...& Leitmotivi "Ne nė..."!
Kam pritur kėto ditė nė shtėpinė time kėtu nė Gjenevė njė njeri shumė tė afėrt, shumė tė dashur tė familjes time.
Datėlindjet tona shumė tė pėrafėrta, patėn bėrė qė dikur nė Shqipėri ne tė ishim mė shumė shoqe se kushėrira… Emigruam aty- kėtu, gati nė tė njėjtėn periudhė kohe dhe jeta na "englendisi" njėrėn nė Zvicrėn e kontinentit plak, dhe tjetrėn nė Nju Jorkun e kontinentit me mė tė ri…
Pas kaq shumė vitesh largėsie, mundėsia krijohet qė tė pres nė shtėpinė time shoqen, miken, kushėrirėn time tė dikurshme. E kėnaqur, e lumtur plot padurim dhe pse jashtėzakonisht e lodhur nga njė vit shumė i ngarkuar, organizova mėnyrėn time tė pritjes. Im shoq, shumė i qetė nga natyra, mė ndihmonte me mėnyrėn e tij pėr kėtė pritje…
Mė nė fund erdhi kushėrira… Pėrshtypjet e para pėr Gjenevėn nuk u dhanė sepse ishte natė…Pa gdhirė ende dita e parė filluan pėrshtypjet pėr brendėsinė e shtėpisė dhe veprimet e mia… Sa keq… ne tė mbetur nė kontinentin plak nuk i pėrshtateshim Amerikanizimit.
E para qė kaloi nė bilancin e mospėlqimeve ishte wc-ja. Ajo ishte shumė e vogėl. Nuk ishte bashkė me sallėn e banjės. Nuk ishte e mirė. Nuk ishte si nė Amerikė. Si pėrfundim, kjo ēėshtje u mbyll me : « Ne nė Amerikė, nuk i kemi wc kėshtu » !
Sikur kjo tė ishte e vetmja papėrshtatshmėri "Haleluja..."!
Tė nesėrmen i erdhi radha njė seri gjerash tė papėrshtatshme. Ēdo ushqim, veprim, orendi, ndėrtimtari matej me "Ne, nė Amerikė" dhe me paturpėsinė e "pse-ve" urdhėruese.
Pas njėzet e katėr orė qėndrimi sė bashku, ndjehesha e "mbytur" psiqikisht. Nė shtėpi nuk mė kishte ardhur kushėrira ime e mrekullueshme si dikur. "Miranda Priestly" (The Devil Wears Prada) & Amerika me ndėrtesat e saj deri nė qiell, markat e veshjeve dhe accessoiret sė bashku magazinat e shitjeve tė pamasa mė kishin pushtuar 100 m2 katror tė banesės time evropiane.
Vullneti im i parapritjes pėr Guide nėpėr Zvicėr u struk nėn mua dhe nuk pranonte kurrsesi tė nėnēmohej nė ēdo hap. Nė kėtė vend me histori qindra vjeēare, asgjė nuk ishte e bukur. Nuk kishte pallate deri nė qiell, nuk kishte ndėrtime gjinganteske, nuk kishte dyqane (moll mė duket quheshin). Nuk mund tė kuptohej si preferonin njerėzit tė jetonin nė male, nė malet e Zvicrės…
Ēdo shkėmbim bisede ishte pėrballje me pėrēmimin e mosqėnies Amerikė dhe Amerikanė. Ēdo veprim mes nesh "prezantonte" Amerikėn dhe Zvicrėn. Vetvetja jonė nėkėmbej nga "Ne nė Amerikė… jemi, bėjmė, kemi…", ju nė "Zvicėr …qėnkeni…". Po ne dy kushėrirat, shoqet, miket, e dikurshme, nėnat e sotme ku ishim?!
"Mbytja" ime psiqike nuk duroi gjatė. Nė njė shtrim ordiner tavoline, ngulfatja ime doli prerazi me pėrcaktimin : Unė nuk jam Zvicra. Jam filania emigrante nga Shqipėria. Unė pėrfaqėsoj shtepinė time, kulturėn e familjes time, jo Zvicrėn. Nė Zvicėr gjithseicili kollandris shtėpinė e vet, unė timen! As ti nuk je Amerika. Je filania. Kushėrira ime emigrante nė Amerike. Ti nuk prezanton Amerikėn, por vetveten!
Fatmirėsisht a fatkeqėsisht jam nė Evropė. Mundėsia e lėvizjes sė njerėzve tanė ka qenė mė e mundshme se nė Amerikė. Kanė ardhur shumė. Kanė shkuar shumė. Ka patur qė u ka pėlqyer Zvicra. Ka patur qė nuk u ka pėlqyer Zvicra. Por, askush nuk ka mllefuar nė mua sepse nuk i ka pėlqyer Zvicra.
Vetvetja mė copėrrohej midis fyerjes dhe traditės. Pas tridhjetė e gjashtė orėve tė para sė bashku, vetvetja mė thoshte, valixhet tek dera, ktheje nga erdhi… Tradita mė shuante… Mos, nuk bėn! Pėrze „Miranda Priestly“, prano kushėrirėn…
Ka tre ditė qė ka shkuar. Akoma jam e tramakosur nga ē’pėrjetova. Mė ka zėnė frika ta pėrmend Amerikėn. Shtatė ditė e kisha stoikisht prezent si e vetmja madhėshti e botės. Si i vetmi vend ku mund tė jetohej…
Mė zuri malli pėr Shqipėrinė. Sa shumė e desha ato ditė Durrėsin tim gropa – zhdropa. Sa tė bukura mu dukėn malet e Zvicrės. Mė zuri malli dhe pėr lopėt lara – bala nė tė dalė tė Gjenevės. Kisha kohė pa i parė. Shkova i pashė nxituar, i preka, se mos i kishin hequr, nga ankthi i amerikanizimit... Me zor po pres vajtjen nė Durrės. Ta shoh edhe njė herė ashtu tė "shėmtuar" mbase me ndihmon ta kapėrdijė zemėrimin tim nga "robotizmi amerikan" qė s’na la tė kalonim dy orė tė kėndshme mes kushėrirash ndėrmjet kujtimesh dhe malli?!
Vallė kjo ėshtė Amerika… ē’rrėnjėsimi i tė qėnit njerėzor tek njerėzit?! Harrim i rrėnjės, pėrdredhje e degėve?!
Elna!
Krijoni Kontakt