Eda Derhemi
Muajt qė jetova nė Tiranė i kisha krijuar vetes njė hartė shkelėse pėr ēdo rrugė a shesh tė Tiranės, hartė qė do tė mė ndihmonte ku e si tė vija kėmbėt pėr tė mos shkelur nė plehra apo gropa pritėse e dinake. Atėherė rrallė mendoja pėr mobilizimin mendor dhe pėrkushtimin qė mjerani shqiptar duhet ti kushtojė ēdo vogėlsire, qė nė njė vend a kohė tjetėr do qe, sipas njeriut, qesharake ose irrituese. Nė njė distancė ndėrkontinentale dhe disamujore nga Shqipėria, ėshtė mė e mundur dhe mė pak vdekjeprurėse tė mendosh pėr ato probleme tė saj qė rrallėherė dalin si parėsore kur je aty. E, nė fakt, krahasuar me probleme tė tjera jetike si mospasja e punės apo e njė shtėpie ose e njė ligji qė tė mbron si qytetar, nuk janė parėsore.
Plehrat, pisllėku dhe prishja e sė bukurės na kanė gllabėruar e na janė bėrė peizazh i natyrshėm dhe joshqetėsues nė Shqipėri. Diku nga tetori ecja (me kėpucė tė ngjeshura pas kėmbe) me disa miq nė bregdetin e atyre qė tani quhen fshatra turistike afėr Malit tė Robit. Shtėpitė ishin ndėrtuar bukur, pishat mes tyre e pėrgjatė bregut ishin ruajtur, por bregu vetė gėlonte nga qeskat plastike varur nėpėr rrėnjėt gėrmadhė qė nderonin qiejt pėr shkak tė erozionit fitimtar e tė paturbulluar. Bregut shfaqeshin pafund, si qentė e pazot tė Tiranės, pantofla plastike teke ngjyra-ngjyra, shishe tė hedhura pasi ēkishin brenda kish pėrfunduar (e pėrse ti mbanin mė?), ambalazhe tė ushqimeve shekullore tė sheqerosura tė supermerkatove qė dhjamin nė adhurim e sipėr shqiptarėt e rinj tė ditėve tona.
Kish pak njerėz se nuk ishte periudhė plazhi, ndaj unė e prisja plazhin tė qe mė i pastėr se kaq. Mu duk vetja si vetmitare heroike, por e pashpresė, kur para meje kaloi njė treshe burrash me fytyra tė vetėkėnaqura si ato qė vijnė pas njė barku tė ngopur. Nė mes tyre, me gjeste e pamje qė e bėnte shumė tė qartė hierarkinė brenda grupit, ecte njėri nga ministrat tanė, nė mos gaboj ai i Financave, njė personazh qė shfaqet nė ekran me buzėn gjithnjė tė ēarė a tė malėsuar (njė krem antibiotik e zgjidh atė problem shumė lehtė, i dashur ministėr). I lehtė nė ecje si bari mali, ministri kapėrcente me kujdes, por pa problem pantoflat e shishet shpėrndarė nėpėr rėrė dhe vazhdonte tė ndiqte me njė buzagaz tė qetė rrezatues pasuesit e tij tė pėrulur qė i bėnin humor me hare. Mu kujtuan njė tufė karakteresh nėpunėsish tė Gogolit apo Ēehovit⦠veēse pantoflat e plehrat pėrreth ma prishnin idilizmin e paralelizmit. Nuk ka asnjė pikė dyshimi se ministri ishte i lumtur nė atė ambient: asgjė si vriste as syrin, as zemrėn e as xhepin.
Por Mali i Robit, nė krahasim me hyrjen pėr nė Sarandė, ėshtė njė lloj parajse. Saranda me tė cilėn krenohemi aq fort, i pret ata qė nuk hyjnė nė tė nga deti por nga toka, me njė fushė pafund plehrash. Rruga automobilistike gjarpėron mes tyre pa iu shmangur aspak pėr kilometra, sikur tė ishte krenare pėr skulpturat origjinale postmoderniste tė krijuara nga plehrat shumėllojshme, shumėngjyrėshe, mynxyrė e mendjeve dhe bėmave tona. Kush dreqin e polli atė ide aq absurde sa tė mbushte anėt e rrugės sė qytetit mė tėrheqės tė Shqipėrisė me plehra! Nuk gjenin dot hyrjen pėr nė njė qytet tjetėr? Ata qė me siguri i kalojnė pėrkrah plehrave ditė e natė, parlamentarė e qeverimbajtės, presidentė e kryeministra, kryetarė partish e fondacionesh, nuk kanė sy nė ballė tė shohin, nuk kanė njė pikė ndėrgjegjeje ende mbetur gjallė nė ndonjė skutė rebele tė qenies? Fusha pėrreth bėn sehir e lodhur, djerr e pa qejf, duke pritur ditėn kur plehrat do ta gllabėrojnė edhe atė.
Plazheve tė Jugut, qė tė para nga lartėsia e rrugės automobilistike tė ndjellin mė keq se sirenat Odiseun, ke frikė tu afrohesh. Njė ndjenjė e qelbur faji kolektiv dhe pafuqie pėr tė ndryshuar gjėrat tė shtyp dėshirėn e tė shijuarit tė bukurisė sė plazheve, kur teksa shkon nė rrugėn e ngushtė pėr Livadhe apo Jalė sheh ullishtat e harruara djerr e tė mbuluara nga ferrat deri afėr kurorės. Sikur kjo tė mos mjaftonte, si sėmundje tė ēuditshme ardhur nga kozmosi, degėt e tyre pluskojnė nė qeska blu, rozė apo fosforeshente qė njerėzit hedhin rrugės teksa pastrojnė makinėn e vet nga plehrat. Kjo ėshtė sjellje tipike e vendeve tė varfra: dėshira pėr tė mbajtur pastėr mbaron te dera e jashtme e shtėpisė. Pėrtej saj, ndoshta fare ngjitur me tė, nis mbretėria e askujt, ose mė mirė hapėsira ku mund tė shkarkohen gjithė tė kėqijat qė nuk duam tė kemi nė shtėpinė tonė. Kėsaj i thonė: tė dhj⦠mu nė shtėpinė e pastėr!
Edukata civile e qytetarėve ėshtė e ulėt? Pa dyshim. Fėmijėt nėpėr oborre shkollash hedhin qeskat e bukės apo letrat e briosheve qė hanė, ku munden, e askush nuk merakoset, as prindėrit e as mėsuesit. Prindėr qė skanė as kohė e as haber tė mos lėnė fėmijėt e tyre tė luajnė nė kanale ujėrash tė zeza, kanė edhe ata plot pėrgjegjėsi. Por pėr fat tė keq, shumė mė e ulėt sesa ajo private individuale, ėshtė edukata institucionale publike nė Shqipėri, ajo e shkollės, e shėrbyesit publik, e ministrive, e bashkive, organeve komunale, tė rendit etj. Plehrat nė Sarandė janė njė punė e organizuar, nuk janė aftėsi kooperuese surprizė e disa qindra mijėra shqiptarėve tė zonave tė Jugut; plehrat tė cilave u vihet zjarri rregullisht nė mes tė Tiranės apo qyteteve tė tjera, janė vendim zyrtarisht i lejuar i ndėrmarrjeve tė shėrbimeve komunale; Pastrimi i qindra qenve tė zgjebosur (jo figurativisht kjo) qė enden frikshėm tufa-tufa nėpėr qytetet shqiptare, nuk ėshtė detyrė e individėve, por e institucioneve. Mosgjobitja e atij qė hedh pa teklif ēfarė ka nė dorė nga dritarja e makinės apo teksa shėtit i lumtur bulevardit tėrė vapė e pluhur, ėshtė detyrė e ruajtėsve tė rendit. Ne jemi tė gjithė tė molepsur nga e keqja ashtu siē jemi tė kllaposur nga plehrat.
E kotė qė presim tė na e ndryshojė situatėn e turizmit njė reklamė mbi "Shqipėrinė e bukurive" nė CNN. Asgjė nuk ndryshon pa ndryshuar ne. Po tė shohėsh fqinjėt dhe jo veē Slloveninė, Kroacinė e Greqinė, por edhe Malin e Zi, madje edhe Maqedoninė, koncepti i mbrojtjes sė ambientit ėshtė kudo mė evropian sesa i yni. Po jo⦠neve nuk na duhet ndėrtimi i njė fabrike pėr pėrpunimin dhe djegien pa ndotje tė plehrave⦠ne bėjmė plane pėr centrale nukleare. Ky lloj delirimi i papėrgjegjshėm do tė na kthejė nė plehra tė gjithėve njė ditė.
Bėn zhurmė bota qė Napoli po mbytet nga plehrat, ndėrpritet blerja e mocarelės sė famshme Bufala, pėrflitet Italia pėr mungesė rregulli e pėrgjegjėsie publike, diskutohet nėse ėshtė apo jo Italia pjesė e Evropės. Pėr Shqipėrinė qė qelbet shumė mė keq e fatkeqėsisht edhe mė pa pasion sesa Italia, nuk ndihet kush. Nė fund tė fundit, bota rrallė merret me ne, veē kur, si fėmija i keq i lagjes qė dihet e njihet nga kushdo, i krijojmė asaj ndonjė trazirė nga ato qė mund ti derdhen mbi vete. Por plehrat tona pėr botėn sjanė njė e keqe e madhe. Nė fund tė fundit veē ne do mbyteshim nė to. E, kur bota nuk na ngacmon, pse tė mos vazhdojmė gjumin e gjatė tė vapės derisa tė vijė dimri e tė ngrijė tė gjithė mutrat natyralė e artificialė qė kemi krijuar, tė vrasė mikrobet, e ne tė jetojmė tė gėzuar e tė trashėguar? Nėse bota e konsideron skamjen dhe pisllėkun ku ne jetojmė gati si tė natyrshėm e tė pritshėm, dhe sigurisht si tė parėndėsishėm pėr aq sa ėshtė i izoluar atje ku jetojmė veē ne, na takon neve ti ndryshojmė gjėrat. Nėse jo nė emėr tė respektit pėr veten ose tė tė qenit pjesė e botės civile, duhet ta bėjmė nė emėr tė fėmijėve tanė.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt