Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    Fundi i sistemit monarkik nė Epir
    Pas vdekjes sė Pirros, Aleanca Epirote filloi gradualisht tė humbiste fuqinė e saj tė mėparshme politike dhe ushtarake. Me gjithė pėrpjekjet e bėra pėr tė ruajtur zotėrimet e mėparshme nė Maqedoni, nė Greqi dhe nė Iliri, ajo qe e detyruar mė nė fund tė tėrhiqej prej tyre. Trashėgimtarit tė Pirros, Aleksandrit, qė nė fillim iu imponua njė luftė e rrezikshme nga mbreti i ilirėve Mytili, tė cilėn mė vėshtirėsi mundi ta pėrballonte. Kurse Demetri II, e detyroi atė tė hiqte dorė jo vetėm nga Maqedonia, por pėr njė kohė dhe nga vetė Epiri, mbi tė cilin vendosi kontrollin e tij. Pasi qe rikthyer nė atdhe me ndihmėn e etolėve, Aleksandri u pėrpoq edhe njė herė qė tė rimėkėmbte fuqinė e dikurshme tė Aleancės Epirote por mė kot, pasi ajo kishte marrė tatėpjetėn.
    Nė vitet 30 tė shek. III p.e.sonė, Mbretėria Epirote pėrjetoi periudhėn e fundit tė ekzistencės sė saj, e mbėrthyer nė njė krizė tė ashpėr, e cila rrėmbimthi e ēoi deri nė brerjen e themeleve tė regjimit monarkik. Depėrtimi gjithnjė e mė i thellė i skllavopronarisė nė fshatin epirot, po shkatėrronte dhe po shpronėsonte pėrherė e mė shumė prodhuesit e vegjėl tė lirė fshatarė, qė dikur pėrbėnin masėn kryesore dhe mė energjike tė ushtrisė federative epirote dhe ēoi nė dobėsimin e fuqisė dhe tė kompaktėsisė ushtarake. Kjo krizė e brendshme u acarua dhe mė tepėr nga situatat e jashtme jo tė favorshme pėr Aleancėn Epirote. Pėrreth saj vepronin tani shtete tė tilla tė fuqishme, si Maqedonia, Lidhja Etole dhe Shteti ilir, tė cilėt kėrkonin secili tė fusnin nėn kontrollin e vet Epirin, meqė ai zinte njė pozitė kyēe nė planet e politikės sė tyre pushtuese. Nė kėto situata sundimtarėt epirotė u treguan tė paaftė tė qeverisnin vendin. Aristokracia epirote, duke parė mė nė fund se ata nuk ishin mė nė gjendje tė mbronin dhe tė pėrkrahnin si dikur qėllimet e saj, e shfrytėzoi pakėnaqėsinė e popullit pėr t’i dhėnė fund njėherė e pėrgjithmonė regjimit tė vjetėruar monarkik nė Epir. Ajo e realizoi kėtė me vrasjen nė vitin 234/233 p.e.sonė tė mbretėreshės Deidames, qė ishte dhe sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisė sė Ajakidėve.
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  2. #12
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    4. Lidhja Epirote
    Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj
    Kur kontradiktat e thella politike ēuan nė pėrmbysjen e regjimit monarkik nė Epir, Aleanca Epirote qė deri nė atė kohė ekzistonte si njė formė shtetėrore federative nėn hegjemoninė e mbretėrve molosė, reformohet tani mbi njė bazė tė re republikane, pak a shumė sipas modelit tė Lidhjes fqinje etole, duke u quajtur dhe Lidhja Epirote. Kjo ishte njė lidhje politike qė u siguronte tė drejta tė gjitha bashkėsive tė veēanta epirote qė bėnin pjesė nė tė dhe qė ruanin, nė kuadrin e kėsaj federate, vetėqeverisjen e brendshme tė tyre. Pra, edhe kėtu si mė parė mbetej parimi federativ i shtetit, por tani i bazuar mbi njė konstitucion tė ri, qė nuk njihte mė privilegje apo hegjemoni tė ndonjėrit prej anėtarėve tė saj, siē ndodhte nė Aleancėn e mėparshme, ku kryesonte mbreti i molosėve. Nė kėtė aspekt Lidhja paraqitej si njė formė mė e lartė shtetėrore, mė kompakte dhe operative. Tė gjithė anėtarėt e saj kishin njė shtetėsi dhe njiheshin zyrtarisht me emrin e pėrbashkėt epirotė. Lidhja, ashtu sikurse dhe aleanca epirote ruante tė drejtėn tė merrte vendime nė emėr tė tė gjithė epirotėve, pavarėsisht se kishte edhe bashkėsi qė qėndronin ende jashtė saj, siē ishin p.sh. kasopiasėt dhe athamanėt.
    Organi mė i lartė i Lidhjes ishte Kuvendi i Pėrgjithshėm me fuqi tė mėdha kėshillimore dhe vendimore, qė nuk ishte i pranishėm, (tė paktėn nuk ėshtė provuar ende), nė federatėn e mėparshme monarkike. Kėtu mund tė merrnin pjesė tė gjithė nėnshtetasit e saj tė lirė. Kuvendi zgjidhte magjistratėt federativė dhe vendoste mbi ēėshtje tė karakterit politik, ushtarak, ekonomik e shoqėror. Kėshtu ai vendoste pėr luftė ose pėr paqe, pėr thirrjen e popullit nėn armė, pėr aleanca me shtetet e tjera, pėr tė zgjedhur dhe pėr tė ftuar delegacione, pėr t’u dhėnė tė huajve tė drejta qytetarie, pronėsie etj. Ai ushtronte dhe funksionet e instancės mė tė lartė gjyqėsore. Organi mė i lartė ekzekutiv ishte Kėshilli i Lidhjes, qė pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė zgjedhur tė anėtarėve tė saj. Nė krye tė kėshillit qėndronte kolegji prej tre strategėve qė duhet tė pėrfaqėsonin ndoshta tė tri grupet mė tė mėdha etnike tė Epirit: molosėt, kaonėt dhe thesprotėt. Por mbi ta dominonte vetėm njėri, i ngarkuar me funksionin e komandantit ushtarak, funksion tė cilin e ushtronte mė parė mbreti i molosėve. Nėpunės tė tjerė tė Lidhjes ishin dhe sekretari i kėshillit, hiparku, komandanti i kalorėsisė etj.
    Kryeqyteti i Lidhjes tani u bė Foinike, kryeqendra e Kaonisė. Kėtu mblidhej zakonisht dhe Kėshilli i Lidhjes, megjithėse tė tilla mbledhje, siē duket, organizoheshin edhe nė qytete tė tjera tė Epirit.
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  3. #13
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    hvillimi ekonomik dhe politik i Epirit nė kohėn e Republikės (234/233 - 168 p.e.sonė
    Qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj Lidhja u ndodh pėrpara vėshtirėsive tė mėdha tė shkaktuara nga situata tė brendshme dhe tė jashtme jo tė favorshme pėr tė. Territorialisht ajo qe rrėgjuar afėrsisht nė kufijtė e shtetit epirot pėrpara sundimit tė Pirros. Kėshtu nuk bėnin mė pjesė nė tė: Ambrakia, Kasopia dhe Athamania. Megjithatė, ajo mori njė sėrė masash pėr riorganizimin administrativ dhe ushtarak tė vendit. Lidhja vuri dorė nė sistemin e mėparshėm monetar tė vendit. Tė gjitha kėto pasqyrojnė qartė ndryshimet qė u bėnė nė organizimin e brendshėm politik dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Nė periudhėn e Republikės sė Epirit u vu nė qarkullim njė masė e madhe monedhash, mė e madhe se asnjėherė tjetėr nė Epir, prej bronzi dhe prej argjendi. Disa tipa tė kėtyre monedhave u pėrmbahen simboleve tė vjetra tė pėrdorura qė mė parė nga Lidhja Molose apo Aleanca Epirote, megjithėqė ishin nė pėrshtatje edhe me njė varg simbolesh tė Aleksandrit dhe tė Pirros tė prera jashtė Epirit. Por, nė monedhat e federatės republikane tė Epirit shėnohen pėr tė parėn herė edhe emrat e nėpunėsve tė lartė, qė ka mundėsi tė lidhen dhe me strategėt eponym tė Lidhjes. Nuk dihet gjithashtu me saktėsi se ku mund tė jenė prerė kėto monedha; supozohet tė jenė prerė nė Dodonė ndoshta dhe nė Foinike, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė nga vendprerjet e tyre tė ketė qenė dhe Antigonea, ku janė zbuluar tani sė fundi monedha tė pavulosura si dhe shufra bronzi pėr nxjerrjen e tyre. Pėrsa i pėrket zonės sė qarkullimit tė monedhave tė Lidhjes Epirote, ato pėrhapjen mė tė madhe e kanė pasur brenda trevave tė Epirit dhe sidomos nė zonat veriore tė tij. Pak prej tyre janė gjetur nė Greqi e nė Maqedoni, por kanė qarkulluar nė sasira tė konsiderueshme nė qytetet dhe krahinat e Ilirisė sė Jugut, sidomos nė ato kufitare me Epirin. Kjo tregon se midis kėtyre trevave fqinje nė ēerekun e fundit tė shek. III dhe nė fillim tė shek. II p.e.sonė ekzistonin marrėdhėnie tė rregullta dhe intensive tregtare, qė shprehen edhe nė afėrsitė stilistike dhe tipologjike tė disa monedhave republikane epirote me ato tė Amantisė, tė Orikut, tė Apolonisė etj.
    Qytetet epirote, nga pikėpamja e sistemit tė fortifikimit, urbanistikės, strukturės sė ekonomisė dhe tipareve tė kulturės ngjanin shumė me qytetet bashkėkohėse ilire; puna e skllevėrve zinte njė vend tė rėndėsishėm. Historiani grek Polibi duke pėrshkruar me hollėsi pushtimin e Foinikes nga ilirėt nė vitin 228 p.e.sonė, thotė se sipas marrėveshjes sė paqes, epirotėt e lirė qenė liruar me anė shpėrblimesh, ndėrsa skllevėrit e qytetit, ilirėt i morėn me vete sė bashku me pasuritė e tjera, prej tė cilave Teuta mbeti shumė e kėnaqur.
    Tė dhėna tė shumta pėr format klasike tė skllavopronarisė nė qytetet epirote tė kohės helenistike, ofrojnė dhe materialet epigrafike tė zbuluara kryesisht nė Dodonė e nė Butrot. Vetėm nė hyrjen perėndimore tė teatrit tė Butrotit janė afishuar tė skalitura nė blloqet e gurėve, 29 akte lirimi. Sipas kėtyre dekreteve shpallen tė lirė rreth 400 skllevėr, pjesa mė e madhe e tė cilėve vinte nga sferat e prodhimit, midis tė cilėve gjysma ishin gra.
    Nė kohėn e Republikės njė rol tė madh nė jetėn ekonomike dhe politike tė vendit filluan tė lozin qytetet e trevave veriore tė Epirit. Foinike, sipas Polibit, dallohet nė kėtė kohė si qyteti mė i fuqishėm dhe mė i pasur i Epirit, ndėrsa tė dhėnat arkeologjike tė fituara nė kėto vitet e fundit nė Antigone e paraqesin kėtė qytet tė madh, me njė sistem tė fuqishėm fortifikimi dhe me njė planimetri shumė tė rregullt urbanistike (sistemi hipodamik). Nė kėtė qytet funksiononin punishte tė veēanta tė specializuara nė degė tė ndryshme tė zejtarisė dhe zhvillohej njė veprimtari e gjerė tregtare, rrezja e shtrirjes tė sė cilės arrinte deri nė brigjet e Mesdheut Lindor dhe Perėndimor.
    Nė politikėn e jashtme, Lidhja Epirote qė nė fillim u tregua e paqėndrueshme dhe nuk kishte fuqi tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar presionin diplomatik dhe ushtarak tė shteteve fqinje dhe konkretisht tė lidhjes etole nė jug, tė Maqedonisė nė lindje, shtetit ilir nė veri dhe atij romak nė perėndim. E ndodhur nė njė pozitė tepėr kyēe midis kėtyre shteteve rivale, me njė potencial tė madh ekonomik dhe ushtarak, ajo u tėrhoq mė tepėr pas politikės sė aleancave dhe tė qėndrimit asnjanės, qė e ēuan mė vonė Epirin nė humbjen e pavarėsisė sė tij tė plotė ekonomike dhe politike.
    Nė fillim Lidhja Epirote pati marrėdhėnie tė mira me etolėt. Nė vitin 230 p.e.sonė, kur asaj iu imponua njė luftė e rrezikshme nga ilirėt, tė cilėt pėr njė kohė e pushtuan dhe kryeqytetin Foinike, qenė pikėrisht etolėt ata qė bashkė me akejtė e ndihmuan aleaten e tyre qė tė pėrballonte kėtė provė tė vėshtirė. Por kjo ngjarje e tronditi aq shumė Epirin sa bėri qė Lidhja tė ndryshonte menjėherė politikėn e saj kundrejt etolėve, duke hyrė nė aleancė me kundėrshtarėt e tyre, me shtetin ilir, tė kryesuar nga Teuta dhe pak mė vonė me atė maqedon, nė krye tė tė cilit qėndronte Antigon Dosoni. Madje nė vitet 219-217 p.e.sonė, epirotėt e ndihmuan aktivisht pasardhėsin e Dosonit, Filipin V kundėr etolėve. Por kėtė veprim ata e paguan shtrenjtė, pasi etolėt duke kundėrvepruar, hynė nė Epir dhe shkretuan pjesė tė tėra tė tij duke mos kursyer as vetė Dodonėn qė ishte qendėr e rėndėsishme kulti. Edhe pas kėtyre ngjarjeve Epiri e pėrkrahu Maqedoninė, madje edhe atėhere kur Roma hyri nė luftė e vendosur pėr tė zhdukur kėta rivalė tė fuqishėm tė saj nė Ballkan. Nė vitin 205 p.e.sonė, Lidhja bėhet ndėrmjetėse midis palėve ndėrluftuese pėr vendosjen e njė paqeje, qė u nėnshkrua nė Foinike, pėr tė cilėn mė tepėr ishte e interesuar Maqedonia.
    Nė luftėn e dytė maqedono-romake, Epiri u pėrpoq tė ruante asnjanėsinė midis Maqedonisė dhe Romės dhe tė ndėrmjetėsonte rishtas nė vitin 198 p.e.sonė pėr njė paqe midis tyre, por kėsaj radhe pa dobi, meqenėse kėrkesat romake qenė tė rėnda pėr Filipin. Nė kėtė kohė tek njė pjesė e epirotėve filluan tė shfaqeshin tendencat e para pėr tė pėrkrahur hapur Romėn. Ndihma qė u dha romakėve Karopsi, njė prijės i kaonėve, pėr tė thyer qėndresėn e ushtrisė maqedone, e cila kishte zėnė grykėn e Vjosės midis maleve tė Trebeshinit dhe Dhembelit, qe mjaft domethėnėse nė kėtė drejtim dhe i kushtoi humbje tė mėdha Filipit. Kėto tendenca proromake u shfaqėn mė qartė, nė prag tė luftės sė tretė maqedone. Tė deleguar nga Roma erdhėn nė Epir dhe kėrkuan nga Kuvendi i epirotėve, qė ishte mbledhur nė qytetin bregdetar Gitana (akoma i paidentifikuar), tė pėrkrahte Romėn nė luftėn e saj pėrfundimtare me Maqedoninė. Ky presion diplomatik i vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e Romės nė Epir. Mirėpo kėta duke dashur t’i imponojnė kėshillit tė Lidhjes politikėn e aleancės me Romėn, ngjallėn kundėrshtimin e njė pjese tė anėtarėve tė saj dhe nė mėnyrė tė veēantė tė molosėve, tė cilėt kėrkonin tė ruhej si dhe mė parė politika e ekuilibrit midis palėve ndėrluftuese, nė sajė tė sė cilės Epiri kishte shpėtuar deri tani pa u dėmtuar. Mė vonė kėto kundėrshtime dhe intriga tė brendshme, ēuan nė dobėsimin e unitetit tė veprimit tė Lidhjes. Nė vitin 170 p.e.sonė molosėt qenė hedhur mė nė fund definitivisht nga ana e Perseut, ndėrsa kaonėt e thesprotėt u radhitėn nė luftė pėrkrah romakėve.
    Nė kėto veprime arbitrare dhe tė kundėrta, Lidhja Epirote nė fakt e humbi pavarėsinė dhe funksionin drejtues tė saj. Fatin e Epirit duhet ta vendoste tani lufta dhe rrjedhimet qenė katastrofike sidomos pėr krahinat qė gjatė saj mbajtėn qėndrim antiromak. Nė vitin 169 p.e.sonė krahina tė tėra tė Epirit u shkretuan, rreth 70 qytete tė tij u plaēkitėn dhe u dogjėn nga pushtuesit romakė, ndėrsa 150 000 veta u kthyen nė skllevėr. Njė numėr i madh epirotėsh tė shquar u dėrguan nė Itali.
    Pas vitit 168 p.e.sonė, vetėm disa krahina qė pėrkrahėn Romėn nė luftėn e saj kundėr Perseut ruajtėn njė farė autonomie formale; ato u riorganizuan nė njė Lidhje tė re epirote, gjeografikisht tė kufizuar, tė quajtur sipas tė dhėnave epigrafike Lidhja e epirotėve pėrreth Foinikes, por qė mė vonė do tė pėrmendet vetėm si Lidhja Epirote.
    Qendra e jetės ekonomike dhe politike e kėsaj Lidhjeje, qe pėrqendruar kryesisht nė Foinike, por pėrveē Foinikes kishte edhe qendra tė tjera tė rėndėsishme si Pandosia e Dodona, tė cilat prenė nė kėtė kohė monedhat e tyre me legjendėn e “Epirotėve”, por pa emra nėpunėsish, siē ishin, p.sh. ato tė prera nga Lidhja republikane para vitit 168 p.e.sonė. Lidhja Epirote pėrreth Foinikes u krijua si njė njėsi kinse autonome politike-administrative dhe ekonomike, por ndėr rrethana pushtimi dhe nėn kontrollin drejtpėrdrejt tė Romės, tė cilin ajo e ushtronte pėrmes njerėzve tė besueshėm nė Epir. Kjo Lidhje e vazhdoi ekzistencėn e saj, pavarėsisht se politikisht nuk pati ndonjė rėndėsi, deri nė vitin 148 p.e.sonė, kur, bashkė dhe me pjesėn tjetėr tė Epirit qė kishte mbetur jashtė kėsaj Lidhjeje, hyri mė nė fund nė
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  4. Burgjet...
    Nga shkodrane82 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  5. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •