1. Për shtetin
Rinia është ardhmëria e një vendi. Një shtet që investon për ta përparuar rininë e që përkujdeset për të do të thotë se ka investuar në ardhmërinë e vet. Lum si ai që e di këtë thesar.
2. Për prindërit e rinj
Kur të të shkojë ndërmend se sa ti askush nuk i do fëmijët e vet, kujtohu njëherë se, në mos më shumë po kaq të kanë dashur edhe ty prindërit e tu.
3. Për krijuesit
Krijimi është pjesë e shpirtit të njeriut. Nëse dikush të dhuron diçka nga krijimtaria e tij, falënderoje në mënyrë të veçantë, sepse të ka falur një pjesë të shpirtit të vet.
Krijoni Kontakt