Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te votojne emigrantet?

Votues
347. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    236 68.01%
  • Jo

    111 31.99%
Faqja 19 prej 35 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 343
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Une do e pershendesja nje inisjative te tille por besoj se le shume per te deshiruar menyra dhe aftesia e qeverise shqipetare per ta bere kete nepermjet rrugeve qe do ta benin vertete funskionale dhe efikase.

    Tashme te gjithe e dime se emigrantet e shqiperise jane nje pjese shume e rendesishme e zhvillimit ekonomik, shoqeror dhe emancipues per ti sjellur vendit tone shkelqimin e munguar. Po ashtu emigrantet jane ne shifra te medha dhe kjo perafersisht bazuar ne shifrat "gjysmake" te qeverise si 1/4 e popullsise. Nga ana tjeter do te ishte nje nxitje, nje rilidhje e ketyre emigranteve me vendlinjen duke ju shtuar atyre interesin, vemendjen dhe per ti joshur me nje kthim dhe kontribut te ardheshem jo vetem si qytetare por si inisjatore ekonomik dhe shoqerore.

    Perfundimisht dicka me shume vlere dhe shume me rendesi, shpresoj te realizohet.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2008
    Postime
    26
    mendoj se po ,shum vende e praktokojne kete ,nepermjet ambasades ,sa per manipulime s`kam c`te them,
    Kurse faktori grek ,po kjo me ben te them jo,pasi sic u tha dhe nga te tjere dihet se ku do shkojne ato vota,dhe ec e mba greket pastaj.
    sa per idete e velias ,dihet do i cik karier cuni,se me mjaft i doli boja,ne ka nxjerr ket G99.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Po te votojne

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2006
    Postime
    1

    Duhet te votojne emigrantet?

    Teme interesante per debat.. dhe ja vlen qe te merret ne konsiderate.. Emigrantet si pjese aktive e shqiptareve..megjithese ne emigrim..nuk do te thote se kane humbur lidhjet apo te drejten e votimit..kur vjen fjala per te zgjedhur..koken e shtetit per 4 apo per 44 vjet..i vetmi problem shqetesues eshte sigurimi i integritetit te votave te shqiptareve jashte atdheut.. Duke patur parasysh sa ndodhin gjate periudhave elektorale.. eshte rrjedhoje logjike te mendohet sa lehte mund te bien pre e manipulimeve te te interesuarve votat e shqiptareve jashte Shqiperise..( te cilat nuk jane aspak pak..por rreth 30-40% e elektoratit aktiv...).. dhe ky preokupim eshte sa real aq dhe akut.....

  5. #185
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kush e do memedheun t'i hypi avionit e te kthehet mbrapsht.... te tjeret te kerkojne te drejte vote per Greqine, Italine apo ku dreqin jetojne (edhe keshtu do i sherbenin shume interesit kombetar po me shume do i sherbenin interesit vetiak)!

    Kujt partie i rruhet per emigrantet.... bujrum, na jepni nje projekt riatdhesimi... mos na kerkoni edhe ketu ne fund te botes te mendojme per pushtetin tuaj te felliqur!

    flm

  6. #186
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    vazhdim i debatit

    ky z. Nurellari na solli nje analize aq logjike sa qe me befasoi me logjiken e vet, artikujt e tjere qe e debatojne shumica jane prekje ne seder... "jo po i shkreti emigrant qe jep leket per Shqiperine", jo po "jam shqiptar e zemer kuqezi" bla bla

    tre pika qe do shtoja une jane :

    1) vendi ku ndodhesh lidhet fort me idete e tua politike, dmth. une me pervojat e mija ne fakultetet e Greqise do votoja me gjithe qejf PKSH dhe ju siguroj se 75% e emigranteve ne Greqi arnojne majtas se gazetat greke kultivojne klimen se gjoja problemet e emigranteve krijohen nga marredhenjet e keqia te Tiranes -kur qeveriset nga te djathtet- me Athinen. Tani qe kam ardhur ne Amerike kam harruar se cdo te thote majtist shqiptar. Pra me pak fjale nje emigrant voton per te ardhmen e Shqiperise me eksperiencat e tija ne nje vend te huaj.

    2) partite e vogla fitojne shumicen e votave nga lidhjet e tyre lokale dhe jo nga reklamimi televiziv e kampanjat magjepsese. Kjo ndodh per mungese fondesh me shume. Emigrantet kane lidhje shume here me te dobeta me partite e vogla dhe nuk me ben pershtypje aspak qe PS dhe PD kane konsensus mbi voten e emigranteve, se keshtu do hedhin shume parti to vogla jashte lojes. Kjo mbase nuk eshte gje e keqe por nuk eshte demokratike ngase partite ne kete menyre nuk jane te barabarta ne garen e votave.

    3) ekzistojne vende te planetit ku ka emigrante shqiptare dhe atje nje zot e di si do arrij kutia e votave dhe si do kthehet (dhe jam i sigurte qe Brukseli nuk do vej vezhgues nese vota e shokut tim Denisit qe ndodhet ne Shangai te Kines do kthehet e pandryshuar deri ne Tirane). Do thoni ju c'na plasi neve per voten e Denisit nga Shangai, ok. ndakort me ju.... por politika pa parime eshte pseudo-politike, keshtu qe per hir te parimeve dhe virtytit demokratik kutite votuese te Tiranes nuk duhet te shkojne vetem ne Rome e ne Athine... duhet te shkojne ne cdo cep ku ka qytetar shqiptare qe si emigrante do ken kete lloj te drejte votimi.

    Me pak fjale mos grini bar kot, po e deshet Shqiperine hypini avionit e beni ndonje pune...

    Saliu krahason Shqiperine me Ameriken e Francen (te vetmet vende qe njoh une ku qytetaret votojne edhe jashte shtetit) se harron qe keto vende edhe ne orbite kane perfaqesues.... kurse shqiptari shkret duhet te shkoj tek ambasada kanadeze e Romes nese do te marri vize per ne Kanada. Me te vertet nga keta delagatet shqiptare qe do kontrollojne votimet e emigranteve ne Kanada sa do kthehen mbrapsht pa bere nje kerkese per azil politik?

    mos u merni me Salen se do ju mari perendia mendjen

  7. #187
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga kryeplaku
    ... Ameriken dhe Francen (te vetmet vende qe njoh une ku qytetaret votojne edhe jashte shtetit)
    S'te falen gafa te tilla ty. Hec e bej detirat e shpise ene llafosemi prape lol.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga King_Arthur Lexo Postimin
    Po te votojne
    po me lek ama


    qysh u ipka vota pa lek re king arthur ?! se po me habit fare ti mu uppuuppup
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  9. #189
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    S'te falen gafa te tilla ty. Hec e bej detirat e shpise ene llafosemi prape lol.
    ej, kohet e fundit lexon autoret e gabuar me duket dhe po fillon t'ju ngjash pak... sensacione

    une vetem ato dy vende kam degjuar deri me sot qe votojne jashte vendit qytetaret e tyre, nese ka edhe te tjere nuk e dija.... where is the problem?

    problemi eshte se shteti shqiptar nuk arrin ne Himare e jo ne Siri, Malajzi, Zejlande, Kanada, Australi etj.

    vazhdimin e mendimeve po e perpiloj ne nje artikull dhe do e lexosh po pate deshire

  10. #190
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Eshte e drejte qe shqiptaret jash shqiperise te votojne per zgjedhjet e pergjithshme, por ama KQZ ka probleme duke mbledh ato pak vota qe kan ngel ne SHqiperi le m te mbledhi edhe ato neper bote.

Faqja 19 prej 35 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi
    Nga Michigan2005 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 16:09
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantėt dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •