Une do zgjedh ate qe me duket mua se ka programin me te mire elektoral, ate tek i cili kam me shume besim se do arrije dicka, ate qe ka dhene prova dhe ne te kaluaren, ate qe mund te beje me shume per mua ne saje te kerkesave qe une kam. Ne fund te kater vjetve do marr perpara serish programin elektoral dhe do shikoj sa eshte permbushur, nese arritjet per mua jane te kenaqshme atehere do ja jap voten perseri, nese jo nje me pak per tu konsideruar. Keshtu e shoh voten une ne parim, te ishte per ta dhene kot nuk shkoja hic. Nese do te kete me shumice indiferentizmi si i yti atehere do vazhdojne te fitojne te njejtet njerez te cilet do ta mbajne peng politiken e "brishte" dhe te "paformuar" Shqiptareper shume mandate me rradhe. Je ti e une e Shqiptaret e tjere te cilet duhet tu japim drejtim ketyre te paudheve. Kete mund ta bejme vetem nepermjet votes sone!
Cfaredolloj organizate qe mund te quhet Mjaft! ska rendesi, shprehjet te pakten i ka te goditura. VOTO OSE QEPE. Nese nuk voton ske te drejte te kerkosh asgje, vota jote eshte ajo qe sjell ndryshimin, ajo cka te ben ty pjese te asaj cka ndodh ne Shqiperi. Kur ti je pjesmarres mund te zgjedhesh te rrish kembekryq dhe te lesh ata qe ke zgjedhur te vendosin sipas asaj qe duan vete e qe ju vjen per shtat me mire, ose mund te ngresh zerin tend e ti kerkosh gjerat sic i do ti. Ti je ai qe duhet ti thuash deputetit dale njehere se ne program ke kete kete kete, ku jane keto? Po nuk kerkove ti llogari ska kush te kerkoje. Ti perse punon? Punon se ta kerkon shefi raportin, shitjet ect ect qe ne pike te mengjesit e jo se do ti te punosh, po te kishe mundesi do merrje leket e do rrije kot. Po nuk kerkuam ne as deputetet sdo punojne. Ne jemi shefat e tyre e jo ata shefat tane, shteti duhet te jete ne funksion te shtetasve dhe jo shtetasit ne funksion te shtetit. E gjitha kjo duhet te nise nga themeli i sistemit, vota eshte themeli pas kesaj ndertohen te tjerat me rradhe!
Krijoni Kontakt