Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te votojne emigrantet?

Votues
347. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    236 68.01%
  • Jo

    111 31.99%
Faqja 7 prej 35 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 343
  1. #61
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Votova po, por vetem ne teori. Ne praktike eshte burim fallsifikimesh. Italia ua njeh te drejten emigranteve.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    E ka bo nja vend tjetėr kėt gjo, pra qė tė votojnė emigrantėt? Naj ven qė tė ketė 20% tė popullsisė tė emigruar?
    Nje shtet qe e kemi rreth kufirit.. .. si psh Kosova....

    niemand
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    them se Emigrantet duhet patjeter te votojn se jan nje grusht shum i fuqishem
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 20-07-2008 mė 17:15
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  4. #64
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vazhdon debati

    (Nga Adri Nurillari, reagim i shkrimit qe solla me lart, Gazeta Shqip)

    Nė pėrpjekje pėr tė pjekur debatin*

    Kėtė shkrim po shkruaj pėr t’i dhėnė pėrgjigje komenteve tė shkruajtura nga Maklen Misha nė shkrimin e djeshėm “Pėrgjigje pėr njė kundėrshtim tė papjekur” si dhe pėr tė sqaruar mė nė hollėsi disa ēėshtje tė ngritura nė shkrimin tim tė fundit qė me sa duket meritojnė tė zbėrthehen mė tepėr pėr t’u bėrė tė qarta.

    Sqarimi i parė ka tė bėjė me faktin qė shkrimi im nuk ka qenė akademik por publicistik, pėrndryshe do tė kishte referenca dhe citime bibliografike tė cilat Misha nuk mund t’i pretendojė tė pėrmblidhen nė njė kolonė gazete. Lidhur me kundėr-argumentin e Mishės pėr taksat mė kujtohet njė proverb kinez qė thotė se nėse dikush tė tregon me gisht hėnėn, i menēuri vėshtron nga hėna ndėrsa tė tjerėt shohin gishtin. Rastin e taksave dhe John Lockut nuk e mora mot a mot, por e mora si ilustrim empirik historik pėr tė thėnė qė pagimi i taksave ka shėrbyer si motivi, justifikimi fillestar pėr tė pretenduar te drejtėn pėr tė marrė pjesė nė vendim-marrje. Debatet e Lokut i pėrkasin njė kohe kur e drejta e votės ishte larg tė qenurit universale. Kuptohet qė sot kanė tė drejtė vote te rinj qė ende nuk janė kontribues e kėshtu me radhe tė tjerė qė mbase edhe marrin subvencione nga shteti. Pėr sqarim kėtė ilustrim e kam pėrdorur pėr tė dėshmuar lidhjen midis rezidencės, kontributit ndaj vendit nė pėrgjithėsi dhe votės.

    Por ideja e informacionit nuk nėnkupton thjeshtė haberet televizive tė ardhura prej sė largu, por pėrjetimet, vėzhgimet dhe pėrvojat personale. Pra unė kam pasur gjithnjė frikė pėr ndonjė individ qė vjen njėherė nė dekadė vetėm pėr dy ditė ne Tiran nga kurbeti e i magjepsur nga sorollatja ne Skytower dhe Tajvan dhe fillon e himnizon Ramėn. Ose ndonjė tjetėr kurbetēi qė do ti bjerė rruga mot rastėsisht pėr tė kaluar nė autostradėn Durrės Morinė e kjo pėrvojė t’i mjaftojė tė marrė vendimin kė do zgjedhė. Ose ndonjė emigrant zemėrplasur nga Amerika qė do te votojė pėr njė qeveri qė nuk jep asnjė shėrbim publik elementar siē duhet vetėm se kjo ka njė retorikė patriotike shterpė. Ėshtė krejt ndryshe te jetosh dita ditės nė Shqipėri, duke kėrkuar pronat qė s’tė janė kthyer, duke thithur pluhurin, hasur trafikun, ikur dritat, duke u larė me sapllakė mes tė natės se helbete s’ka ujė atėherė, duke u endur pafund sporteleve tė administratės e gjykatave etj etj.

    Gjithashtu njė tjetėr gabim bėhet nė premisė tė argumentimit lidhur me idenė e propagandės sė garuesve politikė. Fushata apo marketingu politik nė periudhėn para zgjedhjeve nuk ėshtė vendimtare pėr zgjedhjen politike, ajo ka njė ndikim te pjesshėm dhe shpesh periferik tek tė lėkundurit. Sjellja elektorale ndikohet kryesisht nga performanca, efikasiteti, suksesi apo dėshtimi ne qeverisje dhe opozite, platformat apo qėndrimet e mbajtura ne periudhėn mes zgjedhjeve , gjate rutinės se pėrditshme, sa janė mbajtur premtimet etj. Njerėzit vendosin lidhur me jetėn e tyre , si ka ndryshuar dhe nėse ėshtė pėrmirėsuar apo jo, janė me te pasur apo me te varfėr. Gjera qė njė emigrant i larguar prej shume kohesh njėherė e mirė nga Shqipėria zor se mund ti marre ne konsiderate e vėshtirė se mund t’i kuptojė vetėm duke parė Top Channel me digitalb, TVSH-nė nė satelit apo duke lundruar nėpėr blogje online.

    Unė i njoh propozimet e G99 dhe besoj se janė tė mangėta sepse ndershmėria dhe legjitimiteti i procesit zgjedhor nuk varet vetėm nga regjistri civil dhe listat e sakta tė votuesve por edhe nga faktorė tė tjerė qė vėshtirė se mund tė garantohen. Procesi i votimit nėnkupton gjithashtu futjen e individit nė dhomėn e fshehtė pa tė tjerė vėrdallė, praninė e vėzhguesve tė partive tė ndryshme dhe tė pavarur, ndalimin e mjeteve promovuese tė kandidatėve apo partive tė ndryshme nė afėrsi tė qendrės sė votimit etj etj. Pra procedura qė garantojnė fshehtėsi tė votės dhe transparencė tė procesit qė i pėrmban kodi elektoral shqiptar por qė ėshtė e pamundur qė tė garantohen nė njė territor ku shteti ynė dhe Kushtetuta jonė nuk ka juridiksion. Legjislacioni shqiptar pėr shembull lejon divorcin, por dy emigrantė shqiptarė qė jetojnė nė Maltė ta zėmė e kanė tė vėshtirė tė divorcohen aty se legjislacioni vendas nuk e lejon, e duhet tė kthehen nė Shqipėri qė tė gėzojnė kėtė liri.

    Lidhur me shėrbimin postar special njė problem i madh ėshtė padyshim ēėshtja e konceptit tė votės sė fshehtė. Kėshtu nė rastin e Kosovės votuesve emigrant iu kėrkohej qė tė dėrgonin fletėn e votimit nė njė zarf sekret i cili duhej future nė njė zarf akoma mė tė madh bashkė me fletėn e regjistrimit ku pėrshkruhej identiteti i individit qė votonte duke bėrė tė mundur komprometimin e fshehtėsisė sė zgjedhjes sė bėrė nga personi nė fjalė. Probleme dhe kontestime pėr vota tė ardhura nga emigrantėt ndodhin edhe nė vende tė zhvilluara si Mbretėria e Bashkuar apo Shtetet e Bashkuara e jo mė nė njė vend si Shqipėria ku votat janė abuzuar, pėrdhosur e manipuluar sistematikisht. Kėshtu pėr shembull nė Shtetet e Bashkuara gjatė zgjedhjeve presidenciale tė vitit 2000 plasi njė debat i madh me akuza shumė tė rėnda nė Florida lidhur me standardet e ndryshme qė u pėrdorėn pėr tė pėrcaktuar vlefshmėrinė e votave tė ardhura me postė qė sė largu (mė pak se 600 vota tė Bushit pėrkundrejt Al Gore ndryshuan fatin e zgjedhjeve nė nivel kombėtar). Kėto gjera ndodhin nė vende me demokraci tė konsoliduar dhe me njė besim publik tė ēimentuar ndaj procesit zgjedhor. Ē’mund tė thuhet pėr legjitimitetin e votės se emigrantit nė njė vend si yni ku e vetmja garanci pėr njė farė rezultati pėrfundimtar tė pranueshėm tė zgjedhjeve, nuk ėshtė forca e ligjit, rigoroziteti i administratės apo kultura politike, por prania e njė lloj ekuilibri tė tė “fortėve tė armatosur” nga tė dy palėt qė iu vėrtiten si roje qendrave (qė shpesh prishet e rezulton nė tė vrarė) si dhe pėrfshirja deri nė ēdo qelizė tė procesit tė faktorit ndėrkombėtar.

    Megjithatė Z. Misha bėn njė diversion tė rėndėsishėm nga thelbi i problemeve parimore qė ishin shkruajtur nė shkrimin tim dhe qė ka tė bėj me pyetje si:. A duhet tė jepet vota pėr tė gjithė emigrantėt pa dallim apo duhen pėrdorur disa dallime si pėr shembull mbajtja e shtetėsisė, mbajtja e njė banese nė vendlindje, qėllimi pėr tu kthyer mė vonė, njė periudhė kohe kufi gjatė sė cilės individi ėshtė larg vendit etj? Kufizime kėto qė me disa pėrjashtime sporadike gjenden nė njė formė apo nė njė tjetėr nė pothuaj tė gjitha shtetet qė kanė dispozita ligjore qė mundėsojnė votat e emigrantėve. Sa ėshtė e drejtė dhe e pėrgjegjshme qė njė emigrant shqiptar qė ka marrė shtetėsinė e Zelandės sė Re dhe jeton aty, nė antipodin gjeografik tė Shqipėrisė, tė vendosė se kush qeveris nė Shqipėri ndėrkohė qė nuk pėson ose shijon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pasojat e votės sė tij? Sa ėshtė e ndershme qė kostot e larta tė administrimit pėr ata qė kanė vendosur tė ikin nė mėnyrė vullnetare nga vendlindja tė mbulohen nga ata qė kanė vendosur tė qėndrojnė e tė jenė tė lidhur pėr tė mirė e pėr tė keq me Shqipėrinė? Sa e ndershme ėshtė pėr shqiptarėt qė banojnė nė Shqipėri qė qeverisjen e tyre ta vendosin ata qė jetojnė jashtė e s”kanė ndėrmend tė kthehen? E tė tjera pyetje etike tė tilla qė janė mjegulluar nga toni patetik i propozimit tė G99.

    Kėtu vijon pėrgjigja ime ndaj gjykimit tė Mishės lidhur me komentet e mia pėr G99. Kėtu ka dy ēėshtje qė duhen sqaruar e qė nuk kanė tė bėjnė me personalizim tė ēėshtjes pasi nė kėtė rast unė e garantoj Mishėn se kam marrėdhėnie personale shumė tė mira si me Erionin ashtu edhe me shumė njerėz tė tjerė brenda G99. Pėr sa i pėrket Erit dhe personave tė tjerė tė pėrfshirė dikur me Mjaftin e tani me G99, ata nuk mund ta pėrdorin tė kaluarėn e tyre si t’ju konvenojė pėr tė pretenduar merita nė tė mirė tė Shqipėrisė por pa mbajtur pėrgjegjėsi nėse njerėzit kapen pas sė kaluarės sė tyre. Komenti im nuk ka qenė paragjykim por gjykim, kam thėnė tekstualisht “vjen pikėrisht nga ata qė kanė dėshmuar mjeshtėri” dhe vėrtetė besoj bashkė me shumė tė tjerė se kanė qenė ustallarė tė marketingut dhe pėrdorimit tė medias gjatė sė kaluarės. Sė dyti G99 nuk mund tė veprojė si njė shoqatė joqeveritare e papėrgjegjshme tanimė qė bėhet fjalė pėr njė aktor politik qė do garojė pėr zgjedhje. Padyshim qė do i nėnshtrohet shqyrtimit, analizės dhe kritikės lidhur me motivet, pretekstet, nėntekstet dhe kontekstet qė kanė ēuar tek ky propozim i kėsaj force tė re politike. Sikurse njerėzit gjykojnė motivet qė kanė shtyrė Partinė Demokratike nė pushtet kur mban me mė shumė orė me dritė bastionet e veriut dhe Partinė Socialiste qė dikur pėrqendronte investimet nė bastionet e Toskėrisė dhe Labėrisė, Misha duhet tė pranojė qė njerėzit do tė pėrpiqen tė zbulojnė edhe motivet e G99. Nė rastin konkret unė mendoj se vota e emigrantėve i jep njė pėrparėsi tė krahasuar G99-ės e cila duke qenė e re nuk ka elektorat tė sajin pėrpiqet tė eksplorojė ato segmente tė shoqėrisė qė ende nuk janė shfrytėzuar tamam sikurse janė emigrantėt, dinė tė pėrdorin mė sė miri mediat si ura kryesore informuese mes emigrantėve dhe Shqipėrisė, ėshtė e forcė e pėrbėrė kryesisht nga tė rinj qė kanė studiuar e janė rritur nė perėndim e pėr rrjedhojė kanė mė shumė lidhje dhe janė mė mirė tė aftė tė veprojnė nė njė terren ndėrkombėtar sesa nė terrenin e ashpėr shqiptar ku pėr tė mobilizuar njerėzit ka hedhur rrėnjė edhe klientelizmi, patronazhi politik etj. Sė fundmi emigrantėt tanė tė shumtė kanė lidhje dhe ndikim tek tė familjarėt dhe rrethi i tyre shoqėror nė Shqipėri e duke ia pėrkėdhelur sedrėn atyre me premtime e retorikė romantike por qė konkretisht vėshtirė se mund tė realizohet, padyshim qė mbillet njė imazh i mirė dhe vilet mė shumė pėrkrahje politike. Dhe kjo teknikė fushatimi ėshtė mė se legjitime pėr njė forcė politike, Misha s’ka pse tė revoltohet.

    Kėtu qėndron luksi im qė duke mos pėrfaqėsuar interesat e asnjė partie, por vetėm tė opinioneve dhe bindjeve tė mia, ia lejoj vetes qė tė flas politikisht jokorrekt, madje edhe me riskun qė ia prish qejfin shumė miqve tė mi emigrantė qė do prisnin mbase me shumė konsideratė nga unė.

  5. #65
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Pergjigje per kete artikull

    (Nga Blendi Salaj peshku pa uje)

    Qė debati pėr votėn tė mos digjet…

    Z. Nurenllari, argumenti juaj ne lidhje me te drejten e votes se qytetareve shqiptare ne emigrim ka aq shume vrima sa une ndoshta e printoj qe ime mė ta perdore si kullesė makaronash. Une e lexova shkrimin tuaj te fundit ne lidhje me ceshtjen, dhe mu duk (qofsha i gabuar) se i meshoni tuajes, jo per parim, por per kokefortesi.

    Me vjen keq qe debati “trashet” pa arsye te mire por thjesht per hir te debatit, apo prej papjekurise per te pranuar kritiken, qofte edhe gabimin - dmth mungesen e sigurise ne vetevete qe ndonjehere dikton te thuash; “Me falni, ia futa kot”. E ndodh, qe kur debati thellohet, jo ne argumentin por thjesht per te mos humbur davanė, t’ia futesh kot e me kot.

    “Pra unė kam pasur gjithnjė frikė pėr ndonjė individ qė vjen njėherė nė dekadė vetėm pėr dy ditė ne Tiran nga kurbeti e i magjepsur nga sorollatja ne Skytower dhe Tajvan dhe fillon e himnizon Ramėn.”

    Ju, Z. Nurenllari mendjelehtesisht i imagjinoni emigrantet shqiptare lehtesisht te manipulueshem, c’ka nuk mund te jete me larg realitetit se kaq. Une do te thoja “Perkundrazi!”, emigrantet shqiptare (1/3 e kombit pra) jo vetem qe nuk manipulohen aq kollaj sa shpreheni, por kane nje qasje me pragmatike ndaj alternativave, dhe me nje eksperience jete ne Demorkaci qe shqiptareve brenda Shqiperise u eshte mohuar nen zgjedhen e padukshme te oreksit te atyre qe voten e marrin hem me hir, por dhe me pahir po e kerkoi nevoja. Une do sugjeroja qe fjalen frike ta zevendesosh me fobi kesaj here. Sepse e tille quhet frika e paarsyeshme, ose si ne kete rast, e bazuar ne skenare fantastike - qe ne realitet nuk gjejne kurrfare mbeshtetje.

    Qe te flasim me shkoqur, sa njerez njohim qe shkojne ne Shqiperi, nje here ne 10 vjet per dy dite dhe mandej i ndezin qirinj Rames (Berishes, Metes, Veliajt [zgjidhe vete ke do])? Une nje personazh te tille fantastik nuk kam patur as fatin, as fatin e tmerrshem qe ta njoh. Dhe qe te mos mbetet pa thene, nje personazh i tille (Fantomas) nuk egziston, e nese do te egzistonte, gjasat jane qe nuk do te votonte. Ka nje seleksionim natyror qe i perjashton te painteresuarit vetvetiu. Te mos harrojme kete.

    As nuk kam njohur ndonje te larguar per 10 vjete ne nje vend te zhvilluar (te tille jane ata ku kane emigruar shqiptaret) qe te habitet nga ajo monster-ndertesa e quajtur Skytower (sinqeisht eshte shume e shemtuar), apo nga Taiwan-i - ku as te rinjte e Tiranes nuk deshirojne aq fort te shkojne (se s’eshte trendy). Te tilla skarcitete-argumenta miqesisht te rekomandoj te mos i publikosh, ose se paku t’ia japesh nje miku kritik t’u hedhe nje sy perpara se te lidhesh emrin me to.

    “Procesi i votimit nėnkupton gjithashtu futjen e individit nė dhomėn e fshehtė pa tė tjerė vėrdallė, praninė e vėzhguesve tė partive tė ndryshme dhe tė pavarur, ndalimin e mjeteve promovuese tė kandidatėve apo partive tė ndryshme nė afėrsi tė qendrės sė votimit etj etj. Pra procedura qė garantojnė fshehtėsi tė votės dhe transparencė tė procesit qė i pėrmban kodi elektoral shqiptar por qė ėshtė e pamundur qė tė garantohen nė njė territor ku shteti ynė dhe Kushtetuta jonė nuk ka juridiksion.”

    Adri, nenkuptimet (sic shprehesh) nuk mbajne uje ne nje argumentim, i cili do te shkermoqej nen peshen e asaj qe percakton Ligji. Procesi i votimit nuk eshte nje ritual fetar por nje detyre qytetare - nje pergjegjesi dhe shprehje e vullnetit te shtetasve te nje vendi. Si e tille, bejme mire te jemi parimore dhe pragmatike njeheresh, e te mos qesim te tilla kleēka qesharake sic eshte kjo futja e detyruar ne “dhomen e fshehte”. E qe te mos e bejme kete debat vetem per hir te debatit, le te permendim nje te vertete; Menyren sesi votohet ne Shqiperi - ku kutite e votimit, shpesh jane vulosur e cvulosur zbrazur dhe rimbushur sipas oreksit te atyre qe voten e kane konsideruar te tyren, edhe sikur te mos u jepet. Me ane tjeter une nuk e kuptoj sesi “prania e vėzhguesve tė partive tė ndryshme dhe tė pavarur” e ben voten me te vlefshme a.k.a. me te ndershme, dhe sesi largesia nga territori shqiptar paska ndonje efekt zhveftesues per voten e qytetarit X.

    A nuk eshte nje emigrant qe voton nga apartamenti i tij ne New York i barazlarguar nga te gjithe “perfaqesuesit e partive”? Dhe i gjithe koncepti i “dhomes se fshehte” a nuk perpiqet te arrije pikerisht kete “distance” (te vendose nje ndarje) midis votuesit dhe atyre qe pretendojne voten e tij/saj? Atehere si qendon se nuk kuptoj me, qe hem duam qe te votojme ne dhome te fshehte per te garantuar Lirine e votes, por gjithsesi, nuk na duket i lire ai qe voton ne qetesine e tij te se dieles ne Lugano te Zvicres (ta zeme). E mandej shqetesohemi qe nuk garantojme dot “heshtjen parazgjedhore” a thua se mos ne Tallahasse, Florida (ku bie tamam se as une nuk e di) diten e votimeve ne Shqiperi X parti vazhdon te beje fushate. Fantastike!

    Tash, te kritikosh deri ne fund “Ne perpjekje per te pjekur debatin*” eshte si te rrahesh nje kale te ngordhur, pasi ka aq shume mungesa ne argumentin tuaj sa as provimi i “20%-shit” nuk te shpeton nga mbetja ne klase. Ndaj nuk po e zgjas. Kjo nuk eshte ceshtje per te “ngrene inat”, as ceshtje emocionale - pasi emocionet na e mjegullojne arsyen.

    Ketu i nderuar Adri behet fjale per te drejten time si shtetas shqiptar qe te ushtroj vullnetin tim, qofte edhe nga Massachusetts po u desh. Sepse, i dashur vella, vota ime nuk eshte pre e huqeve tė X, Y apo te tuave, dhe as rob i kapriēove apo interesave elektorale tė Partisė Filan apo Levizjes Fistėk. Une nuk e di se ku e gjen guximin ti, apo tjetri e tjetri te me thote qe nuk kam te drejte te shpreh vullnetin tim ne mbarevajtjen e vendit te cilit ia kushtoj ēdosend. Se une Adri ne mos sot neser, do vij. E kur te jem atje, te siguroj, do ta mendoj njesoj, sepse ndryshe nga ti, nuk mendoj qe kushti kualifikues per te patur te drejten e votes eshte te thithesh smogun e Tiranes. Te votoj eshte e drejta ime kushtetuese, te cilen askush nuk ma mohon dot, jo pa shkelur Ligjin Themeltar te Republikes. Te tjerat t’i kane thene te tjeret ne pergjigje te shkrimit te pare. Veru veshin.

  6. #66
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    S'kam c'ti shtoj pergjigjes se Z. Salaj. I ka vene pikat mbi "i".

  7. #67
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    po qe duhet te votoj dhe un!!!i pagujt taxat ktynve kam drejt

    votova berlusken ket her: vai berlusconi levaci tutti gli extracomunitari dai co**ioni!!
    kam bo gati valixhet ne un
    mos luj se sta quj

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une kam votuar per jo.
    Nje emigrant e ka te drejten te votoje, por qe ta beje duhet te jete ne shqiperi.

  9. #69
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Une kam votuar per jo.
    Nje emigrant e ka te drejten te votoje, por qe ta beje duhet te jete ne shqiperi.
    Dakort xfiles, por:

    S'e kisha idene, por tani e mesova qe te burgosurit paskan te drejte vote ne Shqiperi. Tani, u lejokan kriminelet e shoqerise, qe jane futur ne burg se kane bere krime ndaj shoqerise, dhe besoj u lehtesohet votimi se ua sjellin kutite aty, dhe nuk lejohen emigrantet qe mbajne gjalle ekonomine e atdheut? Dmth krimi i tyre i vetem eshte sakrifica personale, por e mare bashke dukuri e pergjithshme qe moren udhen e kurbetit per te miren e familjes dhe rrjedhimisht te kombit?!

    Pastaj, po studentet shqiptare qe studiojne jashte shtetit? Po biznesmenet etj?

    Tani per emigrantet, une ne US nuk kam nenshtetesi (e marr per pak kohe) kam karte jeshile. Ketu s'votoj dot, ne Shqiperi s'kam votuar kurre se kam ikur para se te kisha mundesi te votoja. Me perpara pa karte s'vija dot ne Shqiperi dhe te doja, tani me karte, sipas teje duhet te harxhoj gjithe ato leke, (se dhe afer s'jemi) per te ushtruar te drejten time kushtetuese si nenshtetase shqiptare qe jam?! Per te mos folur se ketu te pakten ne US, s'te japin pushime sipas qejfit, qe te cohemi me kuc e mac per zgjedhje sa here na do qejfi.

    Problemi i vetem qe kam une me propozimin e G99 eshte praktikisht si do behet, sepse akoma s'ka regjistrim te sakte te popullesise. Kjo e fundit qe eshte premtuar qe do behet, e duhet te behet se s'ben qe te evitohen idiotlleqet qe ndodhin ne cdo zgjedhje. Qe andej e tutje, po te ekzistoje vullneti e deshira, zgjidhet dhe menyra me efektive per emigrantet per te votuar.

  10. #70
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Pse mi ca ka krimineli, a nuk eshte qytetar edhe ai? Ka bere nje vjedhje po kjo sdo te thote qe te mos votoje per te ardhmen e femijeve a ku ta di une.

    Problemi me emigrantet eshte se nje pjese e mire nuk do kthehet kurre, prandaj cte drejte vote u duhet dhene,se mos po zgjedhin qeverisesit e tyre ?
    Sigurisht qe ka nga ata qe do kthehen e kjo e veshtireson problemin nga pikepamja parimore sepse nuk ka ndonje mundesi konkrete te ndash shapin nga sheqeri,dmth ata qe sdo kthehen nga ata qe do kthehen.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 7 prej 35 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi
    Nga Michigan2005 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 16:09
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantėt dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •