Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    BALADE PER UDHET

    Udhėtari i parė nisi e bėri udhė
    Udhė bėnė edhe shumė pas tij
    Prej ikjeve dhe bota u tkurrė
    Udhėt ikėn e bėnė largėsi

    Udhėtarė me zė si ata kosovarė
    Udhė mbi udhė i bėnė botės mbarė
    Do rrjedhin lumenjtė s'do tė ndalen ujėvaret
    Do tė digjen largėsitė e do tė digjen vargjet

    Dhe pollėn udhėt siē pjellė koha mushkė
    Filiza e pipa plot ky dushkė
    Udhė e kryqėzime me largėsi
    Na e kėrkojnė harrimin nė kėtė prushė tė zi

    Dhe ikėn udhėtarė tė bardhė vijnė tė tjerėt
    Tė ndjerėt tė pa harruarit tė zitė
    Udhėt e tyre ikėn njė udhe tė re
    Trashėgimisė sė tyre gjak e rrufe

    Sa kohė qė udhėtarit s’i kėputen gjunjėtGlobi ky fatiu kryqėzata me udhė
    S'do blihen libra pėr kokė veē pėr sofėr
    S'do ketė dijetarė ta prishė kėtė urė
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  2. #12
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    POETI I MĖRGUAR

    Tani ti ke ikur ke mbetur vetėm njė grusht dhe
    Udhėve gjeografisė me atdhe e pa tė

    Tė ka mbytur harrimi mbathcave tė pakthimit
    Ti ende endesh larg vetes kėrkimit

    Largėsitė shndėrrohen nė ylbere zjarreve tė mallit
    Motet zbardhen me ty si njė kalimtar i rastit

    Ti mbetesh i shkruar biografi e udhėve
    Kronikan i kujdesshėm i sėmundjes sė shekullit

    Largėsia tė vėrboi ujėvarave mik i pendės
    Po si s`dole nga errėsira qė vetė e zgjodhe

    Ke mbetur vetėm klithmė e mbytur harrimit
    Larg mbathcave tė ardhjes e tė kthimit
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  3. #13
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    PORTRET I ATDHEUT NĖ LARGĖSI

    Ikjeve tona i vizatojmė udhėt qė na ndanė
    Zhurimės sė mallit kah zgjaten ato
    Ngjyrave tė portretit tėndė tė copėtuar
    Hartave tė gjeografisė sė gardhiqeve qė duhet prishur
    "Dhuratė" e Evropės fustanshqyer historisė
    Qė na skuqi shekullit qė iku
    Nė kornizėn e dėshirave pėllumbat e paqes pėr ty
    Dhe lulet qė mbushėllojnė shesheve qyteteve nė ditėt e bardha
    Pėr Albaninė e pa bashkuar nė Evropėn pa kufij
    Dhe diellin qė rrezon mbi tė e ia ngroh shpresėn
    Akuarelit tė luleve mbi lapidarin
    E atyre qė e shkruan biografinė e gjakut nėpėr epokėn
    Qė i dha shkėlqim dritės mbi qiellin e atdheut
    Pėr ditėn qė e priti e na priti me lule
    Fundshekullin qė iku e na la plot plagė
    E ngjyrave tė portretit e kuqja rrjedhė e s`ndalet
    Pėr dritėn e bardhė qė s`po shkėlqen
    Nėpėr kornizėn tėnde tė copėtuar
    Qė e pret riparimin e dorės sė fortė
    Dhe pritjes ngjyrat e portretit tėnd zbehen
    Klithmės sė shpirtit tėnd tė ndarė
    Nėpėr kaltėrsinė blu tė Drinit tė Bardhė
    Qė rėnkon rrjedhės sė damarėve tė tu
    E ne pėrtej shtatėdhjetė e shtatė bjeshkėve
    E portretojmė lirikėn e mallit
    Qė na dogji e na la tė harrua
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  4. #14
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    FRAGMENT I UDHĖVE

    Ditėn kur ikėm e erdhėm ikjeve
    E i vumė emėr udhėve qė na vodhėn
    Na priti e ftohtė natė alpike
    Pas shtatėdhjetė e shtatė bjeshkėve e lamė mallin
    Ngrohtėsinė e strofullės Kosovare
    Merimangės i lamė krrabzat tė na e thurė pragun
    Vegjėlinė e rininė nėn hije tė lisave
    Tė na i bjerė malli fyellit flladishtave e blerinave
    E shpresėn e varėm nė krah tė dallėndyshes
    Endrrave u dhamė udhė tejpėrtej atdheut
    Pėr kopshtin e luleve qė s`na priti me tufa
    Se edelveisi* ėshtė e mbrojtur me ligj
    Vetėm sheshet metrotė e bodrumet u bėnė tonat
    Tavernave ua tymojmė pelinin e vetmisė
    Dhe kur ne kujtuam se udhėt mbaruan
    Tek ia kishim nisur ėndrrat na mashtruan
    E ne udhėtojmė shkrumit tė mallit
    Moteve qė po ikin pa ne
    Shadėrvanit tė lashtė tė qytetit tė besės
    E anės sė Vėrrinit e mallit i freskojmė ballin
    Dhe mbathcat na presin na i presin kthimet
    E humbura udhėve tė Evropės
    Tek ia kruajmė shpinėn
    E ia mbushim plot sheshet e qytetet
    Me filiza e pipa nga rrėnja e Dardanisė
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  5. #15
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    KÉNGA E DYTÉ

    Mbeti udhėt tona namės sė mallkimit
    Dhe ky zjarri ynė vullkan i pari shuan
    Ku t’i gjejmė mbathcat udhėt e kthimit
    T’i shkruaj kėto mote nė libėr tė harruar
    Dhe ky malli ynė libėr i pashkruar
    Pranverat pa ne vajtėn na harruan
    Mbetėn hudhėt tona peng e pendimit
    Dhe ikjet me shi na rrodhėn mallkimit

    Dhe kjo plaga jonė udhė nėpėr shekuj
    Therrė nė oborr na mbetėn namet
    Vonė dhe shumė ikje e erdhėn tė tjera
    Trashėguam udhsrdhjet pa pranvera

    Mbeti kėnga jonė e s'u rrit ndėr male
    Kujtimi i voglisė mbeti varur nė degė
    Vijnė e ranė pranverat e ikėn pa ne
    E kjo plaga e jonė kronikės u djegė

    Si s’iu thyen dhėmbėt e s’u ndez pendimiE si zu hataja malli e mallkimi
    Kėto udhėt tona njė kohė e vjetėr
    Njė kronikė mė pak nė njė kohė tjetėr
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  6. #16
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    Monolog

    Rastėsi apo udhėtim i pa fund
    Udhėheqin kėto ikje unin tim
    Duan mbathca apo duan kthim
    Njėqindvjet largėsi nėpėr botė
    Duan qė unė njė grusht i dheut
    Tė Sharerit qė tė ēmallem me ty
    Dhe qė ky mishėrim me jetėn
    Tė na shpjer nė dritėn e fatit
    Ku duan zotrat e dėshirave
    Dhe tė ėndrrave tė pa arrira
    Nėnė t`u verbuan sytė sall lot
    Te pragu i shkrumbuar nė lagjet
    E shkreta e tė lisi e tė hija e arrės
    Deri te votra e sofra e shtruar
    Nėn qiellin tėnd bie njė tel kitare
    E mallin na ngacmon sė largu
    E rigon shi mbi vargjet e shkruara
    Me shkrumb pėr kėngėt e mbetura
    Pėrgjysmė si kujtim i idhėt i ikur
    Duke fshirė lotėt me shaminė qull
    Duke bredhur betejave si njė flamur
    I njė lufte tė humbur me plotė skllevėr
    Qė vejnė dikah me ėndrrat e liga
    Si njė udhėtim tė moēėm tė pa fund
    Qė me lotė nisi e s`u mbarua kurrė
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  7. #17
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    Ata po vonojnė

    Ē`pėrvėluam kokė udhė motgjata
    Grykėn e gjėrė ja qepėm trastės
    Na rjepi pėr sė gjalli plakėmadhja
    Kokėbardhė i qelėm kokės lulevjeshta
    Mė afėr harrimit gurin e afruam
    Pėrshpejtuam rrjedhėn e lumit tė jetės
    Tani kumti i ikjes po vonon harrimit
    Udhėve tė gjata me dhembje e pikėllim
    Pas atyre shtatėdhjet e shtatė bjeshkėve
    Pret votėrshkreta e bėrė blozė e hi
    S`e mbaruam ende gujėn e mėrgimit
    Digjet pritja avull ardhjes sė vonimit
    Bardhėsit e ardhura presin padurimit
    Liri e Kosovės dritė m`i bėn kėndimit
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  8. #18
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    Ditar i ditės

    Nga dritarja e largėsisė
    Ikėn ėndrrat e mėngjesit
    Pa u ēlodhur mirė amshimit
    Para diellit e nisi udhėtimin malli
    E u bė rrufe qielli tė dallėndyshes
    As lamtumir s`mė dha as pėrqafim
    Pėrtej shtatėdhjet e shtatė bjeshkėve
    Aty ku ja thuan njė kėngė lirshėm
    Kosova largė ėndrrave tė mia gėzohet
    E unė mjerani i largėsive tė humbura
    Kėtyre udhėve Evropės ja kruaj shpinėn
    Ndrydhi ditėn kronikave bojė gjaku
    Pa kujtuar se borėbardha po vjen
    Me gropat e lumit tė jetės mbi ballė
    E me njė trastė malli mbi shpinė
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  9. #19
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    Njė shi pėr ty

    Sonte mė shumė se kurrė pata mall
    Ylberet e sosur jan mbushur me zjarr
    Vetėm shiun pėr vete po e ruaj
    Le tė shuajnė etjen udhėt me plagė
    Kėtij qielli tė mbushur me re e brengė
    Unė eci eci dhe s`di kah vete o zot
    Unė udhėtari ytė i humbur nė kėtė shi
    Me ikjet qė mė ndjekin pas gjithnjė
    Me largėsitė qė mė verbojnė pa pra
    Nga bukuria jote o engjėllusha ime
    Tej meje i thura ėndrrat dhe kėngėt
    Sot ti je dielli unė shtegtari i himbur
    I harruar si Ago Ymeri kthyer pas luftės
    Me ty nė gji e pa ty kėtu largė Kosovės.
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  10. #20
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    AKT

    Dashuri qė vrapojnė pėr ta zėnė diellin
    Shkėmbinj ngjyrė flamur e plisa tė bardhė
    Shllunga tymnajash qė e vrasin qiellin
    Vrapim shqiponjash pėr ditėn qė s`ka ardhė

    Nėpėr gjėmė tytash ku shkrihet jeta
    Pėllumbat e malet dhembjen e ndajnė
    Njė sundimtar ka sjellė mesjeta
    Kėtij burgu tė madh nėpėr Ballkan

    Nė tregti kohrash Evropės sė vjetėr
    Finale tė quditshme po luan ky fundshekull
    Nga njė kuvend lodrash njė moti tė pėrdalė

    Liria e shqipeve para aktit final
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •