Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673

    100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri

    00 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri

    Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister. Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i famshmi deri te më pak i përdoruri.
    Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister. Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i “famshmi” deri te më pak i përdoruri. Gazeta “Albania” publikon sot listën me 100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri. Mbiemri Hoxha është kryesuesi i kësaj liste. Sipas prof. Bidollarit, kjo nuk është aspak e rastësishme. Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa edhe ofiqe të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane. Kështu, në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse. Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të atij “oxhaku”.

    Klasifikimet
    Në prononcimin e tij për gazetën “Albania”, profesori i patronomisë, Bidollari, pohoi se mbiemrat klasifikohen në katër kategori të mëdha. “Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë. Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”, - pohoi Bidollari. Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka. Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”, - pohoi prof. Bidollari. Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk. Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative, - sqaroi Bidollari-por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.
    Fjalori
    Fjalori i mbiemrave është një studim që ka nisur rreth 7 vjet më parë. Bidollari saktësoi për “Albania”-n se për kryerjen e këtij studimi është shfrytëzuar regjistrimi i popullsisë i vitit 1945. Gjithashtu, studimi është ballafaquar edhe me regjistrime të popullsisë në vitet në vazhdim, si edhe me listat e zgjedhjeve në vitet 2003-2005. Bidollari saktësoi se qëllimi i fjalorit është të zbulojë vatrën ku ka lindur patronima. “Për fjalorin po punohet për disa plotësime qoftë të numrit, qoftë të përmbajtjes apo shpjegimit të mbiemrave. Pjesa më e vështirë është historia e tyre. Më mirë për historinë e mbiemrave dinë vetëm ata që i mbajnë këto mbiemra.


    Historia e mbiemrave

    Zhvillimi i mbiemrave ka ecur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës.



    Mbiemrat më të përdorur në:
    SHBA -Smith
    Angli -Smith
    Francë- Martin
    Kinë -Li
    Gjermani- Miler
    Rusia- Ivanov
    Itali -Rosi
    Turqi -Jilmaz
    Japoni -Sato
    Suedi -Xhonason
    Hungari -Nagi
    Norvegji -Hansen




    TOP LISTA e MBIEMRAVE
    1. Hoxha
    2. Shehu
    3. Prifti
    4. Çela
    5. Leka
    6. Dervishi
    7. Hysi
    8. Rama
    9. Dibra
    10. Abazi
    11. Sinani
    12. Gjika
    13. Kola
    14. Kraja
    15. Luka
    16. Duka
    17. Gjoka
    18. Murati
    19. Kristi
    20. Mulo
    21. Muço
    22. Andoni
    23. Hasani
    24. Koçi
    25. Frashëri
    26. Ruçi
    27. Zeneli
    28. Papa
    29. Spahiu
    30. Balla
    31. Bushati
    32. Gjoni
    33. Brahimi
    34. Kanani
    35. Alikaj
    36. Arapi
    37. Çaushi
    38. Halili
    39. Thanasi
    40. Xhafa
    41. Aliaj
    42. Basha
    43. Mezini
    44. Sula
    45. Agolli
    46. Gjata
    47. Haxhiu
    48. Jaho
    49. Kodra
    50. Lako
    51. Mehmeti
    52. Niko
    53. Osmani
    54. Pano
    55. Bardhi
    56. Cani
    57. Deda
    58. Demiri
    59. Hasa
    60. Kasa
    61. Mema
    62. Myftiu
    63. Peçi
    64. Shtylla
    65. Toska
    66. Treska
    67. Ymeri
    68. Zaimi
    69. Bezhani
    70. Dedja
    71. Duro
    72. Kamberi
    73. Kote
    74. Laçi
    75. Laze
    76. Malaj
    77. Marku
    78. Hana
    79. Shyti
    80. Skënderi
    81. Berberi
    82. Dede
    83. Elezi
    84. Gjergji
    85. Jaupi
    86. Koka
    87. Kondi
    88. Luarasi
    89. Vata
    90. Meçe
    91. Nikolla
    92. Rexha
    93. Saraçi
    94. Xhani
    95. Dangëllia
    96. Shalsi
    97. Madhi
    98. Begu
    99. Myslimi
    100. Kaleshi

    G.Albania
    Më mirë gabime të njerëzishme se sa mrekulli mizore...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    2

    Gabim

    Ti ske vendosur mbiemrin me kryesor >>> Hoxha <<<
    Ndoshta ske dhe aq dituri . Nuk njef istorin shqiptare ?

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    2

    HaHaHaHa

    E vure ne vend te par tani

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •