Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te votojne emigrantet?

Votues
347. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    236 68.01%
  • Jo

    111 31.99%
Faqja 9 prej 35 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 343
  1. #81
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Votimi eshte e drejte kushtetuese. Fakti qe ne nuk votojme ( me sakte nuk na jepet mundesia te votojme) eshte faktikisht nje shkelje e kushtetutes nga ana e Shtetit.
    Ne Gjermani shteti gjerman te dergon nje leter edhe ne fund te botes te jesh, e mbase e merr kete leter ke te drejten e votimit.

    Pers ai perket Shqiperise. Kete Ide te votimit e kane ndjekur para pak vitesh disa organizata studentore. Ka dhe artikuj neper gazeta te shkruara nga studente te cilet kerkojne mundesine e ushtrimit te nje te drejte kushtetuese.

    Dhe pse une isha nje nga keta studente me duhet te them se pak me pas fillimit te punes per realizimin e kesaj ideje me duhej te nderroja krah.

    Pse?

    Sepse faktikisht Shqiptaret nuk votojne programe partish por surrate. Nese kerkoni ne faqet zyrtare te partive te Shqiperise nuk do te gjeni kurrkund nje program. Ne faqen e partise Socialiste gjendet nje hartim me emrin program i cili nuk ka piken e vleres. Eshte thjesht nje demagogji me shume.

    Pra si do te munden Shqiptaret ne vend te huaj te zgjedhin? Ne baze te kujt informacioni? Nese ndjekim tv apo mediat Shqiptare gjeja e pare qe i bie ne sy nje Shqiptari ne vend te huaj eshte mediokriteti dhe mungesa e profesionizmit. Nga clexoj ne gazeta une askujt nuk do ja jepja voten pasi i konsideroj te gjithe te paafte. Kurrkund nuk gjen nje debat serioz i cili te pakten ti permbahet temes. Njeri flet per Fshatrat tjetri per Hoxhen e Stalinin, njeri per zogun e zi e tjetri per liqenin e thare.

    Del meta e thote bla bla integrim e nderkohe keput cdo 3 fjale 4 mufka. Flet per BE e nuk di ndryshimin midis brukselit e strasburgut. Del nano e keput cdo 2 fjale anglisht 6 italisht e 7 greqisht e si perfundim nuk tha asgje. Del Berisha ... keputi i gjum se dhe po se degjove prape ja ke marre esencin fjaleve te tij. E keshtu muhabeti perfundon tek Rama qe i flet popullit sikur po me flet me Tanin e Sanijes.

    Ku e lame ...

    Ah tek programet e partive. Kur Shqiptaret kudo qe jane te kene arriturr te pakten qe partite qe ata zgjdhin te kene miresine apo dhe deshiren te shkruajne dy fjali program per cka kane deshire te bejne ne 4 vitet e ardhshme, atehere mund te flasim dhe nje here per votim te emigranteve.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e ICE-BOY
    Anėtarėsuar
    01-09-2004
    Postime
    51
    ku din emigrantet ca behet ne shqiperi , ata punojn aty te nxjerin ndonje lek per veten e tyre e per familjaret , nuk e kan haberin fare se ca ndodh ne shqiperi , dhe ne qe jetojm ktu se kemi haberin ca behet ndonjeher , si mund te votojne ata?! Leje njeher qe votat do manipuloeshin leht fare . Un jam kundra votes se emigrantve!
    Life is too short to drink cheap wine !

  3. #83
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    Votimi eshte e drejte kushtetuese. Fakti qe ne nuk votojme ( me sakte nuk na jepet mundesia te votojme) eshte faktikisht nje shkelje e kushtetutes nga ana e Shtetit.
    Ne Gjermani shteti gjerman te dergon nje leter edhe ne fund te botes te jesh, e mbase e merr kete leter ke te drejten e votimit.

    Pers ai perket Shqiperise. Kete Ide te votimit e kane ndjekur para pak vitesh disa organizata studentore. Ka dhe artikuj neper gazeta te shkruara nga studente te cilet kerkojne mundesine e ushtrimit te nje te drejte kushtetuese.

    Dhe pse une isha nje nga keta studente me duhet te them se pak me pas fillimit te punes per realizimin e kesaj ideje me duhej te nderroja krah.

    Pse?

    Sepse faktikisht Shqiptaret nuk votojne programe partish por surrate. Nese kerkoni ne faqet zyrtare te partive te Shqiperise nuk do te gjeni kurrkund nje program. Ne faqen e partise Socialiste gjendet nje hartim me emrin program i cili nuk ka piken e vleres. Eshte thjesht nje demagogji me shume.

    Pra si do te munden Shqiptaret ne vend te huaj te zgjedhin? Ne baze te kujt informacioni? Nese ndjekim tv apo mediat Shqiptare gjeja e pare qe i bie ne sy nje Shqiptari ne vend te huaj eshte mediokriteti dhe mungesa e profesionizmit. Nga clexoj ne gazeta une askujt nuk do ja jepja voten pasi i konsideroj te gjithe te paafte. Kurrkund nuk gjen nje debat serioz i cili te pakten ti permbahet temes. Njeri flet per Fshatrat tjetri per Hoxhen e Stalinin, njeri per zogun e zi e tjetri per liqenin e thare.

    Del meta e thote bla bla integrim e nderkohe keput cdo 3 fjale 4 mufka. Flet per BE e nuk di ndryshimin midis brukselit e strasburgut. Del nano e keput cdo 2 fjale anglisht 6 italisht e 7 greqisht e si perfundim nuk tha asgje. Del Berisha ... keputi i gjum se dhe po se degjove prape ja ke marre esencin fjaleve te tij. E keshtu muhabeti perfundon tek Rama qe i flet popullit sikur po me flet me Tanin e Sanijes.

    Ku e lame ...

    Ah tek programet e partive. Kur Shqiptaret kudo qe jane te kene arriturr te pakten qe partite qe ata zgjdhin te kene miresine apo dhe deshiren te shkruajne dy fjali program per cka kane deshire te bejne ne 4 vitet e ardhshme, atehere mund te flasim dhe nje here per votim te emigranteve.
    Dakort me rezervat e tua pesimiste Jester, ama nga ana tjeter, nqs emigranteve iu lejohet te aplikojne te drejten e tyre kushtetuese, atehere ndoshta dhe "partite" do marrim mundimin te qartesojne e te publikojne (ne web e me gjere) programet e tyre. Ne fund te fundit, do te kerkojne vota.

  4. #84
    Jo te gjithe shqiptaret ne emigracion jane te shkolluar dhe intelektuale. Kush eshte jashte ne vende si Amerika, Kanadaja, Italia, Greqia etj, do te kete verejtur sa shume shqiptare te pashkolluar e pa kulture qytetare ka. Mjafton te shkosh ne disa kafene tipike lagjesh ketu ne Amerike dhe te shohesh shqiptaret karakteristike te rendomte qe gjen ne pijetoret e Shqiperise. Imagjino tu bie "luksi" i votes ne dore kesaj kategorie njerezish, qe s'jane te pakte, e se c'mund te bejne me te. Pastaj ceshtja ngelet serisht ne problemin qe mungon alternativa e nje zgjedhjeje te re. Mungon individi i drejte, grupimi politik i drejte, ne menyre qe vota te kete rendesine e vete. Si mundet valle emigranti te votoje ne kushte te tilla qe ka Shqiperia?! Une them qe roli i diaspores eshte te ndergjegjesoj shqiptaret e Shqiperise per menyren se si duhet dhene vota. Roli eshte, sic e kam thene me pare, qe tu gjendet afer interesave te kombit duke influencuar ne qendrat me vendimarrese te botes. Eshte e padegjuar ne bote qe diaspora te kete ndyshuar faqen e historise se nje kombi duke votuar. Faqen e historise e ndryshojne vetem njerezit qe jetojne ne nje territor te caktuar dhe ne kete rast u perket vete shqiptare te Shqiperise.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  5. #85
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Jo te gjithe shqiptaret ne emigracion jane te shkolluar dhe intelektuale. Kush eshte jashte ne vende si Amerika, Kanadaja, Italia, Greqia etj, do te kete verejtur sa shume shqiptare te pashkolluar e pa kulture qytetare ka. Mjafton te shkosh ne disa kafene tipike lagjesh ketu ne Amerike dhe te shohesh shqiptaret karakteristike te rendomte qe gjen ne pijetoret e Shqiperise. Imagjino tu bie "luksi" i votes ne dore kesaj kategorie njerezish, qe s'jane te pakte, e se c'mund te bejne me te. Pastaj ceshtja ngelet serisht ne problemin qe mungon alternativa e nje zgjedhjeje te re. Mungon individi i drejte, grupimi politik i drejte, ne menyre qe vota te kete rendesine e vete. Si mundet valle emigranti te votoje ne kushte te tilla qe ka Shqiperia?! Une them qe roli i diaspores eshte te ndergjegjesoj shqiptaret e Shqiperise per menyren se si duhet dhene vota. Roli eshte, sic e kam thene me pare, qe tu gjendet afer interesave te kombit duke influencuar ne qendrat me vendimarrese te botes. Eshte e padegjuar ne bote qe diaspora te kete ndyshuar faqen e historise se nje kombi duke votuar. Faqen e historise e ndryshojne vetem njerezit qe jetojne ne nje territor te caktuar dhe ne kete rast u perket vete shqiptare te Shqiperise.
    Po ne Shqiperi, popullesia eshte e gjitha e shkolluar dhe intelektuale? Nga keto paralelizma bejme gjithe diten.

    Le qe Shqiperia jo vetem ze nga vendet e para ne bote per emigrim (per capita), por per me teper, nga vendet e para per nga emigrimi i akademikeve. Gjate viteve 1990-2003 me teper se 45% e akademikeve emigruan. Studentet qe iken me viza studenti ne perendim shumica e tyre nuk jane kthyer (me duket sipas statistikave vetem 5% jane kthyer. Per statistika rreth emigracionit shqiptar, brain drain etj shiko IOM qe ka raporte vjetore.) Emigracioni shqiptar eshte aq problematik sa dhe UNDP ne bashkepunim me IOM ka nje program per angazhimin e diaspores me Shqiperine (por kjo ne rrafshin ekonomik, apo iniciativa per brain gain.)

    Nejse, shkurt e qarte, ketu thjesht po llafosemi per mundesi aplikimi per te drejten kushtetuese te shtetasve shqiptare kudo qe ndodhen.

  6. #86
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    amon mer njerez kujt i bi mendja me votu..shqiptaret jasht punojn per te ber nji pushim dhe te jetojn...dhe kujtoni ju se e kan mendjen hajd te votojm ne e..te gjith ne nji mendje kemi ven i korruptum per cafre te votojm ne per ate vend normal esht vendi jon por prap...njof shqiptare ketu as nuk i bi mendje me votu etj vetem thesht shkojn bejn pushime ne shqiperi dhe shikojn familiet e tyre por kaq.........
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  7. #87
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Dakort me rezervat e tua pesimiste Jester, ama nga ana tjeter, nqs emigranteve iu lejohet te aplikojne te drejten e tyre kushtetuese, atehere ndoshta dhe "partite" do marrim mundimin te qartesojne e te publikojne (ne web e me gjere) programet e tyre. Ne fund te fundit, do te kerkojne vota.
    Lioness partite Shqiptare nuk kane per te aprovuar kurre qe Shqiptaret ne mergim te votojne. Nga nje ane, nisur nga shume biseda qe jane hasur ketu ne Forum kjo eshte dicka e mire.

    Pse: Shih Brarin pershembull; do i jepje Brarit ti te drejten e votes? Dhe pse te them te drejten jam i bindur se Brari merr mundimin e fluturon drejt Shqiperise sa here ka votime per te miren e partise.

    Nga ana tjeter humbet mundesia e nje ndergjegjsimi politik (ndoshta). Duke qene se "Shqiptaret" (te pakten disa prej tyre) jashte atdheut gjerat i shohin me pragmatikisht se sa ata qe jetojne aty.

    Problemi gjithsesi vazhdon te qendroje tek idhujtaria politike. Tek metoda e mosdiskutimit te temave qe jane problematike, por te temave si: "Cfare vesh apo nuk vesh ed Rama kur ben plazh ne France" etj etj etj.

    Shqiptaret qe jane aty e lene dhe gerdecin ne harrese vetem se u gjet nje teme tjeter thashethemi si vdekja e Tanit te Topit dhe te dashures se tij. Shqiptaret lejojne dhe zgjedhje presidentesh nga kryesia e partise ne pushtet, apo eleminime Kryeprokuroresh po nga partia ne pushtet. Shqiptaret do te lejojne dhe emrime per gjykaten e larte nga partia ne pushtet. Dhe nje dite... ndoshta nje dite do te zgjohen Shqiptaret e do te shohin veten te rrjepur nga cdo ane.

    Politikanet e sotem i kane hypur ketij populli te urte ne qafe. E sic thote Berisha, vetem zoti ka per ta zbritur

    Per sa kohe qe Shqiptaret ne Shqiperi nuk bejne asgje per te dnryshuar kete gjendje, nuk do te kete asnje lloj zhvillimi. Qofte kjo me apo pa voten e emigranteve.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2008
    Postime
    9

    Emigrantet

    Perse Duhet Te Votoj Nje Emigrant? Nuk Me Thoni? Une Jam Kunder Kesaj Gjeje, Per Disa Faktore Per Te Cilat Ne Nuk Ia Plotesojme Keto Kushte.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2008
    Postime
    9
    Me Thuaje Kush Nga Shtetet E Tjera Ia Ploteson Kushtet Qytetarit Qe Ndodhet Emigrant? Por Dolem Ne Qe I Manipulojme Votat Si Te Na Interesoje.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    Lioness partite Shqiptare nuk kane per te aprovuar kurre qe Shqiptaret ne mergim te votojne. Nga nje ane, nisur nga shume biseda qe jane hasur ketu ne Forum kjo eshte dicka e mire.

    Pse: Shih Brarin pershembull; do i jepje Brarit ti te drejten e votes? Dhe pse te them te drejten jam i bindur se Brari merr mundimin e fluturon drejt Shqiperise sa here ka votime per te miren e partise.

    Nga ana tjeter humbet mundesia e nje ndergjegjsimi politik (ndoshta). Duke qene se "Shqiptaret" (te pakten disa prej tyre) jashte atdheut gjerat i shohin me pragmatikisht se sa ata qe jetojne aty.

    Problemi gjithsesi vazhdon te qendroje tek idhujtaria politike. Tek metoda e mosdiskutimit te temave qe jane problematike, por te temave si: "Cfare vesh apo nuk vesh ed Rama kur ben plazh ne France" etj etj etj.

    Shqiptaret qe jane aty e lene dhe gerdecin ne harrese vetem se u gjet nje teme tjeter thashethemi si vdekja e Tanit te Topit dhe te dashures se tij. Shqiptaret lejojne dhe zgjedhje presidentesh nga kryesia e partise ne pushtet, apo eleminime Kryeprokuroresh po nga partia ne pushtet. Shqiptaret do te lejojne dhe emrime per gjykaten e larte nga partia ne pushtet. Dhe nje dite... ndoshta nje dite do te zgjohen Shqiptaret e do te shohin veten te rrjepur nga cdo ane.

    Politikanet e sotem i kane hypur ketij populli te urte ne qafe. E sic thote Berisha, vetem zoti ka per ta zbritur

    Per sa kohe qe Shqiptaret ne Shqiperi nuk bejne asgje per te dnryshuar kete gjendje, nuk do te kete asnje lloj zhvillimi. Qofte kjo me apo pa voten e emigranteve.
    E rrotullo e rrotullo e prape me i vend del, qe per gjendjen ne Shqiperi duhet te ndergjegjesohen Shqiptart qe jetojne atje. Ti si emigrant ke pak ose shume me shume kulture demokratike kur vjen puna tek politika dhe votimi ne pergjithesi. Duke qene se Shqiptari (ose njeriu ne pergjithesi) eshte pak apo shume si majmuni, te pakten ne aspektin e kopjimit, te shef ty ca ke ca ske ca bo ca sbo ene do ene ai, e prej teje e meje e ndonje tjetri si puna jone ndoshta (ndoshta) do ndergjegjesohen dhe Shqiptaret e te kuptojne se politika eshte per ti sherbyer popullit e ndoshta (ndoshta) do ndryshojne koncept per menyren e votimit dhe cka te presin prej saj e si te veprojne per te marre ate qe duan e qe presin. E kete te themi ne, se ndoshta (ndoshta) ju japim ne ndopak kulture Shqiptareve qe kane ngel ende te sakte, nuk po flasim per kercunj si puna Trarit.

Faqja 9 prej 35 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi
    Nga Michigan2005 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 16:09
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantėt dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •