Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Angry Pasaportat e reja kosovare nuk njihen nė Maqedoni !!!!

    Zėri: Pasaportat e reja kosovare nuk njihen nė Maqedoni

    Lajm

    Policia kufitare e Maqedonisė nuk ka lejuar shtetas kosovarė me pasaportat e reja tė hynė nė territorin e Maqedonisė, transmeton sot gazeta prishtinase "Zėri".
    Kjo ėshtė bėrė, citon gazeta, nė pajtueshmėri me qėndrimin se Maqedonia ende zyrtarisht nuk i ka njohur pasaportat e sapovendosura nė tė cilat shkruan Republika e Kosovės.

    Pasaportat e para dje ishin dhėnė nė Prishtinė, ndėrsai i ndau kryministri i Kosovės Hashim Thaēi.

    Reagimi i autoriteteve kufitare tė Maqedonisl shkaktoi habi nė Kosovėm sepse qerveria nė Shkup paralajmėroi se do t'i njohė pasaportat e reja kosovare pa marrė parasysh se nuk ka marrė vendim pėr statusin e Kosovės.
    "Pa marrė parasysh atė qė Republika e Maqedonisė nuk e njeh Kosovėn do t'i njohė pasaportat e reja, i citon "Zėri" shkrimet e mediave maqedonase nga mesi i muajit.

    Mediat nė Shkup transmetuan se burime nga qeveria konsiderojnė se pasaportat e reja tė Kosovės janė nė kontiunitet me pasaportat e deritanishme tė UNMIK-ut dhe nė kėtė mėnyrė qytetarėt e Kosovės do tė mundin qė me dokumentat e reja pa pangesė tė udhėtojnė nė Maqedoni.
    Pranimi i pasaportave tė reja e paralajmėruan, Podgorica dhe Zagrebi.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Zgjidhet problemi, Maqedonia njeh pasaportat kosovare

    Ilir IVANOVSKI
    Shkup, 31 korrik - Njė ditė pas lėshimit nė pėrdorim tė pasaportave tė reja nė Kosovė dhe pas problemeve tė para nė kufirin Kosovė-Maqedoni, ėshtė rregulluar qarkullimi i kosovarėve drejt vendit. Nė ditėn e parė tė lėshimit nė pėrdorim tė pasaportave kosovare, policia kufitare nė njė nga vendkalimet me Kosovėn ka penguar njė shtetase tė Kosovės me anė tė dokumentit tė ri udhėtues tė futet nėpėrmjet vendkalimit nė Bllacė.
    Njė ditė mė vonė, komunikacioni nė kufi midis dy vendeve ėshtė zhvilluar pa problem, duke u mundėsuar shtetasve tė Kosovės pa pengesa tė pėrdorin pasaportat e reja.
    "Tė enjten nė kufirin Kosovė-Maqedoni njė vajzė nuk ėshtė lejuar tė kaloj kufirin me pasaportėn e re, por ditėn e nesėrme problemi ėshtė zgjidhur, ndėrsa tė gjithė shtetasve tė Kosovės u ėshtė lejuar tė kalojnė kufirin pa kurrfarė problemi", tha Veton Elshani, zėdhėnės i policisė nė Kosovė. Lajmi pėr kthim nga kufiri tė vajzės nga Kosova me shpejtėsi ėshtė transmetuar nga mediat nė Kosovė, tė cilėt kanė raportuar se Maqedonia nuk i njeh pasaportat kosovare. Sipas mediave tė Kosovės, policia kufitare e vendit nuk ka lejuar kalimin e kufirit Kosovė-Maqedoni me pasaportat e reja kosovare. Sipas tyre, hapi i atillė i organeve kufitare maqedonase ka qenė rrjedhojė e qėndrimit zyrtar tė Maqedonisė, e cila nuk i njeh pasaportat e reja tė Kosovės, nė tė cilėt shkruan "Republika e Kosovės". Informatat e mediave kosovare tė premten janė pėrgėnjeshtruar nga organet kompetente nė vend. Sipas Ministrisė sė Brendshme nė Shkup, nė kufirin me Kosovėn nuk ėshtė regjistruar asnjė problem, ndėrsa komunikacioni gjatė gjithė kohės ėshtė zhvilluar pa ndėrprerje dhe pengesa.
    "Nuk mund t'i komentojmė tekstet nėpėr media. Nė kufirin me Kosovėn nuk janė regjistruar kosovarė qė kanė pėrdorur pasaportat e reja pėr tu futur nė vend, ndėrsa komunikacioni ndėrkufitar ėshtė zhvilluar pa probleme", thotė Borēe Peshevski, zėdhėnės i Ministrisė sė Brendshme.
    Tė premten qėndrimin e saj zyrtar e ka shprehur edhe Ministria e Jashtme, e cila mbetet nė pozicionin e mėparshėm pėr njohje tė pasaportave tė reja tė Kosovės. Sipas zyrtarėve tė kėsaj ministrie, edhe pse Maqedonia ende nuk e ka bėrė njohjen e Kosovės si shtet, qėndrimi i pushtetit aktual ėshtė qė tė njihen pasaportat e reja. Pėrveē Maqedonisė, njehje tė pasaportave tė reja kosovare, tė cilat u lėshuan nė pėrdorim tė enjten, paralajmėruan edhe Kroacia dhe Mali i Zi. ..
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pune e kryme
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Ademi: Maqedonia njeh pasaportat e reja tė Kosovės

    Qytetarėt e Kosovės tė cilėt posedojnė dokumente tė reja pėr udhėtim nuk do tė pengohen qė tė hyjnė nė Maqedoni, thotė zėvendėkryeministri Abdulhakim Ademi.

    Maqedonia njeh pasaportat e reja tė Kosovės. Qytetarėt e Kosovės tė cilėt posedojnė dokumente tė reja pėr udhėtim nuk do tė pengohen qė tė hyjnė nė Maqedoni. Zv.kryeministri Abdylaqim Ademi tha pėr ALSAT se me iniciativė tė tij Qeveria ka miratuar konkluzionin pėr njohjen e pasaportave te reja pasi ato janė vazhdimėsi e pasaporteve tė UNMIKUT.

    "Qeveria solli njė konkluzion qė nė frymėn e bashkėpunimit tė mirė dhe tė ndėrtimit tė marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore, nė frymėn e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve dhe mallrave qė tė pranohen pasaportat e reja tė Kosocvės si dokumente qė kanė njė kontinuitet nga pasaportat e UNMIKUT dhe nė kėtė mėnyrė tė kontribojnė nė lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe mallrave mes Maqedonisė dhe Kosovės", deklaroi zėvendėskryeministri Abdylaqim Ademi.

    Ndėrkoė Ministria e Brendshme ka pėrgėnjeshtruar informacionet e publikuara nė disa media kosovare se policia kufitare maqedonase nuk i ka lejuar qytetarėt kosovarė tė hyjnė nė territorin e Maqedonisė pėr arsye se nuk i kanė njohur dokumentet e reja tė udhėtimit nė tė cilat shkruan "Republika e Kosovės"

    Ministria e Brendshme thonė se tė gjithė qytetarėt qė kanė pasaporta tė reja, do tė lejohen tė hyjnė nė Maqedoni.

    Shkėlzen Aqifi

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  3. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  4. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  5. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •