Flamuri i ri i Kosoves!
Dora e ish-ushtarit të UÇK-së dizajnoi flamurin dhe stemën e Kosovës
23.02.2008 11:16 ET Prishtinë (KosovaLive)
Ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend, ndërsa ngjyrën e arit të paraqitur në hartë e kam për zemër, tha dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës, Muhamer Ibrahimi.
Kryeministri Thaçi takon z. Muhamer Ibrahimin, dizajnuesi i flamurit të Kosovës

Posted on 23 February 2008 by dârdha
Prishtinë, 23 shkurt 2008
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Muhamer Ibrahimin, dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi duke uruar Ibrahimin për dizajnimin e flamurit të Republikës së Kosovës tha se ndihet shumë mirë që shpirti, mendja, sakrifica, ideja, ideali por edhe dora e ish-luftëtarit të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka prezantuar dhe e ka dizajnuar simbolin e ri të Kosovës, flamurin shtetëror të Kosovës, që do të valojë edhe në OKB edhe në gjithë botën për jetë të jetëve…
trimi-thaqi.jpg
“Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë konkurrencë të jashtëzakonshme profesionale. Ideal i luftës për liri tash po ngadhënjen edhe në betejën për dizajnimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërsa, autori Muhamer Ibrahimi duke shpjeguar përmbajtjen e flamurit tha se ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend, ndërsa ngjyrën e arit të paraqitur në hartë e kam për zemër.
Muhamer Ibrahimi dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës me këtë rast i dhuroi kopjen e parë të dizajnuar të flamurit të Republikës së Kosovës, kryeministrit Thaçi dhe i uroi atij dhe qeverisë së Kosovës shtetin e ri dhe të pavarur.
Krijoni Kontakt