Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673

    Historia E Bab_lymit (myslym Pezes)

    Gjermanėt pas sulmeve qė u bėnė forcat partizane ishin tė vendosur akoma mė shumė qė tė kryenin luftime tė ashpra. Por nė tė njėjtėn kohė partizanėt qenė mė tė organizuar dhe numri i atyre qė rrėmbyen armėt ishte nė rritje. Nė fundin e vitit ’43 organizimi i tyre kishte marrė njė tjetėr formė.

    Ushtria Nacionalēlirimtare nė rethėt drejtuese tė saj kishte vendosur persona tė pėrgatitur dhe tė sprovuar nė luftė. Njėri prej tyre ishte edhe Myslym Keta. Duke marrė parasysh aksionet qė kishte organizuar ai dhe shokėt e tij, Shtabi i Pėrgjithshmė, vendosi qė Keta tė drejtonte njė prej batalioneve tė Brigadės sė Tretė Sulmuese. Por pėr tė nuk kishte rėndėsi detyra. Primare ishte lufta nė terren. “Ai nuk u thoshte partizanėve kurrė “para!”, por “pas meje!”, shprehet njė nga shokėt e tij tė fėmijėrisė dhe tė luftės, gjeneral Adnand Qatipi. Cilat ishin disa nga betejat, ku Keta tregoi trimėri tė veēantė. Pėrse u doli pėrpara gjermanėve dhe si i mashtroi duke i futur nė kurth. Si shpėtoi nga rrethimi i tre kolonave gjermane nė Mesjetą. Si mundi ai tė futej deri nė pozicionet gjermane. Pėrse mbante gjithmonė me vete tri armė. Cilat ishin bėmat e tij nė betejėn e Arbanės dhe si mundi ai tė ēante rrethimin, kur nė fushėbetejė mbetėn tė plagosur Mustafa Gjinishi dhe Adnand Qatipi. Tė gjitha detajet e disa prej operacioneve mė tė sukseshme i tregojnė pėr gazetėn “Panorama” disa nga bashkėkohėsit e tij.

    Keta mposht sulmin gjerman nė tre drejtime
    Data 2 shtator 1943. Myslym Keta dhe 12 shokėt e tij kishin dalė nė Mesjeta, (fshat afėr Kėrrabės) dhe ngritėn pritė pėr tė sulmuar ēdo kolonė italiane qė ishte nė tėrheqje. Por ndodhi ajo qė nuk e kishin pėrfytyruar. Nė vend qė tė ndalonin kolonat e shpartalluara italiane, ata hasėn nė disa ushtarė tė tjerė. Ishin pikėrisht gjermanėt qė erdhėn nga Elbasani dhe qė kishin pak ditė qė shkelėn tokėn shqiptare. Njė nga kolegėt e tij, i cili po vrojtonte, u thotė se shikonte nga larg disa kamionė qė nuk i kishte parė ndonjėherė. U dha urdhri tė zinin pritat. Pikėrisht nė momentin kur kolona afrohet Myslym Keta sė bashku me shokėt e tij u del nė rrugė dhe i ndalon. Asnjė nga gjermanėt nuk reagoi, pasi nuk dinin se me kė kishin tė bėnin. Nė ato momente e vetmja fjalė qė thanė nazistėt ishte “Nacionalist?”. Me dinakėri Keta tund kokėn duke aprovuar. Me pas hipėn nė autoveturėn gjermane, gjoja pėr t“u treguar rrugėn pėr nė Tiranė dhe Keta i fut makinat nė fshatin Skuterrė. Ndėrsa njė kamion tjetėr me ushtarė, i fundit nė rradhė e nuhati kurthin dhe u kthye pėr nė Elbasan. Sapo mbėrritėn nė fshat, nėn kėrcėnimin e armėve, tė gjithė gjermanėt u ēarmatosėn dhe mė pas u mbyllėn nė njė shtėpi. Por tashmė ishte e sigurtė 13 partizatė me nė krye Myslym Ketėn do tė prisnin reagimin e gjermanėve qė do tė vinin nga Elbasani pėr tė shpėtuar pengjet. Keta dha urdhėr qė tė largoheshin tė gjithė fshtarėt nė mal. Ndėrsa mė pas gjermanėt e zėnė robėr i dėrguan nė fshatin Rrezevere. Mė datė 3 shtator informohen se njė autokolonė me shumė ushtarė gjermanė kishte ndaluar nė rrugėn kryesore dhe po vrojtonte nė drejtim tė fshatit Skėterrė. Pikėrisht nė ato momente tė 13 partizanėt nėn drejtimin e Ketės zenė pozicionet kyēe. Ata u ndanė nė tre grupe. Myslym Keta sė bashku me tre tė tjerė qėndroi nė rrugėn kryesore. Ndėrsa dy grupet e tjera nė tė dy anėt. Ashtu sikurse ishte e parashikuar gjermanėt qėllojnė me artileri tė rėndė nė fshat. Mė pas edhe ata ndahen nė tri kolona pėr tė shkuar deri nė brendėsi tė fshatit ku pandehnin se ishin ushtarėt robėr sė bashku me njė kapiten. Por nė ato momente Keta qėllon nė drejtim tė gjermanėve me mitroloz dhe granata. Luftimet ashpėrsohen pikėrisht nė momentin kur dy kolonat gjermane qė ishin nė operacion pėr krahėmarrje rrethojnė Myslym Ketėn. Sipas dėshmitarėve, Keta arrin tė pėrleshet edhe trup me trup. Pas tri ditė luftimesh partizanėve u erdhėn nė ndihmė pėrforcime tė tjera. Nė kėtė mėnyrė gjermanėt u tėrhoqėn. pas bilancit rezultoi se ishin vrarė 60 gjermanė dhe pjesa mė e madhe e kufomave ndodhej nė territorin qė ishte mbrojtur nga Myslym Keta. Pas kėsaj beteje tė madhe, e vetmja pasojė e sė cilės pėr shqiptarėt ishte djegia e shtėpive tė fshatit dhe plagosja e njė partizani, u shtua urrejtja ndaj gjermanėve. Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacionalēlirimtari nxorri njė komunikatė, ku bėhej bilanci i kėtyre luftimeve dhe afishoi si njė ndėr luftėtarėt mė tė famshėm Myslym Ketėn. Por pėrsėri ai nuk u mjaftua me kaq.

    Keta ndihmon shokėt e plagosur
    Lufta ishte ndezur. Data shėnonte 9 tetor 1943. Nė Arbanė tė Tiranės njė grup partizanėsh tė Brigadės sė Tretė Sulmuese gjenden nė befasi. Por menjėherė marrin situatėn nė dorė. Sulmit gjerman i pėrgjigjen me bombardime me artilerinė qė kishin me vete. Mė pas lufta ndizet dhe mbesin tė plagosur Mustafa Gjinishi dhe Adnand Qatipi. Pikėrisht nė ato momente Myslym Keta del nga pozicioni dhe me njė mitroloz tė rėndė nė dorė, prodhim italian i tipit “Breta”, hidhet nė kundėrsulm. Pasi shpartallon njėrin pozicion ai kalon nė drejtimin tjetėr. Kjo u bėri pėrshtypje edhe gjermanėve, tė cilėt edhe pse tentuan me tė gjithė llojet e armatimit qė ta qėllonin, asnjė plumb apo predhė nuk kapi trupin e Ketės. Nga dokumentat dhe kujtimet e ushtarakėve gjermanė thuhet se mezi pritėn natėn qė tė tėrhiqeshin duke lėnė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė. Kėshtu ata pėrshkruan se ndėr arsyet kryesore qė i bėnė tė tėrhiqeshin ishin sulmet e herėpashershme qė vinin nga njė person, i cili dilte sa nė njė pozicion nė njė tjetėr.

    Pėrse e mori pseudonimin “drapėri”
    Shumkush e njihte me emrin “Tata” dhe ky nuk ishte epitet qė e mori nė luftė, por buronte, si tė thuash, nga vetė karakteri i tij. Ishte nė njė moshė fare tė re, por i riu nga Tirana shquhej pėr qetėsi, thjeshtėsi absolute dhe njė karakter tė fortė. Pikėrisht pėr kėto cilėsi ai filloi tė thirrej nga pjesėa mė e madhe e personave “Tata”. Sikurse tregojnė bashkėkohėsit e tij Keta shkėlqente nė ēdo aksion. Drejtuesit e njėsitit gueril nė Tiranė i dhanė epitetin e luftės “drapėri”. Dhe kėtė emėr tė dytė nuk ia vendosėn pa qėllim. Myslym Keta kishte shumė aftėsi nė pėrdorimin e tė gjithė llojeve tė armėve tė lehta dhe mbi tė gjitha kishte njė shėnjestėr tė mirė. Por arma tė cilėn e pėrdori mė shumė nė luftė ishte pikėrisht mitrolozi “beta” qė ua kishte marrė ushtarėve italianė. Sa herė qė kryheshin aksione ai qėllonte aq shumė dhe me precizion saqė dukej sikur korrte. Kėtej e kishte “burimin” dhe epiteti qė i vunė ishte “drapri”. Por ai kurrė nuk mburrej edhe pse mund tė konsiderohet si njė nga atentatorėt mė tė mėdhenjė tė Luftės sė Dytė Botėrore. Shokėt e tij tregojnė qė Keta mbante gjithmonė me vete tri armė: njė mitraloz tė rėndė, njė automatik dhe njė pistoletė. Ishte i bindur se nė ēdo sulm qė do tė ndėrmerrte do t`i nevojiteshėn tė gjitha armėt. Nė fillim tė vitit 1944 Myslym Keta bėhet komandant i njė batalioni tė Brigadės sė Tretė Sulmuese. Me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshmė tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare, disa prej batalioneve tė kėsaj brigade do tė merrnin pjesė nė luftėn pėr ēlirmin e Tropojės. Mė 16 Tetor tė vitit 1944 Tropoja u ēlirua dhe nė kėtė rreth nuk mbeti asnjė gjerman. Edhe nė kėto luftime vetė Keta dhe batalioni qė ai drejtonte u shqua pėr heroizėm, ēka bėri qė pas disa luftimeve tė ashpra gjermanėt tė pėsonin humbje tė mėdha. Por duke qenė nė afėrsi tė Kosovės vjen urdhri nga Shtabi i Pėrgjithshmė qė Keta tė ndjekė forcat gjermane brenda kėtij territori. Nė njė fshat tė Junikut zhvillohen luftime tė ashpra. Nė to pėrveē forcave gjermane marrin pjesė edhe kėtyre banorė tė zonės. Pas disa orė luftimesh komandantit Keta i vriten tetė partizanė. Nė kėtė mėnyrė ai u vu nė vėshtirėsi pėrballė sulmeve tė gjermanėve. Mė pas, nė ndihmė tė batalionit qė drejtohej nga 19-vjeēari, vijnė edhe dy batalione tė tjera, po tė Brigadės sė Tretė Sulmuese. Gjermanėt shpartallohen totalisht dhe detyrohen qė tė tėrhiqen mė nė brendėsi tė Kosovės. Pas dorėzimit, Myslym Keta dha urdhėr qė asnjė prej tyre tė mos ēarmatosej. “Ju jeni shqiptarė dhe ne nuk do t`ua marrim armėt, pėrdorini ato kundėr ēdo armiku qė shkel tokėn tuaj dhe tonėn bashkė”, tha Keta. Mė pas tė gjithė kosovarėt u kthyen nė shtėpitė e tyre sė bashku me armėt. Sipas tė dhėnave dhe dokumenteve tė kohės, nė atė zonė nė asnjė betejė tė mėvonshme sado tė vogėl nuk morėn pjesė nė rradhėt e armikut forca shqiptare.





    Koloneli Myslym Keta u aksidentua rėndė nė Fushė - Arrės, dhe para vdekjes le amanetin e fundit

    “Mos dėnoni shoferin, nuk ka faj”
    Beqir Balluku urdhėron arrestimin e “ushtarit” tė Ketės

    Myslym Keta tashmė ishte kthyer nė njė legjendė. Shumė prej qytetarėve tė Tiranės e njihnin pėr bėmat e tij si njė ndrė atentatorėt mė tė mėdhenj tė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Shumė ushtarakė, madje edhe ushtarė tė thjeshtė kishin respekt pėr njeriun qė kurrė nuk mburrej pėr bėmat e tij. Nė ushtri, kudo ku punoi, ai u soll mirė me tė gjithė. Edhe pse mbi supe mbante gradėn e kolonelit fliste me ushtarėt dhe i respektonte ata. Bashkėkohės e shokė tė tij tregojnė se Keta kishte njė humor tė hollė dhe tregohej i thjeshtė me tė gjithė. Por jeta e ushtarakut dhe legjendės Keta pėrfundoi nė mėnyrė tragjike.

    Atentatori qė humbi jetėn aksidentalisht
    Pas Ēlirimit Myslym Keta u emėrua komandant i Gardės Kombėtare dhe i Repartit tė Parė tė Kavalerisė. Karakteristikat e tij tregonin pėr njė ushtarak tė lindur. Strukturat drejtuese tė Ushtrisė vendosėn qė ta nisin pėr studime nė Bashkimin Sovjetik. Pas tre vjet studimesh ai kthehet nė Tiranė dhe emėrohet komandant i Brigadės sė Parė tė Kėmbėsorisė. Ndėrkohė ėshtė edhe njė nga kuadrot e parė tė Ushtrisė shqiptare qė kontrobuan nė themelimin e brigadės sė Tankeve. Nė kėtė sektor ai mbante titullin e lartė tė “Mjeshtrit tė klasit tė parė” nė pėrdorimin e tankeve. Por jeta e tij do tė merrte fund pikėrisht kur ishte nė pikun e karrierės sė tij ushtarake. Myslym Keta niset pėr nė Fushė-Arrės pėr asye pune sė bashku me shoferin e tij ushtarin Petrit Topi. Pasi mbaron punė, gjatė kthimit pėr nė Tiranė, maqina pėrplaset me njė pjesė shkėmbi anės rrugės. Njė copė metalike e makinės i ngulet nė kokė. Ndėrsa shoferi i tij pėson tronditje nga pėrplasja. Siē ishte i plagosur rėndė urdhėron ushtarin qė tė marrė armėn e tij dhe tė qėllojė nė ajėr pėr tė lajmėruar pėr aksidentin, por ai nuk i kthen pėrgjigje pasi ishte i traumatizuar. Del vetė nga makina dhe qėllon nė ajėr pėr tė dhėnė alarmin. Por ndihma do t`i vinte pas 15 minutash nga njė makinė e rastit. Edhe pse i plagosur rėndė ai u mbajt pa e humbur kujtesėn deri sa mbėrriti nė Spitalin e Fushė-Arrėzit. Madje, sipas dėshmisė sė shoferit qė e transportoi ai mblodhi forcat dhe u ngjit vetė nė makinė, edhe pse njė pjesė tė kokės e kishte tė dėmtuar rėndė. Me shpejtėsi koloneli u dėrgua nė Spitalin e Fushė-Arrėzit. Sapo mbėrrin nė urgjencė tė vetmet fjalė tė fundit qė nxjerr nga goja nė formė amaneti ishin “mos dėnoni ushtarin tim, pasi nuk ka faj pėr aksidentin”. Lajmi i rėndė mbėrriti shpejt nė Tiranė. “Alo! Kolonel Myslym Keta ėshtė aksidentuar rėndė sė bashku me ushtarin Petrit Topi”, ishte ky komunikimi i parė. Mė pas ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, urdhėroi tė dėrgohet njė helikopter me disa mjekė pėr t`i transportuar tė plagosurit nė Tiranė. Por Keta dha shpirt para duarve tė mjekėve tė Spitalit tė Fushė-Arrėzit. “Alo! Myslymi vdiq”. Kjo ishte telefonata e dytė qė u bė nė Ministrinė e Mbrojtjes. Duke e konsideruar humbjen si tepėr tė rėndė, ministri urdhėroi qė tė gjithė ushtarakėt qė ndodheshin nė dikaster tė mos lėviznin nga zyrat pasi kjo ēėshtje duhej studiuar mirė.

    Ballku: Dėnoni ushtarin, pėrgjegjėsin e aksidentit
    Beqir Balluku urdhėroi qė, pas marrjes sė ndihmės mjekėsore ushtarit Petrit Topi t’i hidheshin prangat dhe tė dėnohej. Pikėrisht kėshtu ndodhi. Njė grup punonjėsish tė policisė e arrestuan dhe e dėrguan nė qeli. Ai u mor nė pyetje. Pėr shkak tė plagėve dhe tė tronditjes psikologjike ishte evaziv nė deklarimet e tij. I vetmi qė mund ta shpėtonte nga dėnimi ishte Myslym Keta, por ky tashmė kishte mbyllur sytė pėrgjithmonė. Megjithatė ishte pikėrisht amaneti i kolonelit qė e shpėtoi ndoshta nga njė dėnimin shumė i rėndė ushtarin e tij. Amaneti i Ketės duhej tė ēohej nė fund. Mjeku dhe njė person tjetėr qė e pritėn Ketėn tė plagosur dėshmuan se koloneli u kishte treguar se ushtari i tij nuk ishte fajtor. Pas shumė ndėrhyrjesh tė miqve dhe tė shokėve tė Ketės ushtari nga Durrėsi u la i lirė, pasi nga ekspertiza rezultoi se, nė momentet kur ndodhi aksidenti, nė timomin e makinėsė ishte Myslym Keta.

    Ekspertiza: Probleme teknike
    Humbja e ushtarakut Keta ishte shumė e rėndė. Strukturat drejtuese tė asaj kohe urdhėrua qė tė bėheshin tė gjitha veprimet pėr tė nxjerrė shkaqet e vėrteta tė asidentit. U desh disa ditė qė tė dilnin rezultatet e ekspertizės dhe nė fund ajo doli ashtu sikurse pritej. Kolonel Myslym Keta ishte pėrplasur me shkėmbin, pasi automjeti kishte pasur probleme. Nga analiza e ngjarjes rezultoi se nuk mund tė aludohej pėr ndonjė kurth tė ngritur ndaj Ketės, pasi kėto lloj aksidentesh ishin tė paevitueshme. Mirėpo deri nė pėrfundim tė hetimeve ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku qėndroi gjithmonė nė ndjekje tė tė gjitha veprimeve. Vetėm atėherė kur u siguruan se problemet ishin mekanike dhe se nė timonin e makinės nė momentin e pėrplasjes ndodhej Myslym Keta vendosėn ta lironin nga burgu edhe ushtarin Petrit Topi.



    Ceremonia mortore
    Mijėra qytetarė nė varrimin e Ketės

    Myslym Keta nė qytetin e Tiranės njihej nga pjesa mė e madhe e banorėve. Shumė e njihnin si njė atentator, shumė tė tjerė si njė njeri tė qetė dhe shumė popullor, ndėrsa jo pak si ushtarak. Pjesa mė e madhe e qytetarėve e respektonin jo vetėm pėr gradat madhore qė mbante mbi supe, por mbi tė gjitha si njeri. Pas vdekjes aksidentale nė shkurt tė vitit 1966 me mijėra qytetarė tė kryeqytetit shkuan pėr t‘i dhėnė lamtumirėn Myslym Ketės. Strukturat e ministrisė sė Mbrojtjes organizuan njė ceremni madhėshtore, pėr mė tepėr qė Keta ishte shpallur dy vjet pas Ēlirimit “Hero i Popullit”. Megjithatė trupi i tij u vendos nė varrezat publike tė kryeqytetit. Njė pjesė e mirė e qytetarėve ndoqėn rrugėn deri nė Shish Tufinė mė kėmbė pėr t‘i dhėnė lamtumirėn e fundit Myslym Ketės, njeriut qė pėr virtytet e tij tė larta, ata e kishin nderuar me epitetin “Tata”.
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  2. #2
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    Po Enver Hoxha, ēfarė autoriteti kishte nė atė kohė ndėr ata komunistė qė vinin aty nė shtėpinė tuaj?
    "Nga ata komunistė qė streoheshin nė shtėpinė tonė, Enveri si tė thuash ishte ndėr tė fundit pėr nga rėndėsia. Po t'i marrim njė pėr njė emrat e tyre, si Qemal Stafėn, Vasil Shanton, Gogo Nushin, Mustafa Gjinishin, Hasan Reēin, apo dhe Kajo Karafilin, tė gjithė kėta pa dyshim, kishin njė autoritet mė tė madh se Enver Hoxha. Madje deri aty nga pranvera e vitit 1942, Enveri ishte krejt i panjohur, madje atė nuk e njihte fare as Myslym Peza".

    Kush e solli pėr herė tė parė Enverin nė shtėpinė tuaj dhe pėrse thoni qė Enverin nuk e njihte as Myslym Peza?
    "Pėr herė tė parė Enver Hoxhėn nė shtėpiė tonė e pati sjellė Qemal Stafa dhe ajo ka ndodhur aty rreth pranverės sė vitit 1942. Ndėrsa pėr atė qė Myslym Peza, nuk e pati njohur Enver Hoxhėn fare deri nė pranverėn e vitit 1942, mua ma pati thėnė vetė Myslym Peza".

    Kur ua ka thėnė Myslym Peza kėtė gjė dhe nė ē'rrethana?
    "Kjo gjė ka ndodhur diku aty nga fundi i pranverės sė vitit 1942. Nė atė kohė, Esat Dishnica i ēoi fjalė babės tim, Xanit, qė tė shkonte pėr ta takuar atė nė dyqanin "Flora". Pas kėsaj baba shkoi nė dyqanin "Flora" dhe takoi Esatin i cili i tha se Enver Hoxha, donte t'i ēonte njė palė dylbi Myslym Pezės. Xani e mori pėrsipėr qė t'ja ēonte dylbitė Myslymit dhe atė gjė ma ngarkoi mua. Unė i futa dylbitė nė njė ēantė dhe u nisa e shkova nė kėmbė nė fshatin Pezė e Vogėl, ku rrinte Myslym Peza nė atė kohė. Lymin e takova nė njė hije tė madhe pemėsh ku ai ishte duke pirė raki me meze, me disa nga njerizit e tij. Sapo mė pa, ai m'u drejtua: "Ouu ēuni i Xanit, po ē'paske dalė mėr babė". Pasi mė takoi dhe mė pyeti pėr babėn e njerzit e tjerė tė shtėpisė, unė i nxorra dylbitė nga ēanta dhe ia dhashė nė dorė, duke i thėnė se ato ia kishte ēuar Enver Hoxha. Ndėrsa ai filloi t'i shihte dylbitė duke i rrotulluar mbarė e prapė, mė tha: "Po kush ėshtė ky Enver Hoxha mėr babė se nuk e njof". Unė i thashė se Enveri ishte ai burri qė rrinte tek dyqani "Flora" me Esat Dishnicėn. Por edhe pas atij shpjegimi qė i dhashė unė, Myslymi nuk kujtohej se kush ishte Enver Hoxha dhe m'u pėrgjigj: "Vallai se njef baba atė, por kėto dylbitė i paska tė mira" dhe i mori ato e i futi nė ēantėn e tij".

    Po Enver Hoxha nė kujtimet e tij thotė se me Myslym Pezėn ėshtė njohur qė nė korrikun e vitit 1939?
    "Nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė ka shkruar Enver Hoxha nė kujtimet e tij, sepse nė atė kohė Myslymi ka qenė nė emigracion nė Jugosllavi dhe ai ėshtė kthyer nė Shqipėri vetėm nė dhjetorin e vitit 1939. Kėtė gjė unė e di shumė mirė, sepse nė atė kohė qė u kthye nga Jugosllavia, Myslymi pėr herė tė parė ka ardhur nė shtėpinė tonė. Unė e mbaj mėnd si tani atė ditė dhjetori tė vitit 1939, sepse nė atė kohė kishte filluar Lufta italo-greke dhe baba jonė na kishte nisė ne fėmijėt tek njė miku i tij nė fshatrat e Tiranės. Kur u ktheva unė nė shtėpi, pashė tek dera shumė opinga fshatarėsh dhe kur pyeta se kush kishte ardhė, nėna mė tha se ishte kthyer Myslym Peza nga Jugosllavia dhe aty nė shtėpinė tonė kishin ardhur pėr ta pritur disa fshatarė pezakė qė i kryesonte Dyl Ēelmeta, miku i ngushtė i Myslymit".
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 08:38
  4. Myslym Keta
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 07:54
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •