Nje interviste shume interesante me nje "Diplomat i Vertet" nese kishim 1-2 Lidere te kaliblit te z.Majko ndoshta nuk dot ishim ne kete situate.....

Tirana ka rezerva pėr Gruevskin


Z. Majko, numėrojmė ēastet e fundit para anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO. Ēfarė do tė thotė hyrja e Maqedonisė nė kėtė aleancė veriatlantike?
Majko: Nėse do tė kemi njė futje tė plotė tė Grupit tė Adriatikut, qė do tė thotė qė Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia do tė futen nė zonėn e sigurisė. Do tė thotė se kur do tė diskutohet stabiliteti apo destabiliteti, mė pas i rajonit tė grupit tė Adriatikut nuk do tė diskutohet thjeshtė njė stabilitet qė ka tė bėjė me kryeqytetet pėrkatėse apo me politikat pėrkatėse tė kėtyre shteteve, por do tė diskutohet njė politikė shumė herė mė e gjerė, e cila do tė ketė ombrellėn e NATO-s.

Kėshtu qė, pėr ne si zona shpesh tė tronditura nga tėrmete nga mė tė ēuditshmet, qė vijnė nga jashtė dhe nga brenda, ėshtė njė, nuk po e them fat, por po them se ėshtė njė shans historik, i cili nė njėrėn apo tjetrėn mėnyrė na trokiti, jo thjesht pėr arsyen se dėshironim ne, por edhe se interesat e tė mėdhenjve e kėrkonin qė kjo pjesė e rajonit dalėngadalė tė futet nėn ombrellėn e sigurisė sė NATO-s.

Cili ishte pikėrisht interesi i fuqive tė mėdha qė Shqipėria tė jetė anėtare e NATO-s?

Majko: Nuk dua tė them qė kjo ėshtė njė pjesė e njė historie pėr tė vėnė nėn kontroll, le ta quajmė edhe influencė tė plotė, njė rajon i cili shpesh ėshtė ndarė nė mėnyrė publike dhe jopublike, me interesat ruse. Tanimė pėr kėtė rajon po diskutohen projekte, tė cilat nuk janė thjesht tė karakterit politik, por tė karakterit ekonomik. Po diskutohen nga rrugė tė rėndėsishme qė lidhin lindjen dhe perėndimin, deri te projektet e energjetikės. Projekte tė cilat ndonjėherė nuk kanė tė bėjnė me kombet respektive, por kanė tė bėjnė me interesat e atyre qė do tė furnizohen prej kėtyre rrugėve.

Sa do ti shtohet stabiliteti rajonal me hyrjen e Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO, kur kemi parasysh se njė nga vendet qė ishte pjesė e Kartės sė Adriatikut, nuk mori ftesėn nė Samitin e Bukureshtit?
Majko: Shpresoj se deri nė sekondėn e fundit tė ketė njė shpresė edhe pėr Maqedoninė, sepse nė fund tė fundit, njė fqi me probleme do tė thotė probleme edhe pėr fqiun tjetėr. Por kėtu kemi njė histori qė nuk dihet ku ta fillosh dhe ku ta mbarosh. Donė tė thotė kemi interesa nga mė tė ēuditshmet, tė cilat fillojnė thuajse para lindjes sė Krishtit. Nuk e them kėtė me ironi, por me realizim pėr atė qė po ndodh aktualisht nė rajon. Megjithatė, mendoj se nė fund tė fundit, integrimi hap pas hapi i rajonit do tė jetė njė influencė pozitive dhe mendoj se shumė shpejt kjo histori do tė pėrmbyllet me vendosjen e plotė tė rajonit nėn ombrellėn e NATO-s

Kontesti greko-maqedonas rreth emrit siē duket ka edhe prapavijė tjetėr, pėr shkak se edhe deri tani, deklaratat e politikanėve grek tregojnė se ata dėshirojnė tė shkojnė edhe mė tutje, se ndryshimi i emrit tė Maqedonisė, dėshirojnė tė bėjnė revidimin e historisė sė kombit maqedonas qė jeton aty. Duket se kėtu ēėshtje e emrit ėshtė vetėm njė pretekst pėr diēka mė tė tmerrshme. A mendoni edhe ju kėshtu? A ka gjasa qė tė kalohet ky problem mes palės greke dhe maqedonase?
Majko: Pėr sa ua njoh unė karakterin grekėve dhe nuk ua njoh pak, mendoj se kjo histori do tė vazhdojė gjatė. Sigurisht do tė ketė negociata, do tė ketė dialog lidhur me kėtė, sigurisht edhe influenca e BE-sė dhe Brukselit nė njėri krah dhe e Uashingtonit dhe SHBA-ve nė krahun tjetėr, do tė bėjė punėn e vet, por mendoj se kjo tė vazhdojė gjatė. Por nuk mendoj se Maqedonia ka problem vetėm me marrėdhėniet me Greqinė. Ka problemin e Kishės me Serbinė, ka problemin e disa momenteve tė identitetit, apo tė trajtimit tė gjuhės me Bullgarinė. Dhe nė fund tė fundit, nėse ka njė - le ta quajmė balancė, ku nuk diskutohet as ēėshtja e identitetit, as problemet e marrėdhėnieve tė natyrave historike apo tregtare, janė marrėdhėniet me Shqipėrinė, me Kosovėn, marrėdhėniet me shqiptarėt nė pėrgjithėsi tė cilėt nė marrėdhėniet me Maqedoninė dhe maqedonasit duan vetėm njė gjė - plotėsimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe cilėsinė e jetės sė shqiptarėve nė Maqedoni.

Nėse kėto realizohen, neve kanė pėr tė na pasur mik brez pas brezi, nėse kėto nuk realizohen, kjo do tė jetė njė histori e mėshuar pastaj nė terrenin shpesh tė ndėrlikuar tė Ballkanit.

Duke pasur parasysh deri tani prolongimin e zgjedhjes sė pikave nga Marrėveshja e Ohrit, a mendoni se Maqedonia ka shumė kohė pėr tė pritur pėr zgjidhjen e kontestin me Greqinė. Ēka mund tė ndodh nė rast se prolongohet zgjidhja dhe a mund tė dalin nė sipėrfaqe problemet ndėretnike qė ekzistojnė nė Maqedoni?
Majko: Kam pėrshtypjen, por flas pra nga pozita le ta quajmė kėshtu sa mė tė ftohta nė kėtė trajtim. Fqinjėt pėr rreth janė duke pyetur se ēfarė do tė bėjė ky shtet nė tė ardhmen e vet, sepse qė nga krijimi i njė shteti - sigurisht mund tė kesh atė qė quhet periudha e mjaltit, pra njė kohė tė viteve do tė shikosh tė stabilizosh vendin, institucionet e sapokrijuara, pastaj vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, e kėshtu me radhė, por janė disa momente tė cilat kanė tė bėjnė me lidhjet strategjike tė kėtij vendi. Dhe secili po shikon se nėse Shkupi i buzėqesh Beogradit, do tė rri i vrenjtur me Bullgarinė, sa do ta vazhdojė kėtė historinė e emrit me Athinėn, a do tė vazhdojė politikėn me dorashka me Tiranėn... Pra janė disa histori, tė cilat secili sipas mėnyrės sė vet, por shpesh edhe duke diskutuar, pa praninė e palės maqedonase, se kjo histori ėshtė diskutuar pra, ku po shkon shteti me emrin Maqedoni nė tė ardhmen e vet, por edhe nė marrėdhėnie me gjithė suazėn e fqinjėve, apo partnerėve qė e rrethojnė. Kėshtu qė i takon Shkupit zyrtar ta zgjidh kėtė histori. Kjo nė planin personal shpesh duket si fjalėkryq, i njė fjalėkryqi qė se besoj se ka pėr tė ardhur dikush nga Brukseli apo Uashingtoni pėr t'ia mėsuar Shkupit zyrtar, kėtė duhet ta zgjidhin vet ata.

Jeni njohės i mirė i rrethanave nė rajon. Si e shihni ardhmėrinė e Ballkanit, kur kemi parasysh njė problem tė ngrirė nė Bosnjė e Hercegovinė, njė serbi qė ka hamendje drejt rrugės pėr nė Bashkimin Evropian, nė strukturat euro-perėndimore, kemi njė Kosovė tė ndarė nė Mitrovicė nė vija etnike, njė Maqedoni me problemet qė ka me grekėt dhe problemet e brendshme. A ėshtė larg ėndrra pėr njė Ballkan tė qetė, duke i pasur parasysh gjithė kėto rrethana?
Majko: Kėtė duhet ta shikojmė nė marrėdhėnie me kohėn. Janė disa gjėra qė doktoreshėn mė tė mirė kanė kohėn sesa njerėzit, politikanėt apo qeveritė, tė cilat mandatet i kanė maksimumi katėr vite dhe pastaj nėse rivotohen edhe katėr tė tjera. Kėshtu, mendoj se kjo ėshtė njė histori e cila ka nxjerrė nė sipėrfaqe shumė fermentime tė sė kaluarės, por kjo nuk po ndodh vetėm nė rajonin e Ballkanit, kjo po ndodh edhe nė Evropė.

Mbyllja e kapitullit tė Luftės sė Ftohtė nė fakt ka risjellė disa fragmente tė njė gjeopolitike, e cila daton pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore. Megjithatė, le ta quajmė kėshtu ombrella e Bashkimit Evropian dhe NATO-s po bėn presionin e vet qė gjithė kėto fragmente negativiteti tė jenė sa mė pak pluskuese, apo sa mė pak nxitėse pėr krijimin e problemeve. Ballkani ndoshta ėshtė mė evident sepse kėtu, siē e thash - martesa e dukshme ėshtė shpesh e padukshme e politikės evropiane me politikėn ruse. Kjo ka sjellė disa momente tė cilat nė kėtė rast janė goxha fragjile. Kemi njė Beograd, i cili po e prodhon kėtė lloj tė politikės. Ai me sa duket po pėrpiqet tė rikrijojė njėlloj Jugosllavie tė qėndrimit midis Lindjes dhe Perėndimit, pse me saktė mes Moskės dhe Brukselit. Tanimė dhe influenca ruse po orientohet pikėrisht nė krijimin e njė Serbie deri diku tė fort ekonomikisht. Por, pothuajse tė gjithė fqinjėt e saj kanė nga njė problem. Aty ku ke pothuajse minoritet serb, aty ke influencė tė Qeverisė serbe, ke probleme tė shtetformimit, tė jetės institucionale, tė cilat nė njė moment tė caktuar mund tė devijojnė, aq sa mund tė diskutohet mė pas. Nėnvizoj se mund tė diskutohet edhe konflikti etnik. Imagjinoni se ē'mund tė ndodh nė kėtė plan nė rajonin e Ballkanit nėse nuk do tė kishim prezencėn e trupave tė NATO-s, Bashkimit Evropian, nė Bosnjė, Kosovė e mė gjerė, se ēfarė reflektimesh do tė kishte politika e Serbisė nė bashkėpunim me atė ruse nė rajon. Pra pėr momentin, serbėt po pėrpiqen tė jenė tė rėndėsishėm si prishės tė status quos qė do tė ndėrtojė NATO dhe SHBA.

Por mendoj se nė kėtė plan, Shqipėria po pėrpiqet tė krijojė disa lidhje tė cilat nė njė mėnyrė apo tjetėr pas pavarėsisė sė Kosovės, po pėrpiqet ta kthejė faktorin shqiptar nė njė faktor stabiliteti. Sigurisht kėtu ka shumė histori tė reja tė vjetra, tė cilat nganjėherė i ngjanė nyjės marinare, qė nuk e ndan dot, por qė nė thelbin e vet do ta bėjė rajonin pėr njė periudhė goxha tė gjatė njė moment, i cili ka pėrcjellė vėmendjen jo vetėm tė Uashingtonit, por pėr Brukselin dhe diplomacinė evropiane do ta kthejė rajonin nė njė shkollė tė vėrtetė diplomatike. Nė njė shkollė ku do tė vijnė shumė pėr tė dhėnė mend, por kur tė kthehen nė vendet e tyre - kanė pėr tė kuptuar se kanė bėrė shumė pak, ose s'kanė kuptuar asgjė nga ajo qė quhet Evropė Juglindore, ose siē jemi mėsuar ne tė pėrdorim terminologjinė e vjetėr, Ballkan.

Nė Maqedoni pėrfunduan zgjedhjet parlamentare, u formua koalicioni i ri qeveritar. Si e vlerėsoni hamendjen se edhe ky koalicion nuk ka ndonjė marrėveshje pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. A mendoni se kjo mund tė prodhojė ndonjė krizė edhe nė Maqedoni edhe jashtė saj?
Majko: E thash edhe mė herėt - i takon Shkupit zyrtar tė vendos. Njė gjė ėshtė e qartė se pavarėsisht se mund tė shikojė buzėqeshje nė Tiranė, nė Prishtinė, mund tė shikojė buzėqeshje nga partnerėt shqiptarė nė koalicionin qeveritar. Maqedonasit, e kam fjalėn pėr sllavėt - do ta kenė shumė tė qartė se pa njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, vėshtirė se mund tė flitet pėr miqėsi me shqiptarėt. Dhe po e them kėshtu jo me Shqipėrinė, jo me Kosovėn, por po them miqėsi me shqiptarėt. Pra, mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Shkupit zyrtar gjithmonė do tė ketė brenda nesh njė rezervė, njė rezervė shumė tė rėndėsishme karshi maqedonasve dhe qeverive, cilado qofshin ato tė majta, apo tė djathta. Kėshtu qė e njohin apo nuk e njohin, kjo ėshtė njė histori tė cilėn ne e kemi marrė, pėr shembull unė pėr vete, me njė lloj qetėsie. Nuk mendoj se nė Beograd dyzimin e Shkupit e shikojnė si moment pozitiviteti pėr ta. Pėr politikėn zyrtare tė Serbisė, e rėndėsishme ėshtė paqartėsia, mosintegrimi. Nėse kjo nuk realizohet pėr rajonin, politika zyrtare serbe tė quan mik dhe partner, por a e vlerėson kėtė si pozitive edhe Shkupi zyrtar, kjo ėshtė njė moment tjetėr. A mendon Shkupi zyrtar se kėtė rol duhet ta luaj tani, u takon atyre. E thash, ėshtė njė fjalėkryq.

Por tė jemi tė drejtpėrdrejt. Nėse do tė ketė njė marrėdhėnie shumė tė qartė midis shqiptarėve ku do qė janė, nė Kosovė, nė Shqipėri, Maqedoni. Me Shkupin zyrtar kjo do tė jetė njė aspekt shumė pozitiv. Unė kam qenė nė shumė tavolina dhe ju them se ka pasur momente pranverore midis Shkupit dhe Tiranės, sa herė qė Shkupi dhe Tirana flisnin me njė zė nė tavolinė. Ju siguroj qė ky ishte njė zė qė dėgjohej nga tė gjithė dhe me qetėsi tė madhe. Ku ka njė distancė, kur kėtu nė Tiranė ekziston njė rezervė pėr kryeministrin tuaj, duhet tė jem i sinqertė, si njeri i cili ēfarė thotė sot, nuk e thotė nesėr. Kur flitet shumė pėr marrėdhėnie tė mira, por nė fakt brendia apo thėnė thelbi i kėtyre marrėdhėnieve ėshtė pak mė shumė se sa asgjė krahasuar me tė kaluarėn. Ne tani jetojmė nė kohėn e informacionit, nė kohėn qė dimė gjithēka pėr njėri-tjetrin dhe qė nuk besoj se diplomacia e buzėqeshjeve funksionon, nė rastin kur kemi tė bėjmė me fqinjėt, kur kemi tė bėjmė me interesa tė pėrbashkėta, me njė pjesė tė kombit tonė qė jeton nė Maqedoni dhe ai ėshtė urė. Donė tė prishėsh marrėdhėniet me Shqipėrinė, prish urėn, donė t'i rregullosh marrėdhėniet me Kosovėn dhe Shqipėrinė, rregullo urėn.

Kryeministri maqedonas, ndaj tė cilit ekzistojnė rezerva nė Tiranė, ēdoherė ka gjetur partner shqiptar pėr tė bėrė qeveri. Ishte me PDSH-nė, tani bėri koalicion me partinė e z.Ahmeti. ku ėshtė pėrgjegjėsia e faktorit politik shqiptar nė kėtė kontekst?

Majko: Qeverisjet e Maqedonisė do tė jenė tė "dėnuara" qė tė kenė njė palė maqedonase dhe njė palė shqiptare. Sepse stabiliteti i kėtij vendi ėshtė i ndėrtuar nė njė mėnyrė tė tillė dhe e ardhmja e kėtij vendi bazohet nė kėtė marrėdhėnie, prandaj kur flasim pėr Marrėveshjen e Ohrit, nuk e pėrmendim thjesht si njė gozhdė qė ėshtė mbėrthyer nė murin e shtėpisė maqedonase dhe ne shqiptarėt tani dėshirojmė tė krijojmė telashe. Ėshtė njė marrėveshje qė ka tė bėjė me njė histori qė nuk duhet tė ripėsėritet nė asnjė rast nė tė ardhmen e afėrt dhe tė largėt tė Maqedonisė. Nė aspektin gjeopolitik, nga Shqipėria dhe Maqedonia do tė kalojnė tubacione tė rėndėsishme, naftė, gaz, rrugė tė rėndėsishme dhe nganjėherė do tė duhet tė dimė tė dallojmė se nga ajo periudha qė duket se vjen nga periudha e para Krishtit, mund tė jetė e lidhur me njė tubacion nafte qė s'duhet tė kalojė nga Maqedonia dhe Shqipėria, por duhet tė kalojė nė njė drejtim tjetėr. Pėr shembull, nuk po them qė kėtė qė po e pėrmendi ėshtė e dokumentuar, por ekziston si fakt i vėrtet dhe maqedonasit do tė duhet ta kuptojnė se nė njė mėnyrė apo tjetėr, fijet e kėsaj qė po ndodh dhe do tė ndodhin, i ka lidhur me shqiptarėt. Nėse dikush mendon se tė qenit nostalgjik pėr njė lidhje me Beogradin, apo tė qenit i shqetėsuar se dikush po mėrzitet pse po lidhet mė fort me kombin shqiptar, me Prishtinėn dhe Tiranėn po mėrzit dikė, mendoj se kėtu duhet t'i bėjnė llogaritė dhe tė kuptojnė qė me shqiptarėt, pavarėsisht se mund tė kenė pasur trauma nga e kaluara, po i vjen me njė presion tė jashtėzakonshėm njė e ardhme qė kėrkon tė zgjedhim njė miqėsi me shqiptarėt qė do tė prodhojnė pa diskutim vetėm gjėra pozitive pėr tė gjithė, apo njė qėndrim me dorashka i cili do tė pres njeriun nė duar, qeverinė e radhės pėr ta bėrė kėtė.

Megjithatė pėrgjegjėsia e faktorit politik shqiptar duhet tė jetė e madhe, sepse deri tani tė gjitha qeveritė e Maqedonisė kanė pasur njė partner shqiptar. Nė rastin konkret, nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės - sa kanė influencė, sa ėshtė pėrgjegjėsia e partive shqiptare qė marrin pjesė nė pushtet?
Majko: Nė anėn e Gjirokastrės thuhet "mos vė asnjėherė gomarin para kalit kur udhėton nė rrugė tė ngushta dhe malore", por ngandonjėherė kjo nė politikė ėshtė mė se normale. Shqiptarėt, cilido qoftė qė do tė pėrzgjidhet nga vullneti i popullit maqedonas, do tė duhet ta respektojnė dhe tė bashkėqeverisin me tė. Nuk jam duke bėrė ndonjė paralele negativiteti, por mendoj nė ēdo rast se pala shqiptare ėshtė e detyruar tė bashkėpunojė dhe nė kėtė rast ky presion nuk do tė jetė thjesht i votave qė ata marrin nė zgjedhjet, por do tė jetė edhe i faktorit ndėrkombėtar, i cili ka interesat e veta pėr stabilitetin e Maqedonisė. Nuk mund tė imagjinohet njė qeverisje nė Maqedoni pa shqiptarėt apo me gjithė shqiptarėt nė opozitė. Kjo do tė ishte fillimi i njė historie qė vėshtirė se do ti dihej fundi pastaj. Nė kėtė pikėpamje, mendoj se qėndrimi i moralshėm dhe jo thjesht nė ndarje postesh, pėr atė qė quhet marrėveshja bazė e stabilitetit apo kontrata e lidhjes midis shqiptarėve dhe maqedonasve pėr tė ardhmen e shtetit maqedonas, Marrėveshja e Ohrit duhet zbatuar pikė mė pikė. Ėshtė njė marrėveshje qė e kanė kuptuar dhe e kanė mirėkuptuar tė gjithė, ėshtė njė marrėveshje qė duhet tė zbatohet dhe pas kaq vitesh, arsyeja se pse kjo marrėveshje nuk ėshtė zbatuar, kjo vendos nė pikėpyetje, qoftė marrėdhėniet apo brendinė e marrėdhėnieve tė partive shqiptare me partitė maqedonase, qoftė pėr cilėsinė e qeverive qė ato kanė ndėrtuar. Njė pikėpyetje qė ka pėr t'u qėndruar tė gjitha qeverive qė do tė vijnė pas, derisa kjo marrėveshje nuk do tė realizohet deri nė pikėn e fundit. Ju them se nė ēdo rast, shteti i ri i Kosovės, shteti i vjetėr i Shqipėrisė, cilėsia e marrėdhėnieve midis shqiptarėve dhe maqedonasve, kanė pėr ta pėrsėritur ēdo herė, por jo vetėm ata, por edhe politika e Uashingtonit dhe politika e Brukselit, Marrėveshjen e Ohrit, Marrėveshjen e Ohrit…dhe kjo do tė vazhdojė derisa ajo tė realizohet nė pikėn e fundit. Nuk ėshtė fjala pėr tė bėrė presion, por ėshtė fjala pėr njė kontratė, e cila mė pas do tė prodhojė vetėm energji pozitive pėr bashkėjetesėn, pėr fqinjėsinė dhe nė fund tė fundit pėr shqiptarėt ėshtė njė histori, e cila flet qartazi se ne pėr mikun ndonjėherė bėjmė gjėra qė nuk bėjmė pėr veten tonė dhe kėtė maqedonasit duhet ta dinė shumė mirė.
(Marrė nga studio A2)