Close

Rezultati i Sondazhit: C'mendoni per flamurin e shtetit te Kosoves?

Votues
168. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Me pelqen

    25 14.88%
  • Nuk me pelqen

    128 76.19%
  • Nuk e di

    15 8.93%
Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 264
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e v3t0n
    Anëtarësuar
    02-07-2008
    Postime
    117
    ne pamje i mir eshte por nuk luan rol asgje per shqiptaret (pra nuk shfaq asnje lloj ndjenje)

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Trimi i flamurit
    Ka dizajnuar flamurin e ri të Kosovës. Ndihet krenar se flamuri i tij po adhurohet nga qytetarët e saj. Madje ai po përdoret edhe në raste dasmash.

    Ish ushtari i UÇK-së dhe krijuesi i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi – i njohur me nofkën Trimi në luftën e UÇK-së– flet për Express, një vit pas ngritjes se flamurit të Kosovës në Parlamentin e Kosovës dhe Institucionet e tjera të shtetit më të ri në botë.

    Nga Ardian Jasiqi më 18.02.2009 në ora 9:58
    Ndoshta, një ndër ndjenjat më të prekshme për shqiptarët e Kosovës ka qenë edhe flamuri i tyre. Gjatë gjithë kohës kosovarët nuk kishin ëndërruar për një simbol tjetër kombëtar dhe shtetërorë pos flamurit kuq e zi, flamur ky i cili u ngrit me 28 nëntor në Vlorë të Shqipërisë, nga Ismail Qemali.
    Por, 17 shkurti, përpos që solli krijimin e një shteti të ri, ai solli edhe një simbol të ri të Kosovës. Një flamur i cili sot valon në ndërtesën e Qeverisë se Kosovës, në Kuvendin e Kosovës dhe në Presidencë. Një flamur i cili, sot, përfaqëson Kosovën në gjithë botë.
    Muhamer Ibrahimi – Trimi, dizajnues i flamurit të ri të Kosovës, një vit pas pavarësisë, thotë për Express, se ndjehet mirë, sidomos kur e sheh se flamuri i dizajnuar nga ai, po përkrahet nga qytetarët e Republikës se Kosovës.
    “Ndjehem edhe më krenar kur e shoh sa e kanë përqafuar dhe përkrahur qytetarët atë. Flamuri tashmë përdoret në aktivitete të ndryshme, përdoret edhe nëpër dasma. Sot në Ditën e Pavarësisë, shihet më së miri sa është përqafuar dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë si krijues i këtij simboli”, thotë Trimi.
    Trimi, thotë se ishte ndjerë shumë krenar, kur si një ish luftëtar kishte fituar në konkurs.
    Por, përderisa në Shqipëri flamuri ishte qëndisur nga Marigona, Trimi kishte bërë dy versione origjinale të flamurit. Kurse interesimi për të konkurruar për simbolin e ri të Kosovës, flamurin e shtetit më të ri, ishte shumë i madh.
    “Shpresa për fitore në konkurs ka qenë e vogël. I kujtoj momentet kur shkova t’i dorëzoj punimet e mia. Radha e kandidatëve ka qenë e shumë e gjatë dhe nuk kisha marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë konkurs me konkurrencë aq të madhe”.
    Kjo kishte bërë që shpresat për fitore të zbehen paksa, por ato ishin rritur më shumë kur ai ishte futur në listën e ngushtë dhe pritej shpallja e fituesve.
    “Besimi në fitore më është rritur kur papritmas më është telefonuar nga ekipi për hartimin e simboleve se jam në finale. Aty shpresat dhe besimi në fitore më janë rritur”, thotë ai.
    Ndërkaq, Ibrahimi, nuk mund të jep kohën e saktë sa ka zgjatur për të bërë punimin e këtij flamuri. Por, kryesisht, Trimi, thotë se ka punuar natën kur ka qenë më i qetë dhe i pangarkuar nga telefonatat e shumta që i bëhen atij gjatë ditës.
    “Më tepër me ka zgjatur deri sa kam ardhur në përfundim të zgjedhjes ideore se sa të realizimit”, thotë ai.
    Kurse për reagimet e ndryshme për flamurin e Kosovës gjatë këtij viti, dhe atë se a e konsideron ai flamurin e Kosovës simbol shtetëror apo kombëtar, Trimi thotë se ka pasur reagime të ndryshme për flamurin, që kryesisht kanë ardhur nga qytetarët dhe jo nga taborët politike.
    “Sepse ma merr mendja se taborët politike veç kane qenë të pajtuar me kriteret e konkursit dhe kanë qenë të përgatitur për punime me këtë përmbajtje apo me këto ngjyra. Reagimet më të mëdha kanë ardhur nga kolegët e mi - ish-luftëtarë të cilët kanë qenë të befasuar kur veç është shpallur flamuri. Mirëpo, kryesisht kanë qenë urime për fitore por edhe reagime për ngjyra, pse nuk ka shqiponjë, etj. Flamurin e Republikës së Kosovës e konsideroj si flamur Shtetëror, kurse simbolet kombëtare dihet se cilat janë”, thotë ai.
    Trimi thotë se një kohë të gjatë ka pasur ide të ndryshme për flamurin, sidomos kur është lajmëruar se Kosova, pas pavarësisë, do të përfaqësohet me simbolet e veta.
    “Sepse nuk mund të përfaqësohemi dy shtete me një flamur me simbole të njëjtë etj. Ideja për këtë pamje, për këtë formë, për këto ngjyra dhe këtë kompozicion që e ka, është konkretizuar kur është shpallur konkursi nga Kuvendi i Kosovës dhe Ekipi i Unitetit”, thotë Trimi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #94
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Falamur gabelsh!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #95
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Mendoj se harta ne flamurin ton, eshte vendosur qellimisht per t'a larguar sa me larg tavolines, qeshtjen e bashkimit etnik te shqiptarve. Dhe nuk e di, nuk me pelqen aq shum..
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Falamur gabelsh!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    e dim more te gjith keta te UÇK-se jan gabel
    po qysh nuk jan ti kan niek dajet rankoviqistet me pushk haaaaaaa
    e ti normal nihesh keq e i vetmuar veq mos qit pushk e me leh leh sa te duesh se nipi per daj qet pushk haaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e AGREPI_25
    Anëtarësuar
    24-01-2009
    Postime
    234
    Nuk me pelqe bile nuk mund ta shoh se nuk e parashikoj si nje simboll shqiptar


    Kisha edhe nje pyetje kur populli kosovar shkon nje nje ndeshje futboll ose sporti tjeter me cilin flamur do bejne tifosdhek se per te paracitur e dij se paraqesin kete shkorravinen e re

  8. #98
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Hi!
    Mendoj se flamuri i Kosoves paraqet me besnikeri gjendjen ne Kosove. Flamuri ka per baze planin Ahtisaari. Kosova eshte shtet shumekombesh. Ky eshte plani i diplomacise euroamerikane. Mbi kete baze u njoh edhe pavaresia e Kosoves.

  9. #99
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Hi!
    Mendoj se flamuri i Kosoves paraqet me besnikeri gjendjen ne Kosove. Flamuri ka per baze planin Ahtisaari. Kosova eshte shtet shumekombesh. Ky eshte plani i diplomacise euroamerikane. Mbi kete baze u njoh edhe pavaresia e Kosoves.

    ...mir e ke than ....

  10. #100
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Edhe festimet dje e treguan se kush eshte flamuri shpirteror i te gjithe Shqiptareve kudo qe ndodhen, perfshi ketu edhe Shqiptaret e Kosoves se Pavarur. Besoj se nuk ka me komente per kete teme. Jane njerezit ato qe e deshmojne me vepra se kush eshte flamuri qe dashurojne e i perulen.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •