Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    NJË FYTYRË

    Fytyra jote më flet,
    Si gjithmonë, fjalët le të pushojnë
    Në heshtje !
    Lejo të flasin sytë,
    E të ngjethet lëkura
    Flokë le të fluturojnë në erë

    Një moment
    Imazhet më flasin me jehonë
    Pa zhurmë, pa festë, më shumë se kaq
    Një heshtje
    Me plotë shprehje që vlejnë
    Më shumë se të gjitha fjalët.

    Sonte
    Fytyra jote para pasqyrës
    Në heshtje
    Le t’i pëshpëris dashurisë…
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 07-07-2010 më 20:11
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    NJË FYTYRË

    Fytyra jote më flet,
    Si gjithmonë, fjalët le të pushojnë
    Në heshtje !
    Lejo të flasin sytë,
    E të ngjethet lëkura
    Flokë le të fluturojnë në erë

    Një moment
    Imazhet më flasin me jehonë
    Pa zhurmë, pa festë, më shumë se kaq
    Një heshtje
    Me plotë shprehje që vlejnë
    Më shumë se të gjitha fjalët.

    Sonte
    Fytyra jote para pasqyrës
    Në heshtje
    Le t’i pëshpëris dashurisë…
    Bukur! Urime!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 07-07-2010 më 20:11
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #23
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Spleen poemat tuja jan tu na than ne dicka per asgjan e ksaj bote, gjithkush munohet me e arrit por ne fund tan e lajm prapa kur vdekja e myll kapitullin e saj. Ata qe kerkojn SHPIRTIN... do e gjejn nji dit... por na duhet me perkul kryt e me u penu e kerku falje per te tana veprat tona te kqija kshtu Zoti munet me ardh te na. Asht gjynaf si kjo tok e shqiptarve t'mllej asht e shkatrrume se na jena ba zotni leku e zotni epshi. Na jena tu ja shit mishin e shpirtin te keqes ton.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    FJALËT


    çka të shkruj, me cilat fjalë?
    sipas rastit dhe situatave,
    fjaltë e mia më flasin,
    histori të shpirtit:
    me vuajtjet e tyre,
    me lotët e tyre,
    me të qeshurat e tyre,
    gëzimin e tyre,
    pyetjet e tyre,
    paqartësitë e tyre,
    hidhërimin e tyre,
    me përulësinë tyre,
    me sjelljet e tyre të buta
    herë dhe të egra
    me realizmin e tyre.

    Kështu ktyqëzohen me njëra-tjetrën
    herë katandisen,
    herë duhen shumë,
    herë me dashuri, herë me lot,
    mundohen për të vënë rregull,
    në këtë botë,
    sa të urtë aq të çmendur
    ku asgje s‘është e thjeshtë!



    Më së shumti më torturojnë,
    kur s’durohen mes veti
    Fjalët...
    kur nuk bashkëngjiten
    kur pështyhen...

    Me ka lene shume mbresa
    klm

  5. #25
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    TI... HËNË

    Perëndeshë e natës
    engjëllore dhe e gjallë
    ti fle në ëndrrat e mia
    kufijve të bohemisë.

    Perëndeshë e natës
    me lumturon në qetësi,
    Ti udhëzuese e shpirtit tim
    nëpër oqeanin tënd qiellor.

    Perëndeshë e natës
    magjistare dhe zanë
    që galvanizon shpirtin time
    mu në mesnatë.

    Perëndeshë e natës
    përulëse dhe argëtuese
    Ti ndritë zemrën time
    me misteret e hirit tënd.
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  6. #26
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    ***

    shpirti im nën lëkurë
    luan me fjalë
    një vals si më parë

    ku drita dhe hija
    në heshtje lozin
    në kopshtin e fëmijërisë

    vdekja në këtë moment
    shtrat për mbjellën e saj
    qesh si unë me lot e vaj


    * Me këtë rast do t'i lutesha nofkës Akili të mos i kopjoj poezitë e mia te forumit Deqani-KS dhe t'i fshij ato që i ka kopjuar... flm

    http://deqani-ks.all-up.com/t2973-sh...ighlight=eshte

    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  7. #27
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Dua te te dua
    Degjohet nje oshetime, me nje klithme bertas
    Dua te me duash
    Me cdo perpelitje qe perfshihet ne nje kompas
    Dua te te dua
    Me teoremen tende sic me deshe ti
    Dua te me duash
    Me me te shtrenjten, te ylberten, te virtytshmen Dashuri
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2007
    Postime
    14
    splen
    oooooooo.. Spleeen. asnjehere nuk ngopem me shenime tua, as atehere kur nuk jam ketu do cmallem me ...

  9. #29
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Dua te te dua
    Degjohet nje oshetime, me nje klithme bertas
    Dua te me duash
    Me cdo perpelitje qe perfshihet ne nje kompas
    Dua te te dua
    Me teoremen tende sic me deshe ti
    Dua te me duash
    Me me te shtrenjten, te ylberten, te virtytshmen Dashuri
    ... dhe gjithë jetën të duash atë që do doje ta dashurosh!
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  10. #30
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    TI MOTIVI IM

    Ti ec lakuriq,
    mbi thëngjijtë e shpirtit tim;
    lehtas por me vrull
    duke i sheshitur makadamët.

    Ti ec lakuriq,
    dhe ma ndrydh zemrën;
    deri në agim kur avullohen
    ngricat e dashurisë.

    Ti ec lakuriq,
    mbi hijen time të pabesë:
    në psherëtimën time pa zë
    dhe ma nxjerr frymën.

    Ti ec lakuriq,
    deri aty ku takohen ëndrrat;
    unë t’i puth bebzat
    duke sfiduar natën e pa fund.
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  2. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  4. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •