Flamur me password......ec e dije qysh osht passwordi!
Diqka fshihet mbrapa.
Flamur me password......ec e dije qysh osht passwordi!
Diqka fshihet mbrapa.
mua me pelqe shum.
nuk e di qa e paske per gut balit
edhe ne paqa luftue kam luftue qe e kam pas obligim
dhe edukat familjare qe armikut mos ti shkoi pershtati por ta kundershtoi e luftoi me sa kam pas fuqi
por edhe pse jemi te sham e te pergojuem une nuk jam pishman
shiqo psh.vetem ne ket forum nga minoritetet dhe disa shqipfolsa
sa her jam sha e ofendue nuk ka te njehur
veq leshojau nji sy postimeve
por kot e kan se per çdo njerin sot dihej kush eshte dhe kush ka qen
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
S'me pelqen. kishin mundsin te vertetonin botes qe flamuri duhet te ishte kuq e zi. Qe per ate flamur u derdh gjak kuq e zi , s'kishin pse te pranonin nje imponim kaq banal per te hyr nen vizorin e Europes. Per tu habitur sepse kosovaret mbahen si patriotet me te mdhej ne token Shqiptare. me habit fakti qe zgjodhen nje flamur qe nuk i pershtatet aspak.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Flamuri dhe Stema e Republikës së Kosovës
PER CFAR FLAMURI LUFTOI BAC ISA BOLETINI?
PO AZEM DHE SHOTE GALICA?
PO ADAM JASHARI??
PO UCK???
SME PELQE HIC KY FLAMUR.Hysen Durmishi
Shumë gjak ka derdhur populli ynë
ndër shekuj në mbrojtje të flamurit të
kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe.
Sfondi i kuq i flamurit paraqet gjakun
që mbuloi çdo pëllëmbë të tokës sonë
në luftërat e shumta për liri e çlirim. Ky
flamur do të duhej të ishte i paprekshëm
për të gjithë shqiptarët sepse
shumë e shumë djem e vajza e dhanë
jetën për të. Dëshmorët e popullit tonë
u mbuluan me këtë flamur. U kënduan
shumë këngë e u thurën poezi për
këtë flamur. Patriotët dhe veprimtarët
shqiptarë betoheshin vetëm mbi një
gjë: mbi flamurin tonë kombëtar.
Hashim Thaçi me liderët tjerë të institucioneve
së bashku me deputetët e
parlamentit të Kosovës e bënë shpalljen
e Planit të Ahtisaarit. Shpallja e
Ahtisaarit nuk e njeh këtë flamur dhe
njëkohësisht na e mohon të kaluarën,
në përpjekje për të na e ndryshuar
identitetin tonë kombëtar. Njerëzit të
painformuar dhe të manipuluar festuan
me flamurin kombëtar pa e
ditur se kjo është hera e fundit që do
të mund ta bëjnë këtë gjë. Deri sa
jashtë parlamentit qytetarët ishin të
mbështjellur me flamurin kombëtar,
brenda sallës së parlamentit deputetët
kuisling të Kosovës miratuan
dhe shpalosën një flamur tjetër të
Kosovës. Një flamur skandaloz që
në vete mban dy ngjyra nga flamuri i
Serbisë, të kaltrën dhe të bardhën,
por nuk e ka asnjë ngjyrë të flamurit
tonë kombëtar.Tani Kosova po bëhet
me një flamur tjetër sepse po duan
që edhe ne të mos jemi më shqiptarë,
por të jemi diçka tjetër. Cili flamur
do të valojë në Kosovë pas
kësaj shpallje? Në 1/3 e tërritorit të
Kosovës do të valoj flamuri i Serbisë
me ngjyrat kuq, kaltër e bardh, kurse
në pjesën tjetër, pra në 2/3 e territorit
të Kosovës do të jenë 2/3 e flamurit
të Serbisë, pra ngjyrat kaltër e
bardh, por kurrsesi flamuri kombëtar
shqiptar. Nëse për Hashim Thaçin
dhe politikanët e tjerë të sistemit kjo
është pavarësia, atëherë për hair iu
qoftë turpi. Kjo farë pavarësie e
juaja pa flamur, pa ushtri, me
Serbinë brenda Kosovës dhe me një
tjetër mision sundues, kurse në
anën tjetër duke ua pamundësuar
edhe gjeneratave që do të vijnë për
t'i bashkuar trojet tona të ndara
padrejtësisht, nuk u duhet qytetarëve
të Kosovës.
Për ta kuptuar këtë më së miri u
kujdesën në Prizren. Këshilli organizativ
i festimit me në krye kryetarin e
KK të Prizrenit, Ramadan Muja, e
shpalosën një flamur kombëtar të
gjatë 3 kilometra që defiloi nëpër
qytet, dhe në momentin kur arriti te
muzeu i Lidhjes së Prizrenit, u palos
dhe iu dorëzua kryetarit Ramadan
Muja. Kryetari e mori flamurin të
palosur dhe e vendosi në muze. Kjo
tregon se flamuri kombëtar në të
ardhmen mund të shihet vetëm në
muze të ndryshëm të Kosovës dhe
në shtëpitë private të shqipëtarëve.
Kur të na marrë malli për flamur do
të duhet që të shkojmë në ndonjë
muze, apo nëse është e mundur do
të na duhet që të shkojmë ta vizitojmë
Shqipërinë.
Kjo është e turpshme për ju,
udhëheqës të këtyre institucioneve
kuislinge. Mos u thirrni në dëshmorët,
sepse do t'iu mallkoj gjaku i
tyre. Mos u thirrni në të kaluarën,
sepse ju e keni harruar atë. Të kaluarën
e përmendni vetëm kur flisni
para popullit për ta manipuluar atë,
por jo edhe në dokumentet të cilat i
hartoni. Askund në deklaratën e
pavarësisë nuk e përmendni gjakun
e dëhmorëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës. Askund nuk i
përmendni luftrat tona të vazhdueshme
për liri e çlirim gjatë gjithë
shekullit njëzet. Unë e kam të qartë
arsyen, sepse për ju historia fillon
tash dhe me ju. Ju dëshironi që të
krijoni një komb të ri me flamur të ri,
me simbole të reja dhe shumë shpejt
ndoshta edhe me gjuhë të re.
Kur më 1912 u ngrit flamuri në
Vlorë, aty ishin edhe përfaqësuesit
nga Kosova. Tani kur në Prishtinë u
bë kjo shpallje në Kosovë, nuk ishte
asnjë zyrtar politik e institucional
nga Shqipëria. Në Kosovë (në veri
dhe nëpër enklava) atë ditë erdhën
deputetë e ministra nga Serbia. Kjo
më së miri tregon se për çfarë
pavarësie bëhet fjalë.
Jam i sigurt se populli kurrë nuk do
të pranojë ndërrimin e identitetit për
të cilën po përpiqeni ju. Populli do të
reagoj edhe atë fuqishëm kundër të
gjitha këtyre të këqijave posa të
kuptohet se në fakt nuk u shpall
pavarësia e Kosovës por u shpall
Pakoja e Ahtisaarit dhe u ftua
EULEX-i që të bëjë zbatimin e kësaj
pakoje. Kjo shpallje vetëm sa e forcon
Serbinë brenda Kosovës, prandaj
zhgënjimi i qytetarëve do të jetë
i afërt dhe ngritja e popullit për të
kërkuar dhe realizuar vetëvendosjen
do të jetë e pashmangshme.
Ndërkohë juve politikanë të mjerë
do t'ju mallkojë gjaku i dëshmorëve
dhe këtë turp kurrë nuk do të ua
falin brezat e ardhshëm.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
jo pa lidhje, po flamur pa sens nuk ka as ne ekipet e fudbollit. Q. D> nanen, hala skom pa asnje flamur te asnje shteti me HArte...
dhe dihet, qe flamuri eshte simboli i nje kombi... e cfar simboli eshte harta me 6 yje, nonsenso.. edhe njehere Q. Bilbil Nanen...
Ma mire u kane, me qite nje gjygym te qajit, bile kish identifiklu dicka. :@P
And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!
Po kush na e ka marr flamurin kuq e zi flamurin kombetar qe se paskum ma sipas teje e disave ketu
po ate e kemi une nuk e di kur e paskum humbur
ndersa ket te shtetit ma te ri ne bot e kemi si flamur te shtetit dhe normal duhet te respektohet nga shqiptaret
dhe ne Republikes se Kosoves po respektohet shum
njiher ne fillim disa rugovnista e paten que bishtin kinse perse nuk e perkrahen njifar lecke te rugovnes qe as familja e ti e as partia e ti nuk ja deshti e le ma te tieret
por me kalimin e kohes edhe ata jan ra ne braz dhe e kan ulur bishtin .
dhe po e perseris Flamurin e Republikes se Kosoves e ka dizajnue
nji ish Ushtar i UÇK-se dhe e ka miratue parlamenti i Kosoves deputetet
te zgjedhur nga populli pa as nji vot kunder
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
cka K< je ak fol be djal... sikur te ksih propozu I rugava ket flamurin e killavt qe po elivdon ti... jo me sha, po ishe mudnu ti me ata injorantat qe mendojne si ti me hanger e gjakun me ia pi... edhe be djal, une te kisha preferu ty dicka, Ule b,y.then edhe lexo e mso... se gjith diten en forum po rrishe.. edhe sipas te gjitha analizave e ki nje defekt psikik, qe nderlidhet me inferioritetin infantil tandin...
And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!
Krijoni Kontakt