Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te votojne emigrantet?

Votues
347. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    236 68.01%
  • Jo

    111 31.99%
Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 343
  1. #-9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    A duhet te votojne emigrantet?

    Mendim kunder

    Vota e emigrantėve, njė propozim i papjekur

    Adri Nurellari (Shqip)

    Kohėve tė fundit Lėvizja G99, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka dalė me njė nismė interesante pėr tė mundėsuar votimin e emigrantėve shqiptarė. Mirėpo ky propozim dhe retorika qė e ka pėrcjellė mė tepėr karakterizohen nga njė romantizėm pėrmallues dhe patetizėm i papėrmbajtur sesa nga njė gjykim i kthjellėt lidhur me kėtė ēėshtje. Votimi i emigrantėve nė fakt has ne dy lloj problemesh, parimore dhe praktike.

    Nė parim, e drejta e votės e nisur prej iluministėve, tė cilėt krijuan edhe konceptin e sovranitetit popullor pėrbėn thelbin e demokracisė dhe bazohet nė parimin e qeverisjes nėpėrmjet miratimit tė tė qeverisurve. Pra kėtu has gozhdėn e parė propozimi pėr votimin e emigrantėve, vota ėshtė njė instrument i qytetarėve pėr tė pėrcaktuar se kush i udhėheq, mirėpo emigrantėt nėse votojnė nė Shqipėri nuk do tė pėsojnė pasojat e zgjedhjes sė tyre pasi nuk do tė udhėhiqen nga qeverisja vendore apo qendrore shqiptare atje ku jetojnė. Nėpėrmjet kėtij propozimi i bie qė vota e njė emigranti e dhėnė pėr tė pėrcaktuar kush ushtron njė pushtet qė ata nuk i prek, tė jetė mė e padrejtė dhe e papėrgjegjshme sesa vota e njė qytetari shqiptare rezident permanent nė Shqipėri.

    Sė dyti, njė tjetėr parim thelbėsor i demokracisė me burim sėrish tek iluministėt si Xhon Lok ka tė bėjė me lidhjen midis taksave dhe pėrfaqėsimit demokratik. Historikisht pėrfaqėsuesit e popullit nė monarkitė evropiane janė thirrur prej mbretit gjithmonė kur ėshtė bėrė fjalė pėr tė vendosur taksa tė reja dhe pėr tė rritur ato ekzistueset dhe pa u vendosur e drejta e pėrgjithshme e votės, pėrfaqėsuesit e asambleve qė vendosnin pėr kėto taksa vinin nga segmentet taksapaguese tė shoqėrisė. Madje edhe motoja qė nė njė far mėnyre ka frymėzuar revolucionin amerikan the themelimin e Shteteve tė Bashkuara Amerikane ka qenė “no taxation without representation” (s‘ka taksa pa pėrfaqėsim) duke bėrė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis taksave dhe pėrfaqėsimit. Domethėnė duke nėnkuptuar qė dhėnia e taksave tė kualifikon pėr tė drejtėn pėr tė patur pėrfaqėsim politik. Kjo ėshtė arsyeja pse SHBA ua mundėson shtetasve amerikan realizimin e tė drejtės pėr tė votuar por nė tė njėjtėn kohė iu kėrkon gjithashtu qė tė paguajnė taksa pėr tė ardhurat qė nxjerrin jashtė vendit. Vota e emigrantėve do tė thoshte qė tjetėrkush tė vendos se sa duhet tė paguash dhe si duhen administruar ato qė ti paguan. Pėrpos kėsaj mundėsimi i votimit pėr emigrantėt shqiptarė tė shpėrndarė anembanė globit dhe qė kanė vendosur nė mėnyrė vullnetare pėr t‘u larguar nga vendi, pėrmban njė kosto tė lartė dhe tė padrejtė pėr taksat e atyre individėve qė kanė vendosur tė qėndrojnė nė Shqipėri.

    Njė tjetėr parim demokratik ėshtė ai i domosdoshmėrisė sė marrjes sė njė vendimi nė kushtet kur je i mirinformuar. Njė votues nga larg mund tė mos zotėrojė informacionet e nevojshme pėr tė marrė njė vendim tė mirinformuar pasi largėsia e bėn tė vėshtirė pėr partitė kandidate qė tė prezantojnė platformat tek jo rezidentėt, si dhe kėta tė fundit e kanė tė vėshtirė tė gjykojnė performancėn e mėparshme tė palėve qė garojnė. Emigrantėt shqiptarė do tė bėheshin lehtė viktima tė marketingut politik, fasadave fallso, pėrpunimit tė mediave, imazhit pa pėrmbajtje apo retorikės boshe ndėrkohė qė realiteti nė terren do ishte i panjohur pėr ata. Nuk ėshtė pėr t‘u ēuditur qė propozimi pėr votėn e emigrantėve vjen pikėrisht nga ata qė kanė dėshmuar mjeshtėri nė kėto teknika.

    Pėr kėto probleme apo implikime parimore duhet bėrė njė dallim shumė i rėndėsishėm midis emigrantėve qė kanė ikur njėherė e mirė, apo emigrantėve tė pėrkohshėm, ose shtetasve shqiptarė qė kanė njė rezidencė rastėsore apo afatshkurtėr nė njė vend tė huaj. Gjithashtu duhet bėrė njė dallim midis zgjedhjeve vendore ku nuk ka kurrfarė logjike qė rezidentėt jashtė vendit tė votojnė, dhe zgjedhjeve parlamentare pėr tė cilat do tė ishte e arsyeshme qė emigrantėt e pėrkohshėm apo sezonal tė mund tė votonin. Emigrantėve shqiptarė qė janė larguar nė mėnyrė vullnetare pėrfundimisht nė mėnyrė tė pakthyeshme nga Shqipėria parimisht nuk do tė ishte e drejtė dhe e ndershme qė t‘iu jepej mundėsia pėr tė votuar nė Shqipėri. Kėtė dallim midis emigrantėve tė pėrhershėm dhe atyre tė pėrkohshėm e bėjnė njė pjesė e mirė e shteteve qė kanė dispozita qė mundėsojnė votat e emigrantėve. Kėshtu pėr shembull Zelanda e Re mundėson tė drejtėn e votimit deri nė tre vjet pas largimit kurse Filipinet kėrkojnė qė shtetasit qė jetojnė jashtė dhe qė duan tė votojnė tė nėnshkruajnė nė mirėbesim njė deklaratė ku tė premtojnė se nė njė kohė tė dytė ata do tė ribėhen banorė tė vendlindjes dhe se nuk do tė marrin nėnshtetėsi tė dytė.

    Mirėpo pėrveēse probleme parimore nė kushtet e Shqipėrisė ky propozim fut ujė akoma mė shumė nga ana praktike dhe mundėsia pėr t‘u realizuar. Pra mund tė thuhet qė edhe sikur tė ishte e drejtė qė emigrantėt e pėrhershėm tė votonin nė Shqipėri, gjė qė unė nuk e besoj, nė kėtė realitet tė tanishėm shqiptar kjo gjė nuk do ishte as e mundur tė realizohej ndershmėrisht votimi i tyre. Ne nuk po realizojmė dot nė mėnyrė tė ndershme zgjedhjet brenda Shqipėrisė, le mė pastaj tė organizohet nė mėnyrė tė ndershme e rigoroze vota e emigrantėve. Ne nuk kemi lista tė sakta votuesish nė Shqipėri, kėshtu qė as qė mund tė bėhet fjalė tė kemi lista tė sakta tė rezidentėve shqiptarė nėpėr botė. Vendet e ndryshme qė mundėsojnė votėn e emigrantėve kanė arritur standarde tė larta pėr sa i pėrket ndershmėrisė dhe pacenueshmėrisė sė procesit votues ku procesin e menaxhon shėrbimi civil dhe zyrtarėt e shtetit. Tek ne mezi organizohen me komisione tė balancuara ku janė tė pranishėm anėtarė tė tė gjitha partive. Kuptohet se sa pak legjitimitet do tė kishin kėto vota emigrantėsh qė do tė pėrcilleshin nė Shqipėri prej Postės shtetėrore ose administroheshin prej shėrbimit diplomatik shqiptar, institucione kėto dy qė konsiderohen apriori tė politizuar e pėr rrjedhojė tė prirura pėr tė futur duart e manipuluar me rezultatet. Pėr mė tepėr qė duke patur parasysh numrin e madh tė emigrantėve dhe pesha vendimtare qė do tė kishin nė rezultatin final, interesi apo tundimi i partive politike, sidomos atyre nė pushtet pėr tė manipuluar me kėto vota do ishte i papėrmbajtshėm.

    Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm i procesit tė votimit janė standardet e ndershmėrisė qė paracakton kodi si pėr shembull sekreti apo anonimati nė proces si dhe transparenca e procesit. Mirėpo shteti ynė nuk ka juridiksion pėr ti imponuar apo garantuar kėto standarde nė shtete tė tjera pritėse ku gjenden emigrantėt shqiptarė, pėr rrjedhojė vetė procesi nuk do tė ketė ato standarde ndershmėrie qė do mund tė garantoheshin nė Shqipėri ku vepron ligji shqiptar. Pėr mos tė folur pastaj pėr rastin kur shtetet pritėse mund tė kenė njė agjendė tė caktuar apo interes nė politikėn e brendshme tė Shqipėrisė e tė kenė interes pėr tė ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve tė brendshme tona nėpėrmjet emigrantėve shqiptarė qė banojnė tek kėto vende. Rasti tipik ka qenė ai i Greqisė ku dendur janė organizuar tė ashtuquajturat operacione fshesa nė periudha zgjedhore e madje janė organizuar edhe autobusė enkas pėr tė nxitur emigrantėt shqiptarė nė Greqi qė tė kthehen e tė votojnė kundėr njė partie tė caktuar qė nuk i ka leverdisur interesave greke nė Shqipėri. Kjo ndėrhyrje nė politikėn e brendshme do tė bėhej shumė mė e lehtė dhe shumė mė e fortė po qe se emigrantėve tanė do iu mundėsohej tė votonin prej Greqisė.

    Pėr rrjedhojė pa bėrė tė mundur realizimin e zgjedhjeve tė ndershme e rigoroze nė Shqipėri fillimisht as qė mund tė bėhet fjalė pėr tė organizuar njė proces tė ndershėm votimi tė emigrantėve. Kjo do tė thotė qė ėshtė krejt e parakohshme qė tė niset njė debat pėr votimin e emigrantėve nė kushtet e konjukturės aktuale. E mandej, vetėm pasi tė garantohej njė proces i pakundėrshtueshėm nė Shqipėri, mund tė nisej njė debat i mirėfilltė duke vendosur nė qendėr tė vėmendjes edhe parimet themelore tė sipėrpėrmendura qė janė lėnė pas dore nga propozimi i G99.

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Patjeter, si Shqiptare duhet te votojne dhe te japin voten e tyre per te ndikuar ne zgjedhjen e nje qeverie te te gjithe Shqiptareve qe edhe ata nepermjet votes te thone fjalen e tyre. Keshtu partite do mendojne dhe per ta kur te shpallin programet e tyre.

    Te shkretet ne thuaj, emigrante na quajne knej jashte, po emigrante na quajne dhe ne Shqiperi kur vijme. Se ku e kemi atdheun ne nje zot e di!

  3. #-7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Disa nga rezervat e mia per kete shkrim:

    Persa i perket taksave, takspaguesve etj dhe perfaqesimit; te ardhurat nga emigrantet kane qene dhe jane faktor i kyc i stabilitetit ekonomik ne Shqiperi. Te krahasohet me revolucionin amerikan apo te tjera analogji me duket arsyetim i dobet.

    Persa i perket mireinformimit apo keqinformimit te emigranteve ekziston si mundesi. Por ne te njejten kohe, ekziston kjo mundesi dhe per shqiptaret ne Shqiperi. Nuk ke se si e mat informimin e nje votuesi ne New York, Rome etj, me nje ne Terbac apo ne Fushe Kruje. Per te mos thene qe per shume arsye eshte ne rritje apatia politike ne vend.

    Cfare jam dakort ne kete artikull eshte se praktikisht ky plan do te kete veshtiresi per t'u implementuar. Ne fund te fundit ne Shqiperi s'ka akoma lista te qarta zgjedhjesh. (Ne zgjedhjet e 2005, mamit tim s'iu lejua te votonte sepse me demek kishte votuar.) Megjithate, nqs ekziston deshira edhe kjo mund te zgjidhet. Me duket Italia e perpiloi nje ligj te tille jo shume kohe me pare.

  4. #-6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Jo, se do i perdorė greku pėr PPDNJ-nė.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #-5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga MUAHHH Lexo Postimin

    Te shkretet ne thuaj, emigrante na quajne knej jashte, po emigrante na quajne dhe ne Shqiperi kur vijme. Se ku e kemi atdheun ne nje zot e di!
    Thenie me vend

  6. #-4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-07-2008
    Postime
    66
    ky erjon velia duhet tjet personi me i merzitshem nshqipri

  7. #-3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Jo, se do i perdorė greku pėr PPDNJ-nė.
    Ata qe i perdor greku, i perdor mo Jack, se i dergon me autobuza per zgjedhje. Ndoshta nqs u jepet mundesia emigranteve te Greqise te votojne pa qene nevoja te vijne ne Shqiperi, mund te votojne ndryshe pa qene nen presionet lokale.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    te kerkosh sot qe te votojne edhe emigrantet, eshte njelloj si te kerkosh qiqra ne hell
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  9. #-1
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Jo, se do i perdorė greku pėr PPDNJ-nė.
    E drejte. Ca si pjell mendja komshiut te jugut me 700 mije emigrant shqiptar aty. Megjithate, duke folur ne pergjithesi te problemit, jam dakort me nje parafoles me lart qe votat duhen dhene vetem nga Shqiptaret e Shqiperise. Ato jane qe i heqin hallet me politikanet aty. Ne ne emigracion jemi vetem spektatore dhe asgje me shume.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  10. #0
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Ata qe i perdor greku, i perdor mo Jack, se i dergon me autobuza per zgjedhje. Ndoshta nqs u jepet mundesia emigranteve te Greqise te votojne pa qene nevoja te vijne ne Shqiperi, mund te votojne ndryshe pa qene nen presionet lokale.
    Greku ėshtė grek, sikurse haléja ėshtė halé. Kam bindje tė plotė se votat e emigrantėve nga Greqia do shkojnė me presion tė gjitha te PPDNJ-ja, me presionin e letrave dhe sendeve tė tjera i manipulon si tė dojė. Me kėtė rast del edhe pėrqindja vorio-epiriote, aq shumė e propaganduar nga grekėt.

    Duhen menu mirė gjonat.
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi
    Nga Michigan2005 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 16:09
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantėt dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •