Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Shqiptari i Gostivarit, pjesė e NASA-s

    Shqiptari i Gostivarit, pjesė e NASA-s

    Herolinda HAJDARI

    Arritje e suksesit deri nė pikat mė tė larta, deri nė maje tė aeronautikės. Jo e zakontė pėr tu dėgjuar, jo vetėm pėr shqiptarėt qė gjenden gjithandej nėpėr botė, po pėr ēdo banorė tė tokės. I vetmi shqiptar, i vetmi ballkanas qė triumfon nė vendet e Evropės si ndėr pilotėt mė tė suksesshėm ėshtė gostivarasi Artan Dogani. Ai nė moshė tė re u regjistrua nė Akademinė e pilotimit nė Frankfurt, ku me suksesin qė ka treguar, ka arritur vetėm tė ngjitet nė shkallė mė tė larta pėr tė premtuar edhe kulmin e tė arriturave njerėzore nga kjo sferė, Agjencinė nacionale tė aeronautikės dhe administrimit hapėsinorė - NASA. Artani tanimė ka kryer studimet e shkallės sė dytė nė Universitetin e Oksfordit, me ēka ka marrė titullin inxhinier i aeronautikės, ndėrsa i ėshtė siguruar bursė pėr vijim tė doktoraturės nė njėrėn nga degėt e NASA-s. E veēanta kėtu ėshtė se tė gjitha tė arriturat e tij janė mundėsuar pėrmes bursave qė i ka fituar, pėr shkak tė aftėsive tė treguara nė vazhdimėsi.

    Kush dhe ku...
    Artan Dogani ėshtė i lindur nė nėntor tė vitit 1981, nė qytetin e Gostivarit ku edhe ka vijuar arsimin fillor dhe tė mesėm. Pas kryerjes sė gjimnazit, nė vitin 2000 ai shkollimin e ka vazhduar nė Gjermani. Vitet e para i janė dashur pėr afirmim dhe pėrvetėsim tė kulturės sė re, ndėrsa mė pas ka regjistruar ekonomikun nė njė nga universitetet e atjeshėm. Siē rrėfen Artani, gjetja e tij nė akademinė pėr pilotim ka qenė e rastėsishme dhe gjithēka ka rrjedhur nė mėnyrė spontane. Megjithėse kėtu nuk heziton ta shprehė dėshirėn qė ka pasur pėr tė qenė pilot. "Derisa isha nė Maqedoni, planifikoja tė regjistrohesha nė avio-kompaninė MAT, por ndodhi qė tė zhvendosem pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme dhe nuk pata mundėsi ta realizoj kėtė", thotė Artani.

    Pas ndjekjes sė ligjėratave nga lėmenjtė ekonomikė pėr njė semestėr tė tėrė, ka rastisur nė njė shpallje nga Akademia e Pilotimit pėr pranim tė kandidatėve tė rinj. Kėsisoj, Artani pėr tetė muaj radhazi ka bėrė pėrgatitje intensive pėr provimet pranuese dhe ky mund i tij nė fund mori shpėrblimin e merituar. Pasi u ėshtė nėnshtruar provimeve psikofizike, ka arritur qė tė rangohet i dyti nė listėn e tė pranuarve, gjė qė i ka mundėsuar fitimin e bursės pėr ndjekje tė studimeve nė Akademinė e Pilotimit, pėrkatėsisht vijimin e studimeve nė avio-kompaninė "Lufthansa" nė Frankfurt tė Gjermanisė.

    I suksesshėm nė ēdo hap
    Me fillimin e studimeve nė Akademinė e Pilotimit, ai ėshtė bėrė edhe pilot i kėsaj avio-kompanie gjermane, ku siē thotė Artani, ka kontratė pėr tė punuar deri nė vitin 2015. Fillimi i punės pėr "Lufthansa" ka qenė edhe obligim qė ėshtė dashur tė pėrmbushet nga Artani si bursist, kompensim ky pėr mbėshtetjen financiare qė i mundėson kompania gjatė studimeve pėr pilotim.

    Nė nismė tė studimeve nė moshėn njėzetetrevjeēare, Artani ka qenė mė i riu nė mesin e kolegėve tė tij. Nga sa thotė ai, kriter pėr pranim nė kėtė akademi ka qenė edhe mosha, ndėrsa Artani, atė kohė, porsa ka kaluar kufirin minimal tė moshės sė kėrkuar pėr tė vijuar pilotimin. Ndryshe, ai ka qenė dhe akoma ėshtė i vetmi ballkanas, por edhe i vetmi shqiptar nė akademi. Nė lidhje me kėtė, Artani citon se megjithėse fillimi ėshtė domosdo i vėshtirė me punė tė pandėrprerė arrihen tė pėrballohen tė gjitha barrierat.

    Pas tre vitesh studime, nė vitin 2006 ka diplomuar si ndėr studentėt mė tė mirė, ku pėr shkak tė suksesit tė arritur gjatė periudhės sė studimeve, nga e njėjta avio-kompani, i janė mundėsuar studimet pėr magjistraturė nė Universitetin elitė tė Oksfordit. Pas dy vitesh studime, nė muajin maj tė kėtij viti ka mbrojtur me sukses tezėn e magjistraturės, para gjashtė anėtarėve tė Komisionit, me ēka fitoi titullin inxhinier i aeronautikės - i vetmi shqiptar qė mban kėtė titull. Tema me tė cilėn ka dėshmuar aftėsitė e tij para elitės sė profesorėve tė kėsaj sfere ėshtė "Zhvillimi i njė metode pėr analizėn e shkaqeve qė prijnė nė aksidentet ajrore nga ana e faktorit njeri", pėr tė cilėn nga gjithė anėtarėt e komisionit ėshtė vlerėsuar me maksimum, gjegjėsisht me notėn dhjetėshe. Mentor tė temės e ka pasur prof.dr.Stewart Mackreath Stoughton, ndėrsa pėr tė pėrfunduar njė punim tė tillė voluminoz, i cili pėrfshihet prej 120 faqeve, i ėshtė dashur hulumtim, analizė dhe punė pėr njė kohė tė gjatė nė lidhje me shkaqet qė vijnė nga faktori njeri nė fushėn e aviacionit. Sėrish nga avio-kompania ku punon, i ėshtė ofruar edhe njė bursė pėr tė ndjekur studimet e doktoraturės nė Institutin Aeronautikė nė Norvegji, i cili funksionon si degė e NASA-s.

    Ndonėse Artani nuk do tė refuzojė njė ofertė tė tillė, planifikon qė kėto studime tė vazhdojė nga fundi i vitit 2009, ndėrsa nė ndėrkohė do tė vijojė punėn si pilot i "Lufthansa"-s. "Kjo ėshtė mė tepėr si njė video-lojė. Kur fillon, synon tė arrish fundin. Faza e parė ėshtė tė jesh pilot e pas kėsaj vijnė edhe dy fazat tjera, magjistratura dhe doktoratura. Pėr tė kaluar kėto faza, primare ėshtė intensiteti nė punė, pėrpikėria, angazhimi e pjesėmarrja aktive. Fillimi i studimeve nė akademi ka qenė 'njė ton i rėndė' pėr mua, por puna i bėn tė kalueshme tė gjitha, ndėrsa gjatė studimeve tė shkallės sė dytė ishte vetėm njė mbindėrtim i asaj qė isha pėrgatitur paraprakisht nė akademi", nėnvizon piloti gostivaras pėr gazetėn "KOHA".

    I specializuar pėr drejtim tė "Erbas"-it
    Pėrgjatė studimeve, Artani sqaron se nė akademi kryesisht janė fokusuar nė pjesėn praktike tė manovrimit me mjete fluturuese, ndėrsa gjatė studimeve nė Oksford kyēe ka qenė teoria e aviacionit, pėr tė cilat ai thotė se janė gjėra qė nuk mund tė funksionojnė ndaras. Ndėr lėndėt qė u ėshtė dhėnė prioritet nė studimet e pjesės teorike numėrohen, e drejta ajrore - Konventa e Varshavės, sistemet e aeroplanit dhe mirėmbajtja e tyre, elektrikja dhe elektronika, performanca njerėzore dhe kufizimet, principet e fluturimit, radionavigacioni, balancimi dhe performanca e aeroplanit, e tė tjera. Ndėrsa siē vijon ai, nė fazėn e tretė tė studimeve nuk do tė ketė shumė opsione pėr tė zgjedhur, pėrpos se do tė bėhet thellimi i asaj qė ka nisur kohė mė parė.

    Gjatė veprimit tė tij nė kėtė fushė, posedon licencėn e tipit ATPL, qė do tė thotė se mund tė drejtojė aeroplanėt transportues. Me marrjen e titullit mė tė ri, si magjistėr i inxhinierisė aeronautike ai automatikisht licencohet pėr drejtim tė tė gjitha mjeteve fluturuese, faktikisht me tė gjitha llojet e aeroplanėve dhe me helikopter. Artani ėshtė i specializuar pėr tė fluturuar me aeroplanin e tipit mė tė ri "Erbas", i cili ėshtė lancuar rreth dy muaj mė parė nė treg, ndėrsa ėshtė prodhim evropian, pėrkatėsisht i vendeve tė BE-sė. Nė fazėn e trajnimit, nga ajo qė thotė Artani, ka drejtuar disa lloje tė aeroplanėve, ndėr tė cilėt "Bonaza 3.1", "Pajpers", "Erbas" tė serisė 300, 301, 313, e tė tjerė.

    Gjatė studimeve, avio-kompania "Lufthansa", ka bashkėpunuar edhe me institutin pėr fizik nė Munih "Maks plank", nė tė cilat ndėrveprime gjithsesi ka qenė i pranishėm edhe Artani. Kėtu nuk anashkalohen edhe bashkėpunimet e shumta me institute tjera. Nė ndėrkohė, derisa ai ėshtė duke punuar pėr "Lufthansa"-n, ka pasur shumė oferta tjera pėr punė, ndėr tė cilat edhe nga avio-kompania maqedonase MAT, gjithashtu edhe nga avio-kompani tė Amerikės, Britanisė sė Madhe, nga Tajvani e shumė vende tjera.
    "Kam pasur njė numėr tė konsiderueshėm tė ofertave pėr punė, por qė pa u menduar shumė i kam refuzuar. Kjo meqė kushte mė tė mira ofrohen te 'Lufthansa' dhe mė jepet mundėsia qė tė prosperoj, e tė pėrparoj mė tepėr. Gjithsesi ėshtė punė e lodhshme dhe shpenzohet energji e madhe", vijon Artani.

    E ardhmja e aviacionit,
    me Artanin...

    Edhe pse kushtet aktuale tė Maqedonisė pamundėsojnė kthimin dhe veprimin e Artanit nė kėtė vend, ai nuk e hedh poshtė mundėsinė pėr kontribuimin e tij nė sferėn e zhvillimit tė aviacionit. "Kėtu mund tė kontribuohet nė drejtim tė hapjes sė njė filiali tė kompanisė gjermane. Meqenėse kėto projekte janė vėshtirė tė realizueshme por prapėseprapė nuk janė tė pamundura", thotė ai, pėr tė vijuar se kėtu ekzistojnė njerėz qė kanė guximin dhe dėshirėn pėr t'u marrė me kėtė punė, andaj edhe njė hap i tillė do tė rezultonte i suksesshėm. Ndryshe, gostivarasi Artan Dogani pas pėrfundimit tė fazės sė tretė tė studimeve pėr aeronautikė, me tė cilin titull pritet tė kurorėzohet pas disa vitesh, do tė radhitet ndėr doktorėt e parė tė kėtij lėmi nė mbarė Evropėn, gjegjėsisht sipas burimeve tona deri mė tash ka vetėm tre evropian tė doktoruar nė shkencat aeronautike, ndėrsa shqiptari gostivaras do tė jetė i katėrti qė do tė qėndrojė pran tyre.

    ..
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eshte shqiptari i pare ose edhe piloti i pare i Lufthanses qe voziti Airbusin e pare te kesaj kompanie. Me vjen shume mire qe kam patur mundesine te njoh kete person.
    Suksese edhe me te medha i uroj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Edhe un e lexova ket lajm dhe jashtzakonisht me gezoj .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Kjo dmth se te gjithe e lexoni gazeten KOHA qe aq shume hedhnit vrere mbi te.

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Hmmm sa te "Prapambetur" keta te Maqedonis ,aq extrem jan sa qe kan shkuar edhe ne NASA....
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Hallall, buka me gjize.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Hmmm sa te "Prapambetur" keta te Maqedonis ,aq extrem jan sa qe kan shkuar edhe ne NASA....
    Nė vendin e qafirave e ka arritur suksesin . Jo andej nga Bangladeshi.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Nė vendin e qafirave e ka arritur suksesin . Jo andej nga Bangladeshi.
    Plus asaj, ne kemi dy nobelist...

    papa

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar mė parė nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Kjo dmth se te gjithe e lexoni gazeten KOHA qe aq shume hedhnit vrere mbi te.
    E lexojm per ngjarjet komunale dhe per kto gjerat qe skan te bejn me politik ose me analiza te "analisteve" te Kohes.
    Perndryshe sesht ky i pari , ka shum te tjer qe jan te suksesshem ne perendim , ka qe punojn ne firma te medha , poashtu njof shum qe jan ne studime ne Austri.
    Shqiptaret e Ilirides cdoher kan nxjerr ftura te ndritura per kombin shqiptar.

    Ndryshe, gostivarasi Artan Dogani pas pėrfundimit tė fazės sė tretė tė studimeve pėr aeronautikė, me tė cilin titull pritet tė kurorėzohet pas disa vitesh, do tė radhitet ndėr doktorėt e parė tė kėtij lėmi nė mbarė Evropėn, gjegjėsisht sipas burimeve tona deri mė tash ka vetėm tre evropian tė doktoruar nė shkencat aeronautike
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Renea : 18-07-2008 mė 17:21
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Tema tė Ngjashme

  1. Roli i UNMIK nė Kosovė
    Nga Hyllien nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •