicės
    E dalė nga gjiri si kumt nė emėr tė lirisė
    Ėshtė zjarr nga zemra i mbledhur ndėr shekuj
    Flakė qė shpėrthen majė fortese tė trimėrisė

    Si njė xixė prej stralli pushkė e Ademit
    Shkrep e i thirr fisit kushtrim anembanė
    Rrjedhės sė damarėve bart amanetin
    E rrėnjėve tona tė dheut tė arbėrit mbanė

    Njė shtizė bajraku shqipja Skėnderbeut
    Valim flamurit nė beteja pėr ēlirim
    Bashkon zogjtė e saj drejt njė qėllimi
    Pėr ditėn e pa ardhė pėr njė bardhėsi.

    2.
    I etur pėr dritė e pėr bardhėsi
    Sepse territ shekullor i duhet flijim
    Pėr tokėn mėmė me diell e dashuri
    Pavdekėsi lulėkuqeve deri nė amshim

    Zjarri i trazuar seē pėrvėlon nė gji
    Mote me dhembje ku hanė mishi hekur
    Liria matanė gjakut digjet nė largėsi
    Kėrkojnė malet kėngė pa zė tė mekur

    Dhe dora mbi vetull e me syrin pishė
    Me plisin mes shkrepash me bubullimė
    Pėr ditėn e bardhė legjendė ardhmėrive
    Do vijė dritė me lulėkuqe dhe pa oshėtimė

    Nis e del zemėrimi nga etja shpėrthim
    Dhe kėnga ndėr male dhe zjarri nė gji
    Nė netėt e gjata vėngėr e me drithėrim
    Me rrugėn e nisur do tė ketė bardhėsi


    3.
    Nis shkrep shkėndija e merr xixa stralli
    Del nga placė e kombit legjenda e trimėrisė
    Bėn pritja fortesė duke zėnė pritėn djallit
    E bėn njė legjendė e i prinė tėrė vegjėlisė

    Nis shkrepin rrufetė e merr oshėtimė mali
    Mbushen shkėmbinjtė plot pėrplotė me gryka
    Ku rritet trimėria e ku ka xixa stralli
    Ku gjėllin fis i arbėrit plot pėrplot me nipa

    Vdekja pėr atdhe vjen e parakohshme
    E bėnė njė legjendė vendit tė altarit
    Lėshon rreze drite e shkėlqen me yjet
    E i ndalė rritė djallit i bėn pritė barbarit

    Marrin shkėlqim lulet ngritet lapidari
    Rilind pėr sė dyti legjenda jonė e gjallė
    Ėshtė mars drite e diell i ēdo shqiptari
    Tė mos harrojė atė gjak ta ndiejė me mall

    4.
    Shkėlqimin e moēėm e nxjerr harrimi
    Damarėt e fisit ku ka rrėnjė shkėlqimi
    Nis koha udhėn me djemtė e lirisė
    Shkėlqen plisi e shkėlqen trimėria

    Mjaft i bėn sehir pritjes dhe durimit
    Etje e kalitur pėrvėlon akte ėndėrrimi
    Durimit tė tepėruar e kohės sė harrimit
    I erdhi kohė e keqe ikėn dhe zhgėnjimi

    Pritjes sonė fėrshkėllojnė grykėhollat
    Tėrbohen karpatet na i kėrkojnė kokat
    Pritja jonė e gjatė harbohet zemėrimit
    Nxihet zihet qielli e pėrskuqet toka

    Gjelbėrohen malet e rriten micsokolat
    Pėr njė ditė shpresė pėr njė kėngė lirie
    Tė zhbėhet robėri e moēme kėtyre anėve
    Tė zgjohen zemrat tona me ėndrra dashurie

    5.
    Pėr njė liri tė amshuar gatitet betimi
    E shkrepin shkėndijat merr dritė atdheu
    Njė klithmė toke ėshtė zėri i lulėkuqeve
    Zgjohet malli peshė si me Skėnderbeun

    Shkrep zjarri ynė me njė dorė mbi vetull
    Dhe zogjtė fluturojnė duke kėrkuar
    Zgjim tė atdheut mbi flatrat kuqezi
    Na prijnė nė beteja trimat e amshuar

    Pėr zogun e Vlortė ku ruhet vetimi
    Japin besė kullat pushka e mė trimit
    E na vijnė mėrgimet na e marrin mallin
    U lumtė ajo dorė thėrret Ismail Qemaili

    Marrin oshėtimė malet e ajo shėnjestėr
    Del zogu i Jasharėve e bart amanetin
    Njė kushtrim kėtij dheu me duf mallėngjimi
    Nis udhė Kosova udhėn kah liria

    6.
    Na mbyti o Zot pritja na vėrboi errėsira
    Mbushen udhėt gjurmė si nė shkretėtira
    Mbetėn pritjet varur pragje tė mėrgimit
    Dryri titanik eshkė e nė kohė tė vėshtira

    Na shitoi nata pėr dritė e pėr diell
    U vėrbuan udhėt mbathcat dhe ky qiell
    Mbetėn pritjet udhėve tė harrimit
    Njė pritje e gjatė i bėn sehir pendimit

    Mbetėn boncė gjaku etje Satanai
    Lumė e luluėkluqe plot rrodhi jeta
    Dhe njė plagė e moēme iu desh mallkimit
    Udhėt e mėrgimit i shuhen Perėndimit

    Dhe pėr pak dritė shkėmbinjtė i skuqėm
    Dritė u bėmė gjithandej maleve tė lirisė
    Baladėn e lulėkuqeve me mall e kėnduam
    Dritė u bėnė kullave gjak i djalėrisė

    7.
    I skuqėm gjethet nė dimėr dhe nė verė
    Nga palca e ashti i dhamė emėr vetvetes
    Tek ngrihen qiejtė fluturoi dhe shqiponja
    Seē i dhanė dėshmorėt tjetėr kuptim jetės

    U shfaq Satanai i zbritur nga karpatet
    Nis e u skuqėn fusha male e qielli
    Nga majet e fisit prapė shkrepi rrufeja
    Dhe i bėri pritė furtunės e dalė nga dielli

    Deshi t'na i shkul rrėnjėt e fisit nga votra
    Shkrumbit nėpėr kulla dhe tokės me varrre
    Oxhaqet si lisa si qėndresė pėrjetėsie
    Shtohet fisi ynė ėshtė rrėnjė dashurie

    Gjatė e ruajtėm palcėn ashtit na rrodhi
    Nė fisin e arbėrit ku i pari e mbolli
    Damarėve tė gjakut e bartėm flijimin
    Kobra e zezė iku sall gjak e vrer volli

    8.
    Besa jonė e madhe ma e shtrenjtė se jeta
    Vdekja bėn sehir udhė kah e vėrteta
    Dhe kjo fjala jonė pengė e betimit
    Magjeps dashuria pėr udhėt e shpėtimit

    Ti i bashkon dėshirat kah agon e vėrteta
    Kah rrezet e diellit ku zbardhėllon dita
    Kah zbardhin agimet aty ku ndrydhet jeta
    Larg atij mallkimi ku ka grila prita

    Ti je amaneti i tij e fjala e jonė
    Etje dhe ėndėrr bashkė rrinė gjithmonė
    Na prijė drejt fitores tok rreth mė trimit
    Aty ku gjen prehje dhe fjalė e betimit

    Ti je ėmėr betimi pėr liri me diell
    Pyll plot me lisa dritė mes oshėtimash
    Krismat iu ndien adheut tė pushtuar
    Dritė nėpėr prita kah mbushėllojnė kullat

    9.
    Dalin rrėnjėt tona nė njė fushė mejdani
    Siē del erė nga deti nga mali nga qielli
    Rrjedh bonca e gjakut e skuqet vatani
    Marrin udhė legjendat ku i ka rrėnjėt dielli

    Ky shpėrthim yni i futi ethe Satanait
    Morėn bishat ikėn udhėt kah karpatet
    Eshtrat mbyllur nė dhe aty i ka rrėnjėt krimi
    Gjurmėt e terrorit janė kodrat e varret

    Kėnga jonė ndėr male liri e vatanit
    Flamur pėrmbi shkrepa vdekje e Satanit
    Ku oshėtijnė grykat aty rri dhe trimėria
    Bashkė me shqipen flatroi qiellit liria

    Ėndėrr shekullore pėr njė Ditė tė Mirė
    Errėsirė murtaje seē i vėrboi kėto troje
    Po kėnga s' u shua as nami e trimėria
    Metaforė gjaku rrodhi damarėve liria
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  10. #30
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    UDHĖTIM ME ATDHEUN

    Udhėtimin e nisa nėpėr kulla
    Me njerzit e mi tė ēmallem
    Nje dashuri mė shtynte
    Malli shuante etjen nėper kulla

    Mbi lėkurė ogiēi te oxhaku
    Ku plaku mė kishte bėrė vend
    Kafet niseshin gjithkah

    Nė sofėr e bardha zemėr
    ahengu kėga ***telia dridhej

    Zbritnin betejat nė kulla
    Baca Isė maleve tė Shalės
    e plaku mjekėrbardhė
    Shpaloste flamurin

    Hasan Prishtina jepte kushtrimin
    Nxirrte mall nganjėherė loti
    E leshrat dridheshin mbi ballė
    Digjej kėngėve trimėria
    me terrin e asaj nate diku
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •