KONFRONTIMET MES SHTETEVE TË MËDHA PO RREZIKOJNË PAQEN DHE PROGRESIN NDËRKOMBËTAR
Konfrontimet ndërmjet shteteve të mëdha janë duke u ashpërsuar. Aspiratat hegjemoniste dhe ashpërsimi i konfrontimeve ndërmjet shteteve të mëdha kanë për ta rrezikuar paqen dhe progresin njerëzor. Është e qartë, Federata Ruse gjendet në aksione që përmes Ballkanit të depërtoi në Mediteran. Kjo ka qenë ide dhe me shekuj Rusia Cariste ka vepruar të depërtoi në Mediteran. Në regjionin e Mesdheut Rusia tenton të stacionoi forca dhe të krijoi baza ushtarake. Nga regjioni i Mediteranit Rusia mendon dhe fiton mundësi të veproi në Lindjen e Mesme, në Lindjen e Largët, në shtetet e Afrikës Veriore, në rrugët e Oqeanit Atlantik dhe kundër interesave të shteteve të Evropës Perëndimore. Si mbas aspiratave dhe strategjisë së tyre për Rusinë e militarizmin rus rruga më shkurtër, më lehtë, më sigurt dhe e drejtpërdrejt për Mediteran është nëpër Ballkan. Në Ballkan jetojnë kryesisht popujt sllav, shumica e tyre janë të besimit ortodoks. Moska Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë i konsideron si vende të vetat ose gjithmonë pro-Rusisë. Për shkak të besimit ortodoks të popullsisë dhe aspiratave e qëllimeve politike, me Rusinë e bllokun rus po shkon jo vetëm Greqia por edhe Rumunia! Në rrugë tokësore nëpër Ballkan drejtë Mediteranit Rusia i “konsideron armiqësor” vetëm popullin dhe barrierë anti-ruse territoret shqiptare. Prandaj Rusia, Serbia, Mali Zi, liderët sllavë të Maqedonisë dhe Greqia nuk e kanë njohur dhe si të kenë mundësi nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Mjerisht, edhe Sllovakia e Rumunia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës! Sllovakia nuk mund të këtë asnjë arsye tjetër përveç eventualisht “sëmundjes” për pansllavizëm! Mirëpo sot kjo nuk është rrugë që afirmon shtetin dhe ndihmon popullin sllovak. Kurse Rumunia ka borxh ndaj popullit shqiptar e ndaj drejtësisë dhe obligim ndaj Bashkimit Evropian e bashkësisë ndërkombëtare, që t’i kthej në Kosovë policët terroristë e vrastarë për t’i hetuar dhe përgjigjur për vrasjen në Prishtinë ku u vranë dy dhe plagosen e më shumë se 83 demonstrues paqësor shqiptarë në shkurt 2007. Gjithashtu Bukuresht-i duhet të ndërpresë asimilimin e popullit hungarez të aneksuar mbas mbarimit të LPPB. Ndërsa është i mjerë shteti dhe herët a vonë dëmtohen progresi e interesat tjera kombëtare, në qoftë se sot drejtuesit fetarë drejtojnë ose ndikojnë në politikën shtetërore. Kurse dihet mirë që drejtuesit e kishës ortodokse serbe kanë ndikim të pakontrolluar në kishat e politikën e Greqisë dhe të Rumanisë!
Njerëzit që e njohin realitetin faktik e kanë të qartë që liderët e këtyre shteteve me tërë qenien e adhurojnë dhe i takojnë Rusisë e Pansllavizmit. Kurse të gjitha paraqitjet tjera të tyre janë manovra politike për të mashtruar, si mbas situatës në të cilën gjinden dhe rrethanave e lëvizjeve të ngjarjeve aktuale ndërkombëtare. Kështu që të kota janë të gjitha lëshimet e kërkesat që këtyre shteteve u bëjnë disa liderë të organizmave ndërkombëtarë dhe të shteteve të Evropës për të ndryshuar kursin politik, aksionet e tyre dhe për bashkëpunim. Përkundrazi, këto lagumitje dhe oferta vetëm po i trimërojnë forcat agresive të cilat po afrojnë dëme dhe rreziqe serioze. Në bazë të këtij realiteti Aleanca Perëndimore, veanriht: Washington, Londër, Berlin, Paris dhe Rom, kurrsesi nuk duhet as nuk guxojnë të kapitullojnë. Shtetet e kësaj Aleance duhet të qëndrojnë të bashkuara dhe unike si kurrë më pare. Jo vetëm kapitullimi por edhe tërheqja e lëshimet tjera kanë për të rrezikuar e dëmtuar çdo anëtar të Aleancës dhe paqen ndërkombëtare.
Vetëm për aspirata të rrezikshme dhe nga urrejtja e pakontrolluar ndaj kombit shqiptar Serbia, Rusia e Pansllavizmi me bashkëpunëtorë, veçanërisht muajve të fundit, po ndërmarrin aksione të pandërprera kundër pavarësisë dhe seriozisht janë duke rrezikuar Republikën e Kosovës. Duhet kuptuar që kundër popullit shqiptar dhe rreth Kosovës nuk është duke vepruar vetëm Serbia por kryesisht Rusia. Tani Rusia gjendet në aksione kundër interesimit dhe prezencës së Amerikë e shteteve të Perëndimit në Kosovë e në Ballkan dhe kundër zgjerimit e forcimit të tyre në regjionin e Mediteranit. Nga veprimtaria e tyre aktuale qartë shihet që Rusie dhe Serbia me bashkëpunëtorë, gjinden në aksione për ta destabilizuar gjendjen në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni. Përveç mes shteteve të mëdha e sllavomaqedonëve kundër popullit shqiptar, në Maqedoni po konfrontohen e veprojnë intensivisht edhe Serbia e Bullgaria. Por aksionet e Serbisë e të sllavomaqedonëve janë të drejtuara së pari dhe kryesisht kundër Kosovës e kundër kombit shqiptar. Kështu që urrejtja dhe shovinizmi i verbuar qenkan çmenduri e rrezikshme. Disa zyrtarë sllavomaqedonë nuk po e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë që me veprimet e tyre kundër Shqiptarëve e kundër Kosovës, po i dëmtojnë bashkëqytetarët sllavomaqedonas dhe po e shtyjnë Maqedoninë drejtë humnerës. Për rrugën që aktualisht janë duke ndjekur do të bindën prijësit sllavomaqedonë dhe adhuruesit e tyre, se ku do të gjendet nesër Maqedonia.
Realitetin nuk e duan, nuk e respektojnë dhe nuk e pranojnë agresorët, okupatorët dhe kriminelët. Organizata të verbuara nga shovinizmi dhe disa qarqe tjera të ndihmuara nga disa zyrtarë të Greqisë, përsëri kanë ndërmarrë aksione kundër Shqipërisë! Shkëlqyeshëm dihet që në të kaluarën Greqia më fqinjët, ka luftuar dhe ka ndërmarrë aksione të pandërprera kundër kombit dhe kundër ekzistencës së shtetit shqiptar. Gjithashtu dihet, dokumente të shumta e të pamohuara dokumentojnë që Greqia ka okupuar territore autoktone shqiptare dhe ka ushtruar gjenocid kundër popullit Çam e kundër Shqiptarëve tjerë që kanë mbetur dhe jetojnë në Greqi. Prandaj sot në Greqi duhet ta kuptojnë që gjendja e popullit shqiptar në tërësi ka ndryshuar, nuk është më ajo e shekujve të kaluar kur është sulmuar e vepruar për ta shfarosur dhe kur është bërë çdo gjë kundër lindjes së shtetit shqiptar. Rrethanat ndërkombëtare dhe rrethanat në Ballkan përgjithmonë kanë ndryshuar dhe kurrsesi nuk do të lejohet destabilizimi i Shqipërisë, kanë vdekur edhe rrethanat e viteve 1996/1997. Mirëpo Shqiptarët e Grekët janë popujt më të vjetër në Ballkan dhe ndër më të vjetrit në Evropë, gjithmonë kanë qenë fqinj por edhe më popullsi të përzier. Është koha që intelektualët e forcat tjera progresive të Greqisë të ndërmarrin aktivitete dhe seriozisht të angazhohen për ta zvogëluar urrejtjen e njerëzve të tyre ndaj popullit shqiptar dhe t’i ndërpresin të gjitha aksionet legale e ilegale kundër Shqipërisë. As sot as në të ardhmen populli Shqiptar e Shqipëria nuk kanë për ta rrezikuar Greqinë as dëmtuar interesat e popullit grek. Sot është bërë e qartë se kush ka pretendime territoriale dhe se kush e kërcënon e rrezikon Greqinë. Me anën e këtij shkrimi po njoftoj e garantoj që, si në të kaluarën, Greqia ka për të pas nevojë për përkrahjen dhe ndihmën e Shqipërisë e të popullit shqiptar.
Vojvodina nuk ka qenë brenda Serbisë deri mbas mbarimit të Luftës së Parë Botërore më 1918. Nga 1919 e deri me sot populli hungarez shumë është zvogëluar. Mandej çështja e popullit hungarez ende nuk është zgjidhur, ajo ekziston. Gjithashtu nuk është zgjidhur as çështja e popullit mysliman në Sanxhakun e Novi Pazarit. Dihet që Bullgaria ka pretendime territoriale ndaj Serbisë lindore: Pirot, Nish, Knjazhevac, Zajçar. Për këtë territor mes Serbisë e Bullgarisë janë zhvilluar disa lufta dhe pretendimet qëndrojnë. Deri me tani në konfrontime Serbia ka fituar dhe ka dirigjuar më Maqedoninë e Vardarit, kurse tani fitorja është e Sofjes. Pastaj, si qëndron puna me vijën kufitare mes Serbisë e Maqedonisë e sidomos në territorin rreth manastirit “Pohor Pçinski”?!
Liderët e Beogradit me veprimet e tyre po e fusin Serbinë në konflikte të rrezikshme ndërmjet shteteve të mëdha. Përsëri Serbia po konsiderohet agresor që po rrezikon marrëdhëniet ndërkombëtare, stabilitetin në Kosovë e në Ballkan dhe paqen botërore. Në bazë të këtyre fakteve nuk kuptohet përse politikanët e sidomos drejtuesit e Serbisë ende nuk po shohin por përsëri po haprojnë rrugëve të rrezikshme?! Si nuk po kuptojnë që njerëzit që futen mes, vagonët mund t’i ndrydhin? Përse nuk kuptohet që mbas Gjyqit të Nirnbegut për kriminelë të LDB, është ngritur Gjyqi Ndërkombëtar në Hagë ku po gjykohen masakrat e Serbisë mbi popuj dhe po dënohen kriminelet serbë?! Por, sikur gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë, tani drejtuesit e Serbisë janë duke ndërmarrë aksione shkatërrimtare! Prandaj po njoftoj e garantoj që këto aksione nuk kanë për të afruar asgjë pozitive por me siguri kanë për ta rrezikuar seriozisht Serbinë dhe dëmtuar interesat e popullit serb. Të dihet që nuk është lehtë, qenka e pamundur të shpëtohet ose të ndihmohet populli që i prijnë liderët e krisur apo me vizione e horizont të verbuar.
Nuk është mire vetëm për popujt e Rusisë por edhe për bashkësinë ndërkombëtare që të përparojnë zhvillimi ekonomik dhe të forcohet Rusia. Këtë e kanë dëshiruar dhe duan shumë popuj e shtete. Mirëpo ngritja e zhvillimit ekonomik dhe forcimi i forcave ushtarake të Rusisë nuk duhet të paraqesin rrezik dhe të kërcënojnë shtetet tjera, të veprojnë kundër lirisë së popujve apo të ndërmarrin aksione kundër pavarësisë së popullit të rrezikuar. Z.M.Gorbaçov shpejtonte shumë më ndryshimet demokratike në Rusinë Sovjetike dhe në shtetet bolshevike në Evropën Lindore. Këto ngutje kanë mundur të shkaktojnë përplasje, eksplodime dhe gjakderdhje të tmerrshme brenda këtyre popujve. Një ditë do të kuptohet a pati Gorbaçov ose ndokush tjetër gisht në ekzekutimin e kryetarit N.Çaushevki më bashkëshorten Dr.Elena, dhe në tragjedinë që pati filluar në Rumuni.
Fuqia që okupon zemrat e njerëzve e të popujve janë përcaktimi, kërkesat dhe mbrojtja e drejtësisë, çlirimit dhe lirisë për të gjithë popujt. Mbas mbarimit të LDB me këto vlera të larta njerëzore Rusia Sovjetike u bë njëra ndër superfuqitë kryesore. Kërcënimet, agresionin dhe okupacionin nuk i duan por i urrejnë popujt. Z.V.Putin para kohe filloi të ngutet për përparimet ekonomike e zhvillimet tjera pozitive dhe sidomos për rritjen e forcës ushtarake të Rusisë. Nga kërcënimet e deklaruara të disa liderëve të Rusisë, popujt e vegjël po brengosen kurse shtetet e mëdha po organizohen dhe përgatiten. Dihet që përdorimi i forcës ushtarake për aspirata pushtuese dhe për hegjemonizëm kurrë nuk kanë afruar suksese, herët a vonë gjithmonë kanë përjetuar tragjedi ose kanë pësuar katastrofë.
Populli shqiptar e Shqipëria kurrë nuk i kanë dëmtuar interesat e Rusisë e të popullit rus. Mbas LDB Shqipëria e populli shqiptar kanë qenë me Sovjetikët. Kurse populli shqiptar i Kosovës, Maqedonisë e Malit Zi të okupuara nga Jugosllavia, kanë përjetuar terror të tmerrshëm, masakra e shpërngulje masive, helmime të mia studenteve, nxënësve dhe të fëmijëve të moshës jomadhore! V.Sheshel, atëherë zëvendës kryeministër i Qeverisë së Serbisë, ka kërkuar infektimin e shqiptarëve me virusin AIDS! A mund të këtë njeri të shëndoshë ose shtet që i përkrahë këto egërsi të çmendura?! Atëherë si të pranohet bashkëjetesa dhe a mund të pranohet okupacioni çfaroses?! A mund të adhurohet lideri ose shteti që mbron ose ndihmon agresoret për të okupuar e shfarosur popuj? Në tërësi janë përralla të agresorëve pohimet e atyre që për të mbajtur koloni dhe për aspirate pushtuese, me piskamë po trumbetojnë që Kosova “ka qenë territor i Serbisë”. Prandaj duhet kuptuar që ndihmat dhe përkrahja agresorëve serbë kundër Kosovës në tërësi janë të padrejta dhe krim kundër tërë popullit shqiptar, kundër drejtësisë dhe normave ndërkombëtare. Me siguri aksionet kundër Kosovës e popullit shqiptar nuk e afirmojnë dhe nuk janë në interes të Rusisë. Aksionet anti-kosovare e anti-shqiptare të Rusisë po i brengosin dhe zemërojnë të gjithë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe çdo shqiptar nëpër botë. Unë tërë jetën kam pas dëshirë dhe kohës së fundit isha i gatshëm ta vizitoj Moskën dhe të bisedoj e njoh edhe më shumë popullin rus e Rusinë. Më krimet e egra të Beogradit mbi popull shqiptar dhe deklaratat e aksionet kërcënuese nga Moska a mund të lindin simpati, respekt dhe marrëdhënie miqësore mes popujve?
Më 19 qershor 2008 Dr.Ramadan Xhema
USA New York
Krijoni Kontakt