1. LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTET
Territori dhe popullsia
Nė periudhėn antike treva qė nga malet e Llogarasė dhe tė Kudhėsit me rrjedhjen e mesme tė Vjosės nė veri dhe deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nė kufijtė e Etolisė nė jug, qė nga malet e Pindit nė lindje e deri tek brigjet e detit Jon nė perėndim, pėrbėnte njė njėsi gjeografike-politike mė vete tė formuar historikisht dhe tė njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetėr Apeiros qė do tė thotė stere, tokė.
Me fjalėn Epir autorėt grekė nėnkuptonin nė fillim ēdo vend kontinental pėrballė ishujve. Po me kėtė kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninė Epir, gjithashtu mė vonė edhe Tukididi. Kėshtu i quanin edhe brigjet pėrkundrejt tyre banorėt e ishujve tė Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore.
Ky emėr i pėrdorur nė fillim si njė emėr i pėrgjithshėm pėr tė caktuar pozitėn kontinentale tė krahinės etnikisht ilire, qė ndodhej pėrballė tyre, u shndėrrua mė vonė nė njė nocion tė pėrveēėm gjeografik, qė i atribuohej njė krahine tė veēantė me kufijtė pak a shumė tė pėrcaktuar historikisht.
Nė kėtė kuptim emri Epir ndeshet pėr tė parėn herė tek shkrimtari grek i fundit tė shek. VI p.e.sonė, Hekateu, kur thotė se Oriku ėshtė liman i Epirit, dhe pak mė vonė tek Pindari, i cili e quan Epirin tė famshėm me hapėsira kodrash tė shkėlqyeshme ... qė fillojnė nga Dodona e deri nė brigjet e Jonit.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė, me transformimin e bashkėsisė molose nė njė shtet tė ri federativ, tė quajtur epirot, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė kėtij territori duke pasur njė nėnshtetėsi tė vetme, epirote, emri Epir merr tani njė kuptim tė pėrcaktuar qartė politik.
Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonė numėron nė kėtė kohė nė Epir vetėm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton qė ky numėr tė ketė qenė shumė mė i madh. Nga fiset mė kryesore ilire, tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė politike tė kėsaj krahine, pėrmenden sidomos thesprotėt, kaonėt, molosėt etj. Ndėrmjet kėtyre fiseve ndodhnin luftėra tė vazhdueshme pėr epėrsi territoriale dhe politike dhe kishte njė prirje pėr separatizėm midis sundimtarėve tė veēantė tė tyre. Kjo gjendje vazhdoi tė paktėn deri nė fillim tė shek. IV p.e.sonė, kur mbretėrit molosė arritėn tu imponohen shumė prej fiseve fqinje epirote dhe tė krijonin njė mbretėri tė fuqishme, me bazė federative, qė autorėt grekė e quanin Koinon tė molosėve.
Krijoni Kontakt