Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Orfeu Maska e heron
    Anëtarësuar
    07-10-2005
    Vendndodhja
    karrik para kompjuterit
    Postime
    225

    Thumbs up Hakerat shqiptarë sulmojnë faqet serbe

    Hakerat shqiptarë në sulm kundër Serbisë
    BEOGRAD - Hakerat shqiptarë sulmojnë faqet serbe të internetit. Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon. Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj. Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt. Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedime për statusin dhe se kërkon të zhvillojë marrëdhënie normale bashkëpunimi me autoritetet serbe.
    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ne jemi rezultat i asaj qe mendojm , but i think the life is energyyy E=m*c^2..........

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2008
    Postime
    3
    Me Pelqen Ky Forumi Shqipetar eshte i kendeshem

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2008
    Postime
    3
    Me Pelqen Ky Forumi Eshte Shum-Shum-Shum I Mire Pasi Edhe Dhoma e saj Shqiperia Po ashtu Edhe Ndihma eshte e mir per mendimin tim Sepse nqs Ndonje has ne ndonje problem te dhoma Shqiperia aty mund qe te zgjidhin problemin ky forum eshte keshu i mir por per te tjeret nuk e di ? .. Tek Shqiperia Do Te Pershendes Albaguard Shqiperia ka shum op-a te rregullet ...Ju Faleminderit ..U Kenaqa shum qe shkrujta per kete Forum

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •