Lioness, une per vote po diskutoj, pavaresisht se ka luhatje te tilla ne diskutim. Megjithate ajo qe po mundohesha te thosha ne postimet me lart eshte se nuk mund te kapesh tek ana financiare e kontributit te emigranteve sepse nje gje e tille do te bente te lindin pyetje te tjera te natyres gati filozofike. "Kush eshte me i mire, nje qe kontribuon financiarisht (emigrantet) apo nje gje kontribuon atdhetarisht (Shqiptaret e pertej kufirit)"?! Pastaj dalim ne pyetje te natyres ligjore qe permend ti me lart, e dikush tjeter do dali ne te tjera lloje pyetjesh. Prandaj edhe smund te kapesh ne te tilla kontribute per te vleresuar nese emigranti ka te drejte morale vote apo jo. Emigranti eshte emigrant, nuk jeton ne atdhe. Kontributet e tij nuk vijne nga atdhedashuria, por nga nevojat personale dhe familjare. Pse dikushi shpenzoka para do te thote qe na paska te drejte te votoj ne nje vend ku nuk jeton?! C'eshte kjo llogjike?! A eshte vota mall qe blehet dhe kembehet me te mira materiale dhe monetare?!
Krijoni Kontakt