Shum poezi te mira e domethense veq vazhdo urime
Shum poezi te mira e domethense veq vazhdo urime
Anxhi,
Kjo poezi ka lindur si rrjedhojë e një bisede që pata një ditë me një mik që më fliste nga Kosova. Tema ishte se ia qanim hallin Kosovës dhe (mos) njohjes së pavarësisë të saj nga shtete të ndryshme. Në një moment më pyeti se çfarë thoshte Perëndimi, sepse atje ende është përshtypja që nuk e dëgjojnë mirë Perëndimi (BE, USA). Unë iu përgjegja se në Perëndim lind dielli për ne shqiptarët në përgjithësi, etj.
Mendoj se në strofën e fundit e kam thënë përgjigjen se kush është Perëndimi.
Faleminderit që më lexon dhe shumë faleminderit për reagimin.
Miqësisht
spleen
"Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
Baudelaire
FJALËT
Sa herë gjindem para fletës së bardhë
pyes vetën çfarë të vizatoj?
çka të shkruj, me cilat fjalë?
sipas rastit dhe situatave,
fjaltë e mia më flasin,
histori të shpirtit:
me vuajtjet e tyre,
me lotët e tyre,
me të qeshurat e tyre,
gëzimin e tyre,
pyetjet e tyre,
paqartësitë e tyre,
hidhërimin e tyre,
me përulësinë tyre,
me sjelljet e tyre të buta
herë dhe të egra
me realizmin e tyre.
Kështu ktyqëzohen me njëra-tjetrën
herë katandisen,
herë duhen shumë,
herë me dashuri, herë me lot,
mundohen për të vënë rregull,
në këtë botë,
sa të urtë aq të çmendur
ku asgje s‘është e thjeshtë!
Nganjëherë me dalin të humbura,
Fjalët...
edhe kur tregojnë diç të mençur,
një emocion mes emocionesh
kur krismën e zbusin
Më së shumti më torturojnë,
kur s’durohen mes veti
Fjalët...
kur nuk bashkëngjiten
kur pështyhen...
Janë fare vdekjeprurëse
kur s’i fus dot në varg
kur ma thejnë vargun
kur as nuk e thonë të vërtetën
po as nuk gënjejnë
Para pjellës së çdo poeme,
sa herë pena ime bjen mbi letër
lutem në heshtje
(nganjëherë me zë)
mos të më ndalet hapi
të kërkoj përtej horizonteve
një rrugë tjetër...
"Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
Baudelaire
antina, unë të falënderoj shumë dhe të përshëndes me respekt për kohën që e gjen dhe fjalët e ëmbla që i thua.
Miqësisht
spleen1
KUJTIME
A të kujtohet........?
Në ishull ishte një liqe me valë të qeta,
Çdo mbremje detin e vente ne gjumë,
E brigjet ia spërkatëte me valët e veta.
A të kujtohet ..... .?
Ulur mbi shkëmbinjë dukeshin nga larg,
Anijet qe vinin të lëshojnë spirancat,
E pulbardhat rreth tyre fluturonin në varg.
A të kujtohet .......?
Se si shpirtvetmuarit flisnin vetmeveti
E trumcakët drithëronin për pranverën
A të kujtohet loti që të rrodhi faqes dhe treti
A të kujtohet .....?
Malli që rëndonte supeve të rrudhura
Me këngët dhe kujtimet e gjëmëve nga malli
Qe na e gërryen shpirtin viteve të shthurura
A të kujtohet .....?
O, a të kujtohet kur luteshe me mall
Zot me këthe te lisi në fund të fashtit!
E të çmallem me të vdekur e të gjallë
"Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
Baudelaire
Kujtime te vargezuara prekshem dhe mbreselenese. Mos na lere vetem me to, po shfaqu me shpesh. Urime!
------------------------------------------------
Të krijosh...domethënë të krijosh
MË ZHVISH
Më zhvish zemër ngadalë,
Shiko me kujdes nën lëkurë,
Një ëndërr me fytyrën tënde,
Shpirtin po ma shthur.
Me zhvish deri në asht,
Pëshpërimën mos ma prej,
Më zhvish brenda e jashtë,
Se si dashurohet të rrëfej.
Deri në palcë më zhvish,
S’kam dhimbje vërtetë,
Dashurinë mos ma prish,
Për Ty, e kam për jetë.
Më zhvish zemër ngadalë,
Merr hisen tënde të mallit,
Jam peng i fatit të përdalë,
Apo pré e çastit të djallit.
Më zhvish zemër si do ti,
Pa dhimbje deri ne fund,
Unë dashuroj si një fëmi’
Jam Ti, s’më dhemb askund...
12.05.2009
*********
Living with passion
So many days and nights,
Forget the reason
To live his life
until the end, to the bottom,
Love to infinitum
Pranoni pershendetje te nfrohta nga ana ime Spleen 1,
Me le pa fryme me vargjet tuaja, jane teper te bukura! Njekohesisht uroj qe te vazhdoni te shkruani keshtu me mozaikun tuaj emocional te cilin e derdhni ne metaforen e poezise. Me duket e magjishme kjo. I keni dhene komanden shkruese dores tuaj dhe per mrekulli e rimoni vargun.
Do te jem mjaft kurreshtar t`i lexoj poezite tuaja! Suksese...
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt