Nga niveli i deritanishem i programit eshte e tepruar ta quaj 3D Engine(motor 3D) sepse nje motor 3D permbledh shume funksione te cilat ky program nuk i ka. Eshte thjesht nje projekt i lindur si nje forme e vendosjes ne praktike te nocioneve shume te thjeshta dhe baze mbi grafiken tre dimensionale.
Shkurtimisht po jap funksionet e ketij programi si dhe strukturen e tij.
Eshte i perbere prej nje hierarkie objektesh Java qe perfaqesojne objektet 3D duke nisur nga primitivat grafike vektoret, segmentet dhe trekendeshat per te mbaruar me implementimin e formave gjeometrike te thjeshta si sfera, cilindri, etj.
Zemra e programit gjithsesi eshte Renderi qe duke marre ne hyrje nje strukture objektesh i vizaton ato ne ekran.
Renderi perdor algoritmin Z-Buffer te cilin pranoj se nuk e kam implementuar 100% sakte apo ne menyre rigoroze.
Ne kete stad zhvillimi nderfaqa grafike perfaqeson me teper nje ambient testimi te renderit se sa nje motor te vertete 3D, por ne nje moment qe arrin te kuptosh organizimin dhe ndarjen ne shtresa te programit eshte shume e lehte te shtosh forma te reja apo te perdoresh pjese te kodit ne projekte te tjera.
Qellimi i publikimit te ketij programi eshte te ndihmoje programuesit e rinj qe kane jane kurioze te eksperimentojne teknikat e rendering 3D pa perdorur librari te gatshme. Materialet e tilla jane te pakta online, gjen kodin e motoreve 3D teper kompleks per tu kuptuar dhe perfituar diēka.
Kesaj rradhe komentimin e kodit e bera ne anglisht, sepse nuk e kisha gati dhe meqe duhet te zgjidhja nje gjuhe te pershtatshme si per koleget e mi italiane, si ata shqiptare por edhe kujtdo qe mund ti interesoje pa dyshim anglishtja ishte zgjidhja e duhur.
Nuk po e postoj kodin per shkak te numrit te madh te klasave qe permban programi, do bashkangit vetem kodin ne nje arkiv .ZIP .
Kam prodhuar paketen JAR te gatshme per tu ekzekutuar si program desktop ose si applet ne web.
Per ē'do paqartesi mund te postoni ne kete teme.
Krijoni Kontakt