Close

Rezultati i Sondazhit: C'mendoni per flamurin e shtetit te Kosoves?

Votues
168. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Me pelqen

    25 14.88%
  • Nuk me pelqen

    128 76.19%
  • Nuk e di

    15 8.93%
Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 264
  1. #11
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Llapo, nëse eshte kështu, pse sa here ne protesta mbushen sheshet? Kam dëgjuar shume sondazhe, e ke edhe ne Forumin Shqiptar, ne RTK, ne KTV, edhe na kanalet e Shqipërisë ka pas shume pyetje ne ju pëlqen Flamuri i Ahtisarit, asnjeri nuk doli me than po me pëlqen, te gjithë than: 100 here me pak se atë qe e ki ti ne maske.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Flamuri i ri i Kosoves!
    Dora e ish-ushtarit të UÇK-së dizajnoi flamurin dhe stemën e Kosovës
    23.02.2008 11:16 ET Prishtinë (KosovaLive)

    Ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend, ndërsa ngjyrën e arit të paraqitur në hartë e kam për zemër, tha dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës, Muhamer Ibrahimi.





    Kryeministri Thaçi takon z. Muhamer Ibrahimin, dizajnuesi i flamurit të Kosovës

    Posted on 23 February 2008 by dârdha

    Prishtinë, 23 shkurt 2008

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Muhamer Ibrahimin, dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës.

    Kryeministri Thaçi duke uruar Ibrahimin për dizajnimin e flamurit të Republikës së Kosovës tha se ndihet shumë mirë që shpirti, mendja, sakrifica, ideja, ideali por edhe dora e ish-luftëtarit të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka prezantuar dhe e ka dizajnuar simbolin e ri të Kosovës, flamurin shtetëror të Kosovës, që do të valojë edhe në OKB edhe në gjithë botën për jetë të jetëve…

    trimi-thaqi.jpg

    “Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë konkurrencë të jashtëzakonshme profesionale. Ideal i luftës për liri tash po ngadhënjen edhe në betejën për dizajnimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

    Ndërsa, autori Muhamer Ibrahimi duke shpjeguar përmbajtjen e flamurit tha se ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend, ndërsa ngjyrën e arit të paraqitur në hartë e kam për zemër.

    Muhamer Ibrahimi dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës me këtë rast i dhuroi kopjen e parë të dizajnuar të flamurit të Republikës së Kosovës, kryeministrit Thaçi dhe i uroi atij dhe qeverisë së Kosovës shtetin e ri dhe të pavarur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 08-12-2008 më 07:05
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend

    E cka na paraqet neve si Shqiptare ky flamurë?

    Ngjyra i paraqet te gjithë, yllet i paraqesin minoritetet, po Kosovaret cka i përfaqëson ne atë flamurë? Ky me sa ke shkruar ti i paraqet me shume Komunitetet se sa neve.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervista
    DITA DITËS PO MË PËLQEN MË SHUMË
    Nga Vedat Vllasaliu
    Feb 26, 2008, 21:08

    Java: Prej nga ju lindi ideja për flamurin?

    Muhamer Ibrahimi: Ideja për flamurin e shtetit të Kosovës më ka lindur më herët, prej se është folur se Kosova, si shtet i ri që do të pranohet, duhet t’i ketë simbolet e veta shtetërore, me të cilat duhet të paraqitet në institucione ndërkombëtare, të cilat duhet të dallojnë nga ato kombëtare dhe nga ato të shtetit amë.

    E kam konretizuar këtë ide pas shpalljes së konkursit nga ana e institucioneve të Kosovës dhe Ekipit të Unitetit.



    Java: Cilat karakteristika janë marrë më shumë parasysh?

    Ibrahimi: Karakteristikat që janë marrë parasysh, padyshim, janë ngjyrat, harta dhe yjet.



    Java: Sa kohë keni shpenzuar për dizajnimin e këtij flamuri?

    Ibrahimi: Saktësisht nuk mund ta them kohën e shpenzuar. Shumë më shumë më ka marrë kohë deri sa kam menduar për ide, sesa realizimi. Kam punuar në intervale, psh, ndonjë orë në ditë, por ka zgjatur ca ditë deri në realizimin e zgjedhjes së fundit.





    Java: A mendoni se është pritur mirë prej qytetarëve flamuri i ri?



    Ibrahimi: Deri më sot, opinionet e qytatarëve, të miqve dhe kolegëve që i njoh, por edhe shumë qytetarë më kanë ndaluar, uruar dhe përgëzuar për përzgjedhjen e propozimit tim për flamurin e shtetit të Kosovës.



    Java: Çka saktësisht nënkupton flamuri?

    Ibrahimi: Flamuri, i cili në vete përmban hartën ngjyrë ari në sfondin e kaltër me yje mbi hartë, e paraqet Kosovën si tërësi territoriale. Si një vend të pasur dhe me vlera të veçanta për qytetarët e saj. Kurse yjet e bardha paraqesin komunitet që jetojnë në Kosovë.



    Java: Pasi ngjyrat janë krejtësisht të ndryshme me ato të flamurit kombëtar, a mendoni se do të pranohet nga qytetarët?

    Ibrahimi: Ka shumë kohë që është folur se flamuri i shtetit të Kosovës dhe simbolet duhet të kenë ngjyra tjera në krahasim me ato kombëtare. Gjithashtu edhe në kritere ka qenë po e njejta kërkesë. Mendoj se qytetarët e kane kuptuar këtë. Nga opinionet që kam deri më tani është pranuar shumë mirë. Besoj dhe shpresoj se do të pranohet mirë nga masa e gjerë.



    Java: A janë plotësuar kriteret të parapara në pakon e Ahtisaarit?

    Ibrahimi: Mendoj se janë plotësuar të gjitha kriteret, të cilat janë kërkuar nga konkursi i përpiluar nga Ekipi i Unitetit, e po ashtu edhe kriteret që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit.



    Java: A i keni parë flamujt konkurues?

    Ibrahimi: Propozimet për flamuj i kam parë në ekspozitën në Galerinë e Arteve si dhe kalimthi propozimet të cilat janë përfshirë në këtë konkurs.



    Java: A ka pasur edhe flamuj tjerë të ngjashëm në këtë konkurs apo i juaji ka qenë i dalluar?

    Ibrahimi: Në konkurs, sa kam mundur t’i shoh, ka pasur edhe tjerë flamuj me harta dhe me yje. Mendoj se ka dalluar sa i përket thjeshtësisë edhe komponimit të hartës me yje.



    Java: Po ideja për hartë qysh ju lindi, nga u frymëzuat?

    Ibrahimi: Harta ka qenë njëra nga elementet me të cilën më së lehti ka qenë të identifikohet flamuri ynë shtetëror. Prandaj, e kam përdorur hartën si shenjë identifikimi.



    Java: A dini ndonjë shembull të flamujve të botës që kanë harta?

    Ibrahimi: Flamuj me harta ka te disa shtete dhe organizata duke u nisur nga flamuri i Kombeve të Bashkuara, flamuri i Qipros, flamuri i Unionit Afrikan, flamuri i Koresë së Bashkuar, etj.



    Java: Juve sot a ju pëlqen flamuri që keni dizajnuar?

    Ibrahimi: Flamuri më pëlqen dita ditës më shumë. Më pëlqen edhe më shumë pasi veç ka filluar t’u pëlqejë edhe qytetarëve. Më ka pëlqyer edhe më shumë kur i kam pa disa foto të nxënësve duke vizatuar flamurin më të ri të shtetit të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Po pra, krejt e lehte, ngjyrat e Flamurit te serbit, kuq, kaltër bardh, kuqes bjeri vije, se s'ka pasa te drejt ta përdore, se flamuri ynë eshte i kuqe, e bejm me sfond te kaltër dhe yjet e bardh, dhe tani na mbetet vetëm Harta. Hajt i futim nje ngjyrë m.uti aty ne mes edhe e kënaqim krejt.

    Cfare budallallëku amon.


    Te te them dicka llapi, edhe leje mos e rrej veten duket than se ky e ka dizajnua ketë, ato paret janë dhen dhurate, se edhe Bosnjën edhe neve qe na çliroj NATO dhe BE, na i dhanë këto ngjyra.

    Si eshte e mundur qe edhe Bosna si ne, paska shume pasuri nen tokësore, apo edhe Bosna i paska te njëjtat aspirata a cka po i thotë Ibrahimi këtyre seneve? Si dhe, edhe Bosna para ca vjete paska ber flamurin me yje për minoritetet a? Nese po, atëherë Ibrahimi i paska vjedh idetë atyre nga Bosna.

    Llapi, leje se s'ma mbush menden ta dua ketë flamurë. E mbaj ne maske, ne Pc, apo dhe ne telefon se eshte i yni, fundja fundit i mire i keq , për sa kohe jemi te ndare ky do na përfaqësoje si shtet qe te dallohemi qe jemi dy shtete se jo për tjetër sen.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Postime
    25
    Syte mos ja pafsha kurre keti flamuri te "europes"!

    Po shpejt u dashuruat ne kete flamur, edhe bile edhe nuk doni ta keni flamurin kuq e zi,
    po per kend derdhen gjakun deshmoret, a e dini se amanet na ka lene kete Pirro, Gjergji, Ismail Qemaili e te gjithe deshmoret qe tane!

    Eshte turp tash qe te beni gjerat nen kete flamur si p.sh. Arkivolet ti mbuloni me kete flamur, dasmat me kete flamur, ne qeveri te mos jete ky flamur.

    Po u vazhdua keshtu ne do ta humbim identitetin pas gjysme shekulli.
    Ky eshte turp!


    Cka te perfaqeson ky flamur ty?
    Yllat e enverit e titos? apo shkijet, turqit e magjupet qe s'lane gje te keqe pa na ba!


    E ai i "VJETRI" sipas teje nuk vlen apo nuk ka nevoje ta perdorim sepse kemi nje flamur te dhjere!


    Une per vete kam nje flamur qe me perfaqeson si shqiptar, per te cilin:
    Me vlon gjaku
    Me rrenqethet trupi
    Me vjen per te qare
    dhe Me ben krenar qe jam shqiptar edhe pas gjithe atyre vuajtjeve.


    po dal pak prej temes,
    tash dolen disa "patriota" qe duan ta ndajne Gegerine dhe Toskerine!
    Per kete luftuan shume trima dhe tani disa trima te menqur!


    mos mendoni se u cliruam mire, se ne NUK JEMI MIRE DERISA TE ESHTE MIRE SHQIPERIA!

    edhe ajo shqiperia e 1912 e Ises perfshinte edhe Lugiren e Presheves, A harruat Malesine e Madhe, poashtu edhe iliriden e Camerine! TURP! TURP!

  7. #17
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    o as nje shqiptare qe i thote vetes shqipetar kurre nuk mund ta pranoj me zemer nje gje e cila ka ardhure nga lart e qe nuk buron ka populli pra nje kombe nje gjuhe nje flamur upss dy shtete

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Kuqe e zi na flen ne gjakun tone prej shekujsh dhe nuk do e harrojme kurre, por edhe te arrijm deri te pavaresia kemi derdhur shume gjake ,kjo e flamurit na u imponua se te gjithe e dime se qka na flen ne zemer.Fundi, fundit edhe flamuri i ri me kohen do na fleje ne zemer se eshte i Kosoves,ku pushojne eshtrat e shume deshmoreve ,martireve,dhe patrioteve qe dhane shume per ate toke te kuqe.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anëtarësuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    Une nuk jam prej Kosove, por mendoj se flamuri i ri eshte thjesht ceshtje politike, se ne nje te ardhme jo shume te larget Shqiperia do te bashkohet me Kosoven, keshtu edhe flamuri do te kthehet ne ate qe kemi ne tani kuq e zi. Mos mendoni se kjo eshte e pamundur, sepse keshtu mendonim dhe per pavaresine e Kosoves - kjo na i lehteson punet.

    Por nuk jua qaj hallin se jam i sigurt se brezat e ardhshem jo vetem qe s'do e harrojne, por edhe do luftojne per te. Malli e shton dashurine, nostalgjine dhe patriotizmin

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Ne te gjithe e dime se si u imponua ky flamur po paramendoni femijet e juaj ne nje te ardhme qe nuk do te jete edhe shuem e larget kur ata do te rritet duke e patur si perfaqesuas te territort ( jo kombit ) qe i perket flamurin qe e kemi sot ne Kosove . A do te ndikoj kjo qe flamuri i ri te merre primatin , pra te jete prioritar para atij kombetar ?

Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •