Tani une dua te di, e pushtoi apo ja pushtoi pushti dreqit?!
Tani une dua te di, e pushtoi apo ja pushtoi pushti dreqit?!
Dokumentari pėr Lord Bajronin shfaqet nė Danimarkė
Dokumentari “Aventurat skandaloze tė Lord Bajron”, i xhiruar kryesisht nė Shqipėri dhe Greqi, u shfaq javėn e kaluar nė tri seri pėr publikun danez nė televizionin kryesor “TV 2”.
Nga Express mė 23 qershor 2011
Ky dokumentar, i cili ka pėr protagonist kryesor aktorin e Hollywood-it Rupert Everett, i transmetuar edhe pėr publikun shqiptar, ishte njė pėrpjekje e regjisorit tė njohur britanik Michael Waldman pėr tė rishikuar figurėn e Bajronit dhe udhėtimeve tė tij nė Ballkanin e vitit 1809 si dhe takimin e famshėm me Ali Pashė Tepelenėn, figurėn mjaft komplekse qė dominoi politikėn ballkanike tė atyre viteve.
Po kėshtu, udhėtimi i Bajronit nė viset shqiptare ishte edhe pikėnisja e poemės sė tij tė famshme “Chaild Harold Piligrimage”, e cila e bėri lordin anglez njė personazh mjaft tė njohur nė pėrmasat europiane.
Dokumentari mbi udhėtimin e Bajronit nė Shqipėri dhe Greqi, i mbėshtetur nga televizioni prestigjioz britanik “Channel Four”, hapi njė seri polemikash mbi figurėn e Bajronit dhe trajtimin e tij nė publikun anglez. Gjithsesi, ky dokumentar i cili u xhirua edhe nė Shqipėrinė e Jugut, ishte njė mundėsi promovimi e shkėlqyer edhe pėr turizmin shqiptar dhe mundėsitė e mėdha qė mbart jugu i Shqipėrisė pėr tė nxjerrė nė pah trashėgiminė e vet kulturore.
Protagonist i dokumentarit, Rupert Everet, i njohur pėr njė seri filmash me aktorė tė mėdhenj tė Hollywood-it, pas shfaqjes sė kėtij filmi nė premierėn londineze foli me nota pozitive mbi pėrshtypjet e tij nė Shqipėri dhe mbresat qė i la udhėtimi njėjavor me kuaj nė rrugėn qė ndoqi ėshtė frymėzuesi i tij, Lordi Bajron gati 200 vjet mė parė. Shfaqja e kėtij dokumentari historik edhe nė Danimarkė, qė pason ato nė kanalet shtetėrore tė Afrikės sė Jugut dhe Australisė, ėshtė njė ngjarje interesante jo vetėm pėr promovimin e kėtij dokumentari, por edhe pėr turizmin shqiptar.
Si njė poet anglez si Lordi Bajron u bė njė hero kombėtar grek
Poeti britanik Lord Bajron mbėrriti nė Greqi nė prag tė Krishtlindjes sė vitit 1823 pėr t’iu bashkuar luftės sė vendasve pėr pavarėsi nga Perandoria Osmane. Njėqind ditė mė vonė, mė 19 prill 1824, ai u sėmur dhe ndėrroi jetė nga ethet. Megjithatė sot, dy shekuj pas vdekjes sė tij, koha e shkurtėr e Bajronit nė Greqi e ka bėrė atė njė nga heronjtė kombėtarė tė vendit; njė statujė qė e tregon atė duke vdekur nė krahėt e njė gruaje qė simbolizon Greqinė, qėndron ende nė sheshin qėndror tė Athinės.
“Pse Bajroni, njė nga shkrimtarėt mė tė famshėm dhe mė famėkeq tė kohės sė tij, ishte i gatshėm tė jepte jetėn pėr ēėshtjen greke?”-shkruan Wall Street Journal nė njė artikull kushtuar poetit britanik.
WSJ thekson se lidhja e Lord Bajronit me Greqinė, lidhet me frymėzimin qė ky vend i jepte pėr tė shkruar.
Njė udhėtim nė Epir nė vitin 1809 kishte bėrė qė tė publikonte suksesin e tij tė parė tė madh, poemėn e gjatė “Pelegrinazhi i Ēajld Haroldit”. Megjithatė, mė e rėndėsishme ishte se Bajroni ishte nėj radikal nė pikėpamjet politike, qė identifikohej me njė popull tė shtypur qė luftonte pėr liri. Nė shtėpinė e tij nė Angli, ai kishte simpatizuar ludditėt – endėsit qė thyenin tezgjahėt e rinj automatikė qė i kėrcėnonin t’i linin pa punė. Nė Dhomėn e Lordėve, ai foli nė emėr tė “kėtyre njerėzve, tė cilėt tha se i kishte parė tė vdisnin nga uria”.
E njėjta tipologji e frymėzoi nė pėrshkrimin e popullit grek nė poemėn “Pelegrinazhi i Ēajld Haroldit”. Bajroni u tall me idenė se grekėt duhet “tė ishin mirėnjohės ndaj turqve pėr prangat e tyre, dhe ndaj francezėve pėr premtimet e tyre tė pambajtura dhe kėshillat e gėnjeshtra”.
Armiqtė politikė tė Bajronit e kishin dėbuar atė nga Britania. Greqia ofroi njė mundėsi pėr t’u hakmarrė kundėr shokėve tė tij aristokratė duke mbėshtetur njeriun e thjeshtė. “Dua tė bėj njė tėrheqje parash pėr tė shkuar mes grekėve ose amerikanėve – dhe tė bėj diēka tė mirė,” i shkroi ai bankierit tė tij.
Shumė mbėshtetės tė huaj tė lėvizjes greke pėr pavarėsi, tė njohur si filo-helenė, pėrfunduan duke u larguar nga vendi me neveri nga mėnyra se si po zhvillohej lufta. Bajroni, pėr shembull, u nis pėr tė thyer rrethimin osman tė qytetit grek tė Mesolongjisė me njė flotė prej 14 anijesh, tė cilat ai i kishte punėsuar duke shpenzuar ekuivalentin e 500,000 dollarėve. Nė vend qė tė dorėzonte paratė pėr ēėshtjen kombėtare, njė kontigjent grekėsh tė Bajronit vendosėn t’i mbanin pėr vete dhe t’i jepnin lamtumirėn kauzės. Bajroni i shkroi njė miku se nė tė ardhmen ai shpresonte se paratė e tij do tė viheshin “pėr qėllime mė tė mira sesa shlyerja e detyrimeve tė prapambetura tė flotės qė lundrojnė larg”, dhe fajėsoi veten se ishte treguar njė budalla.
Euronews
Historia e veshjes Shqiptare tė Lord Bajronit
Romakėt u frymėzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarėve. Kostumi Shqiptar i veshur nga Bajroni eshte pronė e njėrės prej familjeve mė tė famshme britanike dhe ėshtė shfaqur nė Londėr.
Vizita nė Shqipėri i la mbresa tė thella Bajronit. Te shqiptarėt ai pa njė shpirt tė veēantė, i cili ndezi imagjinatėn e tij poetike pėr tema ekzotike. Nė shėnimet e mbajtura, kur ishte nė Shqipėri, pėr poemėn "Shtegtimi i Ēajld Haroldit", ai shkruante pėr shqiptarėt: "Mė tėrheqin shumė me atė ngjashmėrinė e tyre me malsoret e Skocisė, nė veshje, nė pamje dhe nė mėnyrėn e jetesės. Malet e tyre tė shumta ngjajnė me Kaledoninė dhe kanė njė klimė tė kėndshme. Fustanellat e tyre tė bardha, veprimet energjike qė kryejnė dhe dialekti i tyre, qė pėrngjan me tingujt keltikė, janė mbresėlėnėse. "Si kujtim ai mori njė kostum tradicional shqiptar, me tė cilin piktori Tomas Filips i ka bėrė njė portret. Ky kostum ka njė histori mė tė gjatė. Ai tani ėshtė i paraqitur nė Bowood Estates, Angli.
Nė pėrshkrimin e udhėtimeve tė tij Bajroni thotė: "Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu, ankimi s'do tė kish dobi. Pėr fat tė mirė, era reshti dhe vetėm na ngau drejt bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė stere. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do t'u zė besė naftėve turq, megjithėse pashai pati udhėzuar galeotėt e tij tė mė shpinin nė Patra. Prandaj do tė shkoj nė Mesalongj nga stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl nė Patra. E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t'i radhit nė kokė, as t'i shkruaj dot nė kartė, veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqiptarėt. Nuk jane tė gjithė myslimanė, disa nga fiset janė tė krishtere… Kurrė s'do ta harroj pamjen e mrekullueshme me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė, kur po perėndonte dielli. Mė solli nė mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė; me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e jelek kadifeje tė kuqe, tė qėndisura me ojna tė arta), me jataganė e pisqollė tė sermėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh, tė hapur nė ballė tė pallatit dhe skllevėrit arabė nė galerinė e madhe, tė gjatė, me kuaj tė vendosur nė njė qilar pėrposhtė, dyqind atllarė tė shaluar dhe gati tė sulen nė ēdo moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e muezinėt qė thėrrasin ezanin nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė, sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka".
Interesant ėshtė fakti se Bajroni mori pjesė edhe ne varrimin e Marko Boēarit. Mė 9 gusht 1823, Marko Boēari u vra duke luftuar kundra ushtrisė sė Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrės. Vdekja Marko Boēarit u bė e njohur nė tė gjithė Europėn, ai i kishte shkruajtur njė letėr Bajronit kur ky ishte rrugės pėr nė Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boēari kishte vdekur, dhe mbajti njė fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombėta Shqiptar ose arvanitas. Pas pak kohėsh turko-egjiptianėt u pėrpoqėn ta poshtrojnė varrin e Marko Boēarit, por arvanitėt (shqiptarėt) myslimanė u sullen kundėr tyre dhe i penguan tė poshtėrojnė varrin e heroit. Ata e morrėn trupin e Markos dhe e varrosėn me nderim heroik, me njė cermoni tė thjeshtė.
Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėrinė jugore e mė saktėsisht nė Janinė nė vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise njė kostum tradicional shqiptar. Do tė ishte pikėrisht bukuria dhe e veēanta e kėtij kostumi, qė nė verėn e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips qė tė realizonte portretin e famshėm tė lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet "Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian" (portret i njė fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me njė veshje ku ndėrthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu tė njė njė turbani qė i pėrngjan mė shumė njė shalli; e bardha e kėmishės dhe e fustanellės me tė zezėn e kadifenjtė tė njė xhakete. Ai mban nė duar njė jatagan i cili ka njė kėllėf tė purpurt e tė argjendtė. Portreti u vendos asokohe nė Royal Academy dhe tani ėshtė i vendosur nė amasadėn britanike nė Athinė. Megjithatė, ky nuk ishte i vetmi portret qė piktori i bėri Bajronit. Nė 1835 dhe nė 1840 Filips pikturoi dy variante tė tjera tė kėtij portreti. I pari iu dhurua mė 1862, nga i biri i piktorit, Galerisė Kombėtare tė Portreteve (National Portrait Gallery) nė Londėr, ku vazhdon tė jetė i ekspozuar aktualisht. Ndėrsa varianti i dytė, qė u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmės nė Albermarle Street, Londėr.
Bajroni ka pasur njė korrespondencė flirtuese me Margaret Mercer Elfiston, tė bijėn e lord Keitit, dhe mė 1814, ai i dhuroi asaj kostumin Shqiptar duke i sugjeruar qė ta pėrdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e veēantė. Mė pas kostumi kaloi nėn zotėrimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua nė vitin 1962. Njė nxėnėse qė studionte Bajronin, e quajtur Doris Lenglej Mor, shkon nė familjen Landsdoun e, mė saktėsisht, nė Bowood House, nė Wiltshire pėr tė marrė materiale nė lidhje me kėtė familje dhe e njeh kėtė kostum. Nė njė artikull tė publikuar nė "Costume Society Journal" nė 1971, Mor pėrshkruan emocionin qė pati ndjerė kur kishte mbajtur nė duar atė kostum. Pasi u shfaq nė Muzeun e Kostumeve, nė Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer nė Bowood pėr t'u ekspozuar. Pikėrisht dy jelekė tė marrė nga ky kostum tashmė janė tė varur nė murin e dhomės nė tė cilėn qėndronte dikur Mercer Elfinstoni. Kjo gjė tregon njė lidhje tė dukshme mes Bajronit dhe Shqipėrisė.
Rezidenca Bowood House & Gardens u ble nga duka i dytė i Shelburnit nė 1754, nė njė gjendje gjysmė tė kompletuar dhe u pėrfundua para vitit 1760. Njė pjesė e shtėpisė u shkatėrrua nė 1955, dhe pjesa e mbetur u riorganizua mjaft mirė. Gjysma e asaj qė ka mbetur ėshtė e hapur pėr vizitorėt. Sėr Uilliam Peti ishte stėrgjyshi i kėsaj familjeje dhe baronesha Shelburn ishte gruaja qė ai e la tė ve. Djali i tyre i madh u bė markezi i parė i Landsdounit. Ai njihej mė mirė si Shelburni qė ndihmoi Jozef Preslin, kimistin e parė qė zbuloi formulėn e oksigjenit nė Bowood. Gjithashtu, Shelburni ka pasur komunukime tė shpeshta edhe me Xhonsonin, Goldsmithin, Hymen dhe Xhorxh Uashingtonin. Akti i tij mė heroik, pasi ishte bėrė kryeminstėr, ishte negocimi pėr paqe me shumė tė rejat Shtete tė Bashkuara tė Amerikės mė 1783. Djali i tij krijoi njė koleksion mahnitės arti dhe njė librari madhėshtore. Nipi i tij u bė Guvernatori i Pėrgjithshėm i Kanadasė, i Viceroit tė Indisė, si dhe sekretari i Jashtėm pėr disa kohė. Ishte ky i fundit qė arriti nė Entente Cordial (Marrėveshje mirėkuptimi) me Francėn nė vitin 1904 dhe, po ashtu, arriti qė tė vendosė paqen nėpėrmjet negociatave me Gjermaninė nė vitin 1917. Janė pikėrisht kėta disa prej njerėzve mė tė mėdhenj qė ka nxjerrė kjo familje.
Tashmė sende personale e objekte tė tjera tė ndryshme tė pjesėtarėve tė kėsaj familjeje qėndrojnė nė shtėpinė e transformuar nė muze, e cila ėshtė e zbukuruar nga njė kompozim shekullor mobiljesh. Rreth shtėpisė shtrihen rreth 800 ha lėndina, njė pyll i vogėl me pisha, njė kopsht lulesh, njė tempull i stilit dorik dhe njė ujvarė spektakolare. Djali i markezit tė tetė, lordi Shelburn, mori nė dorė drejtimin e Bowood-it nė vitin 1972. Ai hapi shtėpinė dhe ambientet rreth saj pėr publikun nė vitin 1975 e, mė vonė, i ktheu stallat e kuajve dhe dhomat e stallierėve nė ambiente ekspozimi, nė njė restorant dhe nė njė dyqan dhuratash. Pikėrisht kėtu ėshtė i ekspozuar kostumi shqiptar i lord Bajronit. Kostumi i ėshtė veshur njė manekini. Gjithashtu, nė ekspozim janė dhe maska e vdekjes sė Napoleonit, gurėt e ēmuar tė Keitit dhe njė koleksion sa i rrallė aq edhe i jashtėzakonshėm pikturash angleze, tė punuara nė akuarel, ndėrmjet tė cilave qėndrojnė edhe punimet e tė njohurve Bonington dhe Turner. Deri tani ky ėshtė stacioni i fundit i veshjes sė hershme shqiptare.
Romakėt u frymėzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarėve. Fustanella e famshme shqiptare ishte njė veshje e zakonshme pėr burra nė shekullin XIII. Ajo ishte veshur rregullisht nga fisi i dalmatėve, njėri prej fiseve ilire. Nė atė kohė ajo quhej "dalmatika". Megjithatė, ekzistojnė teori se fustanella e ka origjinėn e saj shumė mė tė hershme dhe ka pasur pamjen e njė kėmishe tė gjatė qė quhej "linja", e cila kur lidhej nė mes nga njė shirit ngjasonte me fustanellėn. Copa me tė cilėn bėhej veshja ishte nė varėsi tė statusit shoqėror tė personit qė e mbante atė. Kėshtu, veshja mund tė ishte e leshtė nėse vishej nga fshtarė, apo copė e kushtueshme nėse vishej nga tė pasurit. Megjithėse fustanella ishte veshje tradicionale nė tė tėrė Shqiprinė, ajo nuk i rezistoi kohės dhe mbeti si veshje tradicionale vetėm nė disa vende tė saj. Etnografi hungarez, baroni Nopēa, besonte se fustanela shqiptare apo ilire, ishte modeli mbi tė cilin u ndėrtua veshja ushtarake romake.
Gjithashtu, edhe pėr sa i pėrket ngjashmėrisė sė saj me "kiltin" keltik. Ai teorizon gjithashtu se legjionarėt romakė tė vendosur nė Britani ushtruan njė ndikim jo tė vogėl midis vendasve. Pjesė e kėtij ndikimi, sipas Nopēės, ėshtė edhe fustanella qė romakėt e patėn marrė mė parė nga dalmatėt. Tė paktėn qė nga shekulli XIV, filloi tė prodhohej njė veshje e forte pambuku, e cila u quajt fustan dhe qė kėtu e merr emrin fustanellė edhe kjo veshje burrash. Megjithatė, evidencat arkeologjike tregojnė se fustanella ka qenė njė veshje shumė e hershme. Provat arkelogjike mė tė rėndėsishme qė hedhin dritė mbi lashtėsinė e kėsaj veshje janė: njė statujė e vogėl qeramike e shekullit IV e.s., e e cila ėshtė gjetur nė Durrės. Kjo statujė paraqet njė burrė tė veshur me njė fustanellė tė gjatė, tė cilėn e ka tė lidhur me dy breza qė kryqėzohen nė kraharor; njė gur varri i shekullit III - IV e.s., i gjetur nė Smokthinė (fshat pranė Vlorės), i cili tregon njė burrė tė veshur me fustanellė. Njė gdhendje tjetėr, akoma mė e lashtė, ėshtė gjendur nė Maribor, Slloveni, dhe tregon njė burrė tė veshur me njė fustanellė dhe dy breza tė kryqėuar nė kraharor, pikėrisht si nė dy rastet e mėsipėrme. Kjo gdhendje daton nė shekullin V p.e.s. Ndoshta Bajroni e dinte se veshja qė po merrte nuk ishte veshja e njė populli tė zakonshėm e pa histori.
Albert Hitoaliaj , Panorama, 14-05-2004
Lord Bajroni, shkruante nga Shqiperia mė 1809
Mahnitja e anglezit 21-vjeēar nė tokėn e shqiptarėve. Letrat dhe shėnimet intime pėr magjepsjen pas Pashait tė Janinės, si dhe pse erdhi nė Shqipėri, aventurat e befasitė qė hasi te shqiptarėt.
Zonjės Katerina Gordon Bajron
Prevezė, 12 nėntor 1809
Nėna ime e dashur, ka ca kohė qė ndodhem nė Turqi: ky qytet ėshtė nė bregdet, por kam udhėtuar thellė nė principatėn e Shqipėrisė pėr tė vizituar Pashanė. Lashė Maltėn nė luftanijen "Spider" mė 21 shtator dhe brenda tetė ditėsh arrita nė Prevezė. Sė kėtejmi kam udhėtuar nja 150 milje gjer nė Tepelenė, nė pallatin veror tė Naltėsisė sė tij, ku qėndrova tri ditė. Emri i Pashait ėshtė Ali dhe e mbajnė pėr burrė me zotėsi tė rralla: ėshtė sundimtar i gjithė Ilirisė sė moēme, i Epirit dhe i njė pjese tė Maqedonisė. I biri, Veli Pasha, pėr tė cilin mė kanė dhėnė letra, qeveris Morenė dhe ka ndikim tė madh nė Egjipt. Me njė fjalė ėshtė njė nga burrat mė tė fuqishėm nė Perandorinė Otomane.
Kur arrita nė Janinė, nė kryeqytetin e tij, pas njė udhėtimi prej tri ditėsh nėpėr male, tė njė vendi me bukurira nga mė piktoresket, mora vesh se Ali Pasha gjendej me ushtrinė e tij nė Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashėn nė kalanė e Beratit. I kishin thėnė se njė anglez nga derė e madhe ndodhej nė principatėn e tij, dhe i kishte dhėnė urdhėr komandantit nė Janinė tė mė bėnte konak e tė mė pajiste me tė gjitha tė mirat gratis; dhe ndonėse mė kanė lejuar t'u jap peshqeshe robėrve, nuk mė kanė lejuar tė paguaj asgjė send pėr harxhet e tjera. Hipur nė kuaj tė vezirit, dola pėr shėtitje dhe pashė pallatet e tij e tė nipėrve; janė pallate madhėshtore, por tė stolisura sė tepėrmi nė ar e nė mėndafshe. Pastaj kalova nėpėr male pėrmes Zicės, njė fshat me manastir ortodoks, (ku fjeta nė tė kthyer), nė mė tė bukurin vend qė kam pare (pėrveē Cintrės nė Portugali). Tė nėntėn ditė arrita nė Tepelenė. Na u zgjat shumė udhėtimi prej shirave e rrėpirave qė prisnin udhėn.
Kurrė s'do ta harroj pamjen e mrekullueshme me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė kur po perėndonte dielli. Mė solli nė mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė; me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e jelek kadifeje tė kuqe tė qėndisura me oje tė arta), me jataganė e pisqollė tė sėrmėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh tė hapur nė ballė tė pallatit dhe skllevėrit arapė nė galeri tė madhe, tė gjatė me kuaj tė vendosur nė njė qilar pėrposht, dyqind atllarė tė shiluar dhe gati tė sulen nė ēdo moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e mujezinėt qė thėrrasin izanė nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka.
Tė nesėrmen mė shpunė tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformė tė plotė shtabi, me shpatė madhėshtore etj. Veziri mė priti nė njė odė tė madhe tė shtruar me mermer; njė shatėrvan vrijonte ujėt nė mes tė saj, oda e shtruar rreth e rrotull me otomane tė kuqėrremtė. Mė priti nė kėmbė, shenjė e njė nderimi tė madh nga njė mysliman dhe mė vuri tė rri nė shesh nė krah tė djathtė tė tij. Kam njė terxhuman grek qė tė merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario qė di latinisht mė shėrben pėr kėtė rast. E para pyetje qė mė bėri ėshtė se pėrse jam larguar prej atdheut nė njė moshė kaq tė re? (Turqit s'kanė ide pėr udhėtimet e pėr qejf). Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte treguar se qeshė nga derė e madhe. Mė porositi t'i dėrgoj nderimet e tij nėnės sime, dhe ja tek po t'i dėrgoj nė emėr tė Ali Pashės. Mė tha se qe i bindur se isha prej oxhaku se kisha veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe duar tė vogla tė bardha, dhe u duk shumė-shumė i kėnaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė quante si birin e tij.
Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si njė foshnjė, mė dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė. M'u lut ta vizitoja dendur edhe natėn kur kishte nge. Pastaj si pimė kafe e duhan u tėrhoqa nga vizita e parė. E pashė edhe tri herė tė tjera. Ėshtė pėr t'u ēuditur se si turqit qė s'kanė tituj trashėgimi dhe ka vetėm pak familje tė mėdha pėrveē sulltanit, i japin kaq shumė rėndėsi fisit. Sepse pashė qė mė nderonte mė shumė pėr fisin se pėr titullin tim… Naltėsia e tij ėshtė gjashtėdhjetė vjeē, shumė i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka njė fytyrė tė hijshme, sy tė larmė, dhe mjekrėn tė bardhė, shumė i pritshėm dhe sillet me atė farė sedėr qė mė duket se ėshtė veti e tė gjithė turqve. Por karakterin e vėrtetė e ka fare tė ndryshėm nga ē'duket nė fytyrė. Ėshtė tiran pa shpirt, i ngarkuar me mizoritė mė tė
tmerrshme, shumė trim dhe aq gjeneral i mirė sa e quajnė Bonoparti muhamedan.
Napoleoni dy herė i ishte zotuar ta bėjė mbret tė Epirit, po atij i pėlqen mė fort tė mbetet me anglezėt dhe i urren francezėt, si mė tha edhe vetė. E ēmojnė aq shumė sa i bėjnė lajka dhe francezėt dhe anglezėt, meqenėse shqiptarėt janė luftėtarėt mė tė mirė tė Sulltanit, ndonėse Aliu sa pėr sy e faqe varet nga Porta. Ėshtė luftėtar i fortė, por aq barbar sa edhe dorėmbarė, ata qė ngrejnė krye i pjek nė hell, etj. Bonoparti i dėrgoi njė kuti duhani me pikturėn e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa pėr surratin, mund tė mos ia kishte dėrguar, pasi s'e hante malli shumė as pėr atė as pėr origjinalin. Idetė e tij pėr tė kuptuar fisin e njeriut prej veshėve, duarve e tė tjera, tė ēudisin mjaft. Mua me tė vėrtetė m'u bė baba, mė ormisi me letra, mė dha njerėz tė mė ruajnė dhe ēdo lehtėsirė. Bisedimet e tjera midis nesh qenė lufta dhe udhėtimet, politika dhe Anglia.
Thirri ushtarin shqiptar qė mė shoqėronte dhe i tha tė mė mbronte me ēdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithė shqiptarėt ėshtė trim, kryekėput i ndershėm e besnik. Po ata janė mizorė, ndonėse jo tė pabesė, dhe kanė shumė mangėsi, por asnjė poshtėrsi. Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet dhe gratė e tyre dendur janė tė bukura, por i kanė nė vend tė skllaveve. I rrahin, me njė fjalė i pėrdorin si kafshė samari. Ato lėrojnė e ēajnė tokėn, ato mbjellin. I kam parė tė ngarkuara me dru dhe tek ndreqin rrugėt e prishura. Burrat janė tė gjithė ushtarė dhe lufta e gjahu janė zanati i vetėm. Gratė merren me punė, por kjo nuk duhet t'i lodhė shumė nė njė klimė aq tė kėndshme. Dje, mė 11 nėntor, bėra banjo nė det. Sot ėshtė kaq nxehtė sa po tė shkruaj nė odė me hije, nė shtėpi tė konsullit anglez, me tri dyer tė hapura fare, pa zjarr. As zjarrishte s'ka nė odė, veē pėr tė gatuar. Nesėr nisem me njė rojė pesėdhjetė trimash pėr nė Patrė tė Moresė dhe pastaj pėr nė Athinė, ku do tė kaloj dimrin.
Dy ditė mė parė desh u mbyta nė njė luftanije turke, nga budallallėku i kapedanit dhe i naftėve, ndonėse shtrėngata s'qe dhe aq e rreptė. Fleēeri qante dhe bėrtiste pėr tė shoqen, grekėrit u thėrrisnin tė gjithė shenjtorėve pėr ndihmė dhe moslemanėt - allahut qė t'i shpėtonte. Kapedani ia dha tė qarit dhe u ul nė gjunjė dhe na tha t'i faleshim perėndisė, velat u grisėn, katarti dridhej, era frynte, po afrohej nata,
dhe s'na mbetej t'ia mbanim pėr nė Korfuz qė ėshtė nė dorė tė francezėve ose tė fundoseshim siē tha Fleēeri nė mėnyrė patetike: nė "varr prej uji". Unė bėra ēmos ta ngushėlloja, por duket se s'ja mbushja dot kokėn, u mbėshtolla me brucėn shqiptare (njė shark i madh) dhe u shtriva shesh pėr tė pritur mynxyrėn.
Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu, ankimi s'kish dobi. Pėr fat tė mirė era rreshti dhe vetėm na ngau drejt bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė sterė. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do t'u zė besė naftėve turq, megjithėse Pashai pati udhėzuar galeotė tė tij tė mė shpinin nė Patra. Prandaj do tė shkoj nė Misolongji nga stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl nė Patra. E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t'i radhit nė kokė, as t'i shkruaj dot nė kartė, veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqiptarėt. Nuk janė tė gjithė myslimanė, disa
nga fiset janė tė krishterė. Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet dhe sjelljet e tyre. Pėrbėjnė trupat mė tė mirė tė ushtrisė turke. Nė udhė e sipėr banova njė herė dy ditė rresht, dhe prapė tri ditė nė njė barakė nė Sallahorė dhe s'kam parė ushtarė kaq tė lirė nė paragjykimet fetare, ndonėse kam qenė nė garnizonet e Gjibraltarit e tė Maltės dhe kam pare plot ushtarė spanjollė, francezė, siēilianė dhe anglezė. Kurrė nuk mė humbi gjė dhe mė ftonin gjithmonė tė shtrohesha nė sofrėn e tyre.
S'kam njė javė qė njė kryeplak shqiptar (ēdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi tė dilnim prej luftanijes turke nė rrezik, si na ushqeu e na mbajti nė shtėpi, mua dhe ata qė na shoqėronin: Fleēerin, njė grek dhe dy athinjotė, njė prift grek dhe shokun tim Mr. Holbhousin, nė asnjė mėnyrė s'deshi ta pranonte shpėrblimin tim, por vetėm kėrkoi njė shkresė qė mė priti mirė dhe kur ju luta tė pranonte pak zekina mu pėrgjigj: "Dua tė mė duash, jo tė mė paguash". Kėto qenė fjalėt e tija. Ēudi se sa pak shkon paraja nė kėtė vend. Kur u ndodha nė kryeqytet, me urdhėr tė vezirit nuk mė lanė tė paguaj asgjė. Ndonėse gjithnjė pata gjashtėmbėdhjetė kuaj dhe gjashtė-shtatė veta pas, harxhet s'kanė qenė as gjysma e atyre tė tri javėve nė Maltė, sidoqė Sir A. Balli, guvernatori, mė dha njė shtėpi pa qira dhe pata vetėm njė shėrbėtor.
Biri yt i dashur
Bajron
P.Sh. Kam disa petka shqiptare madhėshtore, e vetmja plaēkė e shtrenjtė nė kėtė vend. Kushtojnė 50 ginea secila, dhe kanė aq flori tė qėndisur sa nė Angli mund tė kushtojnė 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashėn, tė dy djem tė vegjėl, nipėr tė Ali Pashės nė Janinė. Janė krejt ndryshe nga ēunakėt tanė, kanė fytyrė tė kuqe si vejushat e lyera me tė kuqe, kanė sy tė zes, tė mėdhenj dhe tipare fare tė rregullt. Janė krijesat mė tė bukura qė mė ka zėnė syri dhe tė rrahur e tė stėrvitur qė tani me ceremonira tė Oborrit. Pėrshėndetja turke ėshtė njė pėrkulje e lehtė e kryes, me dorėn e djathtė nė zemėr, tė afėrmit puthen sa here piqen. Mahmudi ėshtė dhjetė vjeē dhe shpreson tė mė shohė prapė, u bėmė miq pa kuptuar njėri-tjetrin, si gjithė bota ndonėse pėr shkaqe tė ndryshme. Mė kanė dhėnė njė letėr pėr tė atin nė More, pėr tė cilin kam letėr dhe prej Ali Pashės.
SHĖNIM…
Kėtė letėr Bajroni ia shkroi nėnės sė tij nė kohėn kur po largohej nga Shqipėria (Janina), vend nė tė cilin kishte mbėrritur mė 11 tetor 1809. Ishte letra e parė qė ai i shkruante gjatė kėtij udhėtimi.
Letrat intime tė Bajronit
"Jam i bindur se je prej oxhaku, sepse ke veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe duar tė vogla tė bardha". Kėshtu i kishte thėnė Ali Pashė Tepelena, Xhorxh Bajronit, asokohe njė djalosh 21-vjeēar, i cili ishte bujtės nė sarajet e tij. Vetė Bajroni i shėnon kėto detaje nė njė letėr qė i dėrgonte nėnės sė tij, menjėherė pas largimit nga sarajet e Aliut, nė nėntor tė vitit 1809. "M“u duk shumė-shumė i kėnaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė quante si birin e tij… Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si foshnjė, mė dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė. M'u lut ta vizitoja dendur, edhe natėn kur kishte nge", shėnonte poeti nė kėtė letėr tė gjatė, ku jepet njė tablo mahnitėse e Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
Kjo letėr e botuar nė librin e pėrgatitur pėr botim nga Petro S. Luarasi "Ēajld Haroldi" nėn shqipėrimin e Skėnder Luarasit, botuar nga shtėpia botuese "Onufri", pėrmbledh dhe letra tė tjera qė Bajroni ua dėrgonte miqve tė tij, si dhe shėnime, pėr vende, zakone e njerėz tė shtrenjtė qė kishte njohur nė Shqipėri. Njėrin prej tyre e kishte mikun mė tė afėrt e mė besnik, njė shqiptar i urtė, me emrin Dervish, qė kėrcente shumė bukur dhe pėr tė cilin kurrė nuk u pendua deri nė ēastin kur u ndanė. Gazeta po boton disa prej tyre, me rastin e 180-vjetorit tė vdekjes sė Xhorxh Bajronit, duke sjellė pėr lexuesin detaje dhe tė shkruara nga vetė lordi anglez. Por, kur dhe pse u shkruan kėto letra e shėnime, si ndodhi qė Lord Bajroni udhėtoi pėr nė Shqipėri, si e deshėn dhe i deshi shqiptarėt, si e njohu Ali Pashė Tepelenėn, detajet e takimit nė odėn madhėshtore, kujdesin qė tregonte Pashai pėr tė, si e vlerėsonte dhe si e mbronte me ushtarė nėpėr udhėtimet e tij, dhuratat dhe pėrshtypjet qė mori Bajroni nga sarajet e Pashait, ku qėndroi tri ditė, dėshira pėr tė udhėtuar nė Veri dhe miqėsia me djalin e Aliut, Veli pashėn, i cili e quante "trim" dhe "djalė bukurosh". a.p.
Pėrshtypjet
Miku im besnik Dervish Tahiri
Nė shėnimet e tij tek "Ēajld Haroldi" shėnon ndėr tė tjera edhe miqėsinė e tij me Dervish Tahirin, shqiptarin qė i qėndroi besnik deri kur u ndanė. "Nuk ka komb tjetėr, tė cilit fqinjėt t'ia kenė frikėn aq fort ose ta urrejnė aq shumė sa kombi i shqiptarėve. Grekėrit nuk i mbajnė pėr tė krishterė, as turqit nuk i mbajnė pėr moslemanė. Dhe me tė vėrtetė janė njė pėrzierje e tė dyve, ose mė mirė s'janė as tė njėrės as tė tjetrės fe. E kanė zakon tė bėjnė plaēkė - tė gjithė janė tė armatosur. Dhe arnautėt me festėn e pėrshtjellur, montenegrinėt, himarjotėt dhe gegėt thonė se janė tė pabesė. Tė tjerėt ndryshojnė disi nga veshja dhe veēanėrisht nga karakteri i tyre. Nga sa kam parė me sytė e mi, nuk mund tė flas veēse mirė pėr ta. Kam patur nė shėrbimin tim dy syresh, njė kaur dhe njė mysliman, nė Stamboll dhe nė shumė vise tė tjerė tė Turqisė ku shėtita dhe rrallė mund tė gjesh njerėz kaq besnikė nė rrezik dhe tė palodhur nė shėrbim. Kauri quhej Vasil, myslimani Dervish Tahiri; i pari nė moshė mesatare, i dyti nė moshėn time. Vasilin na e dha pas Ali Pasha vetė me porosi qė tė na shėrbente neve; Dervishi qe njė nga tė pesėdhjetėt qė na pėrcolli pėrmes pyllit tė Akarnanisė, nė bregdetin e Akelosit dhe deri nė Mesolongji, nė Etoli. Atje e mora nė shėrbimin tim dhe kurrė nuk pata shkak tė pendohem gjer nė ēastin e fundit kur u ndamė. Dervishi i kėrcente shumė bukur vallet e vendit tė tij, qė sikundėr thuhet, janė mbeturina tė Pirikės sė moēme. Sidoqoftė kjo ėshtė valle burrash e kėrkon aftėsi tė madhe nė lėvizjet trupore, ėshtė fare e ndryshme nga Romeikja stupide, me tė hedhurat e tė pėrdredhurat budallaqe tė grekėrve".
Miqėsia me djalin e Pashait
Veliu mė thoshte: Mos shko te babai im
Nė udhėtim e sipėr "sot nė njė pallat e nesėr nė kasolle lopėsh, kėtė ditė me njė pasha e tjetrėn me njė bari", Bajroni u shkroi miqve shumė letra: pothuajse nė tė gjitha pėrmend Shqipėrinė e shqiptarėt me dashuri tė madhe. Shokut Cam Hobhouse, qė qe kthyer nė Angli, i shkruan nga Tripolitza nė 16 gusht 1810. "Veli pasha mė priti edhe mė mirė se i ati: po shkon tė bashkohet me Sulltanin dhe qyteti ėshtė i mbushur me asqerė dhe ēdo gjė ėshtė nė burbujė". Pas pyetjes sė tij, se ku kisha ndėrmend tė vija, iu pėrgjigja se do tė kthehesha nė Shqipėri tė udhėtoja edhe mė thellė nė Veri, ai mė tha: "Jo, mos merr atė rrugė, po shko nė Larisa, ku do tė qėndroj edhe vetė pak kohė. Do tė kthehem nė Athinė dhe do tė vish me mua, do tė hamė e do tė pimė bashkė e do tė dalim pėr gjah".
Tha se dėshiron qė pleqtė (duke cilėsuar tė tillė Northin, Forestin dhe Stranenė) tė venė tek i ati, po tė rinjtė tė venė tek ai. Me fjalėt e tija: "Vechio con vechio, giovane con giovane!". Mė nderoi me emrin mik e vėlla dhe shpreson tė qėndrojmė nė marrėdhėnie tė mira jo pėr pak ditė, por pėr gjithė jetėn".
Prapė Hobhouseit i shkruan nga Athina mė 5 dhjetor 1810 "Graham Cakerrel, Lusieri, vetė dhe njė baron bavarez, vamė nė Kepin Kolona, ku kaluam njė ditė. Nė atė kohė njėzet e pesė mainotė (piratė), qenė nė shpellat rrėzė shkėmbit me disa lundrarė grekė robėr tė tyre. Pyetėn kėta se qysh qenė ata frankėt atje lart? Njė nga grekėrit mė njihte mua dhe po gatiteshin tė na sulmonin, kur duke parė shqiptarėt e mi dhe duke pandehur se kishte tė tjerė atje pranė, i kapi frika dhe ua mbathėn kėmbėve".
Panorama, 15-04-2004
Nje liber interesant e ka shkruajtur ANTONINO GUZZETtA i viteve 1978
![]()
Krijoni Kontakt